Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Traditat Kulturore »
DITA E VERES

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 13th March 2008, 22:28

Dita e Veres, festime me bredha shkume


Koncerte, DJ, lodra per femije, ballokume dhe aktivitete te ndryshme do te jene per te katertin vit radhazi kryefjala e 14 marsit, Dites se Veres ne Tirane. Por, ashtu si cdo here tjeter, kjo feste pritet te shoqerohet me nje trafik ne te gjitha rruget e Tiranes, pasi bulevardi kryesor do te jete i bllokuar me skenat e improvizuara per kengetaret, DJ dhe balerinet. Te paret qe do te kene kenaqesine te ndjekin aktivitete te ndryshme do te jene femijet. Rreth ores 10 te paradites, lulishtja pas monumentit te Skenderbeut do te pushtohet nga aktivitetet per me te vegjlit, ku do te zhvillohet projekti tashme i suksesshem "Te lindur per te lexuar". Ndersa Cirku i Tiranes se bashku me klounet, te cilet rezultojne edhe me te dashurit per femijet, do te dhurojne caste te bukura per vogelushet prane Parkut "Rinia". Por nuk do te jene vetem keto aktivitetet qe jane menduar te zhvillohen me rastin e Dites se Veres.

Festimet

Kete vit, si asnjehere tjeter, Tirana do te behet skene nderkombetare ne Diten e Veres dhe kjo per vete faktin se do te organizohen aktivitete, te cilet nuk jane zhvilluar asnjehere ne vendin tone. Ne oren 10 te paradites, ne sheshin "Nene Tereza" do te zhvillohen lojera me motore. "Kampione te botes ne Moto Jump, sport ky i perhapur ne kontinentin amerikan, por qe sot gjen mjaft te pasionuar kudo ne Evrope, do te japin spektakel te vertete adrenaline per publikun e gjere", kane pohuar burime zyrtare nga Bashkia e Tiranes. Por, surprizat e ketij viti nuk do te mbarojne me kaq. Nje grup artistesh franceze, ne bulevardin kryesor te Tiranes do te parakalojne te shoqeruar nga nje anije gjigante, per te performuar me muzike dhe audo-krijimin romantik te henes. "Nje pamje mbreselenese dhe nje sukses i padiskutueshem do te dhurohet nga artistet franceze. Ne kete menyre, Tirana i shtohet listes se gjate te kryeqyteteve ku performon grupi i artisteve te Teatrit te Rruges me emrin "Malabar", pohon zyra e shtypit ne Bashkine e Tiranes. Po ky grup artistesh, ne oren 19:00, ne sheshin "Nene Tereza" do te instalojne nje pishe gjigante te mbushur me shkume, qe profesionalisht quhet "Chinese Pool". Femijet do te argetohen pa mase mes shkumes e fishekzjarreve, te cilat do te jene epilogu i performances se "Malabar", por edhe permbyllja e kremtimeve te nje dite pranvere te mbushur me festime.

Tradita

Dita e Veres eshte festuar ne Elbasan qe ne kohet e antikitetit. Kjo dite simbolizon largimin e stines se ftohte dhe sjell premisat per nje stine te re, me e pelqyeshmja per te gjithe. Zana e Cermenikes eshte vendi i pare ku nisi festimet Dita e Veres. Kjo zane, sipas mitologjise, perfaqeson bukurine femerore dhe tregohej si zana e tere pyjeve dhe kafsheve brenda tyre. Edhe gjate kohes se komunizmit, kur nuk lejohej per t'u festuar Dita e Veres, ne familjet e Elbasanit kjo feste festohej se bashku me naten e saj, me 13 mars. Ballokumet e revania, qe te gjitha me shume gjalpe, miell misri e veze, kane nje recete dhe menyre gatimi shume te vecante dhe realizohet vetem nga grate e zones se Elbasanit.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 11:52

GEZUAR DITEN E VERES TE GJITHEVE DHE ME SHUME ELBASANASVE PASI ATA E KANE FESTEN E TYRE..



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 14th March 2008, 18:20

Dita e Veres sipas specialisteve, i gjen gjurmet tek arbereshet e Italise. Ne 14 mars, bimesia zgjohet nga gjumi dimeror dhe nis te thithe nga toka lengjet qe i nevojiten per t’u rritur. Ne kete dite arbereshet pertej detit shkulnin nje tufe bari, se bashku me rrenjen, per te kujtuar vendlindjen Manjola Zeka “Nuk u kemi vjedhur festen elbasanllinjeve, por kemi te drejte te festojme dhe ne ne Tirane” kane qene keto deklaratat e bera nje vit me pare, ku Tirana filloi te zbukurohej me rastin e 14 Marsit, Dites se Veres. Edhe kete vit, Bashkia e Tiranes ka menduar qe ne kete dite, festimet te jene sa me te larmishme per banoret e kryeqytetit. Megjithese embelsira e festes, ballokumet jane porositur te vijne nga Elbasani, pasi gatimi i tyre eshte tradite nga amvisat e kesaj zone. Madje ne qytetin e Elbasanit pergatitjet kane filluar qe disa dite me pare, ku ajo qe bie ne sy, eshte gjelberimi i vendit dhe mbjellja e luleve, ndersa ne sheshet dhe rruget kryesore, bashkia ka vendosur banderola dhe urime. Ndersa ne Tirane, sot bashkia organizon festime te ndryshme, ne kete dite qe eshte kthyer tashme ne nje feste tradicionale edhe per Tiranen. Keshilltarja per Marredheniet Publike ne Bashkine e Tiranes, Belinda Balluku, u shpreh se festimet do te fillojne rreth ores 10.00, me hapjen nga Banda e Qytetit, prane Bashkise se Tiranes dhe pastaj ne te gjitha sheshet kryesore do te kete aktivitete nga me te ndryshmet. “Ketu vecohen festimet ne Parkun “Rinia” sepse ketu do te organizohet nje koncert i madh qe nis nga ora 11.00, me kengetare te pelqyer nga rinia, familjaret dhe gjithe te tjeret”, theksoi Balluku. Ne te gjitha rruget kryesore te kryeqytetit do te organizohen gjithashtu koncerte te ndryshme, ku mund te vecohen koncerte me harqe, koncerte nga Akademia e Dansit, por edhe kore femijesh qe do te kendojne ne kete dite feste. Per femijet jane ideuar edhe lojera te ndryshme ne sheshin “Skenderbej”. Gjithashtu, neper rruget kryesore do te vendosen edhe njesi te ndryshme tregtare, te cilat pervec embelsires tradicionale te kesaj feste, ballokumeve, do te tregtojne edhe gjera te tjera. Historia per Diten e Veres Dita e Veres eshte festuar ne Elbasan qe ne kohet e antikitetit. Kete e deshmojne shume shkrime te kohes dhe ne arkivin e bibliotekes shqipe. Ajo simbolizon largimin e stines se ftohte dhe sjell premisat per nje stine te re, me e pelqyeshmja per te gjithe. Zana e Cermenikes eshte vendi i pare ku nisi festimet Dita e Veres. Kjo zane, sipas mitologjise, perfaqeson bukurine femerore dhe tregohej si zana e tere pyjeve dhe kafsheve brendatyre. Edhe gjate kohes se komunizmit, kur nuk behej fjale per t’u festuar Dita e Veres, ajo ne familjet e Elbasanit por me shume ne ato jo te ardhura ne vite, festohej se bashku me naten e saj, me 13 mars. Ballokumet e revania, qe te gjitha me shume gjalpe, miell misri e veze, kane nje recete qe ne fakt me te mire, e bejne vetem grate ne moshe te thyer ose ato qe i kane qendruar besnike tradites se te pareve te tyre. Duke qene nje feste pagane, Dita e Veres, sipas specialisteve, i gjen gjurmet tek arbereshet e Italise. Ne 14 mars, bimesia zgjohet nga gjumi dimeror dhe nis te thithe nga toka lengjet qe i nevojiten per t’u rritur. Ne kete dite, arbereshet pertej detit shkulnin nje tufe bari, se bashku me rrenjen, per te kujtuar vendlindjen. Ky akt simbolizonte “edhe nje vit tjeter larg atdheut”. Kjo dite eshte kthyer ne tradite te festuari ne qytetin e Elbasanit, ku festa ka vite qe ka marre permasa masive. Por, nga ky festim nuk perjashtohen edhe zonat perreth, te cilat ndonese pa shume buje, gjithsesi festojne. Shume miq vijne nga te gjitha zonat e vendit, per te shijuar gatimet karakteristike te kesaj zone si ballokumet dhe revanine e famshme, qe ne kete dite, sipas vendasve “goditen” ndryshe nga heret e tjera. Por, edhe gjelin e detit, arrat, apo palat e fikut, qe tradicionalisht iu dhurohen femijeve te vegjel, te cilet jane te paret qe bejne vizita mbaresie neper shtepite e te afermve dhe te fqinjeve. Ne Elbasan, Dita e Veres ka ruajtur traditen. Te paret tregojne se nje nate para Dites se Veres, njerezit mblidheshin me shpejt ne shtepite e tyre, per te festuar se bashku me te afermit epilogun e kesaj feste. Zgjimi behej ne te gdhire dhe te moshuarit heret ne mengjes hapnin deren e shtepise per bujari, merrnin shtamen per ta mbushur me uje te fresket, dhe sillnin ne shtepi nje plis bari te gjelberuar, nderkohe qe te rinjte pleheronin portokallet dhe ullinjte. Dreka e kesaj dite ishte nje “rit” plot humor dhe shijim per te gjithe elbasanasit, te cilet zakonisht e kalonin kete dreke ne natyre, ku organizohen lojera popullore, ndersa te vegjlit vrapojne te mbledhin menekshe e karafila te porsacelur



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 19:56

Dita e verės nė Tiranė, 14 mars 2008



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 19:56



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 14th March 2008, 19:58

Lumsi ju qe festuat ,kurse ne te shkretet No



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 20:06



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 20:07



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 20:34

ELBASAN- BALLOKUMJA

Simboli i dites se veres tradite per qytetin e Elbasanit eshte ballokumja. Ajo ėshtė mbretėresha e ėmbėlsirave dhe rrallė mund tė mbetet njeri pa e shijuar.Prej disa ditesh amvisat kane nisur gatimin e tyre per te konsumaur ne diten e veres por edhe per tua servirur te afrmeve apo mysafireve qe vijen nga te gjitha qytet e vendit.

Sic dihet simboli i dites se veres tradite per qytetin e Elbasanit eshte ballokumja. Ajo ėshtė mbretėresha e ėmbėlsirave dhe rrallė mund tė mbetet njeri pa e shijuar. Prej disa ditesh amvisat kane nisur gatimin e tyre per te konsumaur ne diten e veres por edhe per tua servirur te afrmeve apo mysafireve qe vijen nga te gjitha qytet e vendit.Me kameren tone ne ishim ne nje prej furrave ku kishte dyndje te madhe te tepsive me embelsiren e ballokumes .14 Marsi ėshtė njė festė kombėtare dhe si e tillė njeh njė popullaritet tė madh. E ardhur si njė festė pagane me epiqendėr mesin e Shqipėrisė, qytetin e Elbasanit, tashmė dita e verės ka marrė kuptimin e ardhjes sė njė stine tė re. Pėr origjinėn e festimit tė Ditės sė Verės nuk ka njė version tė qartė, por thuhet se kjo ditė ka lidhje me Zanėn e Ēermenikės, qė njihej si hyjneshė e pyjeve dhe e natyrės. Si festė pagane, Dita e Verės, shpreh adhurimin dhe simpatinė pėr natyrėn dhe veprat e saj mbi tokė.Vitet e fundit nė qytetin e Elbasanit nė garė pėr gatimin e ballokumeve janė futur edhe tė rinjtėSi festė pagane, Dita e Verės, shpreh adhurimin dhe simpatinė pėr natyrėn dhe veprat e saj mbi tokė. Ndėr ritet e kėsaj feste, qė nga kohėt mė tė lashta, pėrmenden zahiretė e ruajtura nga viti i kaluar si: arrat, mollėt, palėt e fikut, ftonjtė, mjalti apo pekmezi. Ballokumja, ėmbėlsira e pėrbėrė nga njė tretėsirė gjalpi, e rrahur me sheqer, mielli misri dhe vezė, ėshtė "simbol" tjetėr i ditės sė verės. Ajo tashmė nuk gjendet vetėm nė vendin e origjinės, Elbasanin, por nė tė gjithė vendin. Pastiēeritė kanė gatuar gjatė ditės sė djeshme me mijėra ballokume qė i shesin sot nėpėr tezga.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


#10

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi