Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Jo, s’bėhet mė fjalė pėr Gėrdecin

Share

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 17th March 2008, 19:41

Jep doreheqjen ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu



Ministri i mbrojtjes Mediu ofron dorėheqjen

Ministri i mbrojtjes i Shqipėrisė, Fatmir Mediu ka dhėnė dorėheqjen pas shpėrthimeve nė njė fabrikė pėr ēmontimin e municioneve nė Gėrdec tė Vorės, pranė Tiranės.

Duke folur para gazetarėve zoti Mediu tha se e merr kėtė vendim edhe pse nuk ka pėrgjegjėsi personale pėr tragjedinė nė Gėrdec.

Tė paktėn 11 persona kanė vdekur dhe mbi 200 tė tjerė janė plagosur.

Qeveria ka thėnė se po vazhdon hetimet.

Zoti Mediu tha se do tė ndihmojė nė hetimin e ngjarjes.

"Do tė mbėshtes tė gjitha hetimet e filluara nga organet kompetente pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes," tha zoti Mediu.

"Dua tė mbėshtes prokurorinė nė hetimet e saj dhe do tė pranoj ēdo gjė qė ka tė bėjė me pėrgjegjėsitė e mija," tha ai.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 17th March 2008, 19:42

Ishte gjeja me e paket qe mund te bente.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 17th March 2008, 20:02

Ambasada SHBA: Nuk kemi asnje kontrate carmatimi me Tiranen

“Do tė donim tė qartėsonim se Qeveria e Shteteve tė Bashkuara nuk e ka ndihmuar Ministrinė e Mbrojtjes pėr ēmontimin e municioneve nė kėtė bazė magazinimi”.

Keshtu deklarohet ne nje deklarate zyrtare nga Ambasada Amerikane. Nė kėtė deklaratė theksohet se “megjithėse Qeveria e ShBA-se ka bashkėpunuar mė parė nė mėnyrė tė suksesshme me Ministrinė e Mbrojtjes pėr njė sėrė projektesh shkatėrrimi armėsh, aktualisht nuk ka projekte tė tilla tė pėrbashkėta nė Shqipėri”. Mė tej Ambasada Amerikane thekson se “Me sa kuptojmė nga njė deklaratė qeveritare e datės 15 mars, Qeveria e Shqipėrisė kishte kontraktuar me njė kompani private amerikane, Southern Ammunition Company, Inc. (SACI) nga Karolina e Jugut, pėr tė ndihmuar pėr ēmontimin e municioneve nė kėtė depo. Kontrata nuk financohet nga Qeveria e Sh.B.A”.
Gjithashtu ne kete deklarate Ambasada e ShBA-se I pėrcjell ngushėllimet e sinqerta dhe mbėshtetjen e saj popullit shqiptar, veēanėrisht viktimave, familjeve tė tyre dhe atyre qė janė prekur drejtpėrdrejt nga tragjedia e sė shtunės nė Gėrdec.
“Amabasada e ShBA-se ka dhėnė ndihmėn e saj qė nga koha e shpėrthimit. Konkretisht ajo ka deklaruar se “Brenda tre orėve nga shpėrthimi, Ambasada siguroi pėr qendrėn e trajtimit tė traumave nė spitalin ushtarak medikamente me vlerė 1.000 dollarė, tė blera me fondet e USAID-it. Ekspertė amerikanė pėr menaxhimin e krizave pranė Korpusit tė Inxhinierėve tė Ushtrisė sė Sh.B.A. dhe Flotės sė Sh.B.A. janė duke u konsultuar nga afėr Qendrėn e Menaxhimit tė Krizės nė Ministrinė e Brendshme.
Njė skuadėr me dhjetė anėtarė, nė pension, tė Forcave Speciale tė Ushtrisė sė Sh.B.A. me pėrvojė tė gjerė nė shkatėrrimin e municioneve shpėrthyese dhe nė mbėshtetje pėr emergjenca mjekėsore dhe operacionale ofruan ndihmė pėr Ministrinė e Mbrojtjes nė vendin e shpėrthimit, duke mbėshtetur ngritjen e Qendrės Operacionale, qendrės sė medias dhe spitalit fushor, si dhe duke ndihmuar nė bashkėrendimin e operacioneve nė vend.
Komanda Europiane ka ngarkuar pjesėn e saj tė flotės qė tė dėrgojė njė skuadėr vlerėsimi me ekspertė mjaft tė trainuar nė shkatėrrimin e armėve qė tė pėrcaktojnė ēfarė ndihme tė mėtejshme mund tė ofrohet.
Po konsultohemi me Qeverinė e Shqipėrisė se ēfarė ndihme shtesė mund tė nevojitet dhe do tė pėrpiqemi tė ofrojmė ndihmė shtesė sipas kėrkesave” thuhet nė deklaratė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 17th March 2008, 20:18

Sahatet e Mediut
Astrit Hyseni


Disa kohe me pare patrioti shqiptar ne New York Gary Kokalari denonconte Ministrin e Mbrojtjes per disa ora teper te cmuara dhe kostume qe mbante Fatmir Mediu.
Askush nuk e vuri ujin ne zjarr. Tani Mehdiu shkon pasi ha dreken mire ne ndonje koder rrotull Vores, shkon kontrollonfabriken e tij ne Gerdec. Ky Minister nuk ka shkuar neper reparte se nuk fiton gje por fabriken e barutit (fabriken e parave) e kontrollonte cdo te premte pas orarit te punes.
Ky kryetar partie qe ka marre shtepi nga shteti, por ka edhe vila te tjera vetem me rrogen e tij, na paska edhe disa ora (te pakten 3 ora dora nga $ 16,000 seicila dhe disa kostume teper te shtrenjta).
Ky Minister ka qene denuar nga shteti Italian sepse transportonte droge me bodyguardin e tij ne vitin 1996.
Tani na qenka bere me fabrike baruti ky Mehdiu.
Le te kujtojme qe ai ka shkuar ne Amerike gjate ketij viti te fundit te pakten 4 ose 5 here.
Shikoni kush i preu bileten, ke vizitoi, ku fjeti dhe do shikoni qe kemi te bejme me nje hajdut.
Dhe gjithe kjo tragjedi ka per pergjegjes pjestarin ne kete korrupsion Sali Berishen.



Shiko profilin e anėtarit


#25

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 05:23

Ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė, Fatmir Mediu dha dorėheqje
Written by SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG - UNITED ALBANIA.ORG
Monday, 17 March 2008

Nėn presion tė opozitės dhe tė protestuesve tė Vorės, ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė, Fatmir Mediu dha sot dorėheqjen, dy ditė pas shpėrthimit tė fuqishėm nė njė depo nė fshatin Gėrdec qė shkaktoi vdekjen e tė paktėn 14 personave dhe plagosjen e 300 tė tjerėve. Ministri njoftoi se ai i kishte dorėzuar dorėheqjen kryeministrit Sali Berisha dhe se ky veprim ishte mė tepėr njė akt moral, pasi siē u shpreh ai, e ndien veten tė zhveshur nga pėrgjegjėsitė personale. Ministri Mediu ka deklaruar me kėtė rast se do tė mbėshtesė tė gjitha hetimet pėr zbardhjen e kėtij aksidenti tragjik.





avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 18th March 2008, 08:46

. Sad ngushellimet e mija krejt familjeve shqipetare.berisha nuk zen mend se 11vjet perpara shqiperia ishte ne kaosin e grushtit te shteit thuaj luften civile e zoti berisha ishte fajtor me politiken e tij e sot 11vjet ma vone serisht populli asht viktim kesaj politike Sad



Shiko profilin e anėtarit


#27

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:01

Departamenti i Informacionit i Kėshillit tė Ministrave njofton se sipas Komisionit Ndėrministror tė Emergjencave Civile janė dėrguar nė terren pranė zonės sė tragjedisė 10 grupe ekspertėsh me nga 5 persona secili, tė cilėt kanė bėrė vlerėsime tė dėmeve materiale, pas ngjarjes sė Gėrdecit nga ekspertiza janė 349 objekte tė verifikuara nga tė cilat 4 me dėmtime tė rėnda, 264 me dėmtime tė lehta, 58 shtėpi pa dėmtime, 23 objekte biznesi me dėme tė lehta.

Grupet e punės janė pritur mjaft mirė nga qytetarėt e Vorės dhe tė fshatrave pėrreth.

Komisioni Ndėrministror i Emergjencave Civile njofton se pranė Shtėpisė sė Pushimit tė Ministrisė sė Brendshme ne Durres janė akomoduar 141 persona, ndėrsa, pranė Shtėpisė sė Pushimit tė Ministrisė sė Mbrojtjes janė akomoduar 50 persona, tė cilėve u janė garantuar tė gjitha kushtet e nevojshme nė ushqim dhe veshmbathje.

Duke filluar nga dita e nesėrme fėmijėt e familjeve tė akomoduara pranė shtėpive tė pushimit nė Durrės do tė nisin rregullisht mėsimin pranė njė prej shkollave tė zonės.


Kryeministria
17/03/2008





#28

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:03

Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit

Ju ftova nė kėtė konferencė pėr shtyp pėr tė informuar publikun se ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu mė ka paraqitur dorėheqjen e tij tė parevokueshme, si njė akt pėrgjegjėsie politike pėr fatkeqėsinė e Gėrdecit. Duke shprehur tė gjithė vlerėsimin tim pėr kontributin e tij tejet tė rėndėsishėm dhe tė ēmuar nė reformat e Forcave tė Armatosura, nė afrimin dhe bashkėpunimin e vendit me NATO-n, duke e falėnderuar zotin Mediu pėr tė gjithė kėtė ndihmesė dhe kontribut, unė kam vendosur tė pranoj dorėheqjen dhe tė nis procesin e zėvendėsimit tė tij.

Pyetje: Zoti Kryeministėr, nė fakt, dita e sotme ka qenė mė zhvillime. Pėrveē dorėheqjes sė zotit Mediu, ka edhe njė kėrkesė tė opozitės edhe pėr dorėheqjen tuaj. A ka pasur ndonjė moment kur ju e keni menduar dorėheqjen?

Kryeministri: Shqipėria ėshtė vend i shtetit ligjor dhe nė njė shtet ligjor pėr kėdo janė tė pėrcaktuara tagrat dhe pėrgjegjėsitė. Kam menduar nė ēdo moment, nė ēdo minutė sesi tė kufizojmė maksimalisht pasojat e kėsaj fatkeqėsie tė rėndė. Mendoj se vendi ka njohur operacionin mė tė organizuar tė shpėtim-kėrkimit dhe unė jam tėrėsisht i vendosur qė, po me kėtė shkallė organizimi, t’u pėrgjigjemi tė gjitha pasojave tė tragjedisė. Qeveria ka dėshmuar njė shkallė tė lartė reagimi efikas. Fatmirėsisht, Shqipėria ėshtė njė vend i lirė. Opozita nė ēdo kohė, nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjet e vendit, mund tė paraqesė tė gjitha kėrkesat pėr kryeministrin, qeverinė, sikundėr tė adaptojė tė gjitha tė drejtat ligjore qė ka si mocione etj.. Kjo ėshtė njė fatkeqėsi, sė cilės ne po pėrpiqemi t’i japim pėrgjigjen mė tė fuqishme, nė interesin mė tė mirė tė banorėve tė prekur. Nėse duan ta pėrdorin pėr qėllime politike, Shqipėria ėshtė njė vend i lirė dhe tė gjitha variantet janė pjesė e diversitetit tė njė vendi tė lirė.

Pyetje: Zoti Kryeministėr, pas dorėheqjes sė zotit Mediu, ministri i ri i Mbrojtjes do tė jetė nga Partia Republikane apo jo?

Kryeministri: Jam kėtu para jush pėr t’ju komunikuar se pranova dorėheqjen e ministrit Mediu. Sė afėrmi, do tė jem sėrish para jush pėr t’ju informuar pėr kandidaturėn qė do t’i propozoj presidentit tė republikės.

Pyetje: Zoti Berisha, Zėri i Amerikės kishte kontaktuar me pėrfaqėsuesit e kompanisė “Southern Ammunition” dhe ata kanė mohuar faktin se kanė qenė pjesė e operacionit tė ēmontimit tė municionit me kalibėr tė madh, qė ka filluar sipas tyre nė janar. A keni njė pėrgjigje pėr kėtė, megjithėse Ministria e Mbrojtjes ka shpėrndarė njė kontratė, por qė firma amerikane thotė se ishte nėnkontraktuar njė firmė shqiptare?

Kryeministri: Kjo pyetje mė ėshtė bėrė edhe para dy ditėsh dhe pėr tė kam vetėm kėtė pėrgjigje nga Ministria e Mbrojtjes, se ajo disponon njė kėrkesė me shkrim, tė paraqitur prej kompanisė, pėr njė kontratė tė re pėr ēmontim municionesh. Sė dyti, pėrveē kėsaj kėrkese, Ministria e Mbrojtjes, drejtoria pėrkatėse e marrėdhėnieve tregtare, disponon dokumentin apo kontratėn e firmosur me kompaninė nė fjalė. Tė themi qė kėto dokumente janė tė gjitha tė falsifikuara, nuk mė duket e saktė. Megjithatė ka njė hetim nga prokuroria e vendit, e cila po punon dhe do tė punojė pėr zbardhjen e plotė tė tė gjitha pėrgjegjėsive. Ministria e Mbrojtjes ka ofruar dhe do t’i ofrojė ēdo dokument qė nevojitet jo vetėm prokurorisė, por edhe medieve. Nėse ėshtė e vėrtetė njė bisedė telefonike apo njė kėrkesė e kontratė e firmosur prej firmės, kėtė ta verifikojnė organet kompetente qė kanė ndėrmarrė hetimin. Njė nga ēėshtjet qė do tė hetohen ėshtė edhe kjo qė ju pyesni, cila ėshtė e vėrtetė, telefonata apo kontrata dhe kėrkesa paraprake pėr tė pasur njė marrėdhėnie kontraktuale pėr kėtė qėllim dhe njė seri dokumentesh e vendimesh tė tjera, tė ndėrmarra mbi bazėn e kėsaj kėrkese nga autoritetet e kėtij dikasteri.

Pyetje: Mendoni se i duhej dhėnė kėsaj firme amerikane, e cila nė faqen e saj nė internet thotė se mund tė bėjė ēmontime tė kalibrave mė tė vogla?

Kryeministri: Kryeministri nuk ėshtė anėtar i autoriteteve kontraktuese. Kryeministri nuk ka asnjė tagėr tė tillė, por janė autoritetet kontraktuese, ato qė vlerėsojnė kushtet dhe konditat. Procesi ėshtė nė hetim dhe kėrkon njė gjykim profesional. Kjo do gjykohet nga ekspertė, tė cilėt do tė thonė fjalėn e tyre dhe vlerėsohet prej tyre me ekspertizėn pėrkatėse. Nuk ėshtė Kryeministri ai qė vlerėson pėrshtatshmėrinė kontraktuale tė kėtij apo atij individi.

Pyetje: Zoti Kryeministėr, gjatė ditės sė sotme ka pasur njė protestė nga banorėt nė Vorė. Ēmendon tė bėjė qeveria pėr ta?

Kryeministri: E theksoj edhe njė herė se nė njė vend tė lirė janė tė pranuara tė gjitha format e qėndrimeve brenda ligjore. Unė i ndoqa disa nga shqetėsimet e tyre. Ata, tė cilėt nuk duan ta politizojnė fatkeqėsinė e tyre, unė dua t’i siguroj se mbi bazėn e ligjit tė emergjencės qeveria do tė qėndrojė njė pėr njė nė ndihmė dhe nė zhdėmtim tė tyre dhe kėtė do ta bėjė pavarėsisht nėse do tė ketė protesta apo jo, sepse ne nuk ndjekim linja politike. Ata kanė shprehur edhe njė shqetėsim tė dytė pėr disa magazina apo depo gazi. Edhe kjo kėrkesė do tė merret nė shqyrtim nga Inspektorati. Gjithashtu kanė kėrkuar qė tė shpejtohet procesi dhe unė mund t’ju informoj se sot kanė punuar rreth 10 grupe vlerėsimi dhe kanė arritur nė vlerėsimin e mbi 400 banesave. Nesėr janė tė pėrgatitura pėr tė filluar punėn rreth 40 grupe vlerėsimi njėkohėsisht. Ju siguroj se 40 grupet e vlerėsimit do punojmė me shpejtėsi mė tė madhe pėr tė bėrė vlerėsimin, sikundėr do tė kėrkohen dhe ekspertė ndėrkombėtare pėr njė vlerėsim edhe mė tė plotė. Vlerėsimi ynė ėshtė i domosdoshėm pėr qeverinė, por edhe ekspertėt ndėrkombėtarė janė tė dobishėm nė kėtė rast, tė cilėt na janė ofruar dhe ne do t’i marrim.

Sė fundi, kam dėgjuar banorėt tė thonė se nuk kanė ku tė rrinė. Unė nė mėnyrė tė pėrsėritur i ftoj ata tė drejtohen nė konvaleshencat e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ministrisė sė Brendshme. I garantoj se do tė kenė atje tė gjitha kushtet. Nesėr fillon funksionimi i shkollės nė kėtė territor, ndėrsa sot janė dėrguar nga kryqi i kuq veshje. Ndėrkohė qė qeveria ka marrė masa pėr t’u blerė veshjet qė ju mungojnė, sepse, nė fakt, ju mungojnė shumė gjėra. I ftoj tė qėndrojnė aty dhe jo tek familjarėt, sepse nė konvaleshenca kanė e do t’ju krijojmė tė gjitha kushtet dhe kujdesin shėndetėsor, kujdesin psikologji, tė ushqimit dhe shkollimit tė fėmijėve pėr periudhėn derisa zona tė bėhet e parrezikshme. Mė pas do tė vendosim bashkė me ta. Pra, ne jemi tė vendosur t’u japim pėrgjigjen mė tė shpejtė shqetėsimeve tė tyre. Ne dėgjojmė kėrkesat e tyre mė tė ligjshme dhe tė drejta. Natyrisht, ata qė duan ta shfrytėzojnė pėr qėllime politike, le ta shfrytėzojnė, kanė tė drejtat e tyre. Njė vend i lirė ėshtė njė vend i lirė.

Pyetje: Zoti Berisha, situata e krijuar pas ngjarjes nė Gėrdec dhe dorėheqja e sotme e ministrit tė Mbrojtjes zotit Fatmir Mediu, a do tė ndikojnė nė marrjen e ftesės sė Shqipėrisė pėr nė NATO?

Kryeministri: Nuk ka asnjė ndikim. Kėto janė aksidente qė kanė njė memorie nė to, nė shumė vende. Dorėheqjet pėr vendet e lira janė njė dukuri civile jo e pazakontė, qė pėrbėjnė njė standard tė ri pėr njė vend tė lirė.

Pyetje: Zoti Kryeministėr, ē’nevojė kishte qeveria shqiptare tė lidhte kontratė me njė kompani tė huaj kur nė kontratė ishte e parathėnė se kjo kompani do tė jepte vetėm suport pėr njė kompani shqiptare, tė cilėn duhet ta zgjidhė kjo kompani?
vazhdon





#29

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:03

Kryeministri: Qeveria shqiptare ka njė vendim, tė cilin ju mund ta merrni, i detyruar nga ligji Pėr Forcat e Armatosura. Ligji pėr Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė i njeh qeverisė si tagėr pėr ushtrinė, buxhetin, trajtimin e problemit tė municioneve jashtė pėrdorimit dhe tė pajisjeve nė tėrėsi jashtė pėrdorimit, meqenėse janė vlera materiale. Ligji ka kėrkuar qė kjo tė rregullohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Kur erdhėm nė pushtet, nuk gjetėm asnjė vendim qė nga viti 2003 nė zbatim tė kėtij ligji, ndėrkohė qė ėshtė vepruar intensivisht me municionin gjatė gjithė kėtyre viteve. Nė vitin 2003, ėshtė miratuar nė Kėshillin e Ministrave njė Kod Etik i Bashkimit Europian pėr municionet, i cili ishte larg sė qenit kuadri ligjor pėr Shqipėrinė. Pra, qeveria qė unė kryesoj ka miratuar vendimin e trajtimit tė problemit nė tėrėsi dhe ka pėrcaktuar tėrėsisht tė gjithė problematikėn.

Qeveria shqiptare nuk ka kontaktuar me kėtė kompani. Qeveria shqiptare ka autorizuar dikasterin qė tė pėrdorė outsource-in si metodė demolimi tė municioneve, sepse me kėtė metodė janė kompletuar disa projekte. Nė muajin shtator, ka pėrfunduar i gjithė ēmontimi i minave dhe silurėve nė bregdet, me njė financim tė Departamentit tė Shtetit. Njė tjetėr projekt ėshtė me NATO-n, nė Mjekės dhe njė tjetėr me Ministrinė e Mbrojtjes, nė Poliēan. Pra, demolimi ėshtė njė nga praktikat mė tė zakonshme pėr likuidimin e municioneve tė dėmtuara. Kjo firmė ėshtė kontraktuar nga autoriteti kontraktor pėr municionet i Ministrisė sė Mbrojtjes. Nėse i ka respektuar apo jo rregullat, kjo do tė jetė objekt i hetimit tė nisur. Nuk ka pasur asnjė ankesė nga askush lidhur me kontratėn apo procesin, ndaj kjo ėshtė ajo qė mund tė them pėr marrėdhėniet kontraktore.

Pyetje: A ka gabuar Ministria e Mbrojtjes qė ka pėrzgjedhur pikėrisht zonėn ku ndodhi tragjedia pėr tė ndėrtuar kėtė fabrikė?

Kryeministri: Unė e kam thėnė qė nė fillim se do tė hetohen tė gjitha aspektet. Nuk besoj se do mund tė ketė njeri qė do tė shtrojė pyetjen apo tė mund tė japė pėrgjigje tjetėr pėrveē se jo, pėr sa i pėrket vendndodhjes sė fabrikės. Kjo ėshtė gjėja mė e faktuar, sepse vetė zhvillimi e tregoi. Dua tė theksoi se ka rregulla dhe kushte qė respektohen nė pėrzgjedhjen e vendeve. Kėto janė ēėshtje qė do tė hetohen, por, pavarėsisht rregullave dhe kushteve, ėshtė e qartė se Gėrdeci nuk mund tė ishte zonė pėr kėto ndėrtime. Kėtė e faktoi nė mėnyrėn mė tragjike ngjarja qė ndodhi.

Pyetje: Zoti Kryeministėr, meqenėse jeni te hetimet, a jeni informuar nė orėt e pasdites se si po ecin hetimet, pasi mėsuam ndalimin e disa personave pėr kėtė ngjarje?

Kryeministri: Nuk kam informacion, por ajo ēfarė dua tė siguroj ėshtė se institucioni i akuzės do tė ketė nė dispozicion tė gjithė dokumentacionin dhe ēdo gjė tjetėr qė i nevojitet pėr tė bėrė zbardhjen e plotė tė shkaqeve, rrethanave dhe pėrgjegjėsive tė kėsaj fatkeqėsie.

Pyetje: Zoti Kryeministėr, duke u kthyer tek dėmshpėrblimi i banorėve nė zonėn e goditur, pavarėsisht se qeveria ėshtė shprehur e gatshme pėr dėmshpėrblim tė plotė, firma qė bėnte ēmontimin e municioneve ėshtė njė nga firmat mė tė fuqishme nė vend. A do tė ketė njė dėmshpėrblim tė banorėve nga vetė firma dhe si do tė veprojė qeveria nė kėtė drejtim?

Kryeministri: Ēėshtja qė ju shtroni ėshtė shumė e drejtė dhe normalisht nė marrėdhėniet kontraktuale private, firmat pėrgjigjen tė parat. Por firma aktualisht ėshtė nėn hetim dhe tė gjitha tagrat asaj do t’ia pėrcaktojnė organet kompetente. Ekzekutivi do tė mobilizojė tė gjithė resurset e veta pėr t’ju pėrgjigjur qytetarėve tė bashkisė sė Vorės me njė rindėrtim tė plotė tė tė gjitha shtėpive, shkollave, qendrave shėndetėsore, lokaleve dhe bizneseve tė dėmtuara. Sikundėr ėshtė e vendosur tė nxisė dhe stimulojė bizneset nė kėtė zonė pėr tė hapur vende pune. Unė jam shumė dakord me pyetjen tuaj, por ai ėshtė njė proces i zgjatur, ndėrkohė qė qytetarėt e Vorės kėrkojnė mbėshtetje imediate tė gjithanshme. Nė do tė pėrpiqemi t’ua ofrojmė atė me shpejtėsinė maksimale tė mundshme. Problemi mė i madh tani ėshtė heqja e rrėnojave, pasi ėshtė problem mjaft i rrezikshėm dhe duhet bėrė patjetėr. Sapo tė heqim rrėnojat dhe tė krijohen sheshet e ndėrtimit, do tė fillojė menjėherė tė procedohet me ndėrtimin.

Pyetje: Zoti Kryeministėr, prej dy ditėsh ju flisni pėr hetim. A mendoni se Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura ka pėrgjegjėsi pėr tragjedinė e ndodhur?

Kryeministri: Hetimin nuk e bėn Kryeministri dhe besoj se jeni dakord me ketė. Pėr mė tepėr, ka ikur koha kur kishim njė institucion prokurorie tė bllokuar. Sot ne kemi njė institucion prokurorie tė vendosur tė ushtrojė misionin e tij ligjor. Unė jam i vendosur t’i garantoj kėtij institucioni tė gjithė dokumentacionin dhe gjithēka qė duhet pėr tė pėrmbushur sa mė mirė detyrėn e tij. Por, unė nuk do tė bėhem pjesė e hetimit, sepse nuk mund tė bėhem.

Pyetje: Zoti Kryeministėr, dėmet nga shpėrthimi kanė qenė shumė tė mėdha dhe ju e keni cilėsuar njė tragjedi kombėtare. Pėrse nuk u shpall ditė zie?

Kryeministri: Jeni ngutur. Sigurisht qė do tė ketė ditė zie, por kam qenė i frenuar pėr faktin se tė humburit ishin mė shumė sesa tė identifikuarit. Nė kėtė rast, doja qė dita e zisė t’i referohej numrit mė tė madh tė viktimave. Kjo ka qenė arsyeja e vetme. Sot janė gjetur katėr kufoma dhe po punohet pėr identifikimin e tyre. Nuk ka dyshim qė kjo ėshtė njė fatkeqėsi, njė gjėmė e vėrtetė kombėtare dhe ne do t’i qėndrojmė si e tillė.

Pyetje: Zoti Berisha, a e quani tė drejtė nėn kontraktimin e firmės shqiptare qė ka pasur precedent penal dhe a keni qenė ju nė dijeni tė kėsaj?

Kryeministri: Nė mėnyrė absolute nuk kam pasur dijeni pėr kontraktimin dhe Kryeministri nuk ka dijeni pėr asnjė nėn kontraktues. Edhe njė herė, nėse i referohemi ligjit tė ri tė prokurimit publik, ky ligj i ka hequr Kėshillit tė Ministrave ēdo tė drejtė tė sillet si autoritet kontraktues kolektiv. Nė kėtė kontekst, jo nė kėtė rast, por nė asnjė rast, Kryeministri dhe Kėshilli i Ministrave nuk ka dijeni pėr nėn kontraktorėt. Ka vetėm njė rrethanė nė tė cilėn Kryeministri mund tė ketė dijeni dhe kjo ėshtė nė rastet kur Kryeministrit i drejtohen ankesa. Kryeministri ka njė Departament Antikorrupsioni dhe tė shqyrtimit tė ankesave, tė cilin e aktivizon sipas tė gjitha rregullave. Por ky Departament aktivizohet nė bazė tė tė gjitha rregullave dhe jo mbi bazėn e pushtetit tė Kryeministrit.

Pyetje: A mund tė na pėrcaktoni njė afat pėr rindėrtimin e zonės?

Kryeministri: Tashmė problemi mė emergjent, pas kėrkimit pėrfundimtar nė zonėn e eksplozionit pėr tė parė nėse ka viktima tė tjerė, ėshtė ai i pastrimit nga predhat. Pas saj, do tė duhet tė ketė njė mobilizim shumė tė madh pėr pastrimin e rrėnojave. Forcat e xhenios do tė vendosen aty me tė gjitha mjetet e tyre dhe do tė kontraktohet numri i punėtorėve tė nevojshėm pėr tė bėrė pastrimin, nė njė kohė sa mė shkurtėr. Pasi tė bėhet pastrimi, do merret vendimi nėse zhdėmtimi do tė jetė direkt nė vlerėn e shtėpisė dhe t’u jepet ta ndėrtojnė vetė banorėt, apo do kontraktohen kompani private pėr tė bėrė ndėrtimin dhe rindėrtimin. Kėto janė vendime tė pamarra ende dhe lidhur me kėto procedura do tė merret njė vendim i Ministrisė sė Financave. Ne do tė pėrpiqemi tė zgjedhim mėnyrėn qė u intereson mė shumė banorėve.

Pyetje: Ndonjė afat nėse mundeni?

Kryeministri Berisha: Meqenėse kemi njė stinė tė favorshme pėrpara, koha do tė jetė shumė mė e shpejtė, nga ēdo mund tė ishte nė njė stinė tė disfavorshme. Por qė tė pėrcaktoj tani njė afat dhe tė them se brenda kėsaj date do tė ketė pėrfunduar, kjo do tė varet nga vendimi qė do tė marrė qeveria, nėse do tė kontraktohen firma pėr tė meremetuar dhe ndėrtuar banesat mbi bazėn e kontratave qė do u caktohet njė afat, apo do t’u jepen para banorėve, pastaj afatin e pėrcaktojnė ata vetė.

Pyetje: A e keni inkurajuar ju zotin Mediu tė japė dorėheqjen?

Kryeministri: Tė jeni shumė tė sigurt se zoti Mediu ka qenė fare i vendosur tė japė dorėheqjen. Sikurse e keni parė dhe ju, zoti Mediu ka bėrė maksimumin nė operacionet e shpėtim-kėrkimit. Ditėn e parė ka shkuar deri nė 10 metra nga zona e llavės, pėr tė shoqėruar ushtarakėt qė nxorėn tre viktima dhe tė plagosurit nga ajo zonė. Ai ėshtė pėrpjekur tė qėndrojė nė krye tė detyrės. Zoti Mediu ėshtė njė politikan me integritet, i cili kishte njė mendim tė qartė nė kokė se do tė merrte si politikan vendimin qė i takonte tė merrte nė kėtė rast. Absolutisht nuk ka pasur inkurajim, por ka qenė njė vendim i tij, natyrisht i mirėkuptuar nga unė.

Kryeministria
17/03/2008





#30

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:04

Tragjedia, zbulohen 9 kufoma

Artan Cena
E Marte, 18 Mars 2008

Bilanci i shperthimit ne Gerdec te Tiranes rrit permasat tragjike, ndersa numri i te vdekurve shkon ne 20 persona, nente nga te cilet te paidentifkuar. Kater kufomat e fundit jane zbuluar nga nje banor i fshatit oret e vona te pasdites, i cili ne telefon per policine ka rrefyer se si gjeti mbi koder trupat e pajete, ndersa kerkonte te emen. Megjithese me kushtet e veshtira atmosferike, forcat xheniere pasditen e djeshme kane mberritur deri na kraterin ku ndodhi ngjarja, qe kishte kthyer zonen ne nje germadhe, duke zhdukur krejtesisht fshatin Gerdec me 300 banesa. Deri ne mesdite xhenieret gjeten pese nga viktimat e tragjedise poshte germadhave, te paidentifikuar, nderkohe qe nje prej oficereve tha, per gazeten "KJ", se per dy dite me radhe kane gjetur te pakten 12 pjese te trupave te te plagosurve dhe te viktimave qe i jane percjelle me tej grupit te eksperteve dhe mjeko-ligjoreve. Te vetmet gjenden gezhojat e predhave te plasura, nje fadrome e copetuar dhe pjese te mjetit IFA, nga dyshohet se ka ardhur tragjedia, kurse dy drejtuesit nuk gjenden gjekundi.

Kerkimet

"Ekipet po bejne perpjekje te spastrojne rajonin prej 10 km2, te mbushur ende me mjete te pashperthyera", tha nje oficer i xhenios dje per gazeten. Sipas te dhenave, jane pastruar vetem rreth 40 per qind e kesaj zone, e cila eshte e minuar nga predhat qe kane fluturuar nga fabrika qe bente cmontimin e tyre. Ne vendin e ngjarjes qe ne mengjes kane filluar punen mbi 500 forca ushtarake, te cilet jane duke bere kerkimet per te gjetur te mbijetuar apo trupat e viktimave. Por banoret jane shprehur te irrituar, duke kerkuar te kontrollojne banesat dhe madje kane debatuar me policet dhe forcat ushtarake. Rreth ores 07:30, forcat e kerkim-shpetimit kane gjetur dhe trupin e nje gruaje, e cila kishte humbur jeten. Gjithashtu, dy ore me vone, eshte gjetur dhe nje femije 9-vjecar, i cili ishte ne katin e pare te shtepise se tij dhe krejtesisht i traumatizuar.

Viktimat

Ekipe te shumta te repartit te xhenios, ne oret e mesdites kane mundur te afrohen dhe ne zonen e kraterit, ku ka pasur dhe epiqendren shperthimi i madh. Por ata nuk kane mundur te hyjne brenda, pasi, sipas te dhenave, kishte ende nxehtesi dhe hyrja ishte e pamundur. Ne oren 14:00, jane nxjerre nga zona e shperthimit dhe kater trupa te tjere pa jete, duke e rritur bilancin e viktimave. Nderkohe qe ne nje zone rreth 100 metra larg zones qendrore te shperthimit jane gjetur pjese trupash, si duar, krahe, kembe dhe gishterinj. Dje ne mbremje nje banor deklaroi se kishte gjetur edhe kater kufoma ne kodren mbi fshat, kurse policia nisi verifikimet.

10 Kilometra katrore eshte zona ne te cilen ekipet e kerkim-shpetimit jane duke bere perpjekje te spastrojne zonen, qe eshte i mbushur ende me municione te pashperthyera

2000 Shtepi te tjera dhe biznese te ndryshme jane te demtuara nga shperthimi, nderkohe qe jane rrafshuar krejtesisht me shume se 350 shtepi, te cilat jane bere te pabanueshme

4000 Banore nga tri fshatrat perreth jane evakuuar nga zona, duke mos i lene ata te kthehen ne shtepite e tyre as gjate dites se djeshme, per shkak te rrezikut nga municionet ende aktive

Viktimat e identifikuara deri ne mbremjen e djeshme, trupat e te cileve jane ne Morgun e Mjekesise Ligjore, qe ben dhe regjistrimin e viktimave



1 -Jetmir Ballazhi 19 vjec

2 -Muhamed Hoxha 59 vjec

3 -Rajmonda Durda 40 vjec

4 -Besim Canga 57 vjec

5 -Roland Alla 20 vjec

6 -Hysen Cani 52 vjec

7 -Liljana Deliu 23 vjec

8 -Jetmir Deliu 21 vjec

9 -Flavio Deliu 3 vjec

10-Reshit Kruja 47 vjec

11-Azem Ameliu 45 vjec

12- Pese persona te paidentifikuar



Krateri i tragjedise, 20 m i thelle

Shperthimi ka hapur nje krater me diameter 50 metra dhe thellesi 20 metra. Shperthimi u shfaq me nje flake gjigante te verdhe ne te kuqe, me nje tym te zi dhe formen e nje kerpudhe berthamore. Ai u ndje ne Tirane, si nje termet i fuqishem dhe vala e ajrit te nxehte shtremberoi automjetet qe po kalonin ne autostraden Tirane-Durres. Qe prej hapjes se fabrikes jane caktivizuar 6500 tone municione luftarake. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thane se sasia e municionit, qe ndodhej ne depo kur ndodhi shperthimi, arrinte deri ne 3 mije tone predha. Ne fabrike punonin rreth 300 punetore, qe vinin kryesisht nga zonat perreth. Operacioni per spastrimin e tyre do te vazhdoje per aq sa te jete e nevojshme, por shpetimtaret, te ndihmuar nga ekspertet ushtarake amerikane, jane penguar nga sasite e medha te predhave te pashperthyera te artilerise.

KJ





#31

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:05

Berisha: Banesa per te demtuarit

Fatjona Mejdini
E Marte, 18 Mars 2008

Kryeministri Berisha theksoi diten e djeshme se qeveria po merr te gjitha masat per te punuar me shpejtesi ne kthimin ne normalitet te fshatit Gerdec, pas tragjedise se 4 diteve me pare. Keshtu, ne fjalen e mbajtur ne Komisionin e Emergjences Civile, Berisha theksoi se qeveria duhet te kujdesej paralelisht edhe per shendetin e banoreve te zones, po keshtu edhe per rindertimin e shtepive te saj. Qeveria, dje, dha nje ndihme financiare prej 2 milione lekesh per familjet e viktimave te shperthimit te Gerdecit dhe heqjen e shpenzimeve te varrimit. Po keshtu, Berisha beri publik edhe planin e qeverise per rindertimin e zones. Nderkohe Berisha dha edhe numrin zyrtar te te humburve dhe beri publike emrat e tyre.

Donacionet

Kreu i ekzekutivit, Berisha, u beri thirrje gjithe qytetareve diten e djeshme te kontribuonin financiarisht per ndihme ndaj banoreve te Gerdecit per tragjedine e ndodhur, ne numrat e llogarise te hapur per kete qellim. Ne kete kuader, dje, qeveria ka miratuar nje vendim qarkullues per dhenien e nje ndihme financiare prej 2 milione lekesh per familjet e viktimave te shperthimit. Njeheresh, ai eshte shprehur se vete do te jape nje rroge familjare per familjet e viktimat e kesaj ngjarjeje. "Une u bej thirrje te gjithe qytetareve, punonjesve, te kontribuojne ne keto numra llogarie. Personalisht do te kontribuoj me nje rroge mujore familjare. Kush te mundet te kontribuoje ne kete fond per qytetaret e bashkise se Vores, eshte nje moment i rendesishem per te deshmuar solidaritetin me ta", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter, Berisha njoftoi se jane te shumta kompanite, te cilat kane dhene ofertat e tyre ne te gjitha aspektet.

Banesat

Kreu i qeverise theksoi gjate mbledhjes se Komisionit te Emergjences Civile se, pas pastrimit te zones se Gerdecit, do te fillohej menjehere puna me ndertimin e banesave te reja ne kete zone. "Ne do ta rindertojme zonen", premtoi Berisha per te gjithe banoret e fshatit. Sipas tij, ALUIZNI do te ofroje 200 punonjes, qe i ka te specializuar per vleresimin e ndertimeve, disponon harten e plote te para demtimit dhe duhet te filloje me shpejtesi se bashku me punonjesit e prefektures te emergjences civile vleresimi i demit. Prandaj, sipas Kryeministrit, Ministria e Transporteve dhe institutet e saj do te percaktojne se cilat banesa duhet te rindertohen, cilat do te ndertohen nga e para qe te procedojme me shpejtesi per hapjen e shesheve te ndertimit. "Mund te behet keto dy dite nje takim me perfaqesuesit me kryesore ne qofte se duan ne shtepite ua ndertojme aty ku i kane ne rast se deshirojne ne u ndertojme nje fshat ne perputhje me nje plan te ri. Kjo kerkon nje ujdi te plote mes tyre, sepse aty eshte e mundur te nderhyhet per riurbanizimin, pasi shkaterrimi eshte i madh", tha Berisha. Ne lidhje me kete procedure, Kryeministri premtoi se diten e sotme Komisioni i Emergjences do te mund te nxirrte nje shifer te perafert te demit material.


Te humburit ne tragjedi

Jetmir Deliu

Flavio Deliu

Irena Deliu

Mane Qinami

Shkelqim Cani

Bukurie Cani

Zilie Kaca

Shqipe Alhasa

Arben Hasa

Mete Haziraj

Endrit Dvorani

Ilirian Malci



300 Jane ndertesat e shembura ne zonen e Gerdecit, pas shperthimit te fabrikes se zberthimit te municioneve te renda ushtarake. 300 jane edhe familjet, te cilat kane ngelur te pastreha.

185 Jane ndertesat, te cilat nga shperthimi i predhave kane pesuar demtime te renda. Nga ana tjeter jane edhe 1600 shtepi te zones perreth, te cilat kane pesuar demtime te lehta nga tronditja e madhe e shkaktuar.

KJ





#32

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:05

Kryetari i bashkisė: Ka pasur shpėrthime edhe mė parė, por ne nuk e kontrollonim dot fabrikėn

Nga Armand Maho

Flet kryetari i Bashkisė, Vorė, Fiqiri Ismaili


Keni qenė nė dijeni pėr ēka ndodhte nė fabrikėn e ēmontimit nė Gėrdec?


Reparti ushtarak ėshtė nė pronėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Ne si pushtet vendor nuk kemi asnjė kompetencė, as pėr ta kontrolluar dhe as pėr t’i dhėnė leje pėr ushtrimin e ēdo aktiviteti. Pra, gjithēka bėhej atje, bėhej me vendim tė Ministrisė sė Mbrojtjes.


Si kanė qenė kushtet e sigurisė nė fabrikė?


Ne si pushtet vendor nuk kemi asnjė informacion pėr sa u pėrket kushteve dhe masave tė sigurisė qė kishte ajo firmė. Ne nuk kemi as ekspertė tė fushės pėr tė pėrcaktuar se me ēfarė masash sigurie operohej atje. Pra, vetėm organet kompetente dhe tė specializuara mund tė pėrcaktojnė se me ēfarė masash operohet, sepse ky ishte njė aktivitet i rėndėsisė sė veēantė, nuk ishte aktivitet i zakonshėm.


Ka pasur shpėrthime edhe mė parė?


Po, ėshtė e vėrtetė. Ka pasur shpėrthime edhe mė parė, por kanė qenė shpėrthime tė vogla, sporadike. Kėto tė fundit kanė qenė shqetėsim pėr qytetarėt, por duke qenė tė vogla, gjithmonė tendencat e qytetarėve ishin se s’do tė kishte mė.


Ėshtė bėrė ndonjė llogaritje sesa shkon dėmi, pra bilanci i dėmit?


Dėmet janė tė mėdha. Ne kemi ngritur dhjetė grupe pune nė terren pėr tė bėrė evidentimin e saktė tė tė gjitha dėmeve tė shkaktuara nga kjo tragjedi dhe shumė shpejt do tė dalė njė faturė financiare, qė do tė gjendet nga ky grup i punės.

Tema





#33

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:05

Adoleshenti: Kam filluar tė ēmontoj predha qė ditėn e parė tė punės

Nga Armand Maho

Njė nga punėtorėt e fabrikės, Haki Nasufi, vetėm 19 vjeē, nė njė intervistė pėr gazetėn “TemA” shpjegon mėnyrėn se si merreshin nė punė dhe ēfarė trajnimi kishin punėtorėt qė punonin nė kėtė fabrikė.


Me ēfarė merreshe nė fabrikė?


Procesi im i punės ka qenė hapja e tapave tė predhės 100-she.


Ke bėrė ndonjė trajnim pėr kėtė proces pune?


Nuk mė kanė bėrė asnjė trajnim pėr kėtė punė, vetėm mė kanė treguar me gojė sesi duhet hequr.


Kur fillove tė merreshe me ēmontimit e tapave, pra pas sa ditėsh?


Unė kam filluar me kėtė proces qė ditėn e parė tė punės, pra qė mė 26 shkurt.


Ti merreshe me heqje tė tapave tė predhave apo fishekėve?


Nė atė fabrikė ka pasur vetėm predha. Fishekėt 12.7-ėsh ishin mbaruar. Pra, unė duhet tė ndaja predhat nga gėzhojat, tė cilat ishin plot me barut.


Ti pak mė parė mė the se ka pasur edhe minorenė nė atė repart?


Brenda nė fabrikėn e ēmontimit ka pasur edhe 15-vjeēarė, tė cilėt punonin nė tė zezė. Puna e tyre konsistonte nė hapjen e arkave me municione.


Ku ke punuar para se tė punoje nė fabrikė?


Pėrpara se tė punoja nė fabrikė kam punuar nė ndėrtim.


Sa persona kanė qenė nė fabrikė nė momentin e shpėrthimit?


Nė momentin e shpėrthimit nė fabrikė ka pasur mbi 80 punėtorė, pra nė oborr dhe brenda saj. Nė ēastin e shpėrthimit, kemi pasur vetėm 10 minuta kohė pėr tė ngjitur kodrėn dhe pėr ta kaluar atė. Unė kam qenė shumė pranė fabrikės nė ēastin e shpėrthimit.

Tema





#34

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:06

Punonjėsja e repartit: “E pashė kur ra plumbi nė tokė dhe shpėrtheu gjithēka”

Dėshmia e tė mbijetuarės pak ēaste pasi ėshtė evakuuar nga fshati Gėrdec. Situata deri nė orėt e vona nė spitalet e kryeqytetit, nisin procedurat pėr kurim jashtė shtetit

Jonida Tashi


Punėtorit tė repartit tė ēarmatimit i ka rėnė nga dora fisheku me gjithė predhė. Pas kėsaj flakėt kanė pėrfshirė naftėn dhe gjithēka ka shpėrthyer. Ky duket se ėshtė fillimi dhe fundi i tragjedisė sė djeshme nė Gėrdec. Punonjėsja e repartit tė ēarmatimit, Thellėza Gjoka ka rrėfyer dje pėr gazetėn “Albania” nga Spitali Ushtarak gjithēka ka parė duke vrapuar mė tej pėr t’iu shpėtuar valės sė shpėrthimit. 40-vjeēarja ėshtė njė nga tė mbijetuarit e tragjedisė sė Gėrdecit qė mori dje ndihmėn e parė mjekėsorė nė Spitalin Ushtarak. Thirrja pėr ndihmė pėr tė gjetur tė afėrmit e tyre ka qenė fjala qė ka pushtuar dje Spitalin Ushtarak. Tė shpėtuarit nga kjo tragjedi kanė qenė mė tė traumatizuarit e kėsaj ngjarjeje. Tė afėrmit e tė lėnduarve i kanė bėrė shtetrrethim tė fuqishėm Spitalit Ushtarak. Me lot nė sy, secili prej tyre thėrriste dhe kėrkonte pjesėtarin e familjes sė tij, pjesa mė e madhe e tė cilėve nuk dihej se ku ndodheshin. Ata nuk kanė reshtur sė pyeturi njėri-tjetrin nėse ndokush i ka parė ndonjė nga tė afėrmit dhe asnjė prej tyre nuk ka qenė nė gjendje tė kujtojė ndonjė fytyrė. Megjithėse nė Spitalin Ushtarak kanė qenė tė pranishėm edhe drejtues tė lartė tė shtetit, banorėt kanė reaguar shumė ashpėr nga vizitat e politikanėve. Tė pamundur pėr tė folur me mediat, nėn zė me njėri-tjetrin ata kanė pohuar se kjo tragjedi ėshtė faj i shtetit. “Nuk ishte pėr t’u sjellė mes fshatit gjithė ai municion”, - pohoi Thėllėza Gjoka, punonjėse e repartit. Ndėrsa njė shofer qė ka transportuar lėndėn plasėse tregon se tre mijė makina i ka shkarkuar vetėm ai aty. Megjithėse kanė jetuar prej vitesh me frikėn e njė shpėrthimi tė tillė, tashmė disa prej tyre janė tepėr tė frikėsuar pėr t’u kthyer sėrish nė vendin ku kanė jetuar prej vitesh. Mes dhimbjesh dhe lotėsh, njė banore e fshatit Gėrdec tregon se nuk ka ndėrmend tė kthehet mė nė atė vend sepse ka frikė. Pas tragjedisė, kjo frikė atyre u ėshtė shndėrruar nė tmerr. Gjithashtu, tė shpėtuarit e kėsaj tragjedie nuk kanė dashur tė prononcohen as pėr mediat, pasi dhimbja e tyre ka qenė tejet e madhe. Njė pjesė e tyre ka pranuar vetėm pas insistimit tė gazetarėve se nėse do tė dilnin nė media tė afėrmit do tė kishin mė shumė mundėsi pėr tė mėsuar mbi gjendjen e tyre reale. Gazeta “Albania” ka mundur tė shkėpusė dje mes kaosit tė krijuar copėza dėshmish qė tregojnė mė sė miri se ēfarė kanė pėrjetuar ato minuta tmerri banorėt e fshatit Gėrdec.

Njė banore e Gėrdecit:
“U shemb vendi, me zor kam dalė, nuk di nga kam ikur. Mė ra predha te kėmbėt, mė oshėtinė veshėt dhe rashė nė kanal. Nuk di nga janė njerėzit. Banorėt qė kanė mundur tė largohen nga zona kanė shpėtuar. Ika se nuk shikoja dot asgjė nga tymi. Nuk dua ta shikoj mė atė vend me sy. Unė isha duke i ēuar bukėn burrit qė punonte duke suvatuar nė njė shtėpi trekatėrshe. Sa hyra nė katin e tretė tė shtėpisė, pashė flakėn dhe ika. Ata brenda nė repart kanė vdekur tė gjithė, u trondit ura nė autostradė, shyqyr qė kam ikur. Edhe Enver Hoxha donte tė na hiqte se ishim nė rrezik. Kam parė njė orė luftė, nuk mė bėhet mė tė shkoj nė atė vend aty se kam frikė. Nuk dua tė kthehem mė nė atė vend. Reparti ėshtė shumė afėr shtėpive, tė cilat gjenden nė kodrėn tij”.

Rusha:
“Ishin mbi 300 veta nė repart, kam punuar vetė aty. U vranė tė gjithė, kam qenė ballėpėrballė me fishekėt. Ai repart ėshtė hapur qė nė qershor tė vitit tė kaluar. Janė prishur tė gjitha shtėpitė nė kodėr. Burri mė ėshtė plagosur nė dorė, por nuk e di ku kam djalin. Njė djalė e kam nė Tiranė, njė nė Itali. Dua djalin tim, nuk e di ku ėshtė”.

Baftjar Meēi:
“Kam qenė i pari qė shkova nė vendin e ngjarjes pėr tė shpėtuar njerėz. Kam njė furgon timin personal dhe mora tri gra dhe dy fėmijė tė djegur komplet dhe me plagė. Nė rrugė pashė edhe tre policė tė plagosur, por nuk munda t’i merrja se ishte shumė tym. E dija vendin e punės e si punohej aty. Sapo pashė flakėn u afrova pėr tė shpėtuar njerėz. Mė shumė civilė janė djegur. Brenda nė repart nuk ėshtė futur dot njeri. Pasi kam ikur 3 km nga rruga kam dėgjuar shpėrthimin e parė masiv. Copa e predhės mė shqeu pasqyrėn e furgonit, aty kam parė tmerr. Mė kishin prishur shtėpinė. Nė furgon kam rrobat e djegura tė grave”.

Thėllėza Gjoka:
“Po punoja brenda nė repart. Kam qenė punėtore nė repartin e ēarmatimit. Pashė qė njė punėtorit i rrėshqiti nga dora fisheku me gjithė predhė dhe plasi. Bėrtitėn gratė te nafta se mori flakė. Unė isha afėr dhe ika me vrap dhe prapė mė kapi flaka. Kam ikur nėpėr pyll. Ata qė janė futur nė tunele nuk kanė gjė. Nuk dimė ku kemi fėmijėt. Unė i kam pasur jashtė shtėpie, por nuk e di ku janė. Tani mė thanė qė kanė parė kunatėn time me fėmijėt, por s’e di. Nuk di ē’t’u tregoj as njerėzve qė mė pyesin pėr tė afėrmit e tyre. Kam parė tmerr me sy. Shtėpinė e kisha ēerek ore larg repartit. Nuk kam asnjė njeri kėtu. Nuk ishte pėr t’u sjellė mes fshatit gjithė ai municion. Punoja nga halli aty dhe merrja rrogė pėr aq sa punoja, ishte punė shumė e rėndė. Vetėm njė shok kam marrė vesh qė ka shpėtuar, tre fėmijėt s’e di ku i kam, shoqen e ngushtė nuk e di se ku e kam. Brenda nė repart ishim 150 punonjės dhe 10 specialistė”.



Dhurimi i gjakut, qytetarėt u pėrgjigjen thirrjeve tė mjekėve

Dhjetėra qytetarė jo vetėm tė kryeqytetit u janė pėrgjigjur thirrjeve tė mjekėve pėr dhurim gjaku. Sapo ėshtė mėsuar lajmi se ka shumė nevojė pėr gjak pėr shkak tė numrit tė madh tė tė plagosurve, qytetarėt e kryeqytetit janė paraqitur menjėherė si nė Spitalin Ushtarak, ashtu edhe nė qendrėn spitalore “Nėnė Tereza”. Por, burime nga korrespondentėt tanė nė Korēė, Durrės dhe disa qytete tė tjera pohojnė se qytetarėt e kėtyre qyteteve nuk kanė nguruar tė dhurojnė gjak pėr t’u ardhur nė ndihmė tė plagosurve. Numri i qytetarėve qė ka mbėrritur pėr dhurimin e gjakut ka qenė i konsiderueshėm sa u ėshtė dashur tė mbajnė dhe radhė derisa kanė plotėsuar formularėt dhe mė pas u ėshtė marrė sasia e nevojshme e gjakut. Ndėrkohė mėsohet se nė orėt e vona, ministri i Jashtėm maqedonas u ka premtuar zyrtarėve shqiptarė se do tė sillte pėr ndihmė njė sasi gjaku pėr tė plagosurit.


Albania
17 Mars 2008





#35

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:07

Dėshmia: tunelet me armatim ruheshin nga fshatarėt

Flet Xhavit Koni, ish-instruktori i tankeve, qė punoi pėr 20 vjet nė Gėrdec . Nė katėr tunelet e ushtrisė kishte predha tankesh dhe predha blindshpuese

“Depoja e municioneve tė Gėrdecit ruhej nga njė banor i zonės pėrreth dhe jo nga ushtarė”. Kėshtu ėshtė shprehur nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn “Albania” Xhavit Koni, i cili, pėr rreth 20 vjet ka punuar nė vendin ku ndodhi tragjedia e djeshme. Ish-instruktori i tankeve thotė se “reparti i dikurshėm i tankeve ka katėr tunele, ku nė secilin prej tyre ndodheshin predha tanku dhe predha blindshpuese”. Ai ka mohuar zėrat se mund tė ketė raketa apo armė tė tjera tė rrezikshme. “Duhet tė asgjėsohen ose tė vihen nėn kontroll tė gjitha municionet qė ndodhen jo vetėm nė repartin e Gėrdecit”, - pėrfundon Koni intervistėn pėr “Albania”-n.

Kur keni filluar punė nė bazėn e Gėrdecit dhe nė ēfarė pozicioni keni qenė?

Unė kam nisur punė nė bazėn e Gėrdecit nė vitin 1971. Qė prej asaj periudhe kam punuar si instruktor tankesh. Nga viti 1971 dhe deri nė vitin 1989 kam qenė pikėrisht nė kėtė repart, i cili mė pas u zhvendos nė njė vend tjetėr dhe Gėrdeci mbeti thjesht njė depo municionesh.

Nė ē’vit ėshtė ndėrtuar baza?

Di qė ajo ėshtė ndėrtuar qė nė vitin 1966 apo 1968 dhe pėr mė shumė se 20 vjet aty kanė qenė katėr kompani me specialistė dhe drejtues tė repartit tė tankeve. Aty bėhej mirėmbajtja e kėtyre mjeteve ushtarake, si dhe ndodheshin armatim dhe municione tė llojeve tė ndryshme.

Si ėshtė i ndėrtuar tuneli?

Siē e thashė, qė nė fillim ky repart ka shėrbyer pėr mirėmbajtjen e tankeve ushtarake. Kjo zonė ka katėr tunele tė mėdha, tė ndėrtuara nga Ushtria Shqiptare, me asistencėn e ekspertėve kinezė tė asaj kohe. Tunelet nuk kanė lidhje me njėri-tjetrin dhe janė disa qindra metra nėn tokė. Nė ēdo tunel strehoheshin tanket dhe topat. Po ashtu, nė ēdo hyrje tė nėndheshme kishte xhepa, ku vendoseshin predha dhe armatime tė llojeve tė ndryshme. Secili prej tuneleve menaxhohej nga katėr kompanitė, tė cilat i kryenin veprimet e tyre nėn masa tė rrepta sigurie pėr shkak tė rreziqeve qė kanoseshin gjatė punės.

Ē’lloj municionesh ka pasur aty?

Deri nė vitin 1989, kohė kur unė jam larguar prej andej, brenda xhepave tė tuneleve, pėrveē tankeve, ndodheshin edhe predha tė kėtyre llojeve: “predha 100-she” dhe predha blindshpuese dhe dėrrmuese, tė cilat pėrdoreshin pėr tanke dhe topa tė llojeve tė ndryshme. Edhe nėse do tė ndodhte shpėrthimi nė njėrin tunel, kjo nuk kishte probleme pėr shpėrthimin e predhave nė tunelet e tjera. Desha tė shtoj se nuk jam i informuar nėse janė futur municione tė tjera pas vitit 1990.

Me ēfarė rreze veprimi janė predhat?

Largėsia e veprimit tė predhave nė raste tė tilla shpėrthimesh shkon nė 400-500 metra. Forca e tyre ėshtė e madhe nė momentet kur pėrdoreshin nėpėr topa ose armatimet e tankeve. Ndėrsa predhat blindshpuese dhe dėrrmuese kanė efektivitet vetėm kur pėrballen me forcėn e materialit tė shėnjestruar. Nė raste zjarresh ato shpėrthejnė, por pa u shpėrndarė nė largėsi tė madhe.

A ka pasur reparti lidhje me bazėn e raketave nė Maminas dhe bazėn tjetėr tė Krujės? A ka rrezik shpėrthimesh edhe atje?

Jo, nė asnjė mėnyrė. Dy ish-repartet janė larg me Gėrdecin dhe nuk ka asnjė rrezik.

Ēfarė ndodhi nė vitin 1989?

Nė atė periudhė ėshtė zhvendosur i gjithė reparti. Bashkė me to janė larguar edhe tanket, topat dhe mjetet e tjera ushtarake. Por mbeten nė katėr tunelet e Gėrdecit armatimet e llojeve tė ndryshme. Pra, ato ishin kthyer nė njė depo tė zakonshme.

Si ruheshin atėherė tunelet?

Pėr mbajtjen nėn kontroll tė tunelit kishte shėrbim 24 orėsh me ushtarė tė armatosur. Ndėrsa jam i informuar se pas viteve ‘90 depot ruheshin nga njė fshatar i zonės pėrreth.
Cila ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr tė mos u pėrballur me rreziqe tė tilla mė?
Sė pari mendoj se nė mėnyrė tė menjėhershme duhet tė vihen nėn kontroll tė gjitha depot e municioneve qė ndodhen nė mbarė vendin. Sė dyti, duhet tė bėhet asgjėsimi me specialistė. Askush tjetėr nuk duhet tė pėrfshihet nė kėtė proces. Vetėm kėshtu mund tė shmangim tragjedi tė tilla.

Bisedoi: Albert Gjoka

Albania
17 Mars 2008





#36

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:07

SHBA-BE, gati ndihma pėr tragjedinė e Gėrdecit

Shtete tė ndryshme tė botės nė gatishmėri. Me dhjetėra mesazhe ngushėlluese. Italia, Greqia, Kosova dhe Maqedonia hapin dyert e spitaleve pėr tė plagosurit

Menjėherė pas tragjedisė sė Gėrdecit me dhjetėra shtete dhe organizata tė ndryshme nga vendet e botės janė treguar tė gatshėm pėr tė dhėnė ndihmėn e tyre. Ndėrsa presidenti dhe kryeministri i vendit kanė marrė mesazhe ngushėlluese nga homologėt e tyre. Kur nuk kishte kaluar as njė orė nga shpėrthimet e para, misioni diplomatik amerikan nė Tiranė, pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, pėrcolli gatishmėrinė e Uashingtonit pėr tė dhėnė ndihmė. “Ambasada e SHBA-ve ka vėrejtur e shokuar dhe e shqetėsuar raportimet pėr aksidentin tragjik nė depon ushtarake pranė Gėrdecit”, - thotė njoftimi. Mė pas vijon: “Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janė me ushtarėt dhe tė tjerėt e prekur nė kėtė incident tė tmerrshėm”. Tė gatshėm janė treguar edhe selia e Komisionit Europian dhe shumė vende anėtare tė BE-sė pėr tė dhėnė ndihmė.
Zyra e Shtypit e kryeministrit njofton se ambasadori i Delegacionit tė Komisionit Europian nė Tiranė, Helmuth Lohan, i ka telefonuar kryeministrit Berisha pėr t’i pėrcjellė ngushėllimet e tij dhe tė Komisionit Europian pėr ngjarjen tragjike, si dhe gatishmėrinė e Komisionit Europian pėr tė akorduar tė gjithė ndihmėn dhe mbėshtetjen pėr kapėrcimin e pasojave tė kėsaj ngjarjeje tė rėndė. Ambasadori i Zyrės sė OSBE-sė nė Tiranė, Robert Bosch, i ka dėrguar kryeministrit Berisha njė mesazh ngushėllimi. “Nė lidhje me ngjarjen tragjike, nė emėr tė OSBE-sė, ju lutem pranoni ngushėllimet tona tė sinqerta pėr ju dhe pėr mbarė popullin shqiptar. Unė dhe ekipi im ju ofrojmė mbėshtetjen dhe ndihmėn tonė pėr kėtė tragjedi”, - pėrfundon mesazhi i ambasadorit Bosch.
Njė gjė e tillė ėshtė deklaruar nga Ambasada Italiane nė Tiranė, e cila citon se ministri italian i Mbrojtjes ka shprehur gatishmėrinė pėr tė asistuar nė procesin e evakuimit tė civilėve dhe tė tė plagosurve. Mbrojtja civile italiane ka nisur nė drejtim tė Shqipėrisė dy aeroplanė me specialistė xhenierė dhe teknik armatimi nė njė kohė qė ka nisur edhe mjekė tė specializuar si dhe medikamente nė ndihmė tė tė plagosurve. Qeveria e Romės ka vėnė nė dispozicion dhe spitale dhe qendra tė specializuara pėr djegiet nė Itali, pėr tė pritur ēdo rast emergjent pėr kėtė situatė. Mbrėmė vonė mbėrriti nė Rinas njė aeroplani i dytė, i cili ka sjellė mjekė kirurgė, specialistė tė mbrojtjes civile dhe rreth 350 qeska me gjak dhe 150 me plazmė, si dhe ilaēe tė shumta pėr tė lėnduarit. Ndėrsa sot pritet tė vijė edhe njė tjetėr avion ushtarak me ndihma ushqimore.
Kryeministri Berisha ka pasur njė telefonatė nga ministri i Jashtėm i Francės, Bernard Kushner, i cili i ka shprehur qeverisė shqiptare tė gjithė mbėshtetjen e simpatinė e qeverisė franceze pėr vendin tonė, si dhe ngushėllimet dhe solidaritetin e tij dhe tė presidentit Sarkozi pėr qeverinė shqiptare, familjet e viktimave dhe Shqipėrinė. Gjithashtu, kryeministri ka pasur njė telefonatė nga presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i cili shprehu tė gjithė mbėshtetjen dhe keqardhjen e tij tė thellė dhe tė qytetarėve tė Kosovės pėr kėtė ngjarje tragjike dhe solidaritetin e plotė vėllazėror me qeverinė shqiptare, familjet e viktimave dhe gjithė Shqipėrinė.
Shėrbimi shėndetėsor i Kosovės ėshtė i gatshėm tė dėrgojė ekipe mjekėsore nė Shqipėri dhe tė pranojė tė plagosurit nga shpėrthimet nė Gėrdec, afėr Vorės, dhe tė gjitha kapacitetet janė nė gjendjen mė tė lartė tė gatishmėrisė. Janė nė gatishmėri spitalet e Prishtinės dhe tė Gjakovės. Pėr dėrgim tė ekipeve nė Tiranė apo pėr sjellje tė pacientėve nė Kosovė janė vėnė nė dispozicion katėr helikopterė tė KFOR-it. “Ndihma e parė ishin kėto 300 doza tė gjakut dhe 150 doza plazma tė ardhura nė Tiranė me njė helikopter tė forcave tė NATO-s”, tha Mazllum Belegu, drejtor i Qendrės Kombėtare pėr Transfuzionin e Gjakut.
Edhe kryeministri i Republikės sė Maqedonisė, Nikola Gruevski, i shprehu kryeministri Sali Berisha ngushėllimet mė tė thella pėr ngjarjen e Gėrdecit, bėri tė ditur Zyra e Shtypit pranė Kryeministrisė. Gjatė njė bisede telefonike, zoti Gruevski siguroi gatishmėrinė e plotė tė qeverisė dhe vendit tė tij pėr tė ndihmuar qeverinė shqiptare dhe Shqipėrinė nė kėto momente tė vėshtira. Edhe ministrja e Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Dora Bakojanis, zhvilloi njė bisedė telefonike me homologun shqiptar, Lulzim Basha, tė cilit i ka shprehur hidhėrimin pėr ngjarjen e rėndė nė Gėrdec tė Vorės. Duke ofruar ndihmėn nė kėtė situatė emergjente, ministrja Bakojanis e informoi z. Basha se "njė avion me pajisje mjekėsore dhe me njėsi gjaku ėshtė i gatshėm tė niset nga Athina". Gjithashtu, ministrja Bakojanis informoi se "2 spitalet e Janinės janė tė gatshme pėr tė pritur pacientėt shqiptarė nėse ėshtė e nevojshme, si dhe premtoi ēdo ndihmė qė nevojitet". Mesazhe tė shumta nga homologėt e saj nga vende tė ndryshme tė botės dhe diplomatė tė akredituar nė Tiranė ka marrė edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.


SHBA:
“Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janė me ushtarėt dhe tė tjerėt e prekur nė kėtė incident tė tmerrshėm”

BE:
Ambasadori i Delegacionit tė Komisionit Europian nė Tiranė, Helmuth Lohan, i pėrcjellė ngushėllimet kryeministrit Berisha

ITALI
Ministri italian i Mbrojtjes dėrgoi dy avionė me medikamente si dhe specialistė. Sot pritet tė vijė edhe njė tjetėr me ndihma ushqimore

KOSOVĖ
Dėrgojnė 300 doza tė gjakut dhe 150 doza plazma. Katėr helikopterė tė NATO-s nė operacion. Gati spitalet e Prishtinės e Gjakovės

GREQI
Dora Bakojanis informoi homologun shqiptar se "njė avion me pajisje mjekėsore dhe me njėsi gjaku po niset nga Athina"

Albania





#37

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:08

Tragjedia e Gėrdecit nė kėndvėshtrimin e medias ndėrkombėtare

Konfuzion tė dhėnash nė mediat e huaja pėr shpėrthimet

Tragjedia e ndodhur ditėn e shtunė ėshtė pasqyruar nė mėnyrė tė rrufeshme nga tė gjitha mediat e huaja, tė cilat kishin tė dhėna tejet kontradiktore nė lidhje me bilancin e kėsaj ngjarjeje. Pjesa mė e madhe e tyre i referoheshin Reuters, AP dhe AFP. “Katėr tė vdekur dhe 170 tė plagosur”. Ky ėshtė titulli i lajmit tė njoftuar nga CNN amerikan, i cili i referohet “The Associated Press”. Ndėrsa “The Washington Post” citon raportimin e korrespondentit tė Reuters nė Shqipėri. Titulli i lajmit ėshtė “Dyshohet pėr dhjetėra tė vdekur nga shpėrthimet e depos”. Lajmi shton se mes viktimave tė kėsaj ngjarjeje mund tė ketė edhe specialistė amerikanė. “Dyshohet pėr rreth 160 tė vdekur dhe tė plagosur nga shpėrthimi nė Shqipėri”, - shkruan britanikja “The Guardian”. Raportimi i bėrė nga “Anushka Asthana” citon deklaratat e Berishės, zėdhėnėses sė tij Juela Meēani dhe drejtuesit tė zyrės sė shtypit nė Ministrinė e Brendshme, Avni Neza.
Ndėrsa AFP-ja thotė se mbi 150 civilė dhe ushtarakė janė plagosur dhe kanė gjetur vdekjen. “Tronditet Shqipėria nga shpėrthimi gjigant”. Ky ishte titulli i medias mė tė fuqishme britanike, BBC. Ajo raporton pėr katėr tė vdekur dhe rreth 200 veta tė plagosur. “4 tė vdekur dhe 170 tė plagosur nė shpėrthimin nė Shqipėri”, - shkruan “Wall Street Journal”, e cila bazohet nė raportimin e bėrė nga “Associeted Press”. Ajo shkruan: “Njė shpėrthim masiv nė njė depo municionesh nė afėrsi tė Tiranės shpėrtheu tė shtunėn, duke vrarė tė paktėn katėr veta dhe plagosur mė shumė se 170 tė tjerė, pėrfshirė edhe fėmijė”.
Agjencia shtetėrore italiane e lajmeve ANSA shkruan: “Bilanc tragjik i shpėrthimeve nė Tiranė”. Sipas saj, “katėr tė vdekur dhe 200 tė plagosur”. Ky ėshtė bilanci provizor i shpėrthimit tė depos sė armėve nė Shqipėri. Kryqi i Kuq ka lėshuar njė apel pėr dhurim gjaku, pėr tė kuruar tė plagosurit, tė cilėt vazhdojnė tė mbėrrijnė nė spitalin e Durrėsit dhe atė tė Tiranės. Shumica e tė plagosurve ėshtė nė gjendje shoku. Ndėrsa “TGCOM” i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė ngjarjes sė djeshme tragjike tė ndodhur nė Tiranė. Nė artikullin e agjencisė sė MEDIASET-it raportohet pėr shpėrthimet e njėpasnjėshme tė depove tė armėve nė afėrsi tė Vorės. “Dhjetėra tė vdekur. Shumė prej tyre mund tė jenė ushtarakė amerikanė qė punonin nė depo. Shpėrthimet kanė shkaktuar 155 tė plagosur, midis tyre edhe njė 60-vjeēar italian. Dėshmitarėt kanė treguar se kanė parė njė re tė madhe tymi qė ėshtė pėrhapur nga vendi i shpėrthimit”, - thuhet nė artikullin e TGCOM. Mė tej kjo agjenci i ėshtė referuar zėdhėnėses sė qeverisė, Juela Meēani, e cila ka deklaruar: “Nuk e dinim saktėsisht numrin e tė vdekurve, por i druhemi sė keqes pėr tre skuadra, secila prej 21 personash, tė cilat kanė qenė duke punuar te depot nė momentin e shpėrthimit. Disa prej tyre ishin shtetas amerikanė”. E pėrditshmja italiane “Corriere” thotė: “Supershpėrthimi: Ferr nė Shqipėri, dhjetėra viktima”. Ajo vijon: “Njė tragjedi pa kufi. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nuk ka deklaruar shifra pėr shpėrthimet qė ndodhėn nė mesditė nė njė depo armėsh nė Vorė, 12 km nė veri tė Tiranės. Por ai tha se numri i viktimave ėshtė i lartė, ende nuk kemi tė dhėna pėrfundimtare”. Dyshohet qė viktimat mund tė jenė mbi 60. Deri tani trupat pa jetė tė gjetur janė 6, midis tyre edhe njė fėmijė. Rreth 200 persona tė tjerė kanė mbetur tė plagosur. Sė fundi ajo u referohet burimeve nga Ministria e Mbrojtjes sė Italisė, e cila bėn tė ditur se “nuk ka pasur ushtarakė italianė tė prekur nga ky incident”.
Ndėrsa edicioni europian i lajmeve tė kanalit arab “Al Jazeera” ka pėr headline: “Shpėrthimet e fuqishme tronditin kryeqytetin shqiptar”. Sipas saj, “tė paktėn 155 veta, pėrfshirė edhe shumė fėmijė, janė plagosur nga shpėrthime tė fuqishme tė municionit tė njė depoje tė ushtrisė nė afėrsi tė Tiranės, kryeqytetit tė vendit”.
“Konfirmohen katėr tė vdekur nga shpėrthimet nė depon e municioneve”, - raporton agjencia kineze “Xinhua”.


Albania
17 Mars 2008





#38

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:08

Topi: Reparti i Gėrdecit nė zonė tė pamenduar

Presidenti theksoi se tragjedi tė kėsaj natyre nuk mund tė kalojnė me njė komunikim mediatik


TIRANĖ- Katastrofa njerėzore dhe materiale qė shkaktoi shpėrthimi i pakontrolluar i depove tė municionit tė rėndė nė fshatin Gėrdec pranė Vorės, dy ditė mė parė, ka bėrė qė instancat mė larta shtetėrore tė bėjnė njė analizė paraprake nė lidhje me shkaqet e saj. Kreu i shtetit, presidenti Bamir Topi, nė njė dalje tė posaēme pėr mediat, duke u nisur nga pasoja shumė tė rėnda qė solli kjo ngjarje, megjithėse nuk ėshtė marrė me emra konkret, nuk ka nguruar tė deklarojė se pėrcaktimi i repartit ushtarak nė Gėrdec si vend ku bėhej ēmontimi i municionit, nuk ka qenė i studiuar siē duhet, duke mos marrė parasysh rrezikun pėr popullatėn civile qė jetonte pėrreth. Sipas tij, reparti ndodhej nė njė pikė tė afėrt me njė sėrė vendesh strategjike siē janė aeroporti i Rinasit, autostrada Tiranė- Durrės, por edhe qyteti i Vorės me fshatrat pėrreth."Nė pamje tė parė fakti qė jemi edhe nė njė analizė tė tillė na bėnė qė tė vlerėsojmė se pozicionimi ka qenė i pamenduar, kuptohet midis Tiranės, Durrėsit dhe Rinasit.


Gjithsesi kjo ėshtė njė analizė e pėrgjithshme qė e bej edhe unė dhe e bėni dhe ju, por sigurisht na lejoni qė tė lejojmė institucionet qė tė merren me kėtė problem, tė vlerėsojnė dhe kėtė moment dhe patjetėr qė do tė ketė njė pėrgjigje", - tha presidenti Bamir Topi. Nga ana tjetėr nė vijim tė bėrjes sė transparencės sė kėsaj ngjarje kreu i shtetit ka theksuar vendosmėrinė pėr tė bėrė njė analizė tė plotė pėr tė nxjerrė mė pas dhe pėrgjegjėsit e saj. I pyetur nė lidhje me pėrgjegjėsitė direkte tė individėve tė veēantė pėr kėtė tragjedi, presidenti ėshtė shprehur se shkaqet dhe pasojat e saj do ti nėnshtrohen njė analize tė thellė. "Ne jemi tė vendosur pėr tė bėrė transparencėn e duhur nėpėrmjet institucioneve ligjore nė mėnyrė tė nxjerrim mėsim qė tė gjithė tė jemi tė ndėrgjegjshėm qė tragjedi tė kėsaj natyre nuk mund tė kalojnė me njė komunikim mediatik qė po bėjmė me ju", - u shpreh Topi. Pėr kėtė qėllim ai deklaruar se ka vendosur qė tė thėrrasė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare, pėr tė bėrė jo vetėm njė analizė verbale por edhe njė studim tė hollėsishėm tė tė gjitha fakteve pėr tė bėrė tė mundur parandalimin e ngjarjeve tė tilla. Ndėrkohė qė pėrsa i pėrket masave pėr pėrballimin e situatės sė krijuar presidenti ka siguruar banorėt e prekur nga kjo katastrofė se qeveria dhe shteti shqiptar do tė marrė pėrsipėr kompensimin financiar pėr tė rindėrtuar dhe riparuar tė gjitha shtėpitė dhe pronat e shkatėrruara nga vala e presionit qė ēliroi shpėrthimi i municionit nė repartin e Gerdecit. Pėrsa i pėrket kondicionimit tė mundshėm qė mund tė ketė kjo ngjarje nė marrjen e ftesės nga ana e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė NATO nė samitin e Bukureshtit, kreu i shtetit nisur edhe nga mesazhet e ardhura nga drejtues tė lartė tė shteteve evropiane dhe institucioneve ndėrkombėtare ka shprehur besimin se kjo situatė nuk do tė influencojė nė kėtė proces.


ALUIZNI ka nisur tė bėjė dhe llogaritjen e plotė tė dėmeve materiale tė shkaktuara nga shpėrthimet.

Berisha: Katastrofa, heqim dore nga ēmontimi


TIRANĖ- Pėrsėritja e ngjarjeve tė rėnda, si ajo para dy ditėve nė Gėrdec tė Vorės (nė 2006 njė situatė e tillė, por me pėrmasa mė tė vogla u krijua dhe nė Dhėmblan tė Tepelenės), ka detyruar shtetin shqiptar qė tė tėrhiqet nga demontimi i municionit tė vjetėr qė ekziston sot nė depo dhe tunelet e shumta tė ushtrisė shqiptare. Duke e konsideruar procesin e demontimit tė municioneve si tepėr tė rrezikshėm nė radhė tė parė pėr ata qė merren me kėtė proces, por edhe pėr popullsinė civile, qeveria shqiptare ka vendosur qė tė ndryshojė "taktikė" nė kėtė drejtim. Kreu i qeverisė shqiptare Sali Berisha nė pėrpjekje pėr tė parandaluar pėrsėritjen e katastrofave tė tilla ka deklaruar dje se ushtria shqiptare do tė heqė dorė nga ēmontimi dhe se do tė pėrdorė praktika tė tjera asgjesuese tė mbetjeve tė vjetra ushtarake. Nė vijim tė kėsaj ai ka theksuar se njė variant i mundshėm ėshtė ai djegies sė hapur apo dhe eksplodimi i tyre nė gropa larg zonave tė banuara. "Unė mendoj se ne nuk duhet tė merremi mė me ēmontimin e kėtij materiali, ka mėnyra tė tjera, njėra prej tė cilave ėshtė djegia e hapur, tjetra ėshtė eksplodimi. Por edhe kėto rrugė kanė rreziqe, sepse kėrkojnė transport.

Nuk mund t'i eksplodosh dot kėto materiale, as t'i djegėsh aty ku janė, por duhet tė pėrzgjidhen gropa tė thella dhe sa mė larg zonave tė banuara. Kėshtu qė, ne do tė studiojmė, me ekspertė tė huaj, kėto mundėsi", - tha kryeministri Berisha. Kjo ka theksuar kryeministri ėshtė njė ēėshtje qė duhet ti jepet njė zgjidhje sa mė e shpejtė. Ndėrkohė qė lidhur masat e ndėrmarra pėr pėrballimin e situatės kreu i ekzekutivit ka deklaruar se qeveria shqiptare nė bashkėpunim dhe me tė gjitha institucionet e tjera ka marrė tė gjitha vendimet e duhura fillimisht pėr normalizimin e gjendjes dhe mė pas pėr riparimin e dėmeve tė shkaktuara. Nė drejtim tė realizimit tė kėtij qėllimi, ai ka zhvilluar dhe njė mbledhje me shtabin e emergjencės nė Vorė, ku dhe ka kėrkuar angazhim tė plotė tė gjitha strukturave shtetėrore pėr pėrballimin e situatės. Ai ka siguruar se ALUIZNI, si njė agjenci e specializuar, ka nisur tė bėj dhe llogaritjen e plotė tė dėmeve materiale tė shkaktuara nga shpėrthimet.



Demolimi i municioneve, Berisha mėnjanoi Moisiun

TIRANĖ- Qeveria shqiptare kishte mėnjanuar rolin e presidentit tė Republikės nė mars 2007, kur kishte nėnshkruar marrėveshjen pėr trajtimin e municioneve tė armatimeve pas heqjes nga pėrdorimi. Burime pranė ish-presidentit Alfred Moisiu, i cili ishte edhe komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura dhe kryesonte Kėshillin e Sigurisė Kombėtare, deklaruan dje pėr gazetėn "Shekulli" se kabineti Berisha kishte injoruar rolin kushtetues tė presidentit tė vendit. Nė kohėn kur ėshtė kaluar nė qeveri Vendimi i Kėshillit tė Ministrave, numėr 3887, i datės 14 mars 2007, marrėdhėniet mes qeverisė sė Partisė Demokratike dhe presidentit ishin shumė tė tensionuara dhe nuk kishte fare kontakte institucionale mes kryeministrit dhe kreut tė shtetit. Kjo nga ana politike. Nga ana tjetėr vendime tė tilla tė qeverisė, qė kanė tė bėjnė me sigurinė kombėtare nuk mund tė mos kenė edhe miratimin e komandantit tė pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura dhe tė kryetarit tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare. Sipas mandatit qė i jep Kushtetuta e Shqipėrisė, nė kreun e dytė tė saj thuhet se: "Presidenti i Republikės ėshtė Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė dhe gėzon autoritetin e plotė tė komandimit e tė drejtimit tė Forcave tė Armatosura. Ndėr detyrat dhe pėrgjegjėsitė e tij ėshtė miratimi i planit tė veprimeve tė Forcave tė Armatosura nė kohė paqeje". Por pėrveē injorimit kushtetues tė rolit tė presidentit tė vendit, qeveria pėr arsye tė qėllimshme shmangu edhe konsultimet me presidentin, i cilikishte njė karriere shumėvjeēare si drejtues nė armėn e xhenios.

Rama viziton tė plagosurit e ndodhur nė spital

Rama: Me qetėsi tė nxjerrim pėrgjegjėsitė

TIRANĖ- Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama shoqėruar dhe nga deputetė socialistė, ka vijuar dhe dje qė tė qėndrojė pranė tė prekurve nga katastrofa e shpėrthimeve nė Gėrdec. Qė nė orėt e para tė ditės sė djeshme kreu socialist ka vizituar dhe njė herė tė plagosurit nė Spitalin Ushtarak nė kryeqytet. Pasi ka vizituar, pavion mė pavion tė plagosurit, tė cilėt ende gjenden tė shtruar nė kėtė spital, Kryetari i Partisė Socialiste Rama ka shprehur falenderime pėr ekipin e mjekėve, infermierėve, forcat e xhenios, ushtarė e forca policore tė angazhuara nė pėrballimin e kėsaj situate. "Besoj ėshtė rasti pėr tė falenderuar nga zemra tė gjithė ata djem nėnash, policė, ushtarė qė u angazhuan dje, dhe vazhdojnė tė jenė tė angazhuar, forca tė xhenios pėr mėnyrėn sesi i dolėn pėrballė kėsaj katastrofe, e cila pa dyshim ėshtė njė katastrofė me pėrmasa tė jashtėzakonshme", - tha Rama pas vizitės nė spital. Megjithėse ėshtė munduar qė ti shmanget interpretimit politik tė shkaqeve tė kėsaj ngjarje, kreu i selisė rozė ka kėrkuar qė organet kompetente tė nxjerrin pėrgjegjėsit pėr kėtė tragjedi. "Janė orė pėr maturi dhe qetėsi. Por, nga ana tjetėr ėshtė njė katastrofė pėr tė cilėn do tė na duhet tė fokusohemi, dhe me qetėsi e drejtėsi tė nxjerrim tė gjitha pėrgjegjėsitė. Ndėrkohė, nė respekt tė atyre qindra, familjeve qė sot janė tė pastrehė dhe qė sot kėrkojnė ende njerėz tė humbur, tė atyre fėmijėve, grave qė janė tė traumatizuar duhet tė mbetemi me kaq dhe tė mos shtyhemi mė tej, pasi ditėt nė vijim do tė na japin tė gjitha mundėsitė pėr tė bėrė detyrėn edhe nė funksion tė zbardhjes sė kėsaj tragjedie, pėr tė cilėn uroj qė Prokuroria tė ketė filluar dhe ajo tė bėjė detyrėn e saj, si strukturat e tjera qė pėrmenda", - tha Rama. Ndėrkohė gjatė ditės sė djeshme Rama ka vizituar edhe tė mbijetuarit e tragjedisė sė Gėrdecit nė konvalishencat e mbrojtjes dhe tė rendit, nė Durrės.

Mediu: "MEICO" lidhi kontratė me "SAC"

TIRANĖ- Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ėshtė shprehur i gatshėm tė marrė ēdo pėrgjegjėsi qė do tė nxjerrin organet hetimore nė lidhje me ngjarjen e ndodhur nė fshatin Gėrdec pranė Vorės. Megjithatė ai e ka konsideruar debatin pėr pėrgjegjėsinė e shkaktimit tė kėsaj tragjedie si tė parakohshėm, pasi, sipas tij, ėshtė momenti qė tė gjitha instancat shtetėrore tė merren me pėrballimin e situatės sė rėnduar tė krijuar nė zonėn rreth vatrės sė shpėrthimit nė Gėrdec. "Po merrem me punėn pėr tė qetėsuar situatėn sėbashku me strukturat e tjera nė mėnyrė qė tė vendosim tė paktėn kontrollin nė zonė dhe tė shpėtojmė sa tė jetė e mundur dhe tė pastrojmė zonėn nga predhat. Koha pėr tė vėrtetuar pėrgjegjėsitė e gjithėsecilit ėshtė pėrpara dhe unė kam korajon dhe moralin pėr tė pėrcaktuar pėrgjegjėsitė e mija", - tha ministri Fatmir Mediu. Nė lidhje me debatin pėr kontratėn e lidhur pėr demontimin e municioneve, ministri ka bėrė tė ditur se Ministria qė ai drejton dhe ndėrmarrja shtetėrore "MEIKO" qė funksionon pranė kėsaj ministrie pėr ēėshtjet e import-eksportit kanė kontraktuar vetėm kompaninė amerikane "Southern Ammunition Company". "Ministria e Mbrojtjes, drejtoria e MEIKO e cila merret me eksport-importin edhe me kėtė proces kanė njė kontratė tė vetme dhe kjo ėshtė kontrata me kompaninė amerikane. Ēėshtjet e kontratės sė kompanisė amerikane janė marrėdhėnie e tyre private. Sesi duhet tė kontrollohet kjo marrėdhėnie ėshtė ēėshtje tjetėr", tha Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu duke garantuar vendosmėrinė e tij pėr ti shkuar deri nė fund zbardhjes sė gjithė kėsaj ngjarje.



Topalli viziton tė plagosurit nė spital

TIRANĖ- Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli ka ndjekur dje nga afėr situatėn e tė lėnduarve nga katastrofa e gėrdecit. Ajo ka bėrė njė vizitė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, pėr tė parė gjendjen e tė plagosurve nga shpėrthimi i njė dite mė pare. Topalli ėshtė interesuar pranė mjekėve nė lidhje me gjendjen shėndetėsore tė plagosurve, duke diskutuar nė lidhje me nevojat dhe gjendjen e medikamenteve tė domosdoshme pėr kurimin e tyre. Gjithashtu kryeparlamentarja ka takuar dhe familjare tė tė lėnduarve duke i uruar atyre shėrim tė shpejtė tė tė afėrme dhe duke u dhėnė kurajo pėr tė pėrballuar dhimbjen. "Pėrgėzoj dhe falėnderoj ekipin e mjekėve tė Spitalit Ushtarak pėr gatishmėrinė e tyre. Tė menaxhosh njė situatė tė tillė nė mėnyrė kaq tė veēantė ėshtė njė meritė e jashtėzakonshme e tyre. Nė spital kanė ardhur 169 tė lėnduar tė shkallėve tė ndryshme qė po trajtohen kėtu, ndėrsa disa janė nisur pėr kurim tė mėtejshėm 5 tė plagosur nė Greqi dhe 4 tė tjerė nė Itali. Ėshtė diēka e jashtėzakonshme qė, pa i bėrė asnjė thirrje, tė gjithė mjekėt kanė ardhur pėr tė qenė tė gatshėm nė kėtė tragjedi, pėr t'i shėrbyer tė gjithė atyre qė kishin nevojė", tha Topalli.

"Shekulli"





#39

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 09:09

"GERDECI", KRASNIQI LETER KRYEMINISTRIT (17/03/2008)
Nje mesazh ngushellimi kryeministrit Sali Berisha i ka ardhur edhe nga kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi. "Ju shkruaj per t'ju shprehur ngushellimet e mia me te aferta dhe te sinqerta per humbjen tragjike te nje numri te qytetareve te Shqiperise nga shperthimet ne depon e municioneve ne fshatin Gerdec. Kjo tragjedi me permasa kaq te medha per popullin shqiptar ka shkaktuar emocion dhe keqardhje te thelle tek une personalisht dhe tek mbare qytetaret e Kosoves. Institucionet dhe populli i Kosoves po e ndjekin me shqetesim kete ngjarje te dhimbshme ne Shqiperi dhe jane gati te ofrojne cdo ndihme qe varet prej tyre", thuhet ne letren e kreut te kuvendit kosovar.

Burimi i lajmit: Televizioni TopChannel





avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 18th March 2008, 09:18

Berisha mashtroi pėr Gėrdecin
Mar, 18 Mars 2008


TIRANĖ- Kontratat e tragjedisė sė Gėrdecit janė dėshmia mė e fundit e abuzimeve tė kryera nė procesin e ēmontimit tė municioneve tė rėnda ushtarake. Nė dukje dy kontrata tepėr tė rregullta por qė asnjė prej tyre nuk ėshtė zbatuar nė praktikė. Ministria e Mbrojtjes ka bėrė dje publikimin e tyre pas tre ditėsh zvarritje por ato kanė zbuluar edhe abuzimet e shumta qė kanė ndodhur. Duke nisur nga mėnyra e ēmontimit tė predhave e deri tek siguria tepėr e ulėt, janė vetėm disa arsyet e tragjedisė qė ka shkaktuar deri tani 16 tė vdekur dhe 300 tė plagosur. Publikimi mė nė fund i kontratave ka "nxjerrė zbuluar" edhe kryeministrin Berisha, i cili ėshtė fshehur pėr ditė me radhė pas faktit qė ēmontimi i predhave bėhej nga njė kompani amerikane. Nė kontratė ėshtė pėrcaktuar tepėr qartė se firma amerikane do tė marrė njė nėnkontraktor pėr tė kryer punėn e saj. Pėr kėtė nėnkontraktor qeveria shqiptare nuk ka asnjė tė dhėnė, nuk ka asnjė kontratė tė lidhur dhe nuk di se ēfarė personash punonin nė kėtė proces tė rrezikshėm.

Dy kontrata me vlerė rreth 2.2 milionė dollarė amerikanė dhe njė listė e gjatė shkeljesh qė i shoqėron. Kontratat janė firmosur nga drejtori i MEICO, Ylli Pinari dhe personi i deleguar i Southern Ammunitions Company, Patrick. C. Henry III. Kontrata e parė ėshtė lidhur mė gjashtė qershor tė vitit tė kaluar dhe ka si qėllim shitjen e municioneve qė do tė kalojnė pėrmes procesit tė demilitarizimit. Kontrata ėshtė pėr shitjen e 50 milionė e 100 mijė fishekė nga kalibri 12.7 mm deri tek ai 54 mm dhe vlera totale e saj ėshtė 1.611 milionė dollarė amerikanė. Ndėrkohė kontrata e dytė ėshtė lidhur mė 28 dhjetor 2007. Ajo ka njė vlerė prej 582 mijė dollarėsh amerikanė dhe parashikon demolimin e predhave me kalibėr nga 20 deri 152 mm.

Kontratat parashikojnė ngritjen e fabrikės sė ēmontimit nė Gėrdec tė Vorės dhe njė pjesė e territorit do tė jetė nėn kontrollin e forcave tė pėrbashkėta. Ndėrkohė i gjithė territori do tė jetė nė pėrdorim tė firmės amerikane deri nė pėrfundim tė kontratės. Kjo pjesė e kontratės nuk ėshtė zbatuar asnjė herė pasi nė vendin ku bėhej ēmontimi nuk ka pasur asnjė roje ushtarake. Ka qenė njė kompani private sigurie e paguar nga SAC dhe askush tjetėr nuk ka pasur dijeni se ēfarė ndodhte aty. Mė pas nė kontratė saktėsohet se MEICO duhet tė marrė pėrsipėr transportin e municioneve deri nė fabrikėn qė ndodhet nė Gėrdec. Mė pas municionet merren nė dorėzim nga firma amerikane dhe ajo mban pėrgjegjėsi tė plotė pėr to. Tė gjitha shpenzimet qė kanė tė bėjnė me demolimin, transportimin e armatimeve si dhe kostot e tjera si qiraja e tokės e faturat e ujit dhe energjisė elektrike merren pėrsipėr nga SAC.

Municionet luftarake duhet tė dorėzohen nė Gėrdec ēdo ditė nga MEICO. Dorėzimi i tyre bėhet nė prani tė dėshmitarėve, tė cilėt verifikojnė edhe dokumentacionin pėrkatės. Njė tjetėr detyrė e MEICO ėshtė sigurimi i lejeve tė punės pėr firmėn amerikane si dhe punėtorėt e saj. Por pėrveē dorėzimit tė municionit ēdo ditė nga ana e MEICO, SAC duhet tė kujdeset qė ēdo ditė tė hiqet baruti dhe tritoli. Predhat e ēmontuara pėrmbajnė hekurishte pėr skrap, bronc, barut dhe tritol. Kėto dy tė fundit janė elementė tepėr tė rrezikshėm dhe pėr pasojė duhet tė largohen ēdo 24 orė nga vendi i demolimit. Sipas kontratės, eksplozivėt duhet tė dėrgohen nė magazina tė veēanta, ruajtja e tė cilave do tė bėhet nėn masa tepėr tė rrepta.

Kushtet e sigurisė

Njė pikė e kontratave ėshtė ajo ku shpjegohen masat "tepėr tė larta tė sigurisė". "Demolimi i municionit do tė bėhet nė kushte tepėr tė larta sigurie, sipas specifikimeve teknike qė kėrkon ky proces",- thuhet nė kontratė. Por nė realitet masat e larta tė sigurisė pėrfunduan nė njė territor tė rrethuar me llamarina, brenda tė cilit punonin disa fshatarė tė gjorė qė nuk kishin asnjė dijeni pėr rrezikshmėrinė e predhave luftarake. Kėta janė edhe viktimat e tragjedisė. Sigurisht qė dikush, ose mė saktė shumė zyrtarė shtetėrorė, duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr kėtė fakt.

Specialistėt amerikanė

Kontrata parashikon edhe ndėrtimin dhe instalimin e tė paktėn dhjetė vijave demilitarizimi dhe sigurimin e nga katėr deri nė dhjetė teknikėve qė kanė si detyrė instalimin, supervizimin dhe mirėmbajtjen e pajisjeve. Nė realitet punėtorėt panė vetėm njė herė ca "specialistė" qė u dhanė kėshillėn e vlefshme: Mos pini duhan mbi barut!.

Baruti dhe tritoli

"Baruti dhe eksplozivė tė tjerė nga ēmontimi duhet tė transportohen jashtė qendrės sė ēmontimit drejt magazinės sė barutit ose eksplozivit sipas tė gjitha rregullave teknikė tė kėtij procesi. Transportimi i barutit duhet tė kryhet jo mė pas se njė herė nė 24-orė",- thuhet nė kontratat e nėnshkruara nga MEICO dhe SAC. Por punėtorėt e mbijetuar tė tragjedisė kanė deklaruar se baruti e tritoli qė shpėrthyen mesditėn e sė shtunės kishin ditė qė ndodheshin aty, pa ndonjė magazinim tė veēantė.

Kompania amerikane mohon kontratėn e dytė. Dyshohet se ajo ėshtė falsifikuar gjatė ditėve tė fundit

SAC: Nuk kemi lidhje me demolimin e predhave


Pėrfaqėsuesit e firmės amerikane "Southern Ammunition Company", thanė dje se ata nuk kanė qenė tė pėrfshirė nė operacionin e fundit nė fshatin Gėrdec pėr ēmontimin e municioneve. Tė kontaktuar nga Zėri i Amerikės, pėrfaqėsues tė kėsaj kompanie me qendėr nė Karolinėn e Jugut, shpjeguan se kontrata me Ministrinė e Mbrojtjes tė Shqipėrisė ishte lidhur nė prill tė vitit 2007, pėr tė ēmontuar municione tė kalibrit tė vogėl dhe kishte pėrfunduar nė dhjetor tė 2007. Kontrata, sipas tyre, pėrfshinte vetėm dhėnien e pajisjeve dhe jo transport, ose personel, dhe vetėm pėr ēaktivizimin e municionit tė kalibrit tė vogėl. Zyrtarėt e firmės thonė se aktiviteti i tyre ėshtė zhvilluar nė fshatin Gėrdec, aty ku ndodhi shpėrthimi i tė shtunės. Sipas zyrtarėve tė kėsaj firme, njė operacion i dytė, filloi nė janar tė vitit 2008, pėr ēmontimin e municioneve me kalibėr tė madh, por ky operacion nuk pėrfshinte kompaninė Southern Ammunition. Kompania, thonė zyrtarėt e saj, nuk ofroi njerėz, teknologji apo pajisje pėr operacionin e dytė. Sipas zėdhėnėsit tė saj, kjo firmė ka punuar me kompaninė lokale shqiptare, por vetėm pėr municionet me kalibėr tė vogėl dhe jo pėr ato me kalibėr tė madh qė filluan tė ēmontohen pas janarit. Ndėrkohė kryeministri Berisha ėshtė justifikuar dje duke thėnė se me kėtė ēėshtje ėshtė marrė vetėm Ministria e Mbrojtjes. "Kompania ka paraqitur njė kėrkesė me shkrim dhe se disponojmė kėrkesėn me shkrim tė kompanisė pėr njė kontratė tė re pėr ēmontim municionesh. Pėrveē kėsaj kėrkesė, Ministria e Mbrojtjes disponon dokumentin apo kontratėn e firmosur, siē thotė drejtoria pėrkatėse e marrėdhėnie tregtare, me kompaninė nė fjalė. Tė themi tani qė kėto tė jenė falsifikuar tė tėra unė mė duket njė gjė jashtė tė gjitha... megjithatė, ka njė hetim nga prokuroria e vendit, e cila po punon dhe do tė punojė pėr zbardhjen e plotė tė tė gjitha pėrgjegjėsive. Ministria e Mbrojtjes ka afruar dhe do tė ofrojė ēdo dokument qė nevojitet, dhe jo vetėm prokurorisė, por edhe medieve",- tha kryeministri Berisha. Ai ia ka hedhur tė gjitha fajet Ministrisė sė Mbrojtjes dhe firmės MEICO. "Nuk kam pasur asnjė dijeni pėr nėnkontraktimin dhe kryeministri nuk ka dijeni pėr asnjė nga kontraktorėt. Nėse i referohemi ligjit tė ri tė prokurimit publik, ligj i ri i prokurimeve publike i ka hequr ēdo tė drejtė Kėshillit tė Ministrave qė tė sillet si autoritet kontraktues kolektiv. Nė asnjė rast kryeministri dhe KM nuk ka dijeni pėr nėnkontraktorėt, ka njė rrethanė nė tė cilėn kryeministri mund tė ketė dijeni dhe kjo ėshtė kur vijnė ankesat, pasi atėherė kemi njė departament tė antikorrupsionit, kryeministri nuk ka dijeni pėr firmėn kontraktuese",- tha Berisha.

Dyshimi pėr falsifikimin e kontratės sė dytė

Pikėrisht kjo kontratė e dytė e lidhur me kompanisė shqiptare MEICO dhe "Southern Ammunition Company Inc"ėshtė tepėr e dyshimtė. Ajo ėshtė firmosur nga Ylli Pinari dhe Patrick. C. Henry III, ashtu si dhe kontrata e parė. Por pėrveē faktit qė kjo kontratė ėshtė mohuar nga pala amerikane, edhe firmat qė ndodhen nė tė janė disi tė dyshimta. Firma e Ylli Pinarit ėshtė e njėjtė nė tė dyja faqet ndėrsa ajo e Patrick. C. Henry III ėshtė krejtėsisht e ndryshme. Edhe me sy tė lirė mund tė dallohet shumė lehtė ndryshimi mes dy firmave. E nėnshkruar mė 28 dhjetor tė vitit tė kaluar, kjo kontratė nuk tregon vendin se ku ėshtė bėrė firmosja.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


#41

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 2 e 4)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi