Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Traditat Kulturore »
Gjakmarrja ndėr shqiptarėt nuk ėshtė hakmarrje

Share

#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 16:45

Gjakmarrja dhe hakmarrja



Gjakmarrja ndėr shqiptarėt nuk ėshtė hakmarrje





#2

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 16:46

Pa pretenduar tė marrė rolin e historianit, por nė konsulencė tė mjaftueshme me literaturėn shqiptare dhe tė huaj, e shoh si njė detyrim qytetar tė shfaq publikisht mendėsinė time rreth kėsaj teme, sidomos pėr tė theksuar dallimin mes gjakmarrjes dhe hakmarrjes.

- Nė shkrime tė ndryshme, tė cilat janė vetėvlerėsuar si shkencore (kryesisht nga jo shqiptarėt), gjakmarrja dhe hakmarrja konsiderohen dukuri tipike tė shqiptarėve, qė “provojnė” prapambetjen historike tė tyre.

- Qė gjakmarrja dhe hakmarrja, sidomos nga “studiues” tė ndryshėm identifikohen me njėra-tjetrėn nė rrafshin kuptimor.


Gjakmarrja ėshtė shumė mė e lashtė se hakmarrja. Gjakmarrja ėshtė njė zakon i egėr primitiv, i pranishėm nė gjenezė nė gjithė “botėn e njohur” tė antikitetit, qė vazhdon si rudiment edhe nė bashkėsinė etnike shqiptare. Ajo ėshtė vetėgjyqėsi nė mungesė tė ekzistencės dhe tė veprimit tė strukturave efikase shtetėrore pėr tė identifikuar e dėnuar njė krim. Realizimi i saj nuk kufizohet te krimineli si person konkret, por te ”marrja e gjakut” brenda familjes, tė afėrmve apo tė fisit tė tij. Lidhjet gjinore, farefisnore e krahinore nuk e pranonin, madje ndiheshin tė ofenduara nga ndėrhyrja “rregulluese” e njė autoriteti tė tretė pa pėlqimin e tyre pėr zgjidhjen e “konfliktit”.


Tė ndodhur historikisht pa shtet tė tyrin, armiqėsorė me shtetin osman, mosbesues dhe mosrespektues tė ligjeve tė kėtij shteti, shqiptarėt, tė fundmit ballkanas qė ranė nėn sundimin e osmanėve dhe tė fundit qė u shkėputėn prej Stambollit, mbajtėn gjallė, respektuan dhe zbatuan Kanunin e tyre. Nuk ishte primitivizėm, ishte vetėruajtje. Shteti (autoriteti e sundimi shtetėror) ekziston, shfaqet e vepron pėrmes zbatimit tė ligjit. Shqiptarėt iu kundėrvunė Portės sė Lartė jo vetėm me kryengritje tė njėpasnjėshme pėr gati 4-shekuj, qė u shtypėn barbarisht, por edhe pėrmes moszbatimit tė Sheriatit. Shqiptarėt, sidomos nė trevat veriore tė tyre, kryesisht u qeverisėn, u administruan dhe i rregulluan raportet mes tyre duke futur kėtu edhe drejtėsinė, pėrmes kanuneve tė tyre.


Kanunet, qė mund tė konsiderohen “kushtetuta” ose, mė saktė “kode tė njėsuara penale e civile” pėr treva tė ndryshme tė shqiptarėve, qė, ndėrkohė, pėrfshinin jo mė pak se 100 mijė km katrorė nė Balkan, disiplinonin e rregullonin, nė mungesė tė efiēencės tė ligjit e tė autoritetit tė njohur shtetėrorė, raportet familjare, pasurore, pronėsore e krimet e kryera. Brenda ose mes bashkėsive, Kanuni gjithėnjohur i Lek Dukagjinit, Kanuni i Maleve, veprues nė pjesėn e mesme tė Shqipėrisė dhe Kanuni i Idriz Sulit i njohur nė jugun e trevave shqiptare, u shfaqen e dominuan nė kapėrcyellin e kalimit tonė nga rendi fisnor nė atė feudal.


Ky kalim, duket pak i panatyrshėm pėr njė popullsi tė lashtė, qė kishte njohur, e kishte bashkėjetuar me dy kulturat dhe dy fuqitė ekonomike, politike e ushtarake mė tė mėdha tė Botės Antike, tė Greqisė e Romės, dhe qė qysh nė shekullin e 2-tė m.Kr. u shndėrrua nė njė provincė romake, u kushtėzua nga mungesa e organizimit tė shtetit skllavopronar dhe i raporteve tė pabarazisė ekstreme mes “qytetarit tė lirė” dhe skllavit. Aristokrati ilir apo shqiptar, deri nė fund tė shek 13-tė ishte medoemos njė i “njohur”, “i vlerėsuar” dhe i emėruar nga Roma ose nga Kostandinopoli. Pėr kėtė arsye mendoj se popullėsia e lirė shqiptare nuk mund tė arrinte tė sundohej as shpirtėrisht e as ligjėrisht prej tyre.


Shthurrja e Perandorisė Bizantine mundėsoi krijimin e Principatave shqiptare nė trevat e Shqipėrisė. Por, aristokracia feudale shqiptare e kėsaj kohe, pa njė traditė aristokratike, e kishte tė vėshtirė tė vendoste barriera mes fiseve tė barasvlefshme ose tė afėrvlefshme. Pushteti i tyre ngrihej dhe mbiekzistonte me mbėshtetjen e kėtyre fiseve. Ndryshonte mėnyra e jetesės, trajtimi procedurial perandorak nga Kostandinopoli, po jo afėria fisnore dhe gjaku. Pas pushtimit osman, principatat ranė. Pas kėsaj tragjedie, lindėn dhe u bėnė veprues Kanunet.

Pushtimi osman i popujve tė Ballkanit, konvertimi historikisht i ortodoksėve dhe katolikėve nė treva tė ndryshme tė gadishullit, e sidomos, nė trevat e popullsisė shqiptare nė myslimanė, krijuan kuptime dhe raporte tė ndryshme me shtetin osman dhe me ligjin e kėtij shteti. Pamundėsia e ushtrimit tė pushtetit shtetėror pėrmes veprimit efektiv tė ligjit otoman, jo vetėm pėr hir tė distancave hapėsinore, por edhe tė traditave e psikologjisė sė popujve tė ndryshėm nxitėn Portėn e Lartė pėr formulimin e zbatimin e Sistemit tė Mileteve, sistem qė identifikonte fenė me kombėsinė. Shqiptarėt, qė pėr shumė arsye qenė konvertuar nė besime tė ndryshme fetare nuk pėrfituan asgjė nga ky sistem (miletet). Mendoj se prandaj u shpėrbė njėjėsia e tyre territoriale, duke e ndarė truallin e shqiptarėve nė katėr vilajete. Ky organizim, qė nė fakt s’ishte tjetėr veē njė ndarje administrative e trevave tė Perandorisė, nėn vėzhgimin, kontrollin e gjykimin e sulltanit, u njihte tė drejtėn vilajeteve, por edhe i nxiste ato pėr tė luftuar e zgjeruar territoret nė kurriz njėri-tjetrit.


Veprimi i kanuneve pėr rregullimin ligjor tė raporteve mes popullsisė shqiptare kryesisht nė trevat veriore tė Shqipėrisė, mbajti gjallė e stimuloi karrikaturėn e duelit aristokratik feudal - gjakmarrjen. Kjo ruan nė themel origjinėn dhe vazhdimėsinė fisnore, qė nė perėndimin e evropės, por edhe nė lindje tė saj quhej fisnikėri. Fisniku evropian e dekonsideronte “dorashkėn” e lėshuar nga njė jo fisnik. Shqiptari nuk ka hyrė kurrė nė gjak jo vetėm me etni tė tjera, por edhe as jashtė gjinisė, fisit, fiseve tė krahinės dhe tė krahinave fqinjė tė barasvlefshme nė etnogjenezė e tė lidhura gjeografikisht, ekonomikisht, psikologjikisht, dhe jo rrallė, edhe me krushqi mes tyre. Gjakmarrja shqiptare, edhe nė shkelje flagrante tė kanuneve, nuk ka dalė kurrė jashtė kėtyre dimensioneve. Le tė pohojė, qoftė edhe njė dėshmitar i vetėm, duke iu referuar edhe dokumenteve historike, qė njė shqiptar, familje apo fis, ka qenė nė gjak me njė turk, grek, bullgar, maqedonas, serb apo malazez.


E stimuluar dhe me interes tė shteteve pushtues, gjakmarrja ndėr shqiptarėt u konservua dhe vegjetoi nė shekuj. Mendjet dhe veprimtarėt e shquar shqiptarė dhe kėtu nuk mund tė lė pa pėrmendur tė paharruarin Anton Ēeta, iu kundėrvunė kėtij zakoni sa primitiv aq edhe tė dėmshėm pėr krijimin e njė kohezioni solid mes shqiptarėve. Por pėrpjekjet dhe kontributi i tyre nuk mund tė ishte tėrėsor dhe afatgjatė nė kushtet e mungesės sė shtetit kombėtar tė Kosovės. Propaganda dhe organizimi i veprimtarive sociale nė kundėrvėnie tė gjakmarrjes, natyrshėm, kanė rolin e tyre pozitiv. Ato mund ta frenojnė e kufizojnė, por, megjithatė ėshtė shteti, mekanizmat pėrkatėse shtetėrore, qė kanė mjetet dhe mundėsitė ta minimizojnė e madje, edhe ta shkulin pėrfundimisht zakonin e gjakmarrjes nga mesi ynė. Tashmė qė kosovarėt po e shpallin shtetin e vet kombėtar, me siguri do t’ia arrijnė edhe kėtij objektivi tepėr tė domosdoshėm pėr ta realizuar sa mė parė.





#3

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 16:47

Shqiptarėt janė mė shumė falės se sa hakmarrės


Nė dallim tė dukshėm nga gjakmarrja, sipas sė cilės gjaku i derdhur lahet e shpėrblehet vetėm mė gjak, hakmarja rrjedh nga qefmbetje, ofendime apo dhunime jo vetėm tė qėllimshme, por edhe tė rastėsisshme nga persona konkretė dhe nuk kufizohet nė objektivin e vetėm nga numri konkret mbi tė cilėt shkarkohet. Ndryshimi mes tyre nuk ka aq lidhje me pasojat (kėto shpesh ngjasojnė, kur pėrfundojnė me vrasjen e njė individi), sesa ka lidhje me motivet. Gjakmarrja dhe hakmarrja dallohen thelbėsisht nga motivimi. E para, pėrgjithėsisht buron e mbėshtetet psikologjikisht, familjarisht e shoqėrisht (kam parasysh fisin, fshatin, krahinėn madje edhe ca mė gjerė) nga njė bazė primitive ligjore, e kodifikuar dhe e rregulluar nga Kanunet, kurse hakmarrja mund tė burojė nga fjalė, veprime, gjeste, qė rastėsisht apo nė mėnyrė tė pėrsėritur cėnojnė dhe denigrojnė personalitetin apo dinjitetin e individit, sidomos nė publik.

Deri sa drejtohet nė rrafshin personal dhe e motivuar po personalisht, hakmarrja ėshtė po aq antihumane, pėr tė mos thėnė qė ėshtė edhe ca mė tepėr, dhe ka po ato rrjedhoja si dhe gjakmarrja. Gjakmarrėsi, nė pritje dhe i pėrgatitur pėr “tė marrė gjakun”, mund tė vrasė bashkė me “gjakėsin” edhe njė ose dy tė tjerė pranė tij, kurse hakmarrėsi, i indinjuar apo edhe i verbuar nga njė ofendim ose pa drejtėsi, fjala vjen, nga njė titullar institucioni, mund tė hakmerret ndaj portierit apo ndaj nėnpunėsve mė tė parėndėsishėm tė institucionit qė i dalin pėrpara. Pėr kėtė “logjikė” tė hakmarrėsit, pa dashur absolutisht ta pėrligj, do t’i referohem vetėm dy lajmeve tė transmetuara ditėt e fundit pėr dy ngjarje nė SHBA: njė person, i pakėnaqur nga bashkia, vret me armė zjarri 5 kėshilltarė; kurse njė student i pėrjashtuar nga Universiteti vret 8 studentė dhe mė pas edhe veten.


Hakmarrja, errėsimi i arsyes qė tė bėn tė vrasėsh pėr shkaqe morale ose pėr interesa thelbėsore, ekonomike e sociale ėshtė dhe do tė jetė gjithėkohore e gjithėnacionale. Ajo ėshtė luftuar e do tė vazhdojė tė minimizohet me ecurinė e pėrparimin e civilizimit e tė demokracisė. Si e tillė, pra nė planin personal, hakmarrja ėshtė dhe do tė vazhdojė tė jetė e dėnueshme, por kurrė aq e rrezikshme dhe e dėmshme sa hakmarrja e motivuar ideologjikisht.


E pėrmenda termin “hakmarrje e motivuar ideologjikisht” nisur nga masakrat e nxitura nga ideologjitė politike, nacionaliste dhe fetare. Shėmbujt e kėsaj natyre janė tė shumtė e tė ndryshėm nė kombe e momenete tė ndryshme historike. Po pėrmend vetėm disa raste tė ndodhura e tė pėrjetuara nė Evropė dhe mes popujve tė Ballkanit.


Sė pari, pa dashur tė flas pėr natėn e famshme tė Shėn Bartolomeut, persekutimi i hebrenjve, fillimisht me “pogromet” ruse ndaj tyre, qė arritėn kulmin me “holokaustin” e nazistėve, qė i pėrkasin gjysmės sė parė tė shek. XX kanė qenė tė motivuara e nxitura nga botėkuptime fetare.


Sė dyti, ekzistenca vepruese e “kamikazėve”, e pranishme dhe e rrezikshme nė zona, qė vėshtirė tė kufizohen, tė cilėt, duke u vetėvrarė, nė emėr tė bindjes fetare, vrasin mė shumė tė pafajshėm pėr tė asgjesuar “fajtorėt” sipas kuptimit e pėrcaktimit tė tyre.


Sė treti, praktika naziste, e frymėzuar nga teoria “shkencore” pėr superioritetin dhe inferioritetin e racave i shpallte indo-evropianėt tė aftė dhe tė destinuar pėr tė ndėrtuar “Rendin e Ri”, pėr tė sunduar gjithė popujt e tjerė tė Botės tej pėrkatėsisė tė “racės sė pastėr”. Kjo ideologji politike i “shtazėroi” trupat elitė tė nazistėve, SS.


Sė katėrti, ideologjia nacionaliste, Megali Idea greke, apo superioriteti serbo-sllav i propaganduar nga Akademia e Shkencave tė ish-Jugosllavisė (teoria antishqiptare e Ēubrilloviqit), motivuan dhe pėrligjėn barbarizmin masakrues tė popullsisė shqiptare autoktone nė trevat e Ēamėrisė, nė Filat dhe nė Paramithi, ku burrat u vranė ose duke i hedhur nga tarraca e shkollės, ose duke i therur me thikė veē e veē nė ēdo rrėnjė ulliri. Tė mbeturit gjallė, fėmijėt, gratė dhe pleqtė u dėbuan dhunshėm pa adresė: disa mbėrritėn nė Shqipėri dhe tė tjerė nė Turqi. Hakmarrja nacionaliste ėshtė jo vetėm e verbėr, por edhe e pandjeshme ndaj moralit themelor njerėzor: humanizmit.


Sė pesti, pėrvoja e 1999-s e popullsisė shqiptare etnike tė Kosovės qė, e motivuar nga ideologjia nacionaliste serbe dhe personaliteti diktatorial i Milosheviēit, pėrjetoi dėbimin e pashembullt nga shtėpitė dhe trojet e tyre por edhe ekzekutimin e fėmijėve, grave dhe pleqve jo vetėm nė masakrėn e Raēakut.

Pėr tė mos e zgjatur, dėshiroj tė vė nė dukje dy dallime mes gjakmarrjes dhe hakmarrjes.

E para, gjakmarrja, kultivohet e ekziston nė rrethe tepėr tė kufizuara. Ajo motivohet moralisht nga ligji i pashkruar, nxitet nga familja apo fisi dhe ka njė objekt tė pėrcaktuar. Kėrkon rivėnien nė vend tė barazisė, por nuk niset dhe nuk nxitet asnjėherė nga fitimi i ndonjė lloj superioriteti. Atė e udhėheq morali i barazisė dhe jo i supermacisė. Gjakmarrja pėrdoret pėr tė rivendosur barazinė por nuk nxitet dhe nuk udhėhiqet kurrė nga urrejtja. Kjo ėshtė arsyeja qė familjet nė “gjak” jo vetėm mund tė pajtohen, por edhe tė bėhen miq. Kursė hakmarrja udhėhiqet kurdoherė nga urrejtja qė shtrihet nė familje, fis apo krahinė, e cila kultivohet institucionalisht nė vazhdimėsi mbi mbarė njė komunitet ose popullsi dhe qė sjell pasoja shumė-shumė mė tė rėnda se sa gjakmarrja.


E dyta, ne, shqiptarėt kemi fatkeqėsinė qė tė vazhdojmė e, me tė drejtė tė cilėsohemi nga ndokush si njė popull “gjakmarrės”, kemi tė drejtėn historike tė deklarohemi se nuk jemi “hakmarrės”. Kėtė e kemi provuar me qėndrimin popullor ndaj armatės sė mundur turke, pas Luftės sė Dytė Ballkanike, gjatė tėrheqjes sė trupave tė mjeruara turke drejt Stambollit. Luftėn kundėr tyre, para shteteve ballkanike, e kishim filluar ne, kosovaro-shqiptarėt e Veriut (kryengritjet e viteve 1911-1912). Ėshtė fakt i njohur historik qė shqiptarėt e Shqipėrisė nuk u hakmorrėn edhe ndaj ushtarėve italianė pas kapitullimit tė Italisė fashiste, por pėrkundrazi i ushqyen dhe i strehuan italianėt e mbetur nė Shqipėri. Kėtė fakt ėshtė vėshtirė ta mohoj edhe Beogradi zyrtar.


Shqiptarėt mund tė jenė gjakmarrės, por nuk janė hakmarrės. Ata nxiten nga morali pėr barazi, por kurrė nga urrejtja. Jemi hakmarrės sa ēdo individ njerėzor, qė preket nė personalitet dhe dinjitet, por nuk kemi qenė dhe nuk do tė jemi kurrė hakmarrės tė ushqyer me urrejtje pėr tė tjerėt nga ideologji nacionaliste, shtetėrore apo fetare.





avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 19th March 2008, 18:12

Mendoj se vertete gjakmarrja eshte gje tjeter,dhe hakmarrja eshte gje tjeter.
si pasoj e hak marrjes vjen gjakmarrja.
Gjakmarrja ka egzistuar me kanune(Lek Dukagjini),u dobesua ne sistemin komunist dhe u ringjallperseri ne 17 vitet e fundit.
Cili do qofte ndryshimi midis gjakmarrjes dhe hakmarrjes ato jane plage sociale te shqiperise.Ato jane te theksuara si pasoje e punes se dobet ne kete drejtim te qeverive qe kane drejtuar kete vend



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 19th March 2008, 18:21

Sigurisht qe ne Shqiperine Veriore ekziston gjakmarrja pasi ata nuk njohin ligje. Ligji per ta eshte Kanuni i Lek Dukagjinit. Shumica e verioreve jane te ngujuar neper shtepi per shkak te ketij fenomeni, sigurisht qe ne shtepi kane ngelur grate e femijet, ndersa burrat jane fshehur neper male.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 19th March 2008, 18:31

Mary.nuk jam dakort me ate qe thoni se nuk njohin ligje.
Une them se ligji shteteror nuk vepron dhe si pasoj vjen gjakmarrja
Populli nuk ka besim te drejtesia shteterore,dhe sjell vet drejtesine
Me respekt nardlushnja



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 19th March 2008, 18:34

Eshte e drejta juaj Nardi qe mos te ndani te njejtin mendim me mua, ska asgje te keqe, por une kam degjuar vete nga goja e tyre qe shprehen ne kete menyre, qe ata nuk njohin ligj, por vetem Kanunin. Por sigurisht qe ketu hyn edhe shteti, nuk e perjashtoj fare kete mundesi.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 19th March 2008, 18:56

Si haku, edhde gjaku ma prapashtesa jane fenomen i te se kaluares dhe te tashmes aty-ketu dhe per mua eshte dicka joemancipuese sepse pasojat jane katastrofale!

Stop hak-gjakmarrjes!!!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 26th March 2008, 18:13

gjak marrje apo hakmarrje ,per mua sikur eshte i njejti fenomen ,eshte dicka embjeluur ka gjen dhe vazhdon ,edhe sod e kesaj dite ne shum treva shqiptare mendoj eshte mire ti lehet ligjit te drejtesis e jo te zgjithen problemt me tyten e pushkes ,eshte keq kur shikon edhe sod me qindra familje te mbyllura per gjak marrje kur kemi nji ligj nji kushtetut ,e quej fare te mbjellur nga pushtues te huje siq ishte turku me 500vjet .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 26th March 2008, 23:37

Gjakmarrja..eshte nje nga treguesit kryesore qe tregon se sa para ka ecur Shqiperia...
Eshte vertet per te ardhur keq qe ne shekullin e XXI te veprojne akoma Ligjet e Kanunit..
Nje pjese te madhe te fajit per kete sigurisht qe e ka shteti, duhet te kete me shume ndikim ne keto zona,por pjesa tjeter e fajit i mbetet njerzve qe nuk hapin syt te shohin me larg se hunda e tyre!



Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com


#11

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi