Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Thashetheme Vip »
E dua, e dua, e dua... atė ēantė

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 17th March 2008, 13:13

E dua, e dua, e dua... atė ēantė

Janė unike, janė tė famshme, janė tė shtrenjta, janė tė paarritshme. Prandaj i duam aq shumė dhe do bėnim sakrificat mė tė paimagjinueshme pėr tė pasur nė dorė njė ēantė Hermes, ose Louis Vuitton, ose Prada, ose...



Ēfarė sakrificash duhet tė bėjė njė grua pėr tė blerė njė ēantė tė markės “Miu Miu”, punuar me lėkurė tė butė, me dizenjo tė hatashme, por qė kushton, as mė shumė e as mė pak, por plot 720 euro? Me siguri qė sakrifica nė kėtė rast do tė ishte pak a shumė nja njė vit tryezė e varfėr, e varfėr e varfėr, qė mė nė fund ajo ēantė tė tundet krenare nė krahun e saj. Nė fakt, ēantat e kushtueshme, pėr tė cilat femrat do tė bėnin sakrifica nga mė tė jashtėzakonshmet, nuk janė objekte dėshirash vetėm pėr supermodelet apo femrat VIP.

Nė kohėt tona, tė gjitha gratė me njė punė qė i siguron pavarėsinė ekonomike, dėshirojnė t’i shpenzojnė paratė pėr tė blerė ēanta firmato. Madje, nuk ėshtė ēudi qė ato tė preferojnė t’i shpenzojnė paratė mė mirė pėr tė blerė njė ēantė tė shtrenjtė sesa tė shkojnė pėr pushime apo pėr tė blerė njė makinė. Dhe, mė pas, kėtė “dėshirė” tė kushtueshme rreken t’ia tregojnė gjithė botės.

Kėto lloje ēantash kanė mė tepėr rėndėsi sesa veshjet qė mund tė reklamohen nė pasarelat mė tė rėndėsishme tė botės. Vlera e tyre u rrit sidomos pas fushatės publicitare pėr ēantat Longchamp. Ato reklamohen nga modelja Kate Moss, e cila ėshtė shtrirė nė bregdet krejt lakuriq, duke mbajtur vetėm njė ēantė tė kėsaj marke. Mesazhi ėshtė i qartė: Mund tė bėsh fare mirė pa rroba, por pa ēantė... kurrsesi!



Po cila ėshtė arsyeja e kėtij pasioni tė marrė pėr ēantat? Pjesėrisht sepse ato janė treguesi i parė i statusit tė njė gruaje, shijeve, si dhe pushtetit ekonomik tė saj. Prandaj pėrhapja e madhe e tyre nė kėto 100 vitet e fundit tregon rritjen e pavarėsisė ekonomike tė femrave qė mbajnė nė duar ēanta tė tilla. 200 vjet mė parė, roli i njė gruaje kishte tė bėnte vetėm me kujdesin pėr shtėpinė, prandaj gjėrat e veta personale mund t’i mbante fare mirė edhe brenda njė kulete tė qepur nė formė xhepi brenda rrobave tė saj.

Por udhėtimet e ndryshme me tren apo anije ishin shkaktarėt e parė tė domosdoshmėrisė pėr tė pasur valixhe, tė cilat ishin gjithashtu tregues i modės sė fundit, dhe qė i paraprinė pėrdorimit tė ēantave tė lėkurės.

Jo mė kot, disa nga markat mė tė famshme tė ēantave, si: Louis Vuitton, Gucci, Prada, Hermes etj. i kanė fillesat nė fund tė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX, kohė nė tė cilėn udhėtimet u bėnė njė dukuri e zakonshme. Me kalimin e viteve, me rritjen e pavarėsisė ekonomike tė gruas, filloi edhe rritja e industrisė sė prodhimit tė ēantave.



Ikonat

Aktorja Grace Kelly ishte njė nga tė parat femra, e cila i vuri emrin linjės sė ēantave tė saj Hermes Kelly nė vitin 1956.

Nė ditėt tona, nga shitja e ēantave unike, si LVMH (Louis Vuitton Moet Hennessy), nxirren miliona para nė vit. Por ndjesia e tė pasurit njė ēantė tė tillė ka tė bėjė me shumė mė tepėr sesa thjesht zotėrimi i njė aksesori nė tė cilin mund tė futėsh gjėrat personale.

Kjo ndjesi konsiderohet si mjaft intime pėr tė zonjėn e ēantės, ndoshta sepse lidhet me prejardhjen e saj, e cila nė fillim konsiderohej si njė veshje intime. Ky pėrkufizim pėrdorej deri nė kohėn kur, pėr herė tė parė, nė fund tė shekullit XXIII u krijua prototipi i parė i ēantave qė mbaheshin nė dorė. Ato kishin madhėsinė e njė kulete, por pak mė tė madhe, e punuar nė njė copė damasku, qė zbukurohej edhe me disa qėndisma. Kėto lloj ēantash pėrdoreshin pėr tė mbajtur sende kozmetike, njė freskore pėr tė flirtuar, aromatikė tė ndryshėm, kartėvizitat. Por ato nuk sfumonin nė asnjė rast fustanet elegante, qė derdheshin deri nė fund tė kėmbėve e qė ishin fjala e fundit e modės atyre viteve. Veēse, asokohe, ekspozimi i sendeve personale tė njė gruaje nė njė “xhep” tė jashtėm, qė mund ta shikonin tė gjithė, pėr disa konsiderohej si njė skandal i vėrtetė, po aq sa do tė konsiderohej e tillė nxjerrja nė pah e tė brendshmeve. Prandaj, pėrkohėsisht, kėto lloj ēantash u cilėsuan si qesharake dhe madje si sende seksuale.

Nė ditėt tona, megjithėse ēantat e kanė humbur nocionin e “gjėrave intime dhe tė turpshme”, vazhdojnė tė kenė tė njėjtin sex appeal e madje tė koleksionohen ndėr sendet intime tė njė femre. Nė fakt, brenda ēantės sė njė gruaje mund tė gjesh gjithēka: qė nga tamponėt, kutitė e grimit e deri te piastrat, laptopėt, prezervativėt e ndonjė veshje tjetėr (sidoqoftė, duhet pėr ēdo rast). Prandaj, miti vazhdon tė jetė i njėjtė: burrat nuk duhet ta cenojnė kurrė privatėsinė e ēantės sė njė gruaje, ndaj edhe nuk guxojnė tė shohin se ē’fshihet brenda saj.



Me siguri e keni provuar atė ndjesinė e tė dalit nga shtėpia pa ēantė: njėsoj si tė kesh dalė lakuriq nė rrugė. Ndėrsa rrobat vijnė gjithnjė duke u thjeshtuar dhe minimizuar, ēantat janė shndėrruar nė aksesorin e vetėm, qė ju bėn tė dalloheni mes njė turme njerėzish.

Kjo tendencė ka rritur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme industrinė e prodhimit tė ēantave nė dekadėn e fundit. Sipas njė raporti tė vitit 2006, numri i ēantave tė shitura ishte dy herė mė i lartė se i rrobave. Por tani kanė dalė njė numėr i pafund ēantash i markave mė tė mira, e cila ėshtė karakteristika kryesore qė e bėn njė ēantė tė dallojė nga njė tjetėr. Atributi kryesor i jepet njė krijimi qė bie nė sy. Njė ēantė e tillė dallohet menjėherė, sepse ėshtė njė copė unike ose sepse rripi i saj pėrbėhet nga zinxhirėt prej ari - tė cilėt e bėjnė tė dallueshme njė ēantė tė markės Chanel nga njė tjetėr - apo sepse ėshtė njė dryn, qė dallon njė Chloč nga njė markė tjetėr.



Prodhuar pėr herė tė parė nė vitin 1935, rėndėsinė e vėrtetė njė ēantė e fitoi pas vitit 1956, kur Princesha Grace Kelly pozoi pėr kopertinėn e revistės “Life”. Ajo ka pėrdorur njė ēantė tė markės Hermes pėr tė mbuluar barkun e fryrė nga shtatzėnia.

Kritikėt e modės ishin tė sigurt se identifikimi i ēantės (qė u etiketua ēanta Kelly) me yllin e Hollivudit dhe princeshėn e Monakos, nėnkuptonte njė ēantė klasi dhe tė kushtueshme, dy elementė pėr ta shndėrruar nė njė objekt tejet tė dėshirueshėm.

Njė tjetėr ēantė, qė do tė fitonte reputacionin e tė qenit unike, ėshtė Lady Dior, sepse ėshtė mbajtur nga Lady Diana, kur ajo sapo ishte divorcuar nga Princi Ēarls.



Njė kombinim joshės i njė valixheje tė kushtueshme dhe luksoze tregon qartė se femra qė e mban ėshtė serioze, e sofistikuar dhe njėkohėsisht rrezaton sharm.

Kohėt e fundit, njė valixhe e tillė, e tėrhequr nga ikona e modės, Kate Moss, bėri qė femrat tė shpenzonin nė mėnyrė tė jashtėzakonshme pėr tė blerė modele tė kėtij lloji. Sigurisht, kuptohet lehtė se marketingu luan njė rol tė rėndėsishėm pėr t’i shndėrruar ēantat nga aksesorė luksi nė njė must have. Por, nėse Kate Moss mund t’ia lejojė vetes njė ēantė kaq tė kushtueshme, kjo ėshtė mė pak e mundur pėr njė femėr qė bėn njė jetė tė zakonshme. Ama, konkurrenca e madhe mes femrave ka pėr qėllim blerjen e ēantave tė markave mė tė mira. Nė vitin 2005, stilisti i njohur Alexander McQueen rriti nė maksimum kėrkesat e blerėsve, kur lanēoi markėn e re tė ēantave “Novak”, tė cilat morėn emrin e Kim Novak, aktores sė njohur tė kinemasė (qė interpretoi nė filmin “Vertigo”, i konsideruar si kryevepra e Alfred Hitchcock).

Kėto ēanta u prodhuan nė njė numėr tė kufizuar (vetėm 200 copė), prandaj ēmimi i tyre, nga 550 euro, arriti njė shifėr rekord prej 6000 eurosh, pėr tė pasur njė Novak nė versionin luks, e punuar me lėkurė krokodili. Ēantat u shitėn sa hap e mbyll sytė, para se tė bėhej njė listė e blerėsve. Nė fakt, prodhuesit e ēantave e kuptuan shumė shpejt se sa mė shumė tė rrisnin ēmimin, aq mė shumė do tė shtonin dėshirėn e grave pėr t’i blerė ato.

Stuart Vevers, njė prej dizenjuesve mė tė njohur tė ēantave, krijuesi i njė numri tė madh ēantash unike tė markave Mulberry, Bottega Veneta, Louis Vuitton Givenchy..., shpjegon: “Sa herė qė mendoj se ka edhe njė limit pėr tė shpenzuar mbi aksesorėt apo ēantat, gjithmonė ky limit tejkalohet. Menduam se njė ēantė nuk mund tė shitet me njė ēmim mbi 700 euro, por ja ku jemi; ēmimi i disa ēantave ka kaluar mbi 1500 euro dhe kjo shifėr mund tė tejkalohet akoma mė shumė”.

Ēantat ikonė, jo vetėm qė janė lehtėsisht tė dallueshme, por ato e tejkalojnė kohėn nė tė cilėn janė krijuar, si pėr shembull ēanta legjendare Chanel 2.55, e cila u krijua nė vitin 1955 (emri i saj ėshtė vendosur sipas muajit dhe vitit nė tė cilin ėshtė krijuar). Ēanta tė tjera, qė i kanė rezistuar viteve, janė: Hermes Kelly, Baguette, Fendi e sė fundmi Marc Jacobs's Stam, YSL Muse e la Mulberry Roxanne. E pėrbashkėta mes tyre ėshtė linja e veēantė, asgjė e tepruar dhe sidomos kombinimi i shkėlqyer i njė ēante funksionale dhe luksoze. Prandaj, njė ēantė unike e meriton plotėsisht kėtė status, jo sepse ka arritur deri kėtu duke pėrdorur njė strategji tė zgjuar marketingu, por sepse ajo e ka origjinėn nė njė traditė tė shkėlqyer tė prodhimit, ndėrthurjes sė cilėsisė me mjeshtėrinė e punimit, qė bėn tė mbetet po aq e famshme sa shumė dekada mė parė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 17th March 2008, 13:15

Edhe une vdes per canta dhe kur me fiksohet ndonje gje, veshtire se ze rehat deri sa ta kem....si gjithmone ne femrat jemi te fiksuara per keto gjera... Laughing



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 19th March 2008, 14:14

Kur te fiksohet 1gje..eshte keq Very Happy



Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th March 2016, 08:11

Nfakt un fiksohem pas Xhinseve edhe Xhubokseve Smile



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 28th March 2016, 09:23

E kame fiksim kete>



Shiko profilin e anėtarit


#6

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi