Shqipëria, në dokumentarët e 13 vendeve të botës.

“The buzz business”, kompania mediatike me degë në Londër dhe Barcelonë është duke planifikuar prodhimin e 13 dokumentarëve në 13 shtete të ndryshme. Një seri udhëtimesh për të marrë pamje nga vendet më të bukura të planetit, në të cilat përfshihet edhe Shqipëria, të gjitha të grupuara nën titullin kuptimplotë "ESTCAPE". Prania e

producentes ekzekutive, z. Sian Goddard, në vendin tonë është për të shqyrtuar mundësitë për sjelljen e një grupi televiziv të kompanisë. "The buzz business" gjatë muajit qershor për një periudhë 2-3 javore, me qëllim përgatitjen e një dokumentari për turizmin dhe vlerat kulturore të Shqipërisë, duke filluar nga Tirana, Kruja, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça, Saranda, Gjirokastra etj. Vizita e tyre synon në përfshirjen e MTKRS-së në procesin e realizimit të këtij dokumentari dhe njohjen e vlerave turistike-kulturore të vendit tonë në botë, duke përfshirë plazhet, amfiteatrot, kalatë e deri te bunkerët e regjimit komunist