Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Elita kombėtare »
Millosh Gjergj Nikolla

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 17th March 2008, 19:40

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi mė 13 tetor 1911 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr qytetare; vdiq mė 26 gusht 1938 nė moshėn 27-vjeēare nė njė sanatorium pranė Torinos nė Torre Peliēe. Ishte njė poet dhe prozator.

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi mė 13 tetor 1911 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr qytetare; vdiq mė 26 gusht 1938 nė moshėn 27-vjeēare nė njė sanatorium pranė Torinos nė Torre Peliēe. Ishte njė poet dhe prozator.

Shkollėn fillore e kreu nė qytetin e lindjes, mė 1928-1932 ndoqi mėsimet e mesme teologjike nė Manastir. Nė vitet 1933-1937 punoi si mėsues filloreje nė Vrakė, Shkodėr dhe nė Pukė. Kjo ėshtė edhe koha kur zhvilloi veprimtarinė letrare. Shkrimet e para i botoi mė 1934, bashkėpunoi nė revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Mė 1936 krijimet e veta poetike i pėrmblodhi nė librin "Vargje tė lira", tė cilin censura nuk e la tė qarkullojė. Nga fundi i vitit 1937 shkoi nė Itali pėr tu shėruar nga sėmundja e mushkėrive. La nė dorėshkrim njė pjesė tė rėndėsishme tė prozės sė tij.

Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me tė cilat filloi tė brumoset qė nė bankat e shkollės nėn ndikimin e veprave tė autorėve pėrparimtarė. Punėn si shkrimtar e nisi kur nė letėrsinė shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellėsisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmė tė madhe nė zhvillimin e saj tė mėtejshėm.

Nė themel tė krijimtarisė sė Migjenit qėndron aspirata pėr njė botė tė re, ku njerėzit e thjeshtė tė jetojnė tė lirė dhe tė lumtur me dinjitet njerėzor dhe pa frikė pėr tė nesėrmen. Ky humanizėm aktiv pėrshkon tej e ndanė veprėn e tij. Nė poezitė e para, si "Zgjimi", "Tė birt' e shekullit tė ri", "Shkėndija", "Shpirtėnit shtegtarė", etj. pakėnaqėsia e thellė ndaj realitetit ēifligaro-borgjez dhe ėndrra e autorit pėr njė tė ardhme tė bukur u shpreh me figura tė gjalla romantike. Poeti u ngrit kundėr amullisė shoqėrore dhe forcave qė mbanin vendin nė errėsirė («kalbėsinave qė kėrkojnė shejtnim»). Kritika e rreptė e gjendjes sė rėndė tė vendit u gėrshetua nė kėto krijime me dėshirėn e zjarrtė pėr "njė agim tė lum e tė drejtė kombėtar", me grishjen pėr tė luftuar pėr ditė mė tė bukura. Pėr zhvillimin e Migjenit si shkrimtar ėshtė karakteristik kalimi i tij i shpejtė nga romantizmi revolucionar nė realizmin kritik.

Pasqyrimi i varfėrisė sė thellė tė masave zė vend qendror nė krijimtarinė e Migjenit pėr shkrimtarin kishte rėndėsi tė madhe shoqėrore qė tė dilte nė dritė sa mė qartė humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtė e veprave tė tij mė tė mira ("Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", "Bukuria qė vret", "Mollė e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?"etj.) ishin tė papunė qė rropateshin gjithė ditėn pėr tė nxjerrė kafshatėn e gojės, malėsorė qė qėndronin nė zgrip tė jetės, tė mjerė qė nuk u kishte ecur nė jetė dhe ishin flakur jashtė shoqėrisė. Nė "Poemėn e mjerimit", veprėn e tij mė tė shquar, Migjeni pėrshkroi nė tablo tė gjallė dhe rrėqethėse tė gėlltitjes sė vėshtirė tė masave tė shtypura dhe tė shfrytėzuara, tė venitjes sė tyre fizike nėn grushtin e mjerimit, qė sundonte nė vend dhe mbrohej nga monarkia ēifligaro-borgjeze.

Nė njė varg shkrimesh, si "Zoti tė dhashtė" etj., Migjeni fshikulloi ashpėr indiferentizmin e klasave tė kamura ndaj vuajtjeve qė hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht nė jetėn e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin qė karakterizonte marrėdhėniet e tyre familjare ("Tė ēelen arkapijat", "Studenti nė shtėpi"). Nė "Studenti nė shtėpi" vuri nė lojė inteligjencien borgjeze, si forcė e paaftė pėr tė luftuar pėr ideale tė larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcė artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i njė reviste", "Novelė mbi krizėn"etj.). Skamorėt, tė cilėt i urrenin shtypėsit, por ende nuk guxonin tė ngriheshin kundėr tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati tė thellė.

Nė skicat "Luli i vocėrr"dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri nė dukje aftėsitė intelektuale tė masave dhe dėshirėn e zjarrtė pėr ndryshime nė gjendjen e tyre shoqėrore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado tė zbehta tė protestės sė tyre ndaj padrejtėsisė shoqėrore ("Mollė e ndalueme"). Rrėfimi i thjeshtė dhe konciz, imtėsitė, qė zbulojnė thelbin e dukurisė, fryma polemike, psikologjizmi i hollė, prirja pėr t'i dhėnė personazhet me disa viza, figurat poetike shprehėse, ironia - kėto janė veēoritė kryesore tė stilit tė Migjenit Krijimtaria e tij la gjurmė tė dukshme nė letrarėt e rinj tė kohės.

Me mohimin e shoqėrisė ēifligaro-borgjeze dhe aspiratėn e fortė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr masat e popullit, Migjeni pati ndikim tė ndjeshėm nė rrethet e rinisė pėrparimtare; me veprat e tij ndihmoi nė formimin shpirtėror tė saj. Kėtė rol ato e luajtėn edhe nė vitet e qėndresės kundėr pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorė mė dorė.

Pas Ēlirimit trashėgimi letrar i Migjenit u bė i njohur plotėsisht. ("Veprat" e plota tė Migjenit janė botuar tri herė: 1954, 1957, 1961, kanė dalė edhe njė varg botimesh tė tipave tė ndryshėm). Shkrimet poetike dhe nė prozė tė Migjenit janė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja. Pėr jetėn dhe krijimtarinė e tij janė botuar studime e artikuj tė shumtė.

Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e Migjenit u sollėn nė atdhe (1956). Ju dha titulli "Mėsues i Popullit" (1957).



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 23rd January 2016, 21:30

Parathania e Parathanieve
Perdite perndojne zotat
dhe rreshqasin trajtat e tyne
mbi vjet dhe shekuj
dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Nder tru te njerzimit zoti galuē ka ndejun.
Vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun
ne shej te pendimit
dhe bertet ne kulm te hidhnimit:
ē'ka, ē'ka krijove?
- Njeriu nuk e di:
a asht zoti pjella e tij,
apo ai vete pjella e zotit.
Por e shef se asht kot i kotit
me mendue mbi nje idhull
qe nuk pergjegj.
Dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Ka ardhe nje kohe,
ne te cilen njerezit po kuptohen fare mire
per me ndertue Kullen e Babilonit,
dhe ne maje Kulles, ne maje te majes se fronit
ka me hype njeriu
dhe ka me thirre:
Perendi! Ku je?

Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni, 1911-193



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi