Forumi Zeri YT! » Argėtim - Humor » Kinematografia dhe televizioni »
Timo Flloko nga A nė Zh

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 17th March 2008, 12:20

Timo Flloko nga A nė Zh

Njė portret i paautorizuar i aktorit, duke filluar qė nga rolet e hershme e deri tek i fundit, qė nga pengjet e deri tek dashuritė e mėdha tė jetės sė tij


A si Amerika. “Nuk ika pėr tė mos u kthyer, ashtu edhe siē nuk jam kthyer pėr tė mos ikur”, ka thėnė nė njė nga intervistat. E nėse njė ofertė do t’i vinte prej andej, me siguri qė do tė ishte gati tė merrte sėrish rrugėn, me siguri pėr t’u kthyer sėrish mė pas.


B si babai, nga i cili duket se e ka trashėguar talentin e qė, sipas tė birit, ishte njė komik i lindur, kėndonte kanconeta komike italiane me mandolinė dhe shpesh Timos i dukej si Ēaplini. Kur i tha se do tė konkurronte pėr aktor, ai i tha: “Ose nė majė, ose hiē, sepse s’ka gjė mė dėshpėruese se mungesa e talentit te njė aktor i rėndomtė”.


C si censura e atėhershme, qė shpesh i ka prerė momentet mė tė bukura nga njė rol, mbase mė tė mirat e tij si aktor, siē ka ndodhur me monologun e Aleksit te “Ballė pėr ballė” apo tek filmi “Binarėt”.


Ē si Ēerēiz Topulli. Do tė mjaftonte ndoshta vetėm ky rol qė portreti i Timo Fllokos tė mbetej i mirėskalitur nė historinė e kinemasė shqiptare. Nė fakt, mė shumė sesa me personazhe “negative”, ai ėshtė bėrė i dashur pikėrisht me figura heronjsh.


D si De Niro. Ėshtė krahasuar jo pak herė me tė. E nėse fati do ta kishte lidhur qė herėt me Hollivudin, me siguri qė do tė kishte njė De Niro tė dytė.


E si Edi Karbone, roli i tij i fundit, i cili e riktheu me sukses nė teatėr. Njė rol i fuqishėm, njė figurė komplekse dhe realiste, qė ndeshet me problemet sociale nė Amerikė, por qė ngec nė njė ēengel, ku mbetet i varur nė ndėrgjegjen e tij. Ėshtė si dashuria e paarsyeshme ndaj mbesės sė gruas, Ketrinės. Kryekėput ndryshe nga tė gjithė rolet e deritanishme tė Fllokos.


F si filmi. Rikthimi nė teatėr vėshtirė se mund tė bėjė atė ndarjen e madhe. Sepse Timo Flloko do tė vazhdojė gjatė tė ngelet artist i lidhur ngushtė me filmin. S’mund tė ndodhte ndryshe, pėrderisa ėshtė lidhur qė nė fillim me ekranin e jo me skenėn.


G si Grabocka, bashkėshortja e tij. Njė martesė e hershme, qė duket se nuk ėshtė kėrcėnuar kurrė nga vitet. Njė arsye mė shumė qė ata tė kthehen nė njė nga ēiftet mė tė njohur tė Tiranės.


Gj si gjashtėdhjetė vitet e tij. Nuk janė pak, por pėr tė duket se koha ka ndaluar diku tek fundi i tė dyzetave. Tė paktėn portreti i tij vėshtirė se mund tė dėshmojė pėr tė kundėrtėn.


H si Hollivudi. Nga tė paktėt artistė Shqiptarė qė e ka prekur prej vėrteti. Sepse regjisorėt hollivudianė nuk mund tė ishin indiferentė ndaj portretit, aksentit, ekspresivitetit, natyrės sė tij tė veēantė dhe atė ēfarė ishte tipike nė karakterin e tij pėr tė luajtur nė “Bad Guys”.


I si idhujt e tij. Naim Frashėri nė skenėn e teatrit e, pas pėrvojės sė tij hollivudiane, duket se refleksioni e ēon tek Ndrek Luca, njė aktor i ndryshimeve tė spikatura nga roli nė rol.


J si joshės. Vazhdon tė ngelet njė ndėr aktorėt mė sharmantė. Pesha e viteve duket se nuk i rėndon. Tė paktėn jo nė fizikun e tij tė drejtė e sportiv.


K si “Kur zbardhi njė ditė”, filmi qė shėnoi fillimin e karrierės sė tij tė plotė nė kinematografi, nė vitin 1970.


L si Linda, e bija, e cila si natyrė duket se ka marrė gjithēka nga i ati, por qė ka vendosur tė zgjedhė profesionin e gjyshit tė saj, tė bėhet mjeke e jo aktore apo regjisore si e ėma.


M si mėsuesi te “Lulėkuqet mbi mure”, njė nga rolet e tij mė tė spikatura nė kinematografi, por edhe njė nga filmat e tij mė tė dashur, qė e pėrmend sa herė qė i kėrkohet tė pėrzgjedhė mes shumė tė tjerėve rolin e tij tė preferuar.


N si “Nata e parė e lirisė”, ku ai luan rolin e hamallit tė quajtur Ēeēen. Njė rol nga ata qė njė aktor i madh do t’i konsideronte si tė vegjėl, por qė Flloko e ka realizuar nė tė atillė mėnyrė sa, edhe nėse ngjarjet apo titullin e filmit askush nuk i mban mend, Ēeēenin e kujton medoemos.


Nj si “Njeriu me top”, njė nga rolet e shumtė qė e rivendos sėrish nė figurėn e heroit.


O si Olimpi. Ishte drama e Ismail Kadaresė “Stinė e mėrzitshme nė Olimp” ajo qė i rihapi rrugėn e teatrit Timo Fllokos, tė njohur mė sė shumti nga publiku i gjerė pėr rolet e tij nė film. Plot 35 tė tilla.


P si poezia, pasioni i tij qė nga rinia, por qė shumė pak ia njihnin deri pak vite mė parė, atėherė kur emri i tij nisi tė pėrhapej si autor tekstesh pėr kėngė. Vetėm tek tė ‘50-at aktori nisi ta mposhtte ngurrimin e adoleshencės pėr tė shfaqur lirikat e veta dhe atėherė tė gjithė mundėn tė mrekulloheshin pas vargjeve tė Fllokos. Sipas tij, poezia ėshtė njė shfrim, njė nevojė shpirtėrore, njė meditacion, njė bisedė me veten, eksplorim, madje vetėnjohje.


R si “Rob i Manive”, titulli i pėrmbledhjes poetike, i pari dhe i vetmi botuar rreth katėr vjet mė parė, qė ka bėrė bashkė vjershat e shkruara qė nga rinia, tė fshehura ndrojturazi sirtarėve, e deri tek poemat e lirikat e panjohura tė Fllokos.


Rr si “Rrethim i vogėl”, njė nga filmat mė tė suksesshėm tė fundit tė ‘80-ės, ku Flloko ka dalė nga kostumi i heroit.


S si “Syri magjik”, mė i fundit film i Kujtim Ēashkut, i cili suksesin e vet ia ka besuar pikėrisht Fllokos. As qė ka menduar tjetėr, por thuhet se ka qenė njė zgjedhje gati-gati e lindur bashkė me rolin.


Sh si Shekspiri dhe “Hamleti”. Nėse ka njė peng nė jetėn e tij, ėshtė pikėrisht kjo ėndrra qė vazhdon tė ngelet nė sirtar: tė veshė petkat e Hamletit. E nėse erėrat e fatit do ta ēonin tek ky personazh, atėherė Timo Flloko vėshtirė tė ketė mė pengje.


T si teatri, dashuria e tij e pėrjetshme, qė nė fakt e ka takuar rrallė. Ama, ashtu si edhe nė ekran, shkėlqen me po tė njėjtėn forcė edhe nė skenėn e teatrit, nė mos mė shumė.


V si “Vdekja e kalit”. Ai ėshtė njė nga filmat e tij tė preferuar. Por edhe filmi qė do tė thyente tabutė e do tė realizonte pėr tė parėn herė njė skenė erotike. Edhe pse pas atij roli i kanė thėnė: “Ti s’di tė puthėsh”.


Xh si xhinset. Janė tė rralla rastet kur i duhet t’i ndėrrojė xhinset me kostum e kollare. Sepse ėshtė pėrshtatur me veshjen sportive me po aq lehtėsi sa do t’i pėrshtatej edhe njė roli qė e bėn tė ndihet brenda natyrės sė tij.


Y si Yllka Mujo, njė nga partneret e tij nė film dhe teatėr. Fillimisht tė dy, ende tė rinj, do tė ndanin sheshin e xhirimit nė “Malet me blerim mbuluar”, derisa njė vit mė parė, me pėrvojėn e fituar mbi supe edhe nė teatėr, do tė realizonin rolet mė tė bujshme tė skenės sė sotme teatrore. Fillimisht me “Hotel Franca” dhe tashmė me “Pamje nga ura”.


Z si zėri i tij mjaft i dallueshėm pėr tonet e ėmbla lirike. Aq sa kur mendohet pėr recitim tė poezive, mendja tė shkon pikėrisht tek interpretimi i zėrit tė tij.


Zh si zhurma e fundit qė shkaktoi roli i tij nė dramėn “Pamje nga ura”, qė dyndi kryeqytetasit nė sallėn e Teatrit Kombėtar dhe riktheu Timo Fllokon mė fuqishėm se kurrė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 17th March 2008, 13:04

Nje nga aktoret me te mire shqiptar....



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 17th March 2008, 14:21

Timo flloko mbetet nji nga rtistet me te cmuar edhe me i pazevndesuar me rolet e tije qe ka spikature ne filma edhe ne aktrim te teatrit tone kombetare .



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 24th March 2018, 00:03

Pres.

U fik muzgu, u err nata,
Dhe une rri…te pres,
Bej te iki, s’me le zemra,
Se me mban nje shprese.

Gdhiu dita, behu dielli,
Prape me lind nje shprese,
Hena lart ma ben me sy
Me josh qe ta pres…!

Ajo s’vjen …ditet terhiqen,
Mezi, …me pertese,
Sa me shume shpresen humb,
Aq me gjate e pres…!

Ne s’ardhte me, ne s’ardhte kurre,
Prape une do ta pres…
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar ne shprese!

Mbaron jeta prit e prit,
Une vdes…dhe ti vdes.
Ne ate bote si shpagim
Pritje s’ka… as shprese…



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 24th March 2018, 00:04

Syte.

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.

Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 24th March 2018, 00:04

Mrekullia e tete.

Mbremja, nje ritual...Telefoni, turbullim, dehje...
Ti hyn ne ditar me nje shenim te ri
pesha e mungese e padurueshme
pa ty...!

Larg, si sfinks i reres
hapesira mes nesh s'ka fund
sa te pamate e ben vetmia
kur hene s'ka kund!

Kesaj nate,
te vuaj vetmine...sa absurde duket, e kote
dashurine me te cmuar e ka
se Shtate mrekullite kjo bote!



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 24th March 2018, 00:04

Poeti.

I shtinė qiellit,
ai ra…
Ra pėr tė mos u kthyer mė,
u pėrgjak,
u pėrmbys,
ra…
(Askush s’ka dy jetė!)

Bizhuterėt rendėn tė mbledhin thėrrime yjesh;
tė ēmendur, tė marrė,
pas hėnės u sulėn pa frymė;
Diellit shumėkush mori arratinė…
Ti,
poet,
shpirtdhembsur pėrherė,
me shtatine e tij tė vrarė,
tė kaltėr,
mbi shpinė!...



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 24th March 2018, 00:05

Hena dhe nje Yll.


E panė hėnėn me njė yll, nė qiell pa rėnė mbrėmja…

Kur u bė terr
dolėn yjtė tė tėrė
dhe i panė tė dy…

Zunė tė vezullojnė
e tė ndizen zjarr
thellė tė ndjejnė zili!

Hėna u trazua
tek i pa nė ethe
t’egėr e tėrbuar

U zbeh nė fytyrė
ra pėrtej, u fsheh
pas yllit harruar!

Muzgu me pėrtesė
vonoi tė zbresė
ajo ndjeu frikė

Keq do ta pesojė
ky i dashuruar
dritėn do t’ia fikin!

Kur pa hėnėn lart,
ylli u ndez zjarr
asaj iu afrua…

“Mos mė eja pas
u ndjell maraz…
se unė ty tė dua…!”

Ylli i dashuruar
nė shpirt i lėnduar
mbet’ me kryet pas

E ndoqėn ata
tutje nė thellėsi
nata mend u zbraz

“Atė” kush lakmon
qiellit mėkaton
ėshtė njė i pabesė…

Turren aq tė marrė
si njė kyqezatė
natės pis tė zezė!

Pėrtej kėsaj bote
u ndje njė lėngatė
dhe mbeti mister

Vringėllima thikash
vrasės tė pashpirt
nginjen si nė ferr!

Zbehur nė fytyrė
nga ajo mėnxyrė
hėna q’e plotė ish

Nga tmerri qė pa
atė natė prilli…
U ēa, u bė dysh!

Si e panė ata
tė dashuruar
klithėn si tė marrė:

“Rrėmbyes, kusar
ti, yll, imoral…
Kokėn nė hanxhar!

Shpejt kapėn yllin
e linēuan qiellit
Ndriēimin ia shuan

Ai zu tė bjerė
gjaku i tij ndezi
verbėrine me dritė…

Por, u shua shpejt
gremisjes, nė rėnie
si meteorit…

Hėna e vrerosur
errur e brengosur
klithi nė lėngatė:

“Tė desha, o yll
i ndritshėm agimi
katila, pse ma vratė?!”

*

Pareshtur nė netė
bien meteorė…
zgrofit t’qiellit fiken

Ndrisin veē njė ēast
kėsaj botės sonė
nė ikje tragjike!

Qielli sovran
shpėrfillshėm atje
mbretėron mbi re…

Ndizen yje, shuhen
bien e mė s’kthehen
porsi efemerė…

Hėn’ e re rishtaz
e ndjekur prej yjsh
endet skaj mė skaj

Tjetrin yll gremis
gjithėsisė pa fund
pėr trillet e saj



Shiko profilin e anėtarit


#9

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi