Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Serbet hyjne me dhune ne gjykaten e Mitrovicės

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 12:55

Serbet hyjne me dhune ne gjykaten e Mitrovicės



150 protestues serbė kanė hyre ne menyre te dhunshme mengjesin e sotem ne ndėrtesėn e Gjykatės Komunale dhe tė Qarkut nė Mitrovicė. Per te shembur dyert e oborrit te nderteses protestuesit kane perdorur 6 ambulanca, nderkohe qe kane arritur te ngrene aty flamurin serb.

Sipas agjencise se lajmeve AP protestuesit, te cilet qe prej shpalljes se pavaresise kane protestuar perdite, kerkonin te merrnin nen kontroll institucionet lokale te administruara nga KB qe prej mbarimit te luftes ne 1999.


Nderkaq zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės nė Mitrovicė, Besim Hoti ne nje prononcim pėr Radion Evropa e Lirė eshte shprehur se protestuesit janė pėrplasur fillimisht me njėsitet speciale tė policisė. Sipas z. Hoti protestuesit kane vene nė vijėn e parė tė turmės kryesisht gratė, ndersa protestuesit nė prapavijė kanė sulmuar forcat e rendit me sende metalike dhe me gurė.

Aktualisht, pėrfaqėsuesi rajonal i misionit ndėrkombėtar, Gerard Galluci, ėshtė duke zhvilluar bisedime me pėrfaqėsuesit e Kėshillit Kombėtar Serb.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 14th March 2008, 14:45

Serbet hyjne se ne vet i kemi bere te pa prekshem,po iu perballem ashtu si kerkon ligji dhe kushtetuta,ata dalin dhe do te duhej te jepnin pergjegjesi per rebelimin e tyre.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 14th March 2008, 18:07

Serbet bejne keto veprime se nuk kane marre denimin e vrasjeve qe kane bere deri tani,
keshtu qe cdo veprim anti kosov per ta eshte i natyrshem

Shqipetar mos rri po duku



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 14th March 2008, 20:58

Hyrja e protestuesve nė gjykatė paraqet dėshtim pėr UNMIK un, tha kreu i Mitrovicės Rexhepi
Prishtinė, 14 mars - Ēėshtja e gjykatave nė veri tė qytetit dhe hyrja e protestuesve serbė brenda tyre ka qenė tema kryesore pėr tė cilėn ėshtė biseduar tė premten nė takimin e rregullt tė Komitetit pėr Siguri nė komunėn e Mitrovicės. Kryetari i komunės Bajram Rexhepi tha se ka kėrkuar qė tė merren veprime dhe sa mė shpejt tė merret situata nėn kontroll nė ato gjykata. "Nėse UNMIK u lejon njė gjė tė tillė dhe nuk ndėrmerr masa pėr largimin e protestuesve nga objektet e gjykatave, ata kėtė do ta konsiderojnė si fitore dhe do tė vazhdojnė tė bėjnė veprime tė tilla. Kjo ėshtė edhe matje pulsit sė autoriteteve, prandaj duhet treguar vendosmėri nga UNMIK u qė ėshtė pėrgjegjės pėr atė pjesė tė qytetit", tha Rexhepi. Rexhepi tha se kjo paraqet dėshtim pėr UNMIK un nė kėtė pjesė tė Kosovės, prandaj edhe duhet tė veprohet dhe tė mos tolerohet njė gjė e tillė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 18th March 2008, 21:34

Serbet i hapin lufte policise, 83 te plagosur


E Marte, 18 Mars 2008

Serbet e Mitrovices kane sulmuar forcat e armatosura te policise nderkombetare UNMIK dhe KFOR-it, me pasoje plagosjen e dhjetera ushtarakeve e civileve. Zhvillimet u evidentuan dje ne veri te Mitrovices. Autoritetet konfirmuan se 25 police te Kombeve te Bashkuara dhe 8 pjesetare te KFOR-it jane plagosur nga nje shperthim, gjate perplasjeve mes protestuesve serbe dhe forcave nderkombetare te rendit. Perplasjet nisen pas nderhyrjes se policise se Kombeve te Bashkuara dhe forcave paqeruajtese ne Kosove, per te rikthyer kontrollin mbi ndertesen e Gjykates se Qarkut dhe Gjykates komunale ne veri te Mitrovices. Kjo ndertese ishte pushtuar te premten qe shkoi, nga disa protestues serbe, akt ky te cilin autoritetet vendore dhe nderkombetare e cilesuan si vandalizem.

Ngjarja precipitoi heret ne mengjes. "Kunder misionit paqeruajtes nderkombetar ne Kosove, KFOR, qe udhehiqet nga NATO-ja, eshte hapur zjarr me arme automatike, gjate trazirave te serbeve", deklaroi nje zedhenes i KFOR-it francez. Ne vendngjarje jane shfrytezuar mjete te ndryshme shperthyese nga protestuesit serbe, gje qe ka nxitur edhe terheqjen e policise se Kombeve te Bashkuara nga veriu i Mitrovices.

Sakaq, mjetet serbe te informimit pretenduan se jane lenduar 50 protestues serbe, te cilet jane trajtuar ne qendren spitalore ne veri te Mitrovices. Kryetari i Keshillit Kombetar Serb ne Mitrovice, Nebojsha Jovic, ka kerkuar nga Beogradi "qe te ushtroje presion tek UNMIK-u dhe te qartesoje nese Kosova, sic thuhet, eshte pjese e Serbise". Sipas tij, komuniteti serb nuk e ka dashur dhunen qe ndodhi, "por sot eshte arrestuar drejtesia nga kriminelet dhe ata qe ushtrojne dhune". Jovic pretendoi madje se "zhvillimet e sotme ishin nje skenar qe per synim, kane krijimin e kaosit". Po ashtu, ai u ka bere thirrje autoriteteve ne Beograd qe te jetesojne planin e tyre aksional, duke thene se me heshtje Beogradi rrenon preambulen e Kushtetutes se Serbise, ne te cilen thuhet se Kosova eshte pjese e Serbise.

Duke pare perkeqesimin e situates, perfaqesuesi rajonal i administrates nderkombetare ne Mitrovice, Gerard Galuci, u kerkoi protestuesve serbe qe te terhiqen nga protesta, ne menyre qe situata te mos perkeqesohet. "Secili duhet ta kuptoje se te gjithe duhet te terhiqen. Secili duhet te terhiqet tash, ne menyre qe te evitojme eskalimin me serioz te situates", u shpreh ai.

Bilanci pas operacionit te forcave nderkombetare te rendit, u mbyll me arrestimin e 53 serbeve, prej te cileve, sipas njoftimeve nga Sherbimi Policor i Kosoves, 32 vazhdojne te mbahen ne arrest.

Policia terhiqet nga veriu

Pas sulmeve me granata dore dhe arme zjarri, policia eshte urdheruar qe te terhiqet nga veriu i Mitrovices, qe situaten ta kete nen kontroll KFOR-i. Kete e pohoi zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves, Veton Elshani. Ai argumentoi se terheqja e tyre u be per shkak te sigurise. Ndersa siguroi se, ne pjesen tjeter te Kosoves, situata eshte e qete: "Ne komunat e tjera, Zubin, Potok, Leposaviq, Zvecan dhe ne gjithe pjesen tjeter te Kosoves, duke perfshire edhe kufijte, situata eshte me se normale".

UNMIK arreston 53 serbe

Njesite speciale te policise se UNMIK-ut kane nxjerre me force te gjithe serbet nga ndertesa e gjykates se Kombeve te Bashkuara ne qytetin e Mitrovices. Ata e kishin pushtuar prej tri ditesh kete ndertese. Ne kete operacion u perfshine 500 forca policore. Te pakten 53 persona qe gjendeshin brenda saj u arrestuan.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 19th March 2008, 18:22

Sulmi serb, vdes ushtari ukrainas


E Merkure, 19 Mars 2008

MITROVICE - Nje pjesetar i Policise se Kombeve te Bashkuara, ka vdekur dje ne mengjes, nga plaget qe mori gjate perplasjeve te pardjeshme me protestuesit serbe ne Mitrovice. Zedhenesi i SHPK-se, Veton Elshani, ka konfirmuar se viktima eshte polic nga Ukraina. Zyrtaret e KFOR-it, nderkaq, kane njoftuar se nga 22 paqeruajtes te lenduar, 12 jane derguar ne France per trajtim te metutjeshem mjekesor.

Pas protestave te dhunshme ne veri te Mitrovices, ku u plagosen police te UNMIK-ut dhe ushtare te forcave paqeruajtese, dje atje eshte rikthyer qetesia. Situata ishte ne dukje e qete, por gjithsesi, ende e tensionuar. "Gjate oreve te nates, ashtu si dhe gjate oreve te pasdites se djeshme, ne veri te Mitrovices nuk ka njoftime per incidente", tha perfaqesuesi i SHPK-se, Besim Hoti. Ai siguroi se "situata eshte teresisht e qete dhe nen kontroll te forcave te KFOR-it". Ai tha se nuk ka pasur levizje te medha te banoreve serbe ne veri, ndersa shtoi se po behet rivleresimi i situates per rikthim te policise ne detyrat e veta: "Nuk ka pasur as te shtena, as levizje te shtuar te njerezve, pervec individeve qe dalin normalisht per nevoja ditore dhe blerjen e gjerave per furnizim". Per Hotin, "eshte me rendesi qe nuk ka pasur tubime apo grupime te njerezve".

UNMIK-KFOR: "Dhuna ne Mitrovice, e orkestruar"

Dhuna e pardjeshme, qe la nje polic te vrare dhe dhjetera te plagosur ka qene e orkestruar, deklaruan dje autoritetet nderkombetare ne Kosove. Perfaqesues te UNMIK-ut dhe te KFOR-it thane se urdhri per largimin e okupatoreve te Gjykates se Qarkut ne veri te Mitrovices eshte bere per shkak se "ka pasur informacione se po dje, keta okupatore do te perpiqeshin te okuponin edhe objekte tjera te UNMIK-ut". Zevendesshefi i UNMIK-ut, Larry Rosin, tregoi dhe faktin se ne mesin e me shume se 40 okupatoreve ka pasur punonjes te Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise.



Shiko profilin e anėtarit


#7

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi