#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 20th March 2008, 12:45

Parafjala
Parafjalė janė fjalėt e pandryshueshme qė qėndrojnė pėrpara emrave, pėremrave, numėrorėve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrėdhėnie vartėsie ndėrmjet fjalėve :

Punoj me lopatė.
E njoha nga zėri.
U rreshtuan pėr tre.
Ka ardhur njė ftesė pėr ty.
Beni ėshtė i dashur me tė gjithė.
E njohin pėr mirė.

Parafjalėt, sipas strukturės morfologjike, janė tė thjeshta, tė pėrngjitura dhe shprehje :
- tė thjeshta : me, nė, nga, afėr, brenda, larg, para etj.;
- tė pėrngjitura : nėpėr, pėrmbi, pėrveē, sipas, etj.;
- shprehje : ballė pėr ballė, rreth e qark, nė kundėrshtim me, nė lidhje me etj.

Parafjalėt sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen nė :
- parafjalė tė rasės emėrore: nga, te (tek):
Ėshtė nga Tirana.
U rrėzua nga lodhja.
Nga darka do tė dukemi.
Ėshtė i madh nga trupi.
Shtėpitė u ndėrtuan nga vetė banorėt.
Nė krye doli njė nga ish tė burgosurit.
Rrinte te pragu i derės dhe vėshtronte avionėt qė fluturonin.

- parafjalė tė rasės gjinore : me anė, me anėn, nė sajė, nė vend, pėr arsye, pėr shkak, etj.:
Me anė tė njė miku arrita ta kapėrcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet nė sajė tė kontributit qė jep populli.
Ju kemi nė vend tė prindėrve.
Shtėpia mbeti pėrgjysėm pėr shkak tė largimit tė vėllait.

- parafjalė tė rasės kallėzore: nė, me, pa, pėr, mė, mbi, nėn, ndėr, etj.:
Erdhi vonė nė shtėpi.
U takua me vėllain nė Prishtinė.
Nuk rrihet pa punė.
Mira u nis dje pėr Bruksel.
Mė 10 qershor kam ditėlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nėn kėmbė.
Parisi ėshtė njė ndėr qytetet mė tė bukura.
- parafjalė tė rasės rrjedhore: prej, ndaj, pėr, etj.

Ishte prej Durrėsi.
Ndaj tij u morėn masa tė rrepta.
E kapi pėr gryke.





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi