Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
shteti hidhet ne gjyq

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 17th March 2008, 19:47

Tragjedia, shteti hidhet ne gjyq
Edison Kurani
E Hene, 17 Mars 2008


TIRANE - Nje organizate joqeveritare hedh ne gjyq shtetin si pergjegjes per ngjarjen e rende me te pakten dhjete te vdekur dhe afro 250 te plagosur e shume deme materiale ne dalje te Tiranes. Padia e rralle eshte pergatitur nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit. Ajo beri te ditur dje se ne marreveshje me te demtuarit, ka vendosur te hedhe ne gjyq shtetin shqiptar i cili ka pergjegjesine ligjore te demshperblimit te plote material per palen e demtuar. ā€œSipas normave juridike aktuale, demi i shkaktuar, pavaresisht cdo lloj rezultati hetimor, eshte pergjegjesi e drejtperdrejte e shtetit shqiptar i cili ka lejuar kryerjen e veprimeve te demontimit dhe shkaterrimit te lendeve plasese dhe municioneve ne kushtet e rrezikimit te jetes se qytetareve te vetā€. Per kete arsye, ZMK konstaton se ā€œdemi material dhe fizik eshte shkaktuar nga kryerja e veprimeve dhe mosveprimeve nga ana e shtetit shqiptar. ā€œPavaresisht se demi eshte shkaktuar ne mungese te plote te veprimit te qellimshem, demi eshte real, konkret dhe jashtezakonisht i madh. Ai ka ndodhur dhe pergjegjes eshte vete shteti shqiptar, sepse edhe vete sherbimi i ofruar nga biznese private eshte i kontraktuar nga shteti per qellimet e vete shtetitā€, - argumentoi ZMK, vendimin e ndermarre.

Organizata i kerkon institucioneve qeveritare te shprehin publikisht marrjen e pergjegjesise se plote per zhdemtimin e viktimave si per rastet e vdekjeve, plagosjeve dhe vete shkaterrimin e prones. ā€œCdo punonjes apo familje te te demtuari, ne kete rast duhet te demshperblehet nga shteti apo kompanite private pergjegjese per shperthimet te kontraktuara nga shteti (se kush mban barren e demshperblimit, kjo eshte nje ceshtje qe

duhet te zgjidhet midis shtetit dhe kompanive private)ā€. ZMK vlereson edhe se trajtimi rehabilitues psiko-social eshte nje detyrim urgjent i shtetit shqiptar. ā€œCdo banor i demtuar fizikisht apo psikologjikisht duhet te demshperblehet nga shteti si pergjegjes i drejtperdrejte i demit te ndodhurā€, - kembengul ZMK.

Sipas juristeve te organizates, ne vleresimin e demit duhet te merren ne konsiderate demi material qe i eshte bere objekteve private (banesave dhe lokaleve te biznesit) duke ofruar

demshperblimin apo rehabilitimin e drejtperdrejte (forma e demshperblimit duhet te percaktohet ne marreveshje individuale apo kolektive me pronaret e objekteve perkatese). Per ZMK, nje element shume i rendesishem qe duhet marre ne konsiderate ne menyre shume te qarte, eshte se pretendimi se "godinat jane te paligjshme dhe s'mund te demshperblehet shkaterrimi apo demtimi i tyre" nuk funksionon ne kete rast. ā€œGodinat edhe nese jane te paligjshme, per shkaterrimin e tyre nuk eshte zbatuar procedura ligjore e paralajmerimit te pronareve te tyre per shkaterrim sipas afatit ligjor te percaktuar cka e ben edhe demtimin apo shkaterrimin e tyre, te paligjshem. Gjithashtu, te gjitha godinat e konsideruara pa leje, jane ne proces legalizimi duke i konsideruar ato, subjekte te nje procedure njohjeje faktikeā€. ZMK kerkon qe te behet vleresimi i drejtperdrejte i demit financiar dhe kompensimi, ne forme financiare. Ketu duhet te perfshihen jo vetem banesat, bizneset dhe pajisjet e tyre por dhe automjetet qe ndodheshin te parkuara apo ne ecje. Sipas ZMK, shteti duhet qe ne marreveshje me kompanite perkatese te sigurimit, te ofroje zgjidhjen me optimale. Organizata, siguroi se do te paraqitet prane Avokatit te Popullit per te marre mbeshtetjen e nevojshme.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi