Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

description100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
Mundeni te gjith antaret te postojne ne kete teme poezite qe mendojne se jane me te mirat e shekullit

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
Ali Asllani:

Hakerime

qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire,
neper fusha,neper kodra,vershellne nje egersire!
Pra,o burra ,hani e pini,hanipini or'e cas,
per cakallin,nat' e erret,eshte ras'e deli ras'!

Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka,
te pabrek ju gjeti dreka,milioner' ju gjeti darka!
Hani,pini e rrembeni,mbushni arka ,mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju pergjigjet peqe,lepe!(urdhero,siurdheron)

Ai rron per zoterine tuaj,pun' e tija,djers'e ballit,
esht' kafshit per gojen tuaj.Rrofte goja e cakallit!
Shyqyr zotit,s'ka me mire,lumturi dhe bukuri,
dhe vjen e ju qan hallin,varni buz' dhe turi!

Hani pini dhe rrembeni,eshte koha e cakenjevet;
hani,pini dhe rrembeni,esht' bot' e maskarenjevet;
Hani,pini,vidhni,mblidhni gjith'aksione,monopole.
ekselenca dhe shkelqesa,tutti quanti come vuole!

Nenshkrim i zoteris suaj neper banka vlen milion,
ju shkelqen ne kraharuar dekorata,''Grand Cordon"
Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb i varfer t'ju therres'
gjith' me emrin tingellonjes:Ekselenca e Shkelqes'
dhe te quheni perhera luftetar' e patriot',
ne ka zot dhe do duroj',posht ky zot,ky palo zot!

Grand Cordon i zotris' sate,qe ne gji te kan'vendosur
esht'peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur,duke hequr nderin zvarr',
esht' trikembeshi qe perdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise,dic u bere e pandeh,
kunder burrit te vertete ze e vjell e ze leh!

E na tunde,na lekunde,neper salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' te heq per hunde.
Rrofte miku yt i huaj,qe per dita los e qesh,
te gradoi kater shkalle,pse i the dy fjal' ne vesh!

Koha dridhet e perdridhet ,do vij' dita qe do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht'do hidhet!
Koha dridhet e perdridhet ,prej gradimit kater shkalle
nuk do mbetet gje ne dore vecse vul'e zeze' ne balle

Mirpo ju qe s'keni patur as nevoj' as gje te keqe,
me perpara nga te gjithe,ju i that' armikut ''Peqe!"
Qe te zinit nje kolltuk,aq u ulet u perkulet,
sa ne pragun e armikut vajtet si kopil u ngulet!
As ju hahet,as ju pihet,vetem titulli ju kihet...
Teksa fshat' i varfer digjet...kryekurva krihet!

Sidomos ju dredharake,jume zemra aq te nxira,
ju dinake,ju shushunja,ju gjahtar' ne erresira!
C'na pa syri ,c'na pa syri!...hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri,te i ligu,te spiuni me i ndyri!

dallavera neper zyra,dallavera ne pazar,
dallavera me te huaj,dallavera me shqipter'
Vetem,vetem dallavera,dhe ne dem te ketij vendi
qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi,qe ju dendi!

Nese kombi vete mbare,neser ju veproni ndryshe,
dylli benet si te duash,kukuvajk' dhe dallandyshe...
kukuvajkea gjith' me lajka,neser silleni bujar,
nene dore e nene maska,shkoni jepni nje kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
kukuvajka do pertypi zoge e zoga si perhera...
Ja ,ja grushti do te bjeri perrmbi krye te zuzareve,
koha eshtee maskarenjeve,po Atdheu i shqiptareve!

Edhe ju te roberuar,rob ne dor'te metelikut(te pareve.shenim i imi)
fshihni sofrat e kujtdoj'puthni kembet e armikut!
qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri,
mjafton berja pasanik,pasanik dhe bej i ri,
dhe u bete pasanike,me pallate,me vetura
kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura!

vendi qenka sofr'e qorrit,vlen per goj' e per lefyte,(fyti.shenimi im)
beni sikur veni vetull'shoku shokut kreni syte(nxirni syte)
Dhe per nje kerkoni pese,po me mir' njezet e pese.
Le te rroje batakciu dhe i miri te vdese!

Per nje dit' qe nis e vertete do mbaroj'me bubullime,
ky i sotmi,zer' i erret ,benet vetetime
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe ,kesi lloj,
nuk ju mbetet gje ne dore,vetem nje kafshit' per goj'!

A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor'
nuk esht' yti nuk esht' imi,eshte i kombit arberor,
esht' i syrit ne lot mekur,esht' i vendit djegur pjekur,
ju do thoni si te doni...po e drejta dermon hekur!


Keta qe i postoj me pelqejne shume.

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
TRATHËTORËTË

Shokë, kemi ne mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.

Harruanë mëmëdhenë
Dh' e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qofte thënë!

Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.

Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!

Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!

Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?

Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,

Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.

Ata turpinë fitojnë,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.

Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.

Lerini, pa do ta gjëjnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë c'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.

O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.

Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!

Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.

Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t'u vinë.

Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.

Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.



Naim Frasheri

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni



Recital i Malësorit



0, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
FAN NOLI:

JEPNI PER NENEN

Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët jan' ata tiranë
Që të pren' e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn' e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan', o Shkab' e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle që t'i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon' e vyer,
Që me drit' e nder të thuresh
Dhe me bijt' e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s'i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

edhe kete e pelqej shume nga Driteroi:
KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
O MOJ SHQIPNI - Pashko Vasa

O moj Shqipni, e mjera Shqipni,
Kush te ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zojë e rande,
Burrat e dheut te thirshin: Nanë!
Ke pasë shumë t'mira e begati
Me vajza t'bukra, me djem t'ri.
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha e pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira,
Ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira.
Kur krista pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqiptarit gjithmonë i zoti.
Ka qënë për luftë e n'luft ka vdekun,
E dhunë mbrapa kurr s'i ka mbetun.
Kur ka lidh besën burri i Shqipnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë.
Ndër lufta t'rrepta gjithkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.
Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je ?
Po sikur Lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambë të shklet
E një fjalë të ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule,
Ke pas ken veshun, sot je me cule
E s'të kan mbetun as emn, as besë
Vet' i ke prishun për faqe t'zezë.
Shqiptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër njëqind çeta jeni shpërnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe.
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqipnia me faqe n'dhe
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër as dritë as pishë,
As gjak në faqe as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë.
Para se t'hupet kështu Shqipnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia,
Çoniu shqiptarë prej gjumit, çoniu !
Të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu !
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit, asht shqiptaria !
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
Asht toka jone, t'paret na e kan lane,
Kush mos na e prekë se desim t'tanë !

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
Poema e Mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.


Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.

Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.

Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
Anës Lumenjve


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtoj pa fund, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.


Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?


Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.


Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërroj pa fund, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.


Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohoras me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
VIGANI I DURIMIT

Ferit Ramadani

( I kushtohet Adem Demaqit
Që kaloj 28 vjet në burgje )

Për ne –
Nëpër rrugët e ferrit kalove !
Patjetër u shndërrove jehonë,
Që zgjon e vezullon agime
Për rrugën e dritës sonë!

Dhe hyre përjetësisht
Në zemër të brezave !
Të të ruajnë sinonim durimi !
Për atë që se the në vepra,
E plotsoj – Qëndrimi!

Për të shpjeguar kur t’i pyesin :
Goli Otokët, Gradishkat…
Zemërzitë,
Do t’i kuptojnë vuajtjeqëndrimet Tua
Dhe do të zbehen nga poshtërsitë!

Ndoshta papritmas, pa kujtuar
Të qajnë ndonjëherë kameleonët !
Kur emrin tënd
Për lavdi, heroizëm
Ta shpalojnë në shekuj ciceronët !

Evropa plakë sërish mahnitet
Si dikur nga Gjergji, Qemali, Noli,
Rekordi botëror –
Demaqi i Llapit ;
Pajtimin – në zemrën tonë
E mbolli!

Qyshkur kohës së njeriut tonë
Për shqetësim –
Ia mbollën prapsinë,
Gjarpijt e gjakut në këtë zezonë
Laokontit shqiptar –
Ia morën lirinë .


Për anale të zgjimeve largpamëse
Spektri i dhunës
Diktoi trillime, etiketa,
Por, Ti qëndresa vigane –
E ndjenjave u ngrite
Vullkan i pamposhtur
Për padrejtësitë nga jeta !

Kush ta fali guximin
Për diagnozë,
Gjarpijt pijnë gjakun
Dhe hedhin helm e vrer,
Në trojet tona për simbiozë
Të ketë shumë dimër
Aspak pranverë !

Kush të ftonte për në Dasma?
Ishin hapat e rritës sonë!
Për Frymëmarrjen the : Plasa !
Vranë Rexhepin –
Poetin tonë !

Por nga vdekja su ligësove!
Rexhep Elmazi –
Jeton në brezëri,
Dhe mbete në burg
Sërish mendove :
- Është burrë –
Ai që mposht tradhëti !

Kush të mbante aq të fortë
Kush ta rriste krenarinë
Kush të trokëllinte në Portë
Që e mbyllën, që e ndrynë ?

Një ndërgjegje prej poeti
Qysh i ri,
Një ndërgjege prej një trimi
Për liri,
Një ndërgjegje – si t’i them :
E Agimit !
Që dhe në burgje u priu ndjenjave
Të Çlirimit !

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
Ferit Ramadani

DEL SULLTANË E QAFËS

( I kushtohet bijës së malësisë e cila
Më 1913, vrau nipin e kryekomitit të Brodit
i cili, me fallangën e tij vrastare vrau e shkretoi
shumë fshatra të shqiptarëve të Kërçovës )



Atë ditë të rëndë
Atë ditë plot gjak
Mikail përbindëshi
Hyri n’çdo konak !

Hyri vrau e preu
Pleq, gra e fëmijë!
E mallkonte fusha
Kur ngjitej në malësi !

Por, përbindësh Mikaili
N’galop turrte kalin
Pas i vinte çeta
Në Qafë hapin ndalin !

-Dil o Mazllam Qafa !
-Jam Mikail i Brodit !
-Kam për të të nënshtruar,
Në shekuj rod pas rodit !

Dhe rrethojnë Mazllamin
Nagantin në ballë !
Sulltana shqipe mali,
Cuca – del në shkallë !

-Mbahu babë Mazllam
O ti burrë malësie !
S’dijnë kaurrët e Brodit
Për zemër trimërie!

Nuk të le Sulltana
Gjakun unë ta marr,
Që ta ndjejnë kaurrët
Damarin shqiptar !

Dhe Sulltanë e Qafës
Hidhet shqipe mali,
Vret e pret kaurrë,
Ik e ik Mikaili !

Ndaj sa herë përbindshat
I turren Vatanit!
Del Sulltanë e Qafës –
Pret kokë të tiranit !



KANË FLIJUAR JETËN

(U kushtohet legjendarëve të Kërçovës
Që ranë heroikisht për Shqipërinë Etnike )

Ndër breza armiqve
U kalben gurmazët
Kur n’ Zabel Kuvendet
Mbajnë – Mefail Zajazët !

Njëri – sy shkëndijë
Mban shikim n’ Drenovë !
Tjetri nga Qelojca –
Hapin – në Kërçovë !

Pas tyre kaurrët
Vërdallë shkojnë rrëpinës,
Në komandim të Tempos
Vrapojnë bijtë e shkinës !

Por, thyhen e vdesin
Gjithkund nëpër shkurra !
Kur nga majë e Shqipes –
Dëgjojnë : Me dorë o burra !

Dhe prijnë Mefailët
Trimat zemër –guri,
U bëjnë ballë zaptuesve
Të mbrohet sinuri !

Shqipja e Skënderit
Valon tek Kalaja,
Dridhen bijtë e shkinës
Plasin ndër ograja !

Kërçova të robërohet !
Zajazi të shembet !
S”lejojnë Bijtë e Ballit
Syri kurrë s’u trembet !

Dhe hidhen në luftë
Kundër pansllavisë
Që coptonte kombin
Dhe trojet e Shqipërisë !

Dalin prapë nga shekujt
Dalin prapë jehonë !
Në Zabel mbajnë Kuvendin :
-At Dheun tonë mbrojmë !

Skenderbe - i Madhi,
I pamposhtur kurrë !
Mic Sokol – i vogëli
Digjet për Flamur !

Dhe luftëtarët e Ballit
Tek u rrijnë rrethuar !
-Jo ! Trimat nuk thyhen,
Jetën kanë flijuar !

Kanë flijuar jetën
T’u prijë për liri !
Ne nuk jemi sllavë,
Por, shqiptarë – Shqipëri !


ZAJAZ O ZAJAZ !

Si mali me borë
Qëndron madhështorë !

Emrin tënd të vjetër
E ruaj
Në zemrën time të re
Me plot kujtime të hidhura,
Zajaz o vatër e trimërisë,
Zajaz o emër i historisë !

Sa rrebeshe
Kanë rënë mbi ty
As dielli se di !

Sa herë hëna në mbrëmje
Ka lëshuar sytë
Nga maja e Shqipes
Flakë dhe tym të zi
Mbi ty ka parë,
Dhe ka fshehur fytyrën
Në mjegulla
Duke ikur tutje kah perëndimi !

Sa herë agimi
Ka lindur i buzëqeshur
Ka qarë pastaj qielli
Për trimat e vrarë
Për trimat e therur
E hedhur në bunarë !

E nënat, gratë, motrat,
E cucat ?
Jo!
S’kanë qarë kurrë
Sipas zakoni !
Hasmi s’ka parë lot
Nga trimëreshat !

Zajaz –
O postë e fundit
E letrave nga mërgimi,
Në Zabelin tënd
Kurrë s’kanë shterrë këngët
Dhe vallet –
Kurrë s’mbarojnë !

Ti në shekuj
Qëndron madhështorë –
Si mali me borë !

descriptionRe: 100 poezitë më të mira te shqipes

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi