Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Kuriozitete »
ZBULIME TE REJA - EGZISTON TOKĖ E RE !

Share

#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:10

"Gjuetarėt" e planetėve shpresojnė se shpejt do tė kemi

zbulime interessante!





A EKZISTON NJĖ TOKĖ E RE ?



Deri tani janė zbuluar mbi 250 botė tė reja qė u pėrkasin sistemeve shumė tė largėt. Sė fundmi, thuajse ēdo javė "gjuetarėt e planetėve" po zbulojnė botė tė reja, jo nė sistemin diellor, por nė skajet mė tė largėta tė galaksisė sonė. Dhe vjen gjithnjė e mė natyrshėm pyetja: sa afėr janė astrologėt nė gjetjen e njė planeti qė mund tė ofrojė kushte jete?


Endrju Koler Kamerun tregon me gisht nė drejtim tė hapėsirės qiellore qė rrethon "Mbretėrinė Fife" ( foto ) dhe flet pėr njė planet qė gjendet shumė larg prapa reve. Kamerun ka mundur ta vėrejė praninė e tij vetėm duke parė hijen e vogėl qė krijon kur kalon pėrpara yllit pėrreth tė cilit orbiton. Ndodhet afėrsisht njėmijė vjet dritė larg zyrės sė tij nė ndėrtesėn e fizikės sė universitetit "San Endrju" tė Skocisė.





#2

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:11

Edhe pse ndodhet kaq larg, planeti i ka treguar disa prej sekreteve tė tij. Bėhet fjalė pėr njė botė qė i tregon vetėm njėrėn faqe diellit rreth tė cilit rrotullohet: gjysma e tij i ėshtė ekspozuar ngrohtėsisė sė pėrjetshme, ndėrsa gjysma tjetėr i ėshtė nėnshtruar errėsirės sė pėrjetshme. Rrotullohet me aq shpejtėsi rreth yllit tė vet sa njė vit nė tė do tė zgjaste vetėm pak ditė tokėsore. Ėshtė njė gjigant qė do tė gėlltiste jo vetėm planetin tonė, por edhe vetė Jupiterin, mė i madhi nė sistemin tonė diellor, e megjithatė shumė mė i lehtė se ai: dendėsia e tij ėshtė sa ajo e njė shelgu. "Do tė mund tė pluskonte mbi ujė", thotė Kamerun, duke hapur duart, "gjithnjė nė rast se do tė ekzistonte njė enė aq e madhe sa ta nxinte".

Kėtu, nė Tokė, Kameruni dhe ekipi i tij bėjnė pjesė nė njė grup tė ri astronomėsh, tė cilėt po e kėqyrin galaksinė nė kėrkim tė botėve tė panjohura dhe, gjatė viteve tė fundit, suksesi i tyre mund tė quhet pa frikė mbresėlėnės. Ndėrsa sistemi ynė diellor humbi njė planet gjatė vitit tė shkuar, falė daljes sė klasifikimit tė Plutonit nga lista e planetėve pėr tė hyrė nė atė tė "planetėve xhuxhė", Kamerun dhe kolegėt e tij kanė zbuluar mė shumė se 250 botė tė reja, qė u pėrkasin sistemeve shumė, shumė larg nesh. Zbulime tė reja bėhen thuajse pėr ēdo javė qė kalon. Dhe nė fakt, pikėrisht gjatė kėsaj mbrėmjeje, disa gjuetarė planetėsh nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė deklarojnė pėrmes njė deklarate zyrtare tė bėrė nga NASA, zbulimin e njė sistemi tė ri diellor me ngjashmėri tė fortė me tonin.





#3

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:11

Secili nga planetėt qė zbulojmė i shtojnė njė grimcė njohurive qė kemi pėr galaksinė ku bėjmė pjesė pėrtej hapėsirės qiellore qė na rrethon. Por tė marra sė bashku, tė gjitha kėto zbulime, kėto botė tė shpėrndara nėpėr univers na ēojnė drejt diēkaje tjetėr e mė tė thellė. Aftėsia e shkencėtarėve pėr tė dalluar planetė tė largėt ėshtė pėrshpejtuar gjatė kėtyre 20 vjetėve tė fundit me njė ritėm qė pak janė nė gjendje ta imagjinojnė. Dhe, pėr herė tė parė, ata po flasin tani seriozisht mbi kėrkimet pėr njė planet qė tė mund t‘i ofrojė kushte jete njerėzimit nė univers: njė Tokė e dytė.


"Te njerėzit gjendet njė dėshirė e lindur shumė e fortė pėr tė mėsuar sa i veēantė ėshtė planeti ynė", thotė Kamerun. "Flitet gjerėsisht pėr faktin se sa e pėrshtatshme ėshtė toka pėr jetėn, por sa e veēantė ėshtė Toka. Sa e veēantė ėshtė jeta? Jemi tė vetėm nė univers? Janė kėto pyetje qė i kanė hedhur njerėzit drejt njė sfide tė tillė".


Deri tani, thuajse tė gjithė planetėt e zbuluar pėrtej sistemit tonė diellor janė gjigantė tė stėrmėdhenj tė pėrbėrė nga gazra, si Jupiteri ynė, vetėm se mė tė nxehtė e mė tė mėdhenj. Orbitat e tyre janė aq afėr diejve pėrkatės sa njė vit i tyre zgjat vetėm pak ditė tokėsore, ndėrkohė qė sipėrfaqet e tyre pėrballen me temperatura afėr 2 mijė gradė Celsius.





#4

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:11

Kėto botė gjigante janė edhe mė tė lehtat pėr t‘u vėrejtur, megjithėse prania e pjesės mė tė madhe tė tyre zbulohet jo drejtpėrdrejt, por duke iu referuar efekteve qė luajnė tek yjet rreth tė cilėve rrotullohen. Teknika mė e frytshme pėr tė kapur praninė e planetėve bazohet te efekti Dopler, i cili vėrehet te tė gjitha llojet e energjive - nga valėt zanore tek ato tė dritės. (Njė shembull pėr tė ilustruar efektin Dopler ėshtė ai i sirenave tė makinės sė policisė. Kur afrohet pranė krijohet pėrshtypja se ritmi i luhatjeve tė tingujve shpeshtohet. Kjo ndodh pasi duke qenė se makina vjen drejt teje, valėt e tingujve ngjishen, gjė qė i bėn tė dėgjohen me ritėm mė tė lartė dhe kur makina nis tė largohet, valėt zgjaten, gjė qė ul ritmin e tingujve).


Kur njė planet vėrtitet rreth njė ylli, fusha e tij gravitacionale ndikon tek ylli: e detyron tė bėjė njė qark tė vogėl rreth vetvetes. Nė rast se planeti ėshtė shumė i madh, astronomėt mund ta kapin kėtė vallėzim kozmik duke vėrejtur dritėn e yllit e cila e arrin sipėrfaqen e Tokės dhjetėra, qindra, madje edhe vite mė pas. Nė rast se drita e yllit luhatet drejt njė ngjyre mė tė kuqe, valėt e dritės po zgjaten, duke treguar se ylli po largohet nga Toka. Nė rastet kur ylli afrohet drejt nesh, drita qė shohim ėshtė me nuanca blu, duke qenė se valėt ngjishen pas njėra-tjetrės. Duke brejtur ndryshimin nga e kuqe nė blu, e kėshtu me radhė, astronomėt arrijnė tė llogarisin masėn dhe distancėn e orbitės sė planetit qė po shkakton deformimin.





#5

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:12

Kameruni e vėrejti botėn e tij tė "shelgtė" falė njė metode tjetėr. Skuadra ėshtė pjesė e njė konsorciumi tė quajtur SuperWasp, inicialet e Super Wide Angle Search for Planets (Kėnd super i gjerė pėr kėrkimin e planetėve), i drejtuar nga Don Polako, nė universitetin "Mbretėresha" tė Belfastit. Sė bashku operojnė dy teleskopė tokėsorė, njėri i vendosur nė majėn e La Palma, njė mal vullkanik nė ishujt Kanarine, dhe tjetri nė majėn e njė kodre tė shkretėtirės Karu, pak orė me makinė nga Keiptaun.


Ēdo mbrėmje mbulesat automatike tėrhiqen nga skajet e teleskopėve, nė mėnyrė qė tė mundėsohet observimi i yjeve, tė cilėt fotografohen ēdo 30 sekonda teksa gjenden nė qiell qė nga perėndimi i diellit deri nė ēastin e lindjes. Nė njė periudhė prej 10 minutash, secili teleskop kap dritėn e 3.5 milionė yjeve.


Gjatė kėtij mėngjesi, imazhet e grumbulluara mbrėmė nga La Palma kanė mbėrritur nė Belfast pėrmes internetit. Ato nga Afrika regjistrohen nė shirita magnetikė dhe dėrgohen herė pas here me avionė. Nė laboratorin e Polakos, disa kompjuterė shpenzojnė 12 orė nė ditė nė ekzaminimin e imazheve tė ēdo ylli, nė kėrkim tė luajtjes sė thellėsisė sė dritės tė shkaktuara nga ndonjė planet qė i kalon pėrballė. Pas kėsaj, kandidatėt mė premtues u kalohen studiuesve si Kameruni pėr konfirmimet pėrfundimtare.





#6

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:13

Nė vitin 2005, ekipi i "SuperWasp", falė kėsaj teknike ia doli tė zbulonte dy planetė gjigantė, "botėn e drunjtė" nė konstelacionin e Andromedės, dhe njė mė tė vogėl, e njėherėsh me dendėsi mė tė madhe qė vėrtitet rreth njė ylli tė konstelacionit tė Delfinit. Para njė jave, skuadra e shkencėtarėve bėri publikė zbulimet e fundit - tre planetė tė tjerė gjigantė mė shumė se 700 vite dritė larg, tė cilėt gjenden aq afėr diejve tė tyre sa sipėrfaqet e kėtyre planetėve ziejnė.


Teknika "Super Wasp", e njohur si metoda transite, megjithatė ka kufizimet e veta. Vetėm njė pėrqindje shumė e vogėl planetėsh orbitojnė pėrreth yjeve pėrkatės nė kėndin e duhur, nė mėnyrė qė hijet e tyre tė mund tė projektohen nė tokė dhe vetėm ata me pėrmasa gjigante prodhojnė aq sinjale sa tė zbulojnė praninė e tyre.


Por kjo ėshtė njė fushė ku po vėrehen ndryshime tepėr tė shpejta: pėrparimet dhe teknikat moderne po i afrojnė astronomėt gjithnjė e mė shumė me qėllimin pėrfundimtar pėr zbulimin e njė Toke tė dytė. Mė herė gjatė kėtij viti, disa shkencėtarė nėn drejtimin e Stefan Udrit nė Observatorin Jugor Evropian nė Gjenevė zbuluan njė planet qė vėrtitet pėrreth njė ylli xhuxh nė konstelacionin Libra, 20 vite dritė larg. Matjet e tyre sugjerojnė se planeti Gliese 581c ėshtė i vogėl dhe me sipėrfaqe shkėmbore. Orbita e tij ka bėrė qė disa shkencėtarė tė spekulojnė se nė sipėrfaqen e tij ekzistojnė kushtet pėr praninė e ujit, gjė qė i jep udhė edhe idesė se mund tė jetė i pėrshtatshėm pėr zhvillimin e jetės.





#7

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:13

Gjithsesi, pėr tė kuptuar nėse nė Gliese 581c ka aktualisht jetė, i duhet tė gjenerojė aq aktivitet sa tė mund tė vihet re nga fqinjėt e galaksive tė tjera. Shkencėtarėt e projektit kalifornian tė kėrkimeve pėr Inteligjencė Jashtėtokėsore (Seti) kanė kėrkuar pėr valė tė mundshme radioje tė emetuar nga ai sistem diellor dhe nuk kanė arritur tė zbulojnė asgjė.


Vetėm tre muaj pas publikimit tė suksesit tė Udrit, njė tjetėr zbulim i realizuar nga Xhovana Tineti dhe ekipi i saj nė Universitetin e Londrės bėnė qė tė lindnin shpresa tė reja te tė gjitha ata qė operojnė nė kėtė fushė. Skuadra e Tinetit pėrdori njė teleskop tė NASA-s pėr tė vėrejtur me mė imtėsi rrezatimet qė vijnė nga njė yll i quajtur HD 189733, i cili shtrihet 63 vjet dritė larg nga Toka. Kur njė planet i zbuluar sė fundmi kalon pėrpara yllit, shkencėtarėt vėrejnė njė fluks mjaft tė njohur rrezesh infra tė kuqe. Zbulimi, i publikuar nė revistėn shkencore "nature", shėnoi provėn e parė tė pakundėrshtueshme pėr praninė e ujit nė atmosferėn e njė planeti pėrtej sistemit diellor (Motoja e NASA-s pėr zbulimin e jetės jashtėtokėsore ėshtė "ndiqni ujin". Ėshtė pėrbėrėsi tė cilin shkencėtarėt e vlerėsojnė si vendimtar pėr zhvillimin e formave qė njohim ne tė jetės).





#8

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:14

Por nė ambientet e universitetit "San Endrju", dosjet e pafundme me foto e tė dhėna nga kėto yje janė vendosur disi mėnjanė dhe diskutimet janė pėrqendruar nė njė pikė tjetėr, duke marrė trajta mė filozofike. Gjatė viteve qė do vijnė, mundėsitė pėr gjetjen e njė Tokė tė re po rriten shpejt, tė paktėn duke iu referuar arritjeve tė deritanishme. Dhe ēfarė pas kėsaj? Astronomėt do t‘i pėrqendrojnė tė gjitha mjetet dhe energjitė nė kėrkime tė dėshpėruara pėr shenja jete. "A do tė ndihemi mė mirė po tė dimė me siguri se nuk jemi tė vetėm nė univers? Njė gjė e tillė do tė na bėjė tė ndihemi tė privilegjuar e tė veēantė, apo thjesht tė vetmuar e tė largėt?", pyet Kamerun. "Ky do tė jetė njė zhvillim shumė interesant pėr kreacionistėt", shton Alen Peni, njė mik dhe koleg i tij.


Nė rast se ky vit mund tė vlerėsohet si shumė i frytshėm pėr gjuetarėt e planetėve, ka arsye tė forta tė besohet se shumė shpejt do tė dėgjojmė pėr shumė zbulime tė reja. Dhjetorin e shkuar, agjencia hapėsinore franceze, CNES, lėshoi Corot-in, i pari teleskop hapėsire aktiviteti i tė cilit i ėshtė dedikuar tėrėsisht gjuetisė sė yjeve. Qė tani ka raportuar pėr zbulimet e para: bėhet fjalė pėr njė planet me pėrmasat e Jupiterit 1 mijė e 5 qind vjet dritė larg nga Toka. "Pėrparėsia e njė teleskopi qė gjendet nė hapėsirė ėshtė qė nuk je i detyruar tė vėshtrosh pėrmes atmosferės sė Tokės, nuk je i detyruar tė pėrballesh me ndėrprerje pėr shkak tė reve apo kohės sė keqe dhe mund tė observosh pa ndėrprerje, pasi nuk ke as problemin qė nuk mund tė shohėsh asgjė kur ėshtė ditė", thotė Suzan Aigren, njė astrofizike nė universitetin "Ekseter".





#9

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:14


Skuadra "Korot" do t‘i pėrqendrojė kėrkimet te planetėt vetėm pak herė mė tė mėdhenj se Toka, pėr tė kuptuar se sa tė zakonshėm janė tė tillė planetė nė galaksi. Si edhe ata tė projektit "SuperWasp", shkencėtarėt e Corot-it janė nė procesin e konfirmimit tė zbulimit tė njė serie planetėsh tė rinj dhe presin t‘i shpallin publikisht gjatė muajve nė vazhdim.


Edhe gjetiu shkencėtarėt po ndėrtojnė teleskopė tė rinj dhe po i drejtojnė tė tjerėt, qė ekzistojnė prej kohėsh, duke iu bashkuar kėtyre kėrkimeve. Nė shkretėtirėn e Arizonės, njė skuadėr e drejtuar nga Deivid Sharbone, Qendra e Harvardit pėr shkencėtarėt astrofizikanė, tė cilėt zbuluan tė parin planet jodiellor nė vitin 1999, po pėrgatit Mearth, njė sistem i pėrbėrė nga 8 teleskopė, edhe ky i projektuar pėr zbulime tė kėsaj natyre.



"Nė qendėr tė interesit tonė janė planetėt e vegjėl e me sipėrfaqe shkėmbore", thotė Deivid Sharbone. "Hapi i parė ėshtė zbulimi i planetėve me pėrmasa tė pėrafėrta me ato tė Tokės dhe qė tė kenė sipėrfaqe tė ngurtė, ata qė mund tė ofrojnė kushte pėr zhvillimin e jetės".


Nė vitin 2009, NASA po planifikon lėshimin e misionit "Kepler", njė observues hapėsinor, i cili do tė dėrgohet nė hapėsirė nė kėrkim tė planetėve tė ngjashėm me Tokėn. Agjencia Hapėsinore Evropiane po ngre nė kėmbė misionin e saj, Darvinin, i cili do jetė i pari qė nuk do tė ketė nė qendėr tė interesit vetėm planetėt, por edhe shenjat e jetės nė atmosferat e tyre. Pėr shembull, mendohet se oksigjeni nuk mund tė gjendet nė atmosferėn e njė planeti, nė rast se ndonjė formė jete nuk garanton prodhimin e vazhdueshėm tė tij. Nė mars, oksigjeni qė dikur gjendej nė atmosferė u absorbua nga shkėmbinjtė, duke i kthyer elementėt nė okside.





#10

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 21:15

Duhet tė pranojmė se jeta nė kėta planetė mund tė jetė shumė mė e ndryshme nga ajo qė njohim ne, por duhet tė fillojmė duke shqyrtuar ata planetė qė janė tė ngjashėm me tonin dhe mė pas pėr shenja oksigjeni nė atmosferė", shpjegon Sharbone. "Universi mund tė gėlojė nga forma jete qė janė tė ndryshme nga e jona, por se si do tė mund t‘i dallojmė nga kaq larg mbetet ende njė pyetje e hapur. Ndryshimi i madh ėshtė qė, po tė thosha para dhjetė vjetėsh se kėrkoja shenja jete nė hapėsirė do mė konsideronin pėr tė marrė, por gjėrat nuk janė mė kėshtu. Tani kjo ėshtė kthyer nė njė pyetje mė se legjitime".





#11

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi