Forumi Zeri YT! » Shkenca & Teknologjia » Mjeksia »
Sulmi nė zemėr dhe ushqimi

#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej Wed 19 Mar 2008 - 16:12

Sulmi nė zemėr dhe ushqimi

·        Mbi 25% tė njerėzve qė vdesin nga sulmi nė zemėr, nuk kanė simptoma paralajmėruese, siē ėshtė dhimbja e gjoksit. Nuk mund tė mbėshtetemi nė mendimin se, "nėse kam sulm nė zemėr, mjekėt do tė mė shpėtojnė dhe do tė mė japin barna, sepse disa njerėz nuk arrijnė nė spital, vdesin nė shtėpi". Pėr kėtė arsye parandalimi duhet tė fillojė herėt.

         Infarktet nė zemėr ndodhin kur njė ose mė shumė arterie tė zemrės bllokohen, duke zvogėluar ose ndėrprerė rrjedhėn e gjakut qė tė arrijė nė njė pjesė tė caktuar tė muskulit tė zemrės.

         Ato zakonisht paraprihen nga formacionet e depozitimit tė yndyrave ose pllakave yndyrore brenda murit tė arterieve, duke bėrė qė tė formohen mpiksjet e gjakut (trombėt) tė cilat e mbyllin arterien. Nėse furnizimi me gjak ndėrpritet disa minuta, pason vdekja. Njė prej veprimeve qė duhet tė bėni pėr ta parandaluar sulmin nė zemėr ėshtė ndryshimi i ushqimit.

         Duhet tė merrni tė gjitha ushqimet, por dominues duhet tė jetė ushqimi vegjetarian, i pėrbėrė nga pemėt dhe perimet e freskėta, tė cilat pėrmbajnė vitamina dhe minerale.

         Merrni njė lugė vaj ulliri nė ditė bashkė me sallatė dhe pėrdorni mė shpesh mishin e peshkut, i cili pėrmban acide tė shumta yndyrore omega-3, qė zvogėlojnė kolesterolin dhe si rrjedhojė, edhe rrezikun pėr sėmundje kardiovaskulare.

         Disa vezė nė javė nuk janė tė ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjam dhe nė sasi mė tė vogėl. Po ashtu mund tė merren nė sasi jo tė tepėrt edhe arrat, bajamet, lajthitė dhe shqemet, por nė kokrra tė plota.

         Kontrollimi i porcionit do tė ndihmojė qė tė keni nė dorė peshėn tuaj. Kur tė gatuani mos hidhni gjysmėn e orizit nė tenxhere, por duhet ta matni atė. Shmangni lėngjet e ftohta dhe ushqimet e kripura.

         Nėse mund tė braktisni disa kafshime, keni krijuar barrierė ndėrmjet jush edhe ushqimit. Jeni tė ngopur, por nuk jeni aq sa tė keni nevojė tė shkopsitni pantallonat.





#2

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej Wed 19 Mar 2008 - 16:13

Gjithēka pėr sėmundjen qė trondit organin mė jetik tė trupit, zemrėn.

Kėshillat pėr ta parandaluar dhe kurimi mjekėsor.



Si shkaktohet Infarkti dhe cilat janė rrugėt

e parandalimit tė tij?



Mos harroni tė ecni dhe tė ushqeheni me zarzavate dhe fruta tė freskėta



Kolesterol i lartė? Duhet ulur menjėherė, sepse pėrndryshe rrezikoni qė tė pėsoni infarkt. Nė fakt, tė ndryshosh menjėherė mėnyrėn e jetesės, ėshtė e vėshtirė dhe pėr mė tepėr kolesterolin, i prodhuar nė zemėr, ėshtė mė mirė qė ta luftojmė me njė ilaē specifik, me statina, qė ėshtė i aftė tė ulė deri nė 30% infarktet. Ky ėshtė mesazhi i pėrhapur nga pjesa mė e madhe e mediave. Statinat janė njė sukses i vėrtetė pėr kompanitė farmaceutike. Njė revistė shkencore ka llogaritur se 25 milionė persona nė botė janė kuruar kėshtu nė vitin 2006, me shpenzimet e tyre, ose tė shėrbimeve shėndetėsore kombėtare, duke shpenzuar 27,8 miliardė dollarė.


Por a ėshtė e vėrtetė qė mjafton tė kesh kolesterolin e lartė pėr tė qenė i rrezikuar nga infarkti? Dhe a mjafton njė statinė pėr tė ulur 1/3 e rrezikut? A ka kundėrindikim ndaj pėrdorimit tė tyre? Si mund ta ulim rrezikun e zemrės pa pėrdorur shumė ilaēe?





#3

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej Wed 19 Mar 2008 - 16:13

Sėmundjet e zemrės


Nė tė vėrtetė, sėmundjet kardiake janė shumė komplekse. Kjo ndodh sepse klinikisht janė rezultati i njė ndėrveprimi ndėrmjet faktorėve ambientalė dhe predispozitės gjenetike. Te faktorėt ambientalė futen tė ashtuquajturit faktorė rrezikues, ndėrsa pėr isheminė e zemrės janė: hiperkolesterolemia, diabeti, pirja e duhanit, hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumė persona qė vuajnė nga sėmundjet kardiake thuhet se e kanė tė trashėguar. Kėshtu sėmundjet kardiake janė tė trashėguara, por ajo qė duhet theksuar ėshtė se janė tė pakta dhe tė rralla. Nė tė vėrtetė, predispozita ėshtė e lidhur me aktivitetin e gjeneve qė rregullojnė mekanizmat kryesorė tė sėmundjeve. Simptomat e saj janė ato qė lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por ka edhe forma tė tjera tė sėmundjes sė zemrės. Nė fakt, sėmundjet e zemrės janė tė pakta dhe tė rralla. Ndėr mė tė shpeshtat duhet tė pėrmendim: ishemia e zemrės, angina, infarkti i miokardit akut dhe vdekja e papritur koronarike. Por kėtu nuk duhen harruar edhe kardiomiopatia, kardiopatia e lindur, valvulapatia reumatike dhe aritmi. Kėto sėmundje prekin zakonisht moshat mbi 40 vjeē, por nė shumė raste ato janė tė trashėguara. Megjithatė, moshat mė tė rrezikuara janė ato mes 50 dhe 60 vjeē. Simptoma e sėmundjeve tė lindura tė saj ka tė bėjė me cianozėn dhe prishjen e ekuilibrit tė parakohshėm qė nė lindje. Valvulopatia reumatike ka tė bėjė me gulēime, edemė periferike, si dhe aritmi.





#4

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej Wed 19 Mar 2008 - 16:14

Sjelljet


Parandalimi primar ndryshon totalisht nga parandalimi sekondar: ėshtė terapia e atyre qė nuk kanė ende njė sėmundje kardiovaskulare. Shumė persona mund ta shmangin rrezikun, sepse nuk pinė duhan, nuk janė tė sėmurė nga hipertensioni, apo diabeti dhe nuk kanė trashėguar nga prindėrit infarkte ose goditje apoplektike. Miliona njerėz marrin statina vetėm pėr njė arsye, atė tė kolesterolit, sepse ėshtė i lartė. Pėr tė gjithė kėta persona ėshtė me efikase dhe e sigurt qė tė ndryshojnė veset e kėqija, sepse bilanci rrezik/mirėqenie i statinave pėr ta ėshtė negativ. Profesori ka zbuluar se statinat nuk kanė efekt te pacientėt qė nuk kanė simptoma patologjike koronare. Te 3239 pacientė meshkuj, me moshė pėrkatėsisht 65 vjeē tė kuruar me statina, vėrehej njė ulje e kolesterolit, por jo e vdekshmėrisė. Madje e njėjta gjė u vėrejt edhe te 10 mijė gra tė ēdo lloj moshe. Pėr burrat e moshės sė mesme, tė cilėt konsumonin statina, kishte njė reduktim tė vogėl tė kolesterolit dhe infarkteve, por jo njė ulje tė vdekshmėrisė apo patologjive tė tjera. "Pra, pjesa mė e madhe e personave qė konsumojnė statina nuk ka asnjė mundėsi t‘ia dalin mbanė, thjesht mund tė pėrkeqėsohen mė tepėr", shkruan profesori. "Statinat nuk u kėshillohen meshkujve dhe femrave, tė cilėt kanė kaluar moshėn 69 vjeē. Ndėrsa pėr sa u pėrket meshkujve me moshė, pėrkatėsisht nga 30-69 vjeē, duhet t‘i nėnshtrohen njė eksperimenti. Duhen bindur 67 prej tyre tė konsumojnė statina pėr 5 vjet, pėr tė parandaluar vetėm njė rast infarkti", vijon mė tej ai. "Nnt-ja (Numri i nevojshėm pėr trajtim: numri i pacientėve qė kanė nevojė pėr trajtim pėr tė parandaluar njė rezultat negativ) e statinave ėshtė 67 dhe ēdo ilaē me njė Nnt tė lartė 50, ka mė pak mundėsi suksesi pėr tė fituar: me pak fjalė, ėshtė njėsoj sikur tė thuash se ju mund tė mos jeni fitues".





#5

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej Wed 19 Mar 2008 - 16:14

Infarkti


Ėshtė sėmundja mė e rrezikshme qė prek zemrėn, si dhe njė nga mė tė shpeshtat. Dhembja ėshtė mė e gjatė dhe e pandjeshme ndaj nitrateve, tė cilat shfaqen me ndjenja tė tjera si ajo e vdekjes sė shpejtė, me djersė tė ftohta dhe hipotension tė theksuar. Faktorėt mė tė mėdhenj tė rrezikut, sipas studimeve tė fundit janė: hiperkolesterolemia, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Jo ēdo formė e stresit ndikon nė aktivitetin kardiak. Vetėm ai negativi, qė lidhet me ndjenjėn qė nuk i pėrballon dot problemet. Njė efekt negativ ka edhe njė dietė e ēekuilibruar.





#6

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej Wed 19 Mar 2008 - 16:15

Efektet anėsore


Ēfarė tė bėjmė pėr tė parandaluar rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare? "Ėshtė stili i jetesės perėndimore ai qė shkakton pjesėn mė tė madhe tė patologjive koronare. Duhani, njė dietė e pasur me yndyra, aktiviteti i pakėt fizik, obeziteti, diabeti, alkooli i tepėrt, ndikojnė nė pėrkeqėsimin e patologjive koronare. Kėta faktorė tė rrezikshėm janė pėrgjegjės nė mė shumė se 80% tė patologjive kardiovaskulare, tė cilat mund tė reduktohen duke ndryshuar stilin e jetesės. Duhani ėshtė vėrtet njė "vrasės" i pamėshirshėm. Pėrveē dėmeve qė provokon nė aparatin e frymėmarrjes, ėshtė njė nga faktorėt kryesorė pėr rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare. Pėr shembull, ai ėshtė pėrgjegjės pėr rreth 50% tė tė gjitha vdekjeve qė mund tė shmangen: ka njė korrelacion statistikisht domethėnės mes numrit tė cigareve tė pira dhe rrezikut kardiovaskular. Nė kėtė pikė, tė gjithė studiuesit janė dakord qė rekomandimi i parė pėr parandalimin kardiovaskular ėshtė tė mos pish duhan", thotė njė profesor gjerman.





#7

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej Wed 19 Mar 2008 - 16:15

Dieta


Pėr tė pasur njė zemėr nė formė tė mirė, dieta mė e kėshillueshme nga specialistėt, ėshtė ajo qė pėrmban shumė fruta dhe zarzavate, si dhe substanca antioksiduese. Ajo duhet tė jetė e pasur me peshk, zarzavate dhe karbohidrate integrale, qė pėrmirėsojnė prognozėn. "Ndėrsa pėr sa i pėrket peshės, ka njė lidhje tė ngushtė mes peshės dhe patologjive kardiovaskulare. Njė rritje e vogėl e peshės e katėrfishon rrezikun e diabetit te meshkujt dhe e tetėfishon te femrat". Megjithatė, pėrveē kėtyre gjėrave klasike, zbulimet mė tė fundit kėshillojnė edhe disa faktorė tė tjerė pėr tė ulur ndjeshėm rrezikun e infarktit dhe sėmundjeve tė zemrės. Veē tė tjerash, tė gjithė njerėzit duhet tė konsultohen me specialistin qė nė lindje, nė rritje dhe nė moshėn e mesme, moshė, e cila paraqet mė tepėr rrezik. Nė moshė tė rritur, sidomos pas tė 40-ve, njė herė nė vit. Duhet tė bėni njė kontroll tė pėrgjithshėm, njė elektrokardiogramė normale, si dhe njė skaner pėr faktorėt tė cilėt shfaqin rrezik.





#8

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej Wed 19 Mar 2008 - 16:15

Aktiviteti fizik


Njė element tjetėr i rėndėsishėm dhe shumė i domosdoshėm ėshtė edhe aktiviteti fizik. Mjaftojnė 30 minuta ecje normale nė ditė pėr tė pėrmirėsuar prognozėn. Gjithashtu doktori kėshillon se duhet tė qeshėsh 15 minuta nė ditė pėr tė relaksuar arteriet.





#9

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej Wed 19 Mar 2008 - 16:16

Jeta e kolesterolit


Kolesteroli ėshtė njė substancė yndyrore si dyll dhe pjesėrisht i nevojshėm pėr trupin e njeriut. Pa tė asnjė individ nuk mund tė jetojė. Ėshtė i nevojshėm pėr qelizat, nervat dhe prodhimin e hormoneve.


Kolesteroli i pashkrishėm - 80% e tij prodhohet nga mėlēia, ndėrsa 20% merret nga ushqimi. Ai nuk shkrihet nė gjak, kėshtu qė transportohet aty ku ėshtė i nevojshėm, duke u lidhur me proteinat e yndyrshme, tė cilat janė dy llojesh: tė mira dhe tė kėqija: proteinat Ldl me dendėsi tė ulėt (tė kėqija) dhe proteinat Hdl me dendėsi tė lartė (tė mira). Proteinat Ldl e dėrgojnė kolesterolin nė periferi, ndėrsa ato Hdl e transportojnė nga periferia nė mėlēi. Kolesteroli i tepėrt mund tė depėrtojė nė muret e brendshme tė arterieve, duke shkaktuar pllakat.





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi