Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Gjuha shqipe »
SHQIPJA E ZYRTARIT

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 21:27

Le ta fillojmė me pyetje retorike: “Organet dhe institucionet shtetėrore a duhet tė komunikojnė midis tyre?” “A ka rėndėsi forma e komunikimit nė administratėn shtetėrore?”, “A duhet tė shprehet qartė shteti?”, “A ka tė drejtė qytetari t’u kėrkojė institucioneve qartėsi nė mesazhet e tyre?”.

Natyrisht, pyetjet e mėsipėrme nuk kanė nevojė pėr pėrgjigje. Mua mė lindėn kėto ditė se po merrem ethshėm, dhe pėr tė njėmijtėn herė, me pėrkthime tė disa materialeve zyrtare shqiptare. Njė pėrkthyes gjenial shqiptar, qė pėr arsye politike asokohe punonte nė hije, mė pati thėnė njė tė vėrtetė tė madhe: “Vetėm pėrkthyesi ia nxjerr kleēkat gjuhės sė shkrimtarėve dhe politikanėve”. Donte tė thoshte se pėrkthyesi ėshtė i detyruar ta kuptojė materialin qė ka nė dorė. Ndryshe nga lexuesi ose dėgjuesi i thjeshtė, ai nuk ka alternativė, duhet t’ia kapė thelbin tekstit medoemos, sepse duhet ta riformulojė nė njė gjuhė tjetėr.

Nuk them diēka tė panjohur, por mendoj se tashmė problemi ka kaluar nė fazėn e mprehtė, ndaj edhe nevojitet nėnvizimi: gjuha e shkresave zyrtare ėshtė pėr faqe tė zezė. Nuk e kam fjalėn vetėm pėr mungesat e pikave tė “ė“-sė, megjithėse pėr standardet e huaja edhe kjo do tė ishte skandaloze. Do tė mjaftonin gabimet e rėnda drejtshkrimore, qė vihen re nėpėr komunikime, pėr tė nxitur kritika tė ashpra ndaj shtetit. Mirėpo gabimet drejtshkrimore pėrbėjnė tė keqen mė tė vogėl. Shkresat zyrtare pėrmbajnė rėndom gabime tė rėnda gramatikore, tė shoqėruara lirshėm nga shthurje sintaksore qė, kur nuk e shėmtojnė, e bėjnė tekstin tė pakuptueshėm.

Pėr tė mos pranuar fyerjen qė ndjej si qytetar, ose pėr tė mos cenuar krenarinė e pavetėdijshme, kam dashur t’i shfajėsoj zyrtarėt dhe burokratėt tanė, me idenė se paqartėsia u shėrbente ndoshta pėr tė luajtur mes kuptimesh. P.sh. ka pjesė ligjesh ose letrash zyrtare qė, falė ngatėrresave gjuhėsore, janė tė interpretueshme nga pikėpamja kuptimore. Mendoja se kjo bėhej qėllimisht, nė mėnyrė qė tė kishte hapėsirė veprimi. Tani nuk jam edhe aq i bindur. Gjithsesi, dinakėritė nuk tė ēojnė asnjėherė larg, sepse ligji duhet tė jetė krejtėsisht i kuptueshėm dhe mundėsisht i painterpretueshėm; pėrndryshe do tė shkonim drejt rrėmujės, sepse gjykatėsi, pėrveēse zanatin e tij duhet tė mėsojė edhe atė tė leksikologut, qė pėrsėri nuk do ta nxirrte nga balta.

Mė kanė thėnė se nė jurisprudencė forma ėshtė brendi, thelb, lėndė. Nė qoftė se ėshtė e vėrtetė, atėherė edhe korrektėsia e gjuhės dhe e terminologjisė ka njė rol tė rėndėsishėm. Problemi ėshtė se shkencat, e sakta ose jo, nuk mund tė ecin pėrpara pa terminologjinė e tyre, ēka pėrbėn bazėn e dijes dhe tė komunikimit brenda fushės. Mirėpo edhe shteti nuk mund tė luajė nė komunikim me qytetarėt, brenda vetes ose me shtetet e tjera. Ndaj nuk duhet tė habitemi pėr lulėzimin e anomisė nė shoqėrinė shqiptare, sepse emri qė ka bėrė nė botė, i detyrohet pjesėrisht edhe pėshtjellimit gjuhėsor tė ligjeve.

Kush e shikon domosdoshmėrinė e gjuhės sė saktė vetėm nga pikėpamja estetike e ka gabim. Kjo ėshtė vetėm njėra anė. Tjetra lidhet me saktėsinė e kuptimit dhe me eliminimin e dykuptueshmėrisė. Tė dyja e dėmtojnė rėndė mbarėvajtjen e punės nė vend. Nuk ka pikė dyshimi se tė gjitha kėto elemente shkojnė e lidhen nė njė farė mėnyre me imazhin e shtetit dhe seriozitetin e tij. Pra gjuha e pastėr dhe e saktė nuk duhet konsideruar si njė optional nė valixhen e kompetencave tė zyrtarit shqiptar. Kjo vlen sidomos pėr shtetet relativisht tė reja si Shqipėria dhe absolutisht tė reja si Kosova.

Nuk mėtoj qė zyrtarėt dhe burokratėt shqiptarė tė jenė tė pėrkryer. Tek e fundit, zyrtarė tė tillė nuk gjenden as midis atyre qė kanė mbaruar shkollėn e administrimit shtetėror, qė pėr fat tė keq nė Shqipėri nuk ekziston. Nuk po kėrkoj as qė tė diplomohen pėr gjuhė-letėrsi nė Universitet (kėtė nuk e lyp, sepse e di qė pėr dy vjet maksimumi i ke tė gjithė me diploma nė dorė). Mirėpo, nė jetėshkrimet e zyrtarėve tė sotėm shqiptarė xixėllojnė lloj lloj gjuhėsh. Madje, njė pjesė e tyre kanė mbaruar studimet jashtė shtetit. Atėherė pse mos tė kėrkoj qė shqipen ta mėsojnė tė paktėn sa gjuhėt e huaja?



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 14th March 2008, 23:10

gjuha e shkresave zyrtare ėshtė pėr faqe tė zezė.



Per gjuhen zyrtare ne shtetin amė nuk kam shume dijeni mirepo ceshte e verteta ate titull qe e vecova ne qender, ne Kosove deri dje gjuha e shkresave zyrtare ishte tejet qesharake sa qe qe ta kuptosh se cfare kane shkruar ka qene shume veshtirė...

Ata sikur as lektorė s'kane ndonese gabimet drejtshkrimore te hanė me dhembė :'(:



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi