Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
Tetė objekte drejt restaurimit

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 20th March 2008, 11:25

Tetė objekte drejt restaurimit

Korēė/ Njė fond i veēantė pėr objektet e trashėgimisė kulturore

Kishat dhe afresket, xhamitė shumėshekullore dhe monumentet e kulturės, urat historike dhe godinat e pazarit tė vjetėr karakteristik tė Korēės, nuk do tė jenė mė nė mėshirė tė fatit. Harta e monumenteve tė kulturės me njė shtrirje tė gjerė, jo vetėm nė qytet, por edhe nė zonat rurale, ku janė tė pozicionuara me dhjetėra monumente me vlerė, do tė pėrfitojė kėtė vit nga fondet dhe restaurimet. Qė nga xhamia e vjetėr e Iljaz Bej Mirahorit dhe deri te ndėrtesat dhe hanet e pazarit nė qytet, pėrtej kėsaj shtrirjeje investimet do tė prekin edhe kishat e Mborjes, por edhe urat nė Voskopojė e Vithkuqit. Lajmi se kėtė vit do tė ketė ndėrhyrje nė tė paktėn tetė monumente tė rėndėsishme tė kulturės, bėhet i ditur nga drejtori i degės nė Korēė, Dhori Theodhori. Ai ka deklaruar se kėtė vit ka njė fond tė akorduar nga ana e shtetit pėr tė bėrė ndėrhyrje efektive pėr tė ruajtur vlerat qė i pėrkasin trashėgimisė sonė kulturore dhe nė tė cilat nuk ėshtė kryer ndėrhyrje nė vitet e fundit. Ai ka thėnė se do tė ketė rifreskim tė afreskeve nė disa nga kishat e vjetra, qė do tė thotė se kėtė vit do tė ndjejnė dorėn e restauruesve qė do tė prekin afresket e dėmtuara qė janė pikturuar nė muret e hershme tė kishave historike. Njė tjetėr investim i rėndėsishėm pėr kėtė vit, siē deklaron Theodhori, do tė jetė edhe restaurimi i ndėrtesave tė pazarit karakteristik tė qytetit, qė ėshtė i shpallur monument kulture i kategorisė sė parė. "Janė parashikuar ndėrhyrje me investime dhe restaurime pėr tė paktėn tetė nga objektet e shpallura monument kulture pėr rajonin e Korēės. "Kėtė herė, investimet qė janė akorduar me njė fond prej 14 milionė lekė pėr restaurimin e kėtyre objekteve do tė shtrihen edhe nė zona qė mė parė nuk janė prekur nga investimet, siē janė urat e Voskopojės nė Shėn Prodhomė, restaurimi i afreskeve tė Kishės sė Ristozit, por edhe investimi i rėndėsishėm pėr minaren e xhamisė sė vjetėr gjashtė shekullore. Ndėrhyrje do tė ketė jo vetėm nė qytet, por edhe nė njė pjesė tė shtėpive muze, por mė tepėr do tė pėrqendrohemi nė zonat rurale me impakt turistik dhe tėrheqės pėr vizitorėt. Deri vjet ėshtė folur pėr restaurimin e minares sė xhamisė qė ėshtė 35 metra e lartė, por nuk ka pasur sinjale konkrete. Tashmė qė janė akorduar fondet nga buxheti i shtetit, objekte tė shumta me vlera tė rralla pėr trashėgiminė dhe kulturėn dhe qė janė shpallur si monumente nė vite, do tė kenė edhe mundėsinė pėr tė pasur ndėrhyrje qė ēojnė nė ruajtjen e kėtyre pasurive dhe rifreskimin e vlerave qė ato kanė pėr tė mos qenė tė rrezikuara nga shkatėrrimet", ka thėnė Dhori Theodhori, drejtori i Degės sė Monumenteve tė Kulturės nė Korēė. Vetėm pėr ndėrtimin e minares sė shkatėrruar nga shembja gjatė dy tėrmeteve, sipas tij do derdhen 6 milionė lekė, duke e konsideruar edhe investimin mė tė rėndėsishėm pėr kėtė vit qė do tė kryhet nė njė monument kulture qė ėshtė edhe objekti i kultit mysliman nga mė tė vjetrit nė rrafshin ballkanik me konstruksion me kube. Edhe pse pėr kėtė ėshtė hasur njė vėshtirėsi gjatė vitit tė kaluar, pasi duhen specialistė qė tė kryejnė konstruksionin e njė minareje tė lartė 35 metra sipas origjinalit, kėtė vit kjo mund tė bėhet e realizueshme, pasi siē thotė drejtori i Monumenteve tė Kulturės janė thirrur edhe specialistė dhe arkitektė tė huaj tė kėtyre konstruksioneve tė veēanta. Krahas xhamisė sė Iljaz Bej Mirahorit, pėr qytetin ėshtė parashikuar brenda kėtij fondi prej 14 milionė lekėsh edhe rikonstruksioni i ndėrtesave nė pazarin e vjetėr karakteristik. Sipas Theodhorit, nė kėtė monument kulture tė kategorisė sė parė do tė ndėrhyhet pėr tė bėrė restaurimin e fasadave tė godinave dhe haneve tė vjetra shumėvjeēare, por rikonstruksioni do tė jetė kėtė vit i pjesshėm, pasi ėshtė pėrcaktuar edhe njė fond i kufizuar pėr to. Ai thotė se pėr godinat e pazarit sipas preventivit ėshtė caktuar njė fond prej 1.5 milionė lekėsh dhe kjo do tė shėrbejė nė fazėn e parė pėr ndėrhyrjet nė fasada. Pėrtej qytetit, qė ka njė numėr tė madh monumentesh, por qė kėtė vit do tė kenė njė ndėrhyrje me restaurime vetėm nė zonat mė tė vjetra dhe qė janė identifikuar si mė tė domosdoshmet pėr investime, kėtė vit brenda fondeve ėshtė parashikuar qė tė kryhen punime edhe nė zonat rurale, ku gjenden monumente tė kulturės dhe trashėgimisė sonė. Sipas Theodhorit, janė disa nga kishat e vjetra dhe manastiret qė ndodhen nė fshatra, qė kanė edhe interes tė madh turistik, qė do tė ndiejnė pėr herė tė parė edhe restaurime. Ai pėrmend afresket e Kishės sė Ristozit nė fshatin Mborje, urėn e Manastirit tė Shėn Prodhomit nė Voskopojė, Kishėn e Shėn Mėhillit nė Vithkuq, por edhe atė tė Shėn Mėrisė nė ishullin e Maligradit nė Prespė. Kėto tė fundit nuk kanė pasur restaurime nė afresket dhe pikturat murale. Ato, tė pozicionuara nė periferi, edhe pse kanė tėrhequr vėmendjen e turistėve tė huaj, kanė mbetur si relike tė sė shkuarės. Pėr t‘i rigjallėruar dhe pėr tė mos lejuar mė dėmtimin e tyre qė ka ndodhur nė fakt nė vite nga shkatėrrimet, por edhe kushtet e motit, krahas dėmtimeve pėr shkak tė pakujdesisė njerėzore, qė kanė qenė edhe faktorėt dėmtues, kėtė herė do tė mundėsohet qė ato tė jenė pjesė e rėndėsishme e trashėgimisė me faktin se do tė ndiejnė investime. "Shumė nga kėto monumente janė shkatėrruar dhe kanė pėsuar dėmtime tė shumta. Edhe pėr shkak tė pozicionit tė tyre nuk janė bėrė nė to investime, ndėrsa kėtė vit janė pėrfshirė nė fondet qė janė dhėnė pėr kėtė qėllim, pasi janė pjesė e rėndėsishme e pasurisė sonė kombėtare dhe kanė njė numėr tė madh vizitorėsh vendas dhe tė huaj. Kėshtu, ėshtė edhe Kisha e Shėn Mėrisė nė ishullin e Maligradit, ku janė dėmtuar nė vite afresket, por edhe Kisha e Ristozit nė Mborje dhe ajo e Shėn Mėhillit nė Vithkuq. Kėtu puna do tė pėrqendrohet mė shumė tek afresket apo pikturat murale qė janė specifike pėr kėto monumente kulture dhe janė pjesė e pasurisė sonė kombėtare. "Nisur edhe nga fakti se janė tepėr tė vjetra dhe specifike pėr zonėn juglindore tė vendit duket se nė 2008-ėn do t‘i hapet drita jeshile investimeve nė monumente tė rralla qė dallojnė nga karakteristikat e veēanta nga zonat e tjera.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi