#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 20th March 2008, 12:40

Emri
Emra quhen fjalėt qė tregojnė qenie tė gjalla: djalė, vajzė, dele, dash, Agron, Mira;
Objekte materiale: gur, dru, libėr, fletore; por shpesh edhe cilėsi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

Mjaft formime me prapashtesa funksionojnė nė tė njėtėn kohė si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punėtor, fshatar, malėsor etj.

Disa ema dalin me nyje tė pėrparme: i biri, e bija, i ati, e ėma, i vėllai, e motra etj. Po kėshtu, edhe disa emra me origjinė nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, tė rinjtė, e reja, tė rejat, e dashura, i pasuri, i varfėri, i pandehuri, tė ftohtėt, tė kėnduarit, tė folurit, tė ngrėnit.

Emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm
Emrat ndahen nė emra tė pėrgjithshėm dhe nė emra tė pėrveēėm.
Emra tė pėrgjithshėm quhen emrat qė tregojnė qenie ose sende tė tė njėjtit lloj: djalė, vajzė, dhi, cjap, dhomė, derė, si dhe abstrakte: miqėsi, lumturi, larje, fshirje.

Emra tė pėrveēėm quhen emrat qė tregojnė njė qenie ose njė send tė vetėm, tė dalluar nga tė gjithė tė tjerėt: Tiranė, Prishtnė, Krujė, Naim, etj.

Janė tė pėrveēėm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerėzve, pseudonimet: Naim Frashėri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)

-Emrat e kafshėve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikė tė shteteve, tė krahinave, tė maleve, tė lumejve, tė qyteteve, tė rrugėve, tė shesheve, tė kontinenteve, tė oqeaneve, tė deteve etj.: Franca, Shqipėria, Kosova, Drini, Korēa, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skėnderbej, Jupiteri, Azia, Paqėsori, Mesdheu;

-Emrat e periudhave dhe tė ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjės;
-Emrat e institucioneve, tė organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė.

-Titujt e veprave, tė revistave e tė gazetave: "Lahuta e malėsisė", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".

Emrat e pėrveēėm zakonisht pėrdoren nė trajtėn e shquar:
Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė. Nė qendėr tė Tiranės ėshtė sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombėtar, Pallati i kulturės, banka Kombėtare.

Tė gjithė emrat e pėrveēėm dhe emėrtimet e pėrveēme shkruhen me shkronjė tė madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerėzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e pėrveēėm tė kafshėve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe tė yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

-emėrtimet gjeografike tė njė vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanės, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malėsia e Madhe;
-emėrtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombėtar;
-emėrtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emėrtimet e monumenteve tė kulturės: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;

-titujt e librave, tė gazetave, tė emrave tė rrugėve dhe firmave vihen nė thonjėza dhe vetem fjala e parė shkruhet me shkronjė tė madhe: "Gazeta shqiptare", "Dėshmorėt e lirisė", por rruga "Naim Frashėri", sheshi "Fan Noli".

Emri i pėrveēėm mund tė pėrdoret si emėr i pėrgjithshėm pėr tė treguar jo mė njė individ, por njė tip njerėzish qė i ngjajnė atij; jo njė krahinė, por send qė lidhet me emrin e kėsaj krahine etj.:
Ky njeri ėshtė tartuf i vėrtetė (hipokrit)
Ai porositi njė shishe kallmet (verė Kallmeti)
Nė kėto raste emrat e pėrveēėm shkruhen me shkronjė tė vogėl: ciceron, donkishot etj.

Emrat e pėrveēėm tė njerėzve dhe tė vendeve tė huaja shkruhen sipas shqiptimit qė kanė nė gjuhėn prej nga janė marrė: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dė Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinė, Versajė etj.





#2

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 20th March 2008, 12:50

Gjinia e Emrave
1- Gjinia e emrave nė shumicėn e rasteve mund tė dallohet morfologjikisht nga mbaresat qė marrin ata nė trajtėn e shquar tė rasės emėrore tė njėjėsit:
Emrat mashkullorė marrin mbaresėn -i ose -u: plep-i, mendim-i, vėlla-i, burr-i (burrė), gjum-i (gjumė),
zog-u, dhč-u etj.;

Emrat femėrorė marrin mbaresėn -a ose -ja (kėtu ėshtė fjala pėr nė radhė tė parė pėr emrat e pėrgjithshėm).

Gjinia gramatikore e emrave tė pėrveēėm tė njerėzve pėrcaktohen nga seksi i personit pėrkatės, p.sh. Lekė-Leka, Dedė-Deda, Kolė-Kola, Koēo-Koēoja janė emra mashkullorė, megjithėse shkojnė sipas lakimit tė emrave femėrorė, nga ana tjetėr, emra si Nermin-i, Antigoni etj., janė emra femėrorė, megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave mashkullorė. Po kėshtu disa emra si axhė-axha, dajė-daja, gegė-gega, toskė-toska, qė shėnojnė frymorė tė seksit mashkullor, megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave femėrorė, i pėrkasin gjinisė mashkullore, janė emra mashkullorė tė lakimit tė tretė).

Gjinia gramatikore e emrave tė mėsipėrm, tė pėrveēėm e tė pėrgjithshėm, shprehet sintaktikisht:
Fjalėt pėrcaktuese edhe fjalėt e tjera qė pėrshtaten me kėta emra, vihen nė trajtėn e gjinisė mashkullore p.sh.: Leka i Madh; Kola ėshtė punėtor i dalluar; Nermini ėshtė punėtore e dalluar; axha im; daja i vogėl etj.

2- Ka njė numėr emrash, tė cilėt dikur pėrdoreshin nė tėrė gjuhėn si asnjėanės dhe e formonin trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -t, p.sh,: drithė-t, gjalpė-t etj. Kjo formė dėgjohet ende sot nėpėr dialektet e nė tė folurit tė brezit tė vjetėr. Nė gjuhėn letrare tė sotme kėta emra pėrdoren si mashkullorė, d.m.th. e formojnė trajtėn e shquar tė emėrores sė njėjėsit me mbaresėn -j dhe formojnė trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -in.
Emrat nė fjalė janė:
ballė - balli - ballin
brumė - brumi - brumin
djathė - djathi - djathin
drithė - drithi - drithin
dyllė - dylli - dyllin
dhallė - dhalli - dhallin
dhjamė - dhjami - dhjamin
grurė - gruri - grurin
gjalpė - gjalpi - gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltė - mjalti - mjaltin
ujė - uji - ujin
vaj - vaji - vajin

trajtat asnjėanėse tė kėtyre emrave mund tė pėrdoren nė vepra letrare pėr tė individualizuar ndonjė personazh me anė tė gjuhės ose pėr tė karakterizuar gjuhėn e njė epoke tė kaluar. Ato mund tė pėrdoren gjithashtu edhe nė shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth mishtė, ose kur kanė marrė njė kuptim tė veēantė, p.sh.: ujėt (nė kuptimin "ujėt e hollė„ ), dhjamėt (nė mjeksi, p.sh.: operoi dhjamėt).

Emri krye, kur pėrdoret me kuptimin "kokė", nė rasėn emėrore ose kallzore, ėshtė kurdoherė asnjėanės dhe formon trajtėn e shquar me mbaresėn -t, p.sh.: mė dhemb kryet, ndėrsa, kur pėrdoret me kuptimin "kryetar, i parė„ ose "kapitull" (libri) ėshtė kurdoherė mashkullor dhe e formon trajtėn e shquar me mbaresėn -u, p.sh.: kreu i vendit, kreu i tretė etj.

3- Njė numėr emrash, tė cilėt janė pėrdorur mė parė edhe si mashkullorė, edhe si femėrorė ose pėrdoren ende keshtu nėpėr tė folme tė ndryshme, kanė kaluar sot pėrfundimisht nė gjininė mashkullore, p.sh.:
borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (pėr kėtė arsye duhet thėnė faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderės, falemnderės), pyll-i, qiell-i, shėndet-i, turp-i etj.; Po kėshtu edhe: problem-i, program-i, komunizm-i, marksizm-i, organizm-i, reumatizm-i, sarkazm-i, etj.

Trajtat femėrore tė tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera, problema, komunizma, reumatizma, sarkazma etj, kanė dalė jashtė normės sė sotme letrare dhe nuk duhen pėrdorur. Emri "furrė" ėshtė i gjinisė femėrore: furra (dhe jo furri).





#3

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 20th March 2008, 12:50

Shumėsi i Emrave Mashkullorė

Mjetet e formimit tė trajtės sė shumėsit te emrave nė gjuhėn e sotme letrare janė tė larmishme.
Nė pėrgjithsi, trajta e shumėsit formohet me anė mbaresash. Nga kėto mė tė pėrdorshmet janė: -ė, -a, -e, p.sh.: anėtarė, grurė, lekė, shoferė, etj.; dema, fusha, kodra, pėllumba, vegla etj.; aksione, fise, kombe, shtete, etj.
Njė vend tė rėndėsishėm ndėr mjetet e formimit tė shumėsit zėnė edhe mbaresat -nj e -ra, p.sh.: arinj, mullinj, penj, heronj, ftonj, etj.; dhjamėra, fshatra, mallra, ujėra etj. Njė numėr emrash e kanė trajtėn e shumėsit tė njėllojtė me trajtėn e njėjėsit, p.sh.: njė nxėnės-shumė nxėnės, njė mėsues-shumė mėsues, njė ditė-shumė ditė, njė kala-shumė kala, njė ide-shumė ide, njė shtėpi-shumė shtėpi, njė lagje-shumė lagje, njė depo-shumė depo etj.
Disa emra e formojnė trajtėn e shquar tė shumėsit duke pėsuar ndėrrime tingujsh nė temėn e tyre. Ndėrrimet kryesore janė: a>e, e>i, k>q, g>gj, ll>nj, r>j.
Njė pjesė nga kėta emra marrin edhe njė mbaresė, p.sh.: breg-brigje, rrezik-rreziqe, kunat-kunetėr, etj;
kurse tė tjerėt nuk marrin mbaresė: dash-desh, mik-miq, plak-pleq, kungull-kunguj, bir-bij etj.

Pėr shkak tė ndikimit tė dialekteve ose tė varianteve letrare tė mėparshme, pėr disa tipa emrash nė gjuhėn e folur e nė gjuhėn e shkruar nganjėhėrė ndeshen ende dy ose mė shumė trajta shumėsi, p.sh.: oficera e oficerė, xhepa e xhepe, nxėnės (trajtė pa mbaresė) e nxėnėsa, dardhė, gjurmė (trajta pa mbaresa) e dardha, gjurma etj. Nė kėto raste zakonisht, vetėm njėra nga trajtat ėshtė nė pajtim me normėn e sotme letrare, ndėrsa trajta tjetėr nuk ėshtė normative dhe duhet mėnjanuar nga pėrdorimi letrar.

SHUMĖSI I EMRAVE MASHKULLORĖ

5- E formojnė shumėsin rregullisht me mbaresėn -ė emrat mashkullorė qė dalin me:
-ac: kupacė, pėrtacė, tullacė etj.;
-aē: gungaēė, gjembaēė, kulaēė, trazovaēė, (por ilaē-ilaēe)
-af: ēarēafė, fotografė, paragrafė, etj.;
-ak: binjakė, fshatarakė, fusharakė, kapakė, rosakė, ushtarakė, etj.;
-aq: hutaqė, shkataraqė, etj.;
-ash: balashė, gjumashė, larashė, etj.;
-eē: gjyveēė, kryeneēė etj.;
-ek: byrekė, direkė, dyfekė, dyshekė, fishekė, hendekė, lejlekė, mjekė etj;
-en: hostenė, kapitenė, legenė, sejmenė, sergjenė, etj. (bėjnė pėrjashtim: beden-bedena, liqen-liqene)
-ik: akademikė, calikė, diabetikė, historikė, ibrikė, klerikė, romantikė, zhapikėetj. (por: armik-armiq)
-in: beduinė, kofinė, latinė, pinguinė, qefinėetj.;
-ist: aksionistė, aktivistė, artistė, ballistė, futbollistė, ēiklistė, kapitalistė, specialistė, sportistė, turistė, etj.;
-ok: maēokė, malokė, misėrokė, patokė, shokėetj.;
-or: agresorė, ambasadorė, banorė, dėshmorė, fjalorė, frymorė, profesorė, punėtorė, traktorė, vaporė etj.
(por: auditor-auditore, kor-kore, korridor-korridore);
-osh: baloshė, barkorė, mjekrorė, trimorė, etj. (bėjnė pėrjashtim: kosh-kosha, djalosh-djelmosha);
-ot: despotė, himarjotė, patriotė, suljotė etj. (bėn pėrjashtim lot, qė e ka shumėsin njėsoj si njėjėsin, por nė trajtėn e shquar lot-ėt);
-tar: ēlirimtar, kėngėtarė, lojtarė, luftėtarė, shkrimtarėetj.;
-tor: fajtorė, konsumatorė, kultivatorė, muratorė, punėtorė etj.;
-uk: bishtukė, kopukė etj.

Fjalėt e mėsipėrme formojnė shumėsin me mbaresėn -ė, edhe nė rast se pėrdoren si mbiemra nė gjininė mashkullore p.sh.: djem binjakė, shkrimtarė romantikė, nxėnės punėtorė etj. E formojnė trajtėn e shumėsit me mbaresėn -ė edhe tė gjithė mbiemrat e tjerė tė panyjshėm mashkullorė, qė dalin me fundoret e mėsipėrme, p.sh. dredharakė, artistikė, ēamarrokė etj. (Fundore quhet tingulli ose tingujt e fundit tė fjalės qė shėrbejnė si tipar klasifikues a karakterizues i saj).

6- E formojnė shumėsin pėrgjithėsisht me mbaresėn -ė emrat mashkullorė qė dalin me : -(i)an: aeroplanė, evropianė, fazanė, filxhanė, fizikanė, gjerdanė, jargavanė, jorganė, havanė, hidroplanė, historianė, kazanė, luanė, matematikanė, partizanė, politikanė, republikanė, sahanė, shandanė, shejtanė, timpanė, tiganė, tiranė, etj.;
-ar: barbarė, detarė, fshatarė, hambarė, kalendarė, kėpucarė, korēarė, skenarė, ushtarė, etj.;
-ec: dordolecė, guralecė, memecė, mistrecė, pijanecėetj.; -er: berberė, fenerė, frigoriferė, kaloriferė, oficerė, shoferė etj.;
-ir: Ilirė, vampirė, zinxhirė etj.;
-ol: gogolė, kaqolė, etj.;
-on: bidonė, timonė, vagonė etj.;
-un: bastunė, majmunė, pirunė, sapunė, spiunė etj.

Me mbaresėn -ė e formojnė trajtėn e shumėsit edhe mbiemra mashkullorė qė dalin me fundoret e mėsipėrme, p.sh.: djalosharė, grindavecė, barkalecė etj.

Njė numėr emrash qė dalin me tė njėjtat fundore si emrat e mėsipėrm nuk e formojnė shumėsin me mbaresėn -ė po me -a ose me -e. Mė poshtė po shėnojmė mė tė pėrdorshmit prej tyre.
Me mbaresėn -a:
-an: mana, patėllxhana;
-ec: bishtaleca, karkaleca, kastraveca, keca, speca;
-on: gramafona, magnetofona, mikrofona, telefona (dhe tė gjitha fjalėt e huaja tė pėrbėra, qė kanė si gjymtyrė tė dytė -fon), kupona, napolona;
-ol: gola, stola;
-un: ēuna, zhguna.

Me mbaresėn -e:
-an: divane, duhane, dyqane, hane, karvane, mejdane, oqeane, organe, plane, stane, tavane, vullkane (tė gjithė emrat me -an qė e formojnė shumėsin me mbaresat -a ose -e, nuk shėnojnė frymorė.
-ar: honorare, orare, pazare, qilare, seminare, tipare, thesare, visare, zare etj.
-ec: kotece;
-er: dikastere, karaktere, mermere, mindere, mistere, etj.;
-ir: hire, manastire, panaire;
-on: ballkone, ciklone, elektrone, frone, hone, hormone, kone, protone, sallone, shabllone, zakone;
-un: kanune.

7- Emrat qė dalin me -al, -ant, -at, -az, -el, -ent, -ez, -id, -it, -ont, si rregull , e formojnė shumėsin me mbaresėn -ė, kur shėnojnė frymorė, dhe me -e (ndonjėherė me -a), kur nuk shėnojnė frymorė:

-al ą -ė admiralė, gjeneralė, intelektualė, vandalė, vasalė etj.;
-al ą -e centrale, festivale, ideale, kanale, karnavale, korale, kristale, lokale, male, materiale, minerale, etj.
(por: kuintalė)

-ant ą -ė aspirantė, elefantė, diversantė, gjigantė, kursantė, maturantė etj.;
-ant ą -e diamante, restorantė, variantė etj.;

-at ą -ė argatė, delegantė, diplomantė, kroantė, labeantė, vlonjantė etj. (kunatė - kunetėr)
-at ą -e agregate, aparate, atentate, fosfate, kampionate, kate, kombinate, pallate, silikate, shpate etj. (por: shtrat - shtretėr)

-az ą -ė matrapazė, xhambazė etj.;
-az ą -e kafaze, pullaze etj.;

-el ą -ė dembelė, kriminelė, teveqelė etj. (por: harabela);
-el ą -e akuarele, duele, hotele, pastele, tunele, zabele, etj.;
-el ą -a bela, ēengela, gjela, tegela etj.;

-ent ą -ė agjentė, asistentė, docentė, elementė, klientė, studentė etj.;
-ent ą -e aksidente, argumente, bazamente, dokumente, eksperimente, elemente (kimike), fermente, fragmente, instrumente, komente, kontinente, etj. ;

-et ą -ė atletė, dasaretė-t, deputetė, etj. (por personalitete);
-et ą -e dete, fakultete, marifete, qytete, shtete, tėrmete, etj. (por magnetė, planetė);

-ez ą -ė berlinezė, borgjezė, kinezė, vietnamezė etj
-ez ą -e qymeze, trapeze etj. (por: breza);

-id ą -ė heraklidė-t, invalidė etj.;
-id ą -e hibride, okside, romboide etj.;

-ier - jer ą -ė artiljerė, aventurierė, brigadierė, infermierė, inxhinierė, karrocierė, magazinierė, portierėetj.;
-ier - jer ą -e kantiere, kuartiere etj.;

-it ą -ė gjirokastritė, komitė, parazitė, petritė etj.;

-it ą -e boksite, deficite, fosforite, grafite, pirite, suficite,
etj. (por: satelitė, shirita);

-ont ą -ė kontė, rinocerontė, etj.;
-ont ą -e fronte, horizonte etj.;

Emrat qė mbarojnė me -il, -oz, e formojnė shumėsin me mbaresėn -ė, kur shėnojnė frymorė, dhe me -a, kur nuk shėnojnė frymorė:

-il ą - ė civilė, katilė, kopilė;
-il ą -a fitila, kandila, karafila, trėndafila etj. (por: idile)

-oz ą -ė bajlozė, karagjozė, marangozė, tifozė etj.;
-oz ą -a kavanoza, mitraloza, rrogoza, etj. (por : lloze)

Mbiemrat mashkullorė te panyjshėm qė dalin me fundoret e pėrmendura nė kėtė paragraf e formojnė shumėsin me mbaresėn -ė, idealė, normalė, italianė, injorantė, dembelė, kriminelė, tekanjozė, vitaminozė etj.





#4

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi