Forumi Zeri YT! » Argėtim - Humor » ♬ Muzika »
Whitesnake back !

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 22nd March 2008, 11:23

Whitesnake si nje pjese e mire e grupeve te "lashta" kishin zene
ndryshk, dhe nese do ti jepnin edhe nje shans, duhet te rifreskoheshin
dhe grasatoheshin mire. Vitet bejne te tyren. Ndalesa e pare e
rendesishme e grupit ka qene me 1991. David Coverdale, mjeshtri i
madh i formacionit, filloi ne ate kohe te punonte me Jimmy Page, por
kjo nuk do te zgjaste per shume kohe. Dhe ne vitin 1994 u be nje lloj
bashkimi pllaq-plluqes. Gjerat vazhduan te ngecnin.

Me 1997, u lajmerua nje album i ri per grupin ne SHBA, nje album qe
nuk e pa kurre driten e diellit. Arsyeja, mungesa e interesit. E kush
donte ti degjonte me Whitesnake. Ne fund te 2002 deri ne fillim te
2003, Coverdale e provon edhe njehere, e ne 2006 del nje DVD, dopio
live, komplet jashte klasifikimeve dhe larg shijeve te mases.

Vitin e kaluar do te publikohej nje tjeter CD, dhe per kete duhet te
kishte te tjera ndryshime ne grup. Ata qe kane qene dhe nuk jane me
ne Whitesnake kane kaluar 40 veta. Keshtu 10 vjet nga albumi i tyre i
fundit ne studio, ata do te nxjerrin "Good to be bad", dhe del ne dyqanet
e disqeve ne SHBA dhe Europe ne Prill. 11 jane kenget rock dhe
balada.



Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi