#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 20th March 2008, 12:41

Mbiemra
Mbiemra quhen fjalėt qė shėnojnė se ēfarė lloji ėshtė ose ēfarė vetie ka emri (qen i zi, qen i vogėl, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri pėrshtatet nė numėr, gjini dhe rasė me emrin me tė cilin lidhet:

- pėrshtatje nė gjini :
mjeku i ri
mjekja e re

- pėrshtatje nė numėr :
mjekėt e rinj
mjeket e reja

- pėrshtatje nė rasė :
mjeku i ri
i mjekut tė ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes sė re
mjeken e re

Mbiemrat e shqipes ndahen nė dy grupe: mbiemra tė nyjshėm dhe mbiemra tė panyjshėm.
Mbiemra tė nyjshėm janė:
- ata qė mbarojnė me -ė : i bardhė, i mirė, i gjatė;
- ata tė formuar me prapashtesat -(ė)m, -shėm, -(ėt): i mesėm, i shėndetshėm, i hekurt, i ftohtė etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zėnė, i lodhur;
- disa mbiemra qė dalin me -ėr : i vjetėr, i varfėr, i verbėr, i shurdhėr,

Mbiemra tė panyjshėm janė :
- mbiemrat e formuara nga emrat pėrgjegjės me konversion: tiranas, shkodran, korēar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: ban**** amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ė)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegės, ngjitės, vlerėsues, ushqyes, rrėmbyes;
- tė gjithė mbiemrat e pėrbėrė: zemėrgjerė, zemėrgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqėror, largpamės, mirėbėrės etj





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi