Misioni i ri i Elsës

Pas shtegtimit të saj nga Italia në Paris, sërish këngëtarja Elsa Lila ka mbërritur në Tiranë për t’i dhënë jetë misionit të ri, që ka marrë përsipër. Premiera e muzikalit “Moulin Rouge” po afron, kështu që asaj i duhet të përgatitet seriozisht tashmë. Me eksperiencën e marrë në Paris, vendin nga e ka origjinën dhe vepra që ajo ka marrë përsipër ta sjellë në shqip tashëm ajo është gati për të goditur. Me një staf që tashmë është sprovuar në gjininë e muzikalit dhe ka fituar terrenin tek publiku shqiptar, Elsa Lila dhe këngëtarët e tjerë, që do të interpretojnë në shfaqjen që do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në muajin prill, janë të përgatitur për suksesin. Ky muzikal vjen pas “Chicago”, që solli në Tiranë këngëtaren Miriam Cani. Ardhja e Lilës pritet të ketë një efekt edhe më të madh, jo vetëm për shfaqjen, për zërin e saj, por edhe për numrin e madh të fansave që Elsa gëzon.