Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Kuriozite nga bota

Share

descriptionKuriozite nga bota

more_horiz
Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.

- Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.

- Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.

- Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.

- 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
- Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.

- Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

- Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

- Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

- Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Në Brazil gjatË shk.XX është vrarë gjarpëri më i madh në botë,Anakonda,gjatësia e të cilit arrinte 35 m.Për të vrarë këtë gjigant u desh të goditej me 500 plumba.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Turjela(shpuesja) për shpuesjen e dhëmbëve u shpik në vitin 1790 në Amerikë dhe shquhej zbulim shumë i rëndësishëm në mjekësi.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Ekzistojnë katër oqeane dhe 56 dete që së bashku formojnë Detin Botëror,i cili përfshinë 71%të sipërfaqes të tokës(316 mil,kilometra katror):

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
KRIPËRAT DHE SASIA E TYRE NË DET

Detërat nuk kanë sasi të njejtë kripe,shi për këtë më së shumëti ka kripë Deti i Kuq,dhe më së pakuDeti Baltik.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
OQEANET
Oqeani më i madh është Oqeani i Qetë,pastaj Oqeani Atlantik,Oqeani Indian dhe Oqeani i ngrirë i Veriut.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
MIKROSKOPI

Mikroskopin e konstruktoj më 1590 holandezi Zaharija Jansen,i cili merrej me optikë.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
PALMET
Gjethet më të mëdha i ka palma e quajtur"Rafia":Rritet në brigjete lumit AmazonGjethet e saj të blerta arrijnë gjatësi 12.-25 metra,ku një gjeth mund ti strehoj 10 njerës,kurse trupi i palmes deri te gjethet arrinë 5 metra,pastj fillojnë degëzimet e gjetheve.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
DRURI QË MANË REKORDIN E TRASHËSISË
Druri që mbanë rekordin e trashësisë quhet"Baobabi" i cili gjindet në Tanganike me moshë rreth 30 shekuj.Ky dru,perimetrin e trungut e ka47 m,lartësinë 22 m, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz

Pistoleta me e vogel ne bote? Eshte nje prodhim zviceran dhe quhet SwissMiniGun. Eshte vetem 5,39 cm e madhe, perdor plumba me madhesi 0,89 cm dhe funksionon ne menyre perfekte njelloj si pistoletat e zakonshme. Vetem se nuk eshte shume komode per t’u perdorur! Per me teper shikoni fotot:


descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz

Lajme të këqija për ata që flenë pranë personave që gërhasin:

Mesa duket zhurma e bezdisshme, jo vetëm dëmton gjumin, por shkakton edhe një ndjeshmëri të lartë të presionit të gjakut duke lehtësuar shfaqjen e sëmundjeve të tilla si: infarkt, bllok renal dhe demence.

Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh londinezë të “University College” dhe “Imperial College”, studimi i të cilëve është publikuar në numrin e fundit të “European Heart Journal”. Sipas autorëve të studimit, gjatë natës organizmi i njeriut nuk i përballon dot gërhimat, zhurma e të cilës paskan të njëjtin decibel me të një treni që kalon poshtë shtëpisë.

Në studim janë analizuar rastet e 140 kavieve që jetonin në zonën pranë aeroportit londinez të “Heathrow”. Gjatë eksperimenteve u vu re se sa më shumë shtoheshin decibelët, aq më shumë rritej presioni i gjakut.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Fejohen nga një mesazh i dërguar gabim

Anglezi Anthony Hubbocks gaboi një numër ndërsa i dërgonte një mesazh flirtues dikujt që njihte. Edhe vajza që e mori mendonte se e kishte marrë nga dikush i njohur, dhe ja ktheu me shaka. Çifti foli në telefon dhe ia kaluan kaq mirë së bashku sa brenda muajit ai lëvizi të jetojë në shtëpinë e Michelle Morris, në Uells, së bashku me dy fëmijët e saj, Darcee 3-vjeçare dhe Levi 8-vjeçar. Ata janë fejuar dhe së shpejti do të martohen. Babai i dy fëmijëve, Anthony, 29-vjeçar, një elektricist nga Gateshead, thotë: “I dërgova një mesazh dikujt që njihja. Ngatërrova një shifër dhe tani përfundova në Uells”.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Pizza me e shtrenjte ne bote,nga nje shqiptar

Ky lajme qarkullon prej kohesh ne web por ne vendosem ta publikojme sot per ate pjese qe akoma nuk jane ne dijeni.
Një shqiptar i cili jeton në New York, ka mahnitur qytetarët e këtij vendi me picën e tij e cila konsiderohet si me e shtrenjta në botë: ajo kushton vetëm 1.000 dollarë. Shqiptari, emri i të cilit është Nino Selimaj, me prejardhje nga Shqipëria, ka thënë se i është dashur një vit kërkim për të zbuluar përbërësit e duhur në mënyrë që të krijojë picën e mrekullueshme. Përbërësit kryesorë të picës së shqiptarit, janë katër lloje haviari, dhe gaforre deti. Pica ndahet në katër feta dhe secila ka lloje të ndryshme haviari perandorak.
Nëse kërkoni një picë të tillë, atëherë atë duhet ta porositni 24 orë përpara pasi ajo është krijuar vetëm për të pasurit duke qenë se çmimi është tepër i lartë. Selimaj shprehet se pica luksoze mund të porositet vetëm për raste të veçanta.



descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja

Meksikanët e pasur, të shqetësuar nga niveli i pengmarrjeve të shumta, po shpenzojnë mijëra dollarë për të vendosur transmetues shumë të vegjël nën lëkurë, në mënyrë që satelitët të mund të ndihmojnë në gjetjen e tyre në rast se do të rrëmbehen.
Ndërkohë që gjithmonë e më shumë, banorë të shtresës së mesme të popullsisë, gjithashtu po përpiqen të sigurojnë këta chip-a të vegjël të dizenjuar nga Xega, një firmë sigurie meksikane, shitjet e produkteve të së cilës janë rritur me 13 për qind për këtë vit. Kompania injekton chipin e mbuluar me kristal, e me përmasat e një kokrre orizi, në trupin e klientëve me anë të një shiringe. Një transmetues më pas, dërgon sinjalet nëpërmjet satelitit në pikën e kontrollit, në rast se personi që mban këtë chip ndodhet në gjendje stresi. Chipet kushtojnë 4 000 dollarë, plus një kuotë vjetore prej 2 200 dollarësh amerikanë. Xega, një firmë me qendër në qytetin meksikan të Quererato-s, dizenjonte më parë vetëm sisteme pozicionimi global për të gjurmuar automjete të vjedhura, kjo deri në momentin kur njëri prej pronarëve të kompanisë u morr peng, në vitin 2001. Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm vitin e kaluar kanë ndodhur 751 pengmarrjeje në Meksikë, por shumica e tyre kalojnë të pa raportuara. Ndërsa instituti kërkimor i krimeve, ICESI, thekson se numri real i pengmarrjeve në vend është shumë herë më i lartë, në më shumë se 7 000 të tilla për vitin 2007.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Nje planet i nente ne sistemin diellor!

Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar të dhëna sipas të cilave një planet i nëntë, shumë i madh, ekziston në sistemin tonë diellor.

Objekti, i quajtur “Planeti i nëntë”, ka një masë 10 herë më të madhe sesa ajo e Tokës dhe mendohet të jetë në një orbitë 20 herë më të madhe nga ajo e Neptunit duke u rrotulluar rreth Diellit me një distancë prej 4,5 miliardë kilometrash.

”Kjo orbitë mund të përshkohet për rreth 10 ose 20 000 vjet”, thanë kërkuesit Konstantin Batygin dhe Mike Brown, të Institutit të Teknologjisë në Kaliforni.

”Nëse ekzistenca të këtij objekti, që nuk është parë drejtpërdrejt, do të konfirmohet, ai do të ishte planeti i nëntë i sistamit tonë diellor”, tha Mike Brown.

“Mbetet ende një pjesë e madhe e sistemit tonë diellor për t’u zbuluar dhe kjo është shumë ekzaltuese”, theksoi ai.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Norvegji rastesisht zbulohet piktura e Skenderbeut

Rastësisht gjatë një vizite familjare në një familje norvegjeze, një familje shqiptare mbetën të habitur kur në murin e antikuareve të mikpritësit norvegjez ishte edhe kjo pikturë e panjohur deri më tani për dhe për ta.


Piktura ishte sjellë nga Rusia (Shën Peterburg) në Norvegji në vitin 1920. Ishte koleksion, prapë i një të panjohuri hebre. Që nga viti 1920, kjo pikturë ruhet në familjen norvegjeze si pikturë me vlerë të madhe vjetërsie dhe arti.


Figura e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen e shumë autorëve dhe artistëve të Evropës kështu që nuk është cudi që kjo pikturë të gjendet edhe në Norvegjinë e largët.
Holberg që konsiderohet si themeluesi i letërsisë moderne daneze dhe norvegjeze i ka kushtuar një libër Skënderbeut.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Astronauti gjerman foto te maleve te Shqiperise nga hapesira

Një astronaut gjerman ka befasuar shqiptarët me një foto mahnitëse nga hapësira. Alexander Gerst ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” një foto, në të cilën shfaqet Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

“Bora e parë në malet e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, ka qenë ky mbishkrimi që shoqëronte pamjen e mrekullueshme që Gerst ka shpërndarë për ndjekësit e tij online.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Sadna me e rendesishme se Blushi dhe nje video plot humor

Ishte bërë ca kohë që shqiptarët nuk trishtoheshin kaq shumë për vdekjen e një personazhi fiktiv në një film.

Ka ndodhur një ditë më parë, kur një nga personazhet e serialit ‘Bidai’, Sadna, ndërroi jetë.

Trishtimi ka pushtuar rrjetet sociale, ndërsa disa thonë se ky ka qenë momenti më i rëndë për shqiptarët që kur ndërroi jetë Komisar Katani.

Disa media i kanë shkuar pas këtij vërshimi.

Faqja e Opinion bëri kaq shumë lajme për këtë ngjarje, sa disa sugjeruan se Blendi Fevziu të bëjë një emision për vdekjen e Sadnës.

Për habi, e përditshmja Shekulli i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme në faqe të parë kësaj ngjarje, por nuk ka asgjë në ballinë për lëvizjen e Ben Blushit, që është argument në çdo të përditshme.

Komediani Bes Kallaku i ka kushtuar një video kësaj ngjarje.

Por çfarë është ‘Bidai’?

Bëhet fjalë për një telenovelë indiane, me titull origjinal “Sapna Babul Ka… Bidaai”.

Edhe pse në Indi është transmetuar për tre vite, nga viti 2007 deri në vitin 2010, ajo ka mbërritur në TV Klan disa vite më vonë.

Ajo është një nga telenovelat më të vlerësuara në Indi.

Pavarësisht këtij vërshimi memesh dhe lajmesh për Sadnën, nuk ka pasur një analizë të fenomeneve që trajton kjo telenovelë që mban mbërthyer shumë shqiptarë.
https://www.facebook.com/BesKallakuReal/videos/1660848197502565/

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Sot eshte Blu Monday dita me e trishtuar e vitit Ja si ta kaloni

Viti 2016 thuhet se do të rezervojë shumë surpriza të këqija, por nga 366 ditët, sot pritet që të jetë dita më e keqe. Në fakt sot, e ashtuquajtura “Blue Monday” “e hëna blu”, është dita më e trishtuar e vitit. Për të mbështetur këtë tezë është një ekuacion i diskutueshëm, llogaritur nga matematikanët dhe psikologët në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët besojnë pak, por në botën anglisht-folëse, e hëna e tretë e janarit është bërë një ditë e rëndësishme për t’u theksuar në kalendar. Ekuacioni, i zhvilluar një dekadë më parë nga psikologu Cliff Arnall, në atë kohë mësues në Universitetin e Cardiff, tenton të shpjegojë arsyet e Blue Monday; si rregull, të hënën e tretë të janarit, e cila është koha kur euforia për festat e Krishtlindjeve zhduket, dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për tu përballur.

Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë. Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.

Edhe ekspertët e shoqatës “British Dietetic Association”, sugjerojnë që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga “Blue Monday”. “Ushqimi në sasi të madh, mund të ndihmojë njerëzit që të kapërcejnë ditën më të trishtuar të vitit, por edhe në këtë pikë nuk duhet tepruar”, shprehet Alison Clark, BDA-së. Ky i fundit këshillon që njerëzit të evitojnë kafeinën, pijet energjike dhe të konsumojnë vetëm ushqime me vlera, për t’i sjellë pak gëzim kësaj dite.

descriptionRe: Kuriozite nga bota

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi