Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Traditat Kulturore » Kuzhina »
Manti Kosove

Share

#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 20th March 2008, 11:58

Manti Kosove

Pėr 4-5 persona nevojiten:
1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak krypė pėr brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, krypė, vaj, piper i zi.

Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, krypė dhe pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme. Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė grira hollė, krypė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos.





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi