#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 20th March 2008, 12:48

Pjesėzat
Pjesėzat janė fjalė qė plotėsojnė kuptimin e njė fjalie. Pjesėzat, sipas kuptimit, mund tė grupohen si vijon:

- dėftuese: ja:
Ja kush erdhi…

- pėrcaktuese - saktėsuese: mu, pikėrisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
Pikėrisht ai mė ka paditur.

- pėrforcuese: vetėm, veē, bile, sidomos, veēanėrisht, madje etj.;
Tė gjithė flasin mirė frėngjisht, sidomos Mira.

- pėrafruese - veēuese ose kufizuese: vetėm, veē, veēanėrisht:
Vetėm tė rinjtė punonin.

- pėrafruese: afėrsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
Nė stadium ishin rreth 10.000 vetė.

- pohuese: po, posi, po qė po, po se po, si urdhėron etj:
A do tė shkosh nė Prishtinė? Posi.

- mohuese: jo, nuk, s', mos, jo qė jo, as qė etj.;
Nuk e kam takuar.

- pyetėse: a, ė, e:
A erdhi motra nga Vlora?

- dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallė, gjė etj.:
Pėrse erdhi vallė?
E keni takuar gjė Mirėn?

- zbutėse: pa, as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.

- emocionale shprehėse: ē`, de, pa, pra, se, seē, etj.:
Ja pra kėshtu ndodhi.
E pse pa, pėr njė fjalė goje u zumė.

Pjesėzat janė dy llojesh: me vend tė ngulitur ose me vend tė lirė.
Tė parat qėndrojnė gjithmonė para apo pas fjalės ose grupit emėror a foljor tė dhėnė: - para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
- pas: de, dot etj.

Pjesėzat me vend tė lirė mund tė vendosen nė fillim, nė mes dhe nė fund tė fjalės:
Vallė, kush erdhi?
Kush erdhi vallė?
Kush tė jetė, vallė, ky qė erdhi?





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi