Tingulli 3nt me album të ri

[You must be registered and logged in to see this image.]
Albumi i pestë me radhë nga Tingulli 3nt, pritet të dalë në fund të majit ose në fillim të qershorit. Dhe, ky album do t`i ketë 11 këngë të reja. Në një prononcim për gazetën kosovare Infopress, Getoar Selimi beson se ky album do të jetë krejtësisht ndryshe nga albumet e tij të mëparshme. Gjithashtu, sipas tij, do të ketë shumë risi brenda albumit. Përndryshe, Geti si zakonisht që preferon surpriza rreth mysafi rëve të tij, edhe kësaj here ka preferuar të njëjtën gjë. Mirëpo, ’mysafirët’ e albumit të tij të ri, ai preferon t’i mbajë sekret, për t’i befasuar kështu fansat e tij. Ndërkaq, për tekstet e këngëve brenda këtij albumi po ashtu është përkujdesur vetë Getoar Selimi. Ndërkaq, “producent kryesor do të jetë, si zakonisht Enis Presheva”, thekson Geti, duke sqaruar se këngët janë të realizuara nga kompozitor të ndryshëm.