Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Shkenca dhe Teknologjia »
Tani 3 celulare, ja tarifat

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 12:19

Tani 3 celulare, ja tarifat



Tregu i telefonise celulare ne vend eshte futur dje ne nje faze te re konkurrences, pas hyrjes ne treg te kompanise se trete te telefonise se levizshme, Eagle Mobile. Sikunder deklaruan dje drejtuesit e saj, kompania premton shtrirje te sinjalit brenda veres, ne te gjithe vendin. Eagle pasi ka miratuar tarifat e saj tek autoritetet shteterore shqiptare, dje ka lancuar sherbimin me dy dyqane, nje ne Tirane dhe tjetri ne Durres. “Koha Jone” ka siguruar te gjitha cmimet e sherbimeve per numrat me parapagese. Mesohet se ne ditet ne vazhdim, Eagle do te nise edhe sherbimin me kontrate.

***
Ajo qe verehet ne tarifat qe kane publikuar zyrtarisht te tre kompanite, eshte se jane te peraferta me njera-tjetren. Nderkohe, kompanite vazhdojne te ruajne tarifim preferencial brenda rrjeteve te tyre. Keshtu AMC, kompania e pare celulare ne Shqiperi, per abonentet (Albakarta) ofron 45 leke per minute (me TVSH) per thirrjet brenda rrjetit. Ndersa ofron tarifa me te uleta per 3 numra te zgjedhur AMC, nje fiks dhe njenderkombetar. Vodafone, kompania e dyte celulare ne vend, aplikon tarife te ndare per abonentet Vodafone Card. Gjate dites me 45,6 leke per minute dhe ne oret e nates, 36 leke-minuta. Ndersa Eagle, e cila dje hyri ne treg, gjithashtu ka sistem dy tarifor te perditshem per abonentet me karte. Gjate dites 41,4 leke per minute dhe ne oret e nates, 32,4 leke.

Per sa u perket telefonatave me rrjetet fiks si Albtelekom dhe operatoret e tjere, qe te tre kompanite ofrojne cmime gati te ngjashme me ato brenda rrjeteve te tyre. Keshtu Eagle ofron 41,4 leke/min; Vodafone, 45.5 leke/min, kurse AMC ka sistem dy tarifor per thirrjet drejt rrjeteve fikse. Minuta e pare tarifohet me 48 leke/min dhe mbi 1 minute me 36 leke.

Per sa u perket thirrjeve me kompanite e tjera celulare, pas interesimit te “Koha Jone” ne keto kompani, mesuam se si Vodafone dhe AMC, po aplikojne per thirrjet nga keto rrjete, me Eagle Mobile, te njejtat cmime qe kishin me pare per kompanine paralele. Keshtu Vodafone, tarifon thirrjet drejt AMC dhe Eagle me 60 leke/min. Ndersa AMC ka sistem dy tarifor per thirrjet drejt Vodafone dhe Eagle: Minuta e pare, 62,4 leke/min dhe mbi 1 minute 52,8 leke. Sakaq, Eagle Mobile, ofroi dje per thirrjet me Vodafone dhe AMC, cmimin 54 leke/min.

***
Per thirrjet ne numrat e shkurter te sherbimit ndaj klientit, Eagle ka percaktuar vleren 41,4 leke per minute ne numrin 139. Ne te njejtin numer, AMC tarifon thirrjet me 36 leke. Kurse Vodafone per abonentet me parapagese, numrin 140 e ofron falas.

***
Tre rrjetet e telefonise se levizshme ofrojne njesoj, menyren e llogaritjes se kohes se thirrjeve. Ashtu si AMC e Vodafone, Eagle njoftoi dje se 30 sekondat e para te cdo thirrjeje tariforen standard, pavaresisht nese kohezgjatja e saj eshte nga 1 deri 30 sekonda. Pas 30 sekondave te para, Eagle njoftoi se do te aplikoje tarifimin per cdo 6 sekonda. Abonentet ekzistues te dy kompanive te tjera, gjithashtu paguajne ne menyre te detyrueshme 30 sekondat e para, pavaresisht kohezgjatjes. Me tej, tarifimi behet per sekonde.

***
Kompania turke ka prezantuar dje dhe cmimet e sherbimit me parapagim, edhe per SMS-te. Ajo ka vendosur tarifen 16,2 leke per SMS kombetare dhe 18 leke per ato nderkombetare. Ndarje te tarifes per SMS aplikon dhe Vodafone. Per SMS kombetare cmimi eshte 18 leke dhe per ato nderkombetare, 20 leke. Kurse AMC (Albakarta) ka mbajtur nje cmim konstant, 17 leke per cdo SMS.

***
Eagle, pasi prezantoi dje sherbimin me parapagese, lajmeroi se ofron edhe bonuse. Per here te pare dalin kartat rimbushese 500 leke ku bonusi eshte 50 leke. Per kartat 1000 lekeshe, dhurohen 120 leke, per ato 2000 leke, jepen 280 leke dhe per ato 5000 lekeshe, dhurohen 750 leke. Bonusi, duhet konsumuar brenda 30 diteve nga perftimi.

Bonusin si opsion te perhershem, e ofron dhe Albakarta. Ajo ofron nga 200-600 leke cdo muaj dhurate, ne varesi te konsumit kombetar te thirrjeve nga 1500 deri 5000 leke e lart. Kurse Vodafone ofron here pas here paketa me thirrje me te lira, si aktualisht me 20 leke per minute per te gjitha rrjetet kombetare.

***
Risi e Eagle verehet sherbimi i internetit. Per here te pare per abonentet me parapagese, e ofron kompania e sapo hyre ne treg. Ajo ofron kundrejt vleres mujore 3600 leke, 1 Gbyte ne sherbimin EDGE E-GPRS. Kurse dy kompanite e tjera e ofrojne internetin per abonentet me kontrate. AMC kundrejt 3000 lekeve ne muaj per 50 Mb. Ndersa Vodafone ka tarifen mujore 300 leke dhe tarifim 6 leke per 100 Kbyte lundrim ne internet.

Cmimet e 3 kompanie, me TVSH

EAGLE MOBILE
Thirrje brenda rrjetit (Eagle-Eagle)

Cdo dite nga 07.00-22.00 - 41.4 Leke/min

Cdo dite nga 22.00-07.00 - 32.4 Leke/min

Eagle-Operatoret fiks

41.4 Leke/min

Me Vodafone dhe AMC

54 Leke/min

SMS kombetare - 16.2 leke

SMS nderkombetare - 18 leke

Thirrjet nderkombetare

Zona I - 129.1 Leke/min

Zona II - 155.5 Leke/min

Zona III - 170.6 Leke/min

Zona IV - 236.5 Leke/min

Thuraya satelite - 378 Leke/min

VODAFONE
Thirrjet brenda rrjetit (Vodafone drejt Vodafone)

Cdo dite nga 07:00 - 22:00 - 45.6 Leke/min

Cdo dite nga 22:00 - 07:00 - 36 Lek/min

Thirrjet drejt rrjeteve fikse - 45.5 Lek/min

Thirrjet drejt AMC, Eagle - 60 Lek/min

SMS kombetare - 18 leke

SMS nderkombetare - 20 leke

Tarifat per thirrjet nderkombetare

Zona 1 - 143.4 Lek/min

Zona 2 - 172.8 Lek/min

Zona 3 - 189.6 Lek/min

Zona 4 - 262.8 Lek/min

Rrjeti satelitor "Thuraya" 5- 420 Lek/min

AMC
Thirrjet brenda rrjetit (AMC-AMC) - 45 Leke/min

Thirrjet drejt rrjeteve fikse

Minuta e pare - 48 Leke/min

Mbi 1 minute - 36 Leke/min

Thirrjet drejt Vodafone dhe Eagle

Minuta e pare - 62.4 Leke/min

Mbi 1 minute - 52.8 Leke/min

SMS kombetare - 17 leke

SMS nderkombetare - 17 leke

Tarifat per thirrjet nderkombetare

AMC- Vendet fqinje - 122.4 Leke/min

AMC- Evrope Zona 1 - 146.1 Leke/min

AMC- Evrope Zona 2 - 160.5 Leke/min

AMC- Ekstra Evrope - 243.3 Leke/min

Shenim

Ne faqen on line www.kohajon.com, lexuesit mund te gjejne listen e plote te cmimeve pa TVSH dhe informacione te tjera te dobishme mbi sherbimet celulare ne vend.

EAGLE MOBILE
Thirrje brenda rrjetit (Eagle-Eagle)

Cdo dite nga 07.00-22.00 - 34.2 Leke/min

Cdo dite nga 22.00-07.00 - 27 Leke/min

Eagle-Operatoret fiks 34.2 Leke/min

Me Vodafone dhe Amc - 45 Leke/min

SMS kombetare - 13.5 leke

SMS nderkombetare - 15 leke

INTERNETI
EDGE E-GPRS

1 gbyte 3000 leke

Koha fillestare e bisedes, per telefonatat kombetare, e detyrueshme per t’u paguar, 30 sekonda.

Pas kesaj kohe aplikohet faturim i detyruar per cdo 6 sekonda.

Koha fillestare e bisedes, per telefonatat nderkombetare, e detyrueshme per t’u paguar, 30 sekonda.

Pas kesaj kohe aplikohet faturim i detyruar per cdo 1 sekonde.

Thirrjet nderkombetare

Zona I 107.6 Leke/min

Zona II 129.6 Leke/min

Zona III 142.2 Leke/min

Zona IV 197.1 Leke/min

Thuraya satelite 315.0 Leke/min

VODAFONE
Thirrjet brenda rrjetit (Vodafone drejt Vodafone)

Cdo dite nga 07:00 - 22:00 - 38.00 Leke/min

Cdo dite nga 22:00 - 07:00 - 30.00 Lek/min

Thirrjet drejt rrjeteve fikse - 38.00 Lek/min

Thirrjet drejt AMC, Eagle - 50.00 Lek/min

Tarifat per thirrjet nderkombetare

Zona 1 - 119.50 Lek/min

Zona 2 - 144.00 Lek/min

Zona 3 - 158.00 Lek/min

Zona 4 - 219.00 Lek/min

Rrjeti satelitor "Thuraya" 5- 350.00 Lek/min

SMS kombetare - 15 leke

SMS nderkombetare - 16.67 leke

Koha fillestare e tarifuar e telefonates eshte 30 sekonda. Pas 30 sekondave te para te nje telefonate, aplikohet cmimi per sekonde.

Koha fillestare e tarifuar per te gjitha destinacionet e tjera eshte 20 sekonda. Pas 20 sekondave te para te nje telefonate, aplikohet cmimi per sekonde.

AMC
Thirrjet brenda rrjetit (AMC-AMC) - 37.5 Leke/min

Thirrjet drejt rrjeteve fikse

Minuta e pare - 40 Leke/min

Mbi 1 minute - 30 Leke/min

Thirrjet drejt Vodafone dhe Eagle

Minuta e pare - 52 Leke/min

Mbi 1 minute - 44 Leke/min

Shenim. Albakarta ofron tarifa me te uleta me sherbimin “Friends & Family”, per 3 numra te zgjedhur AMC, nje fiks dhe nje nderkombetar.

Tarifat e mesiperme nuk perfshijne TVSH-ne, Koha fillestare minimale 30 sekonda.

SMS kombetare - 14.17 leke

SMS nderkombetare - 14.17 leke

Sherbimi ndaj klientit: 30 Leke/min

Tarifat per thirrjet nderkombetare

AMC- Vendet fqinje - 102 Leke/min

AMC- Evrope Zona 1 - 121.8 Leke/min

AMC- Europe Zona 2 - 133.8 Leke/min

AMC- Ekstra Evrope - 202.8 Leke/min

Koha fillestare minimale e bisedes 30 sekonda.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 14th March 2008, 22:24

Perseri cmimet e telefonise celulare mbeten te larta.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 14th March 2008, 23:00

Mendoj se nuk duhet bere marketing pa interes-para!



Shiko profilin e anėtarit


#4

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi