Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Trevat shqiptare »
JUSUF GĖRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKĖS LIRIKE

Share

Shko tek faqja : Previous  1, 2

+ Pėrgjigju Diskutimit

#21

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 20:58

Skena nga jeta e fshatit

Dritarja e avulluar semaveri i ēajit edhe vjeshtė
i tillė i lirė rrethuar me sendet qė vjetėrohen
pėrmbi rafte ftonj njė plakė si pikturė
a nuk qenka vallė krejt zjarri njė trillim
bien gjethet e nė kopsht femra kotet nė luhajė
me goditje tė rėnda imagjinate me njė botė prej letre
tek gjej ngushėllim mes sendesh qė s'janė mė
atje diku nė botėn time atje diku larg
eja pėrsėri netve tė vona si hije qė sajon
pak frymė njeriu e pak dritė qiriri.





#22

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 20:59

Lufta dhe arti

Tutje gjithnjė akull
Kėndej gjithnjė zjarr
Unė jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
nė betejėn e tmerrshme
tė fjalės
e tė mendimit

Me shenjtėri tė mallkuar
me pėrfytyrimin e qartė
e krijoj
Nė mua shushurijnė dete
tė qena
nė ėndėrr

S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalėt e mia
e tė niseni nėpėr botė
Unė s'kam guxim
Kuptoj se pa dritėn e tyre
Nuk do ta di rrugėn nėpėr dritė
Janė krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh tė shenjta
zigzage

Unė nuk i shoh yjet
pėshtjellė nė terr
Gjithėsia e ftohtė
nuk e ka gji diellin
Sikur tė mos e ftohte
ana e errėt e planetit





#23

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 20:59

Njeriu i zi

Jam i sigurtė, kurrė s'do tė bėj vetėvrasje
Kaq i hekurosur, i mirėfilltė, si arsyeja
E kam vrarė orėn e murit me armėn e nxehtė
Dhe kam ikur prej librit tė pėrhitur qė mė shėmton
Me bukurinė e tij

Vdekja s'ėshtė dobi as moshė as lindje e re

Drurin e vjetėr tė tavolinės, shtizėn, patericėn
Boshtin e lavjerėsin, rrapicėn e bronztė, lėkenė
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare nė mesnatė
Strallin e pikėlat e vesės qė shpėrthejnė
Me rrezen e parė tė dritės nė agun vjeshtor –

Vdekja nuk i ka





avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 19th March 2008, 21:12

I nderuar feneri.
Ekziston nje teme e tille per Jusuf Gervalla, dhe beni mire ti postoni atje te gjitha te dhenat qe keni per te. Perseritja e temave nuk ka vlere. Shpresoj ne mirekuptimin tuaj.

Me respekt, MARY
!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


#25

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:20

@MARY shkruajti:I nderuar feneri.
Ekziston nje teme e tille per Jusuf Gervalla, dhe beni mire ti postoni atje te gjitha te dhenat qe keni per te. Perseritja e temave nuk ka vlere. Shpresoj ne mirekuptimin tuaj.

Me respekt, MARY
!


Pershendetje MARY ! Unė nuk e vėrejta ! Dhe ju plotėsisisht e mbani te drejtėn e moderimit! Me respekt !





avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 19th March 2008, 21:26

Feneri,ky shkrim i juaj pėr Gėrvallėn ėshtė pėr qdo lavdatė,ju pėrgėzoj



Shiko profilin e anėtarit


#27

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 2 e 2)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi