Mariza mes luleve

Ja ku në festë është gjendur edhe Mariza e ftuar nga stafi organizues i spektaklit. Në një skenë të përgatitur dhe të krijuar tërësisht me lule, Mariza shfaqte nga larg siluetën e veshur në fakt me ngjyra që i përksinin ende stinës së sapo lënë pas. Por gjithsesi ajo dukej sa elegante aq edhe sportive. Ka ndjekur me vëmendje çdo gjë nga spektakli i përgatitur edhe pse dukej paksa e veçuar nga artistët e tjerë, kjo ndoshta për faktin se në festë mungonin disa nga miqtë e saj. Këngëtarja ka përshëndetur gjithë publikun dhe fansat ndërsa sipas të dhënave më të fundit që na vijnë rreth saj, flitet për një këngë të cilën Mariza po e përgatit me shumë kujdes.