Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Traditat Kulturore » Kuzhina »
BALLAKUME

Share

#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 20th March 2008, 12:04

GATIMI I BALLAKUMEVE
Dita e Verės, 14 Marsi, njė zakon arbėresh

Dita e Verės quhet e tillė sepse mė 14 Mars bimėsia zgjohet nga gjumi dimėror. Nė kėtė ditė bimėsia fillon tė thithė lėngjet nga toka dhe kėshtu tė rritet. Ndonėse kjo datė vazhdon tė festohet madhėrishėm nė qytetin Skampa (Elbasan), ajo i pėrket tė gjithė arbėrėsve-arbanasve (arbėreshėve). Shenjat e festimit tė kėtij zakoni arbėresh janė:


1) Marrja datėn 13 Mars tė njė tufe tė vogėl bari tė njomė bashkė me rrenjėt dhe dheun, me qėllim qė tė gjendet mėngjezin e datės 14 Mars nė shtėpi.


2) Gatimi i ballakumeve, qė gatuhen njė ose dy ditė pėrpara datės 14 Mars, me qėllim qė mėngjezi i datės 14 Mars t’i gjejė ballakumet nė shtėpi.


GATIMI I BALLAKUMEVE

dėrgoi:Vebije A.

MASAT

1 kg sheqer, 0.4 kg tėlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezė, 1 kg miell misri i situr, njė dorė miell gruri,

1 fixhan kafeje qumėsht; njė enė e madhe bakri e pakallajisur ose pėrndryshe prej qelqi.


GATIMI

Tretet tėlyni dhe lihet te fundėrrojnė kripėrat e tij. Pastaj tėlyni i vakėt dhe pa kripėrat e rėna nė fund rrihet me sheqerin deri sa tė bėhet njė masė e bardhė. E mira ėshtė qė rrahja e masės tė bėhet me dorė, sepse pėrfundimi i pėrzjerjes ndjehet kur tė duket se prek fije me dorėn qė po pėrzien masėn e krijuar. Ndėrkohė vezėt janė pėrzjerė me qumėshtin mė parė dhe shtohen dalėngadalė tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar pėrzjerjen e kėtij tė fundit.

Pastaj hidhet mielli dalėngadalė duke vazhduar perzjerjen me dorė. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepėrt i bėn tė forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi ėshtė harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta nė qetėsi pavarėsisht se ai mund tė duket i qullėt. Kjo kohė mjafton qė grimcat e miellit tė thithin lagėshtirėn e brumit tė qullėt. Nėse shihet se brumi ka mbetur pėrsėri si i qullėt, atėhere atij mund t'i shtohet edhe njė dorė miell. Kėshtu me kėtė brume ballakumet nuk do tė shtrihen gjatė pjekjes.


PJEKJA

Tepsiat lyhen me pak tėlyn dhe spėrkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmė i gatuar, formohen me dorė gurabiet me madhėsi jo tė vogėl dhe vendosen mbi tepsi tė larguara nga njėra tjetra. Paraprakisht furra ėshtė nxehur nė 170oC. Futet tepsia nė furrė dhe lihet aty derisa ballkumet tė formojnė pak kore (jo tė skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe lihet tė ftohet, me qėllim qė ballakumet tė shkėputen lehtėsisht nga ajo.





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi