Forumi Zeri YT! » Argėtim - Humor » Humor - Gjeagjeza - Lojra »
H U M O R me Sali Berishėn dhe tė djathtėn e tij

Share

Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

#1

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:31

Mbrapsht!

Dy veta nga Kosova, kishin shkuar mysafir nė Zvicėr tek njė mik i tyre. Ata, nuk ishin parė kohė tė gjatė, pasi qė u ēmallėn mes vete, ngrėnė e pinė e t’ia krisėn ēiftelisė deri nė mėngjes! Dikur nga mėngjesi, ata ia kėputen gjumė. Mirėpo nga ora 6 e mėngjesit, u zgjuan banorėt Zviceran, gra e burra pėr tė shkuar nė punė, kurse fėmijėt e tyre nė shkollė. Filloi rrapėllima e pėrgatitja pėr fillimin e asaj dite. Mysafirėt nga Kosova i trazoi kjo zhurmė dhe ua nxori gjumin. Njėri nga mysafirėt ca me nerva, doli tė dera dhe mė njė gjysmė gjermanishte tė ēalė e me mimikė, po ju thotė atyre:

- A nuk e shihni ju se ne jemi duke fjetur?!...

Zvicerani, po e shikon atė me habi, dhe po i thotė:

- Zotėri; ne kėtu nė Zvicėr sipas rregullave tona, tėrė ditėn kėndojmė e punojmė, kurse natėn flemė e pushojmė rehat!...

- Nė krahasim me ne atje nė Kosovė, kėtu nė Zvicėr qenka krejt mbrapsht!- po i thotė ai shokut tė vete!... (Ngucakeqi)





#2

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:32

Cilat janė ndryshimet?

Gjatė kėsaj fushate zgjedhore, pėr dallim nga tė tjerat, do tė ketė ndryshime tė rrėnjėsishme- po i thotė bashkėbiseduesit tė vetė Arbeni! Nė fakt, qė tė dy ishin tė pranishėm nė njė fushatė zgjedhore. Na thuaj pra: cilat janė kėto ndryshime rrėnjėsore?- ia priti bashkėbiseduesi. Po si, ka ndryshime si jo. Bie fjala shumė nga subjektet politike, tanimė ish deputetet qė i kanė pėrfaqėsuar nė Parlamentin e Kosovės i kanė kthyer nė Kuvendet Komunale, kurse ish kryetarėt e Kuvendeve Komunale i kanė dėrguar nė kandidim pėr nė Parlamentin e Kosovės! Ky ėshtė pra ndryshimi, njė mandat deputet dhe njė mandat tjetėr kryetar komune! (Ngucakeqi)





#3

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:32

As mos dysho!


Tek po bisedoja me njė shokė nė telefon nė lidhje me fitoren e PDK-sė, dhe tė koalicionit tė mundshėm qė do tė pasoi, unė po e uroja atė duke i thėnė se: Tė besojmė se Kryeministri Thaēi, do tė jetė i gjithė fuqishėm, duke pasur plotfuqishmėrinė qė nė rast se ndonjė nga ministrat e ri korruptohet, ai do tė mund ta largonte menjėherė nga Qeveria e tij!

As mos dysho pėr kėtė – ma ktheu bashkėbiseduesi. Thaēi i ka shkarkuar pa qenė as nė Qeveri e as Kryeministėr e lėrė me tani!... (Ngucakeqi)





#4

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:32

Si humben?!


Pasi qė rezultati i zgjedhjeve, tani mė mori formėn pėrfundimtare dhe zyrtarisht u proklamua fitorja bindėse e PDK-sė, shumė nga subjektet politike qė pėsuan fiasko nė kėto zgjedhje, filluan tė bisedojnė kokė me kokė, duke e shtruar pyetjen mė tė zakonshme: si ndodhi qė humbėm nė kėto zgjedhje?!...

Fare e lehtė ėshtė qė ta kuptoni shkakun humbjes suaj- u pėrgjigj njė plak i urtė, qė kishte rastisur tė ishte i pranishėm nė njė ndeje me ta. E si humbėm pra?- na trego ti plak, pasi qė qenke kaq i menēur!- iu hakėrruan ata

Krejt e lehtė ėshtė me e ditur: humbet se mė nė fund ju pa populli!- ua ktheu plaku (Ngucakeqi)





#5

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:33

Ju kthye kurorės sė parė!


Njė grua e martuar, pasi qė kishte pėrfituar shumė materialisht nga burri i saj, pas njė kohe kishte filluar qė ta tradhtonte atė. Pra, ajo kishte filluar ta shkeli kurorėn e martesės?! Pas njė kohe bashkėshorti i saj e divorcoi (ndau). Dhe secili nė rrugėn e vet. Kaloi bukur kohė e gjatė dhe fisnikja e bėri rrush e kumbulla tėrė pasurinė qė kishte pėrfituar nga kurora e parė. Njė ditė ajo u mendua dhe u rikthye tė kurora e parė e po i thotė: Po kthena natyrshėm te kurora e parė, me betimin se nuk do tė ju tradhtoj mė kurrė se kam pshurrė nė tė e kam mbetur pa as njė lek e madje edhe pa ushkur!

- Ja paska ba, tamam si Bukoshi- ia priti njė plak!... (Ngucakeqi)

 





#6

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:33

Tė arriturat e fundit tė Ministrisė sė Arsimit?!

Ministri i Arsimit nė Qeverinė e Kosovės, zoti Agim Veliu, tani gati nė fund tė mandatit tė tij shėnoi edhe njė tė “arritur” tė madhe, pas shumė “arritjeve” tjera qė nuk mbahet mend gati as nė kohėn e Millosheviqit! Besoi se as nė shtetet e rajonit e mos tė flasim mė pėr shtetet e bashkėsisė evropiane tė cilėt pėr nga arsimi e shkenca janė shumė ”mbrapa“ nesh!

Zoti Agim Veliu, nė saje tė strategjisė sė tij, pa dyshim me ndihmėn e pakursyer e shumė profesionale tė ShPK-sė, arriti qė akademik Rexhep Qoses tė ia ndaloj hyrjen nė Institutin Albanologjik!...

Thanė se Policia e Kosovės (me urdhėr tė ministrit nė fjalė), ishin tė armatosur deri nė dhėmbė pėr ta mposhtur akademikun e nderuar 70-tė vjeēar!... Kėtė primitivizėm tė Ministrisė sė Arsimit tė Qeverisė sė Kosovės, besoj se populli ynė nuk duhet ta harrojė kurrė, ja kush i prinė arsimit dhe shkencės nė Kosovė- idiotizmi nuk ka brirė! (Ngucakeqi)

 





#7

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:34

Simbolet

Duket se statusi i Kosovės po zhagitet mu pėr mungesė tė simboleve shtetėrore. Simbolet janė shenja tė identitetit, mu si yjet nė galaksi.

Edhe politikanėt tanė tė urtė kanė alarmuar kėtė boshėsi.

Sipas pakos sė Ahtisarit, simbolet e Principatės sė Kosovės duhet tė jenė multietnike, universale, pra tė tė gjithėve dhe tė askujt.

Tani shumė piktorė tanė iu kanė rrekur disenjimit.

Dikush e ka marrė hartėn e Kosovės, dikush yjet e dikush ia ka hequr njė kokė shqiponjės.

Dihet se shumė figura tė shtazėve, shpendėve e bimėve tashmė janė simbole kombėtare.

Pėrse ky indentifikim i njerėzve me botėn animale?

Ato toteme u bėnė simbole pėr cilėsitė e tyre magjike mbrojtėse.

Simboli i shqiponjės dykrenore nuk ėshtė thjesht njė simbiozė e dy shqiponjave binjake.

Shqiponja e Pirros ishte me njė kokė, ndėrsa e Konstandinit tė Madh me dy kokė simbolizonte Perandorinė Romake.

Mė pas kėtė simbol e pėrvetėsuan Kisha ortodokse dhe sllavėt, por nė fushė tė bardhė.

Shqiponja jonė dykrenore ėshtė e larė nė gjak.

Figura origjinale e shqiponjės dykrenore ndodhet nė kėrcellin e fierit.

Kokat e shqiponjės duken mė shumė si koka gjarpėrinjsh, ndėrsa flatrat si gjethet e fierit.

Gjarpri ishte simbol antik i mbrojtjes, pėr shkak tė helmit tė tij.

Tek ilirėt ishte totem i pikturuar nė gurė, qeramikė, stoli etj.

Edhe nė etnografinė shqiptare figura e gjarprit haset kudo.

Gjarpri i shtėpisė quhet vitore, qė sjell fat e mbarėsi.

Nėse shqiponja dykrenore nuk bėka tė valėzojė nė flamurin e Principatės sė Dardanisė, atėherė gjarpri mund ta zėvendėsojė bukur atė.

Jo gjarpri kutullaē, por ai me kokė pėrpjetė.

Njėmend gjarpri ėshtė i ftohtė akull, por tmerrues pėr armikun.

Gjarpri ėshtė simbol ktonik, ndėrsa shqiponja uranik.

Simboli i gjarprit shpreh bukur identitetin tonė politik, jo pse jemi vend i gjarpėrinjve, po pse kokat e liderėve tanė iu pėrngjajnė shumė atyre: hollakė, dredharakė e grindavecė.

Po ashtu, nė stemėn e Kosovės nuk mund tė qėndrojė Qeni i Sharrit, sepse ėshtė i sojit tė ujkut qė ha dhentė dhe turret tmerrshėm. Nėse patjetėr kėrkohet i atillė, atėherė ai duhet tė jetė qen melez.

As dardha nuk mund tė qėndrojė nė stemė, sepse mund ta hanė shpejt njerėzit dhe mbetet shteti pa simbole. Pastaj dardha ka bisht!

Njėmend Dardania antike ishte pėrplot dardha tė egra, gorrica.

E si mund tė jetė dardha e egėr simbol i qytetėrimit?!

Stemėn e Kosovės do ta hijeshonte portreti i Mbretit dardan ose shalli i tij. Edhe gurėt kristalorė do tė shkėlqenin bukur!

Himn i Kosovės nuk bėn assesi kėnga Kur ra kushtrimi... , sepse e prish paqen politike.

Himn mund tė bėhet vetėm kėnga solemne e Rauf Dhomit: Paqe, paqe, Evropė, Europė!

( Mahitet ARKADIA)





#8

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:34

Identiteti

Ditėn e Flamurit Mbreti dardan na pėrgėzoi me njė mrekulli tė re.

Nė Teatrin Kombėtar shpalosi flamurin e Dardanisė.

Tashmė jeni mėsuar me kėtė flamur. Vetė e kam qėndisur e ujdisur! - tha gjithė buzagaz.

Turma jashtė u ēmerit:

More, ky qenka hakubet, kukuvriq lakuriq!

Shiheni si ia paska lidhur shallin pėr mjedisi!

Gjoksin e paska me kryq !

A fluturon shqiponja nė rreth ore, a noton nėpėr det?!

Nė krye paska sėrish yllin, medet!

Dikush shpėrtheu me ironi:

Mė mirė do tė rrinte shalli flamur!

Jo, jo ia priti tjetri: dardha me bisht!

Mrekullia e dytė ishte himni i ri Kur ka ra kushtrimi...

Kėtė e kemi zgjedhur pėr himn kombėtar-shtetėror tė Dardanisė- shtoi Mbreti dardan.

Hėm! As ky himn nuk bėn, ėshtė kundėr paqes. Mė mirė do tė jehonte Bien tupanet nė Dardani.

Kėshtu Mbreti dardan sfidonte Vlorėn me identitetin e ri.

Sheshi Skėnderbej sfidonte cirkun nė teatėr.

Hadi Shehu, si Plaku i Vlorės, i binte daulles pėr Shqipėrinė.

Mbreti dardan me Rauf Dhomin i binin defit pėr Dardaninė!

Turma ēmeritej: More ky Mbreti dardan ėshtė ndėr lule!

Ne po kėqyrim si tė bėhemi bashkė, e ky si tė bėhet mbret me identitet!

Mbreti dardan vetėm qeshte:

Ēdo shtet kėrkon identitet. Mė mirė i pari nė katund se i dyti kurrkund!

Kjo mizeria jonė pagane ende nuk e di se Dardania ishte provincė romake. ( Mahitet ARKADIA)





#9

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:34

Topi

Statusi i Kosovės ėshtė bėrė si top futbolli nė ndeshjet ndėrkombėtare.

Herė hidhet nė njėrėn portė, herė nė tjetrėn. Herė fryhet, herė shfryhet.

Statusit iu kanė zgjatur veshėt sa tė gomarit.

Gomari pėllet e pėcet nė vapė.

Topi rrokulliset e rrokulliset. Topi ėshtė i rrumbullakėt.

Kush do t’ia fusė gol, gol, gol! ( Mahitet ARKADIA)

 





#10

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:35

Bamiri

Mė nė fund, pasi grindjet e pushkėt nuk bėnė punė, Topi u zgjodh president i Shqipėrisė edhe me vota tė sė majtės. Ky ishte gjest i vullnetit tė mirė pėr pozitėn.

Socialistėt e Edi Ramės qitėn tym e mjegull nė vapėn tropikale politike.

Kopili Nano ua lagu keq atyre.

Auuuuu politika!

Po, pse tė hidhėrohen aq shumė nė lojėrat politike?

President mė tė mirė nuk mund tė gjente dot Shqipėria.

Bamiri ishte mė i miri. Bamir i popullit dhe top i patundshėm.

Jo top futbolli, por top me gjyle qė mban ekuilibrin e pushtetit.

Kėtė verdikt nuk e luan as topi.

Topi hyri nė portėn e majtė.

Gol, gol! – bėrtiti Berisha.

Tash Sala ka shtrirė krahėt nė gjithė pushtetin dhe mund tė bėhet lirisht autokrat i djathtė.

Viva demokrtatia! ( Mahitet ARKADIA)

 





#11

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:35

Oratoria

Oratoria ėshtė mjet i fuqishėm politik pėr t’ua lėkundur mendjen njerėzve. Dy oratorė si Ciceroni i ka sot Kosova. Kur flet Skėnder Hyseni, dridhet Llapi e Lepeteni! Tash Skėnda po ngrit njė tribunė gjashtėkatėshe pėr tė mbajtur fjalime nė Velani.

Skėnder Hyseni lum ne qė tė kemi!

Kur ligjėron Baci Kolė na mbėrthen vaji politik me lotėt ēurg.

O baci Kolė, thuej bacit Thaē le ta thurė tharkun me thupra thane se na ranė thitė!- thėrret turma e lebetitur. ( Mahitet ARKADIA)

 





#12

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:35

Shumėkush po lypė!


Njė djalė i ri qė solli lopėt nga fusha, sa erdhi nė shtėpi po i thotė gjyshes sė vet:

Mori gjyshe, tėrė ditėn lopa nuk ka kullotur, por i ka hipur tjetrės lopė nė shpinė?!

Eh, po lypka me u ethur mor biri i gjyshes- ia ktheu ajo.

E reja e saj e cila ishte lodhur nga punėt e shumta tė shtėpisė, po i thotė djalit tė saj:

E mor biri im, mor ēobani i nėnės: Shumėkush nė ketė shtėpi po lypė ethur: Sė pari

babai yt qė gjithė ditėn e ditės rri nė ēajtore tė qytetit e nuk prek punė me dorė! Pastaj gjyshi yt (vjehrri i im), qė tėrė ditėn rri pranė zjarrit e mė thotė nga dhjetė herė brenda ditės: “Nuse ama njė gacė ta ndezi cigaren!” Mė pas gjyshja jote (vjehrra ime) e cila tani mė ka kaluar tė shtatėdhjetat e kėrkon qė t’i lyej flokėt me kanė pėr ēdo javė! Mė pastaj edhe Qeveria jonė e cila po na gėnjen qė tetė vite me radhė se po bėhet Kosova e pavarur, jo atė vit e jo kėtė vit! E krejt nė fund duhet ethur edhe lopa- ia ktheu ajo e lodhur e krejt e revoltuar, birit tė saj!... (Ngucakeqi)

 





#13

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:36

Te Doktori?!


Njė ditė mbrapa, pasi qė Presidenti i SHBA-ve, zoti Gjorgj Bush vizitoi Shqipėrinė, Doktor Berisha i thirri nė njė vizitė urgjente nė Kukės, Kryetarin dhe Kryeministrin e Kosovės zotėrinjtė Sejdiun dhe Ēekun?! Opozita me ta mėsuar kėtė lajm, menjėherė i vrenjti hundėt dhe si zakonisht filloi loja e gjuajtjes me “kunja!”...

- Mos u merakosni- ia ktheu njėri nga kėshilltarėt e opozitės: Doktori nuk pranon mė shumė se nga dy tė sėmurė nė ditė pėr vizitė, tė shpresojmė se nė terminin tjetėr Doktori do tė ftojė dy tė tjerė- kuptohet nėse doktori vet mė parė do tė jetė mirė nga shėndeti?!... (Ngucakeqi)





#14

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:36

Mos harxho!


Fehmiu e mori nė telefon njė shokun e vet, tė cilin kishte vite qė nuk e kishte thirrur. Ata po bisedonin pėr shtatė palė qejfe, dikur, pasi qė Fehmiu u zgjatė bukur si shumė nė telefon, ky shoku i tij, duke dashur qė ta kursente, po i thotė: Mjaftė mė Fehmi, mos u harxho se ka mbi gjysmė ore qė je duke biseduar me mua dhe tė kushtojnė shpenzimet e telefonit!

Jo, jo e kam pa pagesė- ia ktheu Fehmiu?!

Si pa pagesė- po e pyet ai?!

Jam nga telefoni i njė shokut tim- ia ktheu Fehmiu!

Ėhėėė- ia priti ai, pėr sy tė ballit ma mori mendja se njė e mirė ka ndodhė, ngase ka mbi 4 vjet qė ti Fehmi nga telefoni yt nuk ma ke bėrė xėrrrr......... (Ngucakeqi)





#15

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:37

VIZITA E ZYRTARIT TĖ LARTĖ NĖ KOSOVĖ

Shkruan: Beqir Elshani

Njė zyrtar i lartė i Bashkimit Evropian shkoi pėr tė vizituar Kosovėn. Nė pritje kishin dalė Kryeministri i Kosovės me Kryetarin e Kosovės, kryekuvendarin dhe ministrat e Qeverisė sė tij.Tė gjithė bashkė e pritėn mysafirin e lartė. Kryeministri e shoqėron dhe e prezanton zyrtarin e lartė para zyrtarėve tė Kosovės.

- Ky ėshtė kryeplaku i kompromisit tė Kosovės, - tha kryeministri pėr kryetarin e Kosovės.

- Kjo ėshtė zėdhėnėsja e mjerimit dhe vuajtjes sė popullit, - tha pėr zėdhėnėsen e Qeverisė sė Kosovės.

- Ky ėshtė kryetari i shurdhmemecėve, - tha pėr kryetarin e Kuvendit.

- Ky ėshtė ministri i hajdutėve, - tha pėr ministrin e financave.

- Ky ėshtė ministri i territ, - tha pėr ministrin e energjetikės.

- Ky ėshtė ministri i vagabondėve, - tha pėr ministrin e kulturės.

- Ky ėshtė ministri i analfabetėve, - tha pėr ministrin e arsimit.

- Ky ėshtė ministri i infektimit, - tha pėr ministrin e shėndetėsisė.

- Ky ėshtė ministri i dhunės dhe shtypjes sė brendshme, - tha pėr ministrin e punėve tė brendshme.

-Ky ėshtė ministri i korrupcionit,-tha pėr ministrinė e industrisė dhe tregtisė

- Ky ėshtė ministri i padrejtėsisė, - tha pėr ministrin e drejtėsisė.

- Vetėm ministri i tė verbėrėve mungon (ėshtė fjala pėr ministrin e bujqėsisė). Ai ėshtė i shqetėsuar, sepse rezervat e ushqimit nė depo janė prishur. Zoti zyrtar, ndonėse ministri ėshtė i verbėr, hundėn e ka tė hollė dhe shpejt e merr vesh, kur prishet ushqimi. Deshi tė varė veten, por e shpėtoi ministri i padrejtėsisė, - kėshtu e informoi kryeministri zyrtarin e lartė tė BE-sė.

- Sa budalla, tė marrė mė qafė veten pėr njė vagon ushqim, - tha zyrtari i lartė.

- Ministri i bujqėsisė nuk ka faj… Faj ka populli qė nuk blen ushqim, prandaj ushqimi po prishet nė depo, - deklaroi njėri nga ministrat e pranishėm.

- Po, demonstruesit nė rrugė, ēka po lypin? Mbase ata janė kundėr vizitės sime nė Kosovė?! - pyeti zyrtari i lartė i BE-sė, kur pa demonstruesit e Lėvizjes Vetėvendosje me pankarta duke brohoritur “VETĖVENDOSJE!

- He, he…! Ata po lypin vetėvendosje, diēka qė bie nė kundėrshtim me Unmik-un, - tregoi zėdhėnėsja e Qeverisė sė Kosovės.

- Sa pėr Unmik-un nuk ka problem, por duhet pyetur Serbinė. Nėse Serbia lejon vetėvendosjen e popullit shqiptar, padyshim qė Unmik-u e mirėpret, - tha mysafiri zyrtar.

Ndėrkohė tė gjithė ministrat buzėqeshėn nė shenjė nderimi.

 





#16

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:37

Beqir Elshani - anekdota

LLUMI I KAFESĖ

- Ēka po sheh nė llumin e kafesė? - pyeti njė grua shoqen e saj qė po shikonte nė filxhan.

- Po shoh njė pako! - u pėrgjigj shoqja duke vėshtruar nė filxhan.

- Ėshtė e madhe apo e vogėl? - vazhdoi tė pyes e para.

- E madhe ėshtė, mirėpo dora ėshtė e zezė! - tregoi e dyta

- Kuku, boll, se e di kush ėshtė! - tha me shqetėsim e para.





#17

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:38

…LUMJA MOJ E ENJTE!

- E hanė, e martė, lumja moj e enjte! - brohoriti prej gėzimit njė studente.

- Urime, po shkon nuse, apo?! - e pėrgėzoi shoqja e saj.

- Jo, po vjen pavarėsia… - tha me gėzim studentja.





#18

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:38

RRUGA “VETĖVENDOSJE”

- Pse po shpėrngulesh prej rrugės “Vetėvendosje”? - e pyeti njėri fqinjin, kur e pa duke bartur plaēkat me kamion.

- Sepse kjo rrugė ėshtė me gropa, e pashtruar, pa dritė elektrike dhe vazhdimisht ka policė, - u pėrgjigj fqinji, duke i lėnė lamtumirėn.





#19

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:39

ZGJEDHIMI I FOLJES

- Agim, si bėhet zgjedhimi i foljes nė kohėn e tashme tė mėnyrės dėftore: veta e tretė, numri njėjės? - pyeti arsimtari i gjuhės nxėnėsin.

- Qeveria po fle, parlamenti po krihet, ministria po shthuret, populli po dridhet…

- Shumė bukur, Agim! - miratoi arsimtari i gjuhės shqipe.





#20

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 23rd March 2008, 04:39

GJYSHI NĖ SPITAL

Nė spital ėshtė shtrirė njė plak i sėmurė dhe mbahet me infuzion. Pranė plakut qėndrojnė mjeku dhe tė afėrmit familjar, ndėrkohė vjen edhe nipi.

- Ēohu gjysh, do tė bėjmė kryetar shteti! - tha nipi, duke ia larguar infuzionin prej trupit.

Pėr ēudi, gjyshi u ngrit dhe iku prej spitalit. Mjeku dhe tė afėrmit e plakut mbetėn gojėhapur.





#21

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 3)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi