Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Pjese nga libri tim, "E megjithate ... jetojme!" - Edmond Shallvari.

Share

Shko tek faqja : 1, 2  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 24th March 2008, 22:16

E  megjithatė...   jetojmė !


Edmond Andrea Shallvari.
                                                   

                                                                     

                                                                                                           

                                                                                                                Nė vend tė PROLOGUT
     
I ulur para kompjuterit jam nė dilemė: Tė shkruaj  apo jo  kujtimet  e mbresat e kėsaj jete, tė meditoj e konkludoj pėr ngjarje, njerėz, qė me dashje apo pa dashje mė kanė lėnė gjurmė nė jetesėn time, apo tė vazhdoj t’i mbaj tė mbyllura nė arkivėn e trurit, deri sa dalngadalė t’i amortizojė koha dhe siē thuhet t’i marr me vete nė botėn tjetėr?
Pėr ēudi, kaq ishte dilema, se unė i quajturi Edmond (Andrea) Shallvari ėshtė e pamundur tė pres botėn tjetėr, pa i lėnė kėsaj bote shumicėn e tė panjohurave  tepėr tė ēuditshme, tė besueshme e tė pabesueshme, serioze e qesharake, tė bukura e tė shėmtuara njėkohėsisht. Dhe pėr tė rruajtur disi ekuilibrin mes kėtyre dy botėve, mė lejoni qė e shkrojtura tė ketė mė shumė simbole e domethėnie, se sa reportazhe, mė shumė njerėz realė, se sa emra realė, duke lėnė diēka e pėr botėn tjetėr.
Mos prisni tė gjeni logjikėn e njė romani, ndonėse ka dramat e tij, mos prisni tė gjeni logjikėn e njė autobiografie, ndonėse ka tė vėrtetat e saj. Eshtė njė rrėfim, por edhe bisedė, ėshtė njė debat me monologun dhe dialogun e vet. Ashtu siē ndodhemi nė njė takim miqsh dhe biseda kap tema e ngjarje tė ndryshme nė kohė, dua tė veproj dhe unė nė kėto shkrime.  
                                       
                                                                                                                                            1 9 9 7
                                                                                 
Ju uroj mirseardhjen tė gjithėve dhe ndėrkohė qė Mira do merret me qerasjen, po filloj me shkrimin e parė, qė mund tė jetė i njėzeti nė rradhėn e kujtimeve.
 Ishte fillimi i 1997-s dhe ndofta unė me Miran ishim tė vetmit  jashtė shtėpisė atė natė, kur krisma e parė shpoi errėsirėn dhe paralajmėroi ardhjen e ditėve kataklizmike dhe pėr Korēėn tonė tė dashur. Ishte njė paralajmėrim pa afat, qė nuk priste pėrgjigje nga askush, ndaj dhe pėrmbante tė thėnėn e tė bėrėn menjėherė, qė ithtarė tė ndryshėm mė pas e interpretuan sipas ithtaritetit pėrkatės. Ishim pėr vizitė nė shtėpinė e Fredi Blushit, kur trokiti dera dhe dėgjova zėrin e tė vėllajt taksixhi tė thotė lajmin mė absurd e tė ēuditshėm, ”Po vinė!” Ceremonia e mikpritjes u la nė mes dhe ne si tė ngrirė nga ajo thėnie hutuese u ngritėm dhe ikėm, si pėr t’ju larguar asaj qė po vinte atė natė. Qyteti i errėsuar nga nata dhe mungesa e dritave, m’u duk si i lėnė nė mėshirėn e atyre qė po vinin s’dihej se nga ku e pėr ēfarė. Kur u afruam para bibliotekės, njė krismė na ndali pėr njė ēast frymėn e na shpejtoi ecjen e trembshme. Pra ata qė “Po vinė” kishin ardhur ēuditėrisht bashkė me natėn, duke veshur petkun e zi tė saj, qė paralajmėronte tė tjera veshje tė zeza tė nėnave e motrave korēare. Arritėm me njė frymė nė shtėpinė tonė, kur aty nga lulishtja e Shėn Marisė filluan dhjetra krisma armėsh tė ēanin errėsirėn e natės sė parė korēare. Morra shpejt kasetofonin dhe hapa derėn e ballkonit. Pasi vura njė jastėk poshtė, u shtriva mbi tė dhe shtypa butonin e inēizimit. Mira mė lutej tė futesha brenda se s’dihej ku shkonin plumbat, por unė vazhdoja tė merrja ēdo krismė duke folur e rėnkuar, i pėrfshirė nga njė trishtim deri nė dhimbje e dėshpėrim. Ajo kasetė ėshtė dėshmia mė e padeshifruar e absurditetit njerėzor, por dhe akuza mė ironike ndaj kujtdo analisti apo ithtari, qė ato krisma netėsh e ditėsh tė 1997-s nxituan t’i pagėzonin kryengritje e revolucion popullor. Mund tė mė gėnjeni me kohėn e kryengritjeve dhe revolucioneve tė pajetuara dhe unė tė mirėbesoj, por mos bėni krim ndaj tė ardhmes me pseudointerpretimet e tė sotmes.    
Dhe kėshtu, pas asaj nate tė parė krismash, Korēa u gdhi e pushtuar nga ata qė  “Po vinė”. Kėto qėnie me kėtė emėr pa emėr, atė natė tė parė krismash, pėrdhunuan qytetin tim, vendlindjen time, jetėn time, tėnden, tuajėn, por edhe vetveten.
                                                                                *      *      *



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 24th March 2008, 22:18

Akte komedie tė njė tragjedie tė saponisur...........
I pari veprim qė bėra atė mėngjes tė parė, ishte vajtja nė shtėpinė e gjykos, siē i themi babajt tė Miras dhe tė dy nė mėnyrė instiktive morrėm rrugėn drejt njė reparti ushtarak nė minierėn e Drenovės. Si dy shqiptarė tė rrezikuar nga pushtues shqiptarė, kėrkonim armė pėr tė mbrojtur familjen nga ēdo sulm i mundshėm barbarėsh. Rrugės rrėzė maleve, lėvizje kaotike njerėzish mė krijonin idenė e njė beteje tė dėshtuar, qė ende s’kish filluar. Krisma tė thata e mė pas breshėrie, mbushnin luginėn dhe ne ulnim kokėn pėr t’ju shmangur plumbave. Mundohesha tė dalloja nė ato qėnie qė ecnin nė drejtime tė kundėrta, ata qė “Po vinė” nga ata qė “Po iknin”, por le ta lemė pėr mė vonė kėtė dilemė, qė nė ato ēaste pak rėndėsi kishte. Arritėm nė njė depo ushtarake, qė ndofta njė ditė apo disa orė mė parė i vinte shtatė t’i afrohej vetė ariut tė Bozdovecit, hymė brenda dhe tė vetmet pajisje tė pa rrėmbyera ishin ato kundėrkimike. Gjykos i vajti syri nė njė pompė spėrkatėse dhe kur e morri mė tha se i duhej pėr tė bėrė me ilaē rrushtė e oborrit. Kaluam nė njė depo tjetėr, ku tė ikurit kishin lėnė topat e tipit tė lehtė (shyqyr qė morrėn tė tyret), ca mushamara dhe armė zjarri gjysmake.Kėrkuam gjithandej pėr ndonjė pushkė apo automatik, por zhdukja e tyre ishte bėrė si me magji. Ca karikatorė i futėm nė njė ēantė, kur nė njė arkė tė hedhur kuturu, gjetėm qindra fishekė. Disa arka qė i kapėrcenim pa i prekur, ishin dėng me bomba, por ē’na duheshin ato nė kushtet e luftės brenda pallatit. Nė hyrje tė repartit, ndali njė furgon i vogėl dhe sa hap e mbyll sytė, bombat u zhdukėn. As na shanė e as na ranė, por me njė tė thėnė, “Bėni mėnjanė!”, mallin bombė e pėrlanė. Nė tė dalė tė repartit, m’u afrua njė kameraman dhe njė person me mikrofon nė dorė mė pyeti greqisht, qė pėrkthyer nga njė shoqėrues, kėrkonte tė dėgjonte diēka nga mua pėr ē’ka po ndodhte aty. Shpreha hutimin e shqetėsimin tim pėr atė situatė anormale e tė rrezikshme dhe bėra thirrje mos dėmtohej e keqpėrdorej asnjė material nė depon me mjete e materiale tė karakterit kimik. Nuk mbaj mend me hollėsi ēfarė thashė tjetėr, por di qė ai grup televiziv ishte i njė kanali grek dhe qė persona qė mė njihnin e jetonin nė Greqi mė kishin parė nė televizionin grek. Siē dukej, gjithshka po ecte si nėpėr skenarė tė njohur filmash, ku s’mungonte prezenca e njė fotoreporteri, nė kėtė rast grek, as aty nė njė repart ushtarak mes humbėtirės sė maleve.
Me njė ēantė nė sup, me ca karikatorė e fishekė brenda, mė dukej vetja i ēarmatosur pas njė beteje imagjinare, por me njerėz e protagonistė realė. Mė i “fituari” ishte gjykoja me trofenė mė tė ēuditshme tė betejave: Pompėn spėrkatėse! Kur u ndodhėm nė rrugėn anash varreve tė qytetit, disa vetura kaluan me shpejtėsi dhe gjysmatrupash jashtė dyerve, duke shkrehur kallashnikovėt me tytat drejt qiellit, thėrrisnin e ēirreshin si triumfatorė. Hymė nė qytet dhe nė njė rrugicė prapa pediatrisė, ndaluam pak si pėr tė marrė veten. Mė ka mbetur nė mendje njė skenė trishtuese atė ēast ndalimi. Njė i njohur qė nė universitet, mėsues i gjuhės sė huaj, ecte nxitimthi duke mbajtur mbi sup njė derė tė shkulur nė njė objekt, qė kur pa tek i bėra shenjė me, “Edhe ti!?”, u skuq, uli kokėn dhe iku pa mė folur. Kjo logjikė absurde, shprehje e njė primitiviteti qė si atavizmė ekzistoka brenda qėnies njerėzore, mė ka munduar vazhdimisht dhe mė ka vėshtirėsuar analizėn e mjaft situatave dhe rrethanave tė realitetit shqiptar. Rregullimi i vetvetes, nėpėrmjet ērregullimit jashtė saj, mikroparajsa e individit, mes ferrit shoqėror, janė prezencė nė tė gjitha shkallėt e veprimtarisė sė njerėzve e tė rangjeve nė shoqėrinė shqiptare. Formėn e njė dis’harmonie deri nė ekstrem e ndesh nė ēdo hap qė hedh, qoftė si kalimtar i thjeshtė, qoftė si njė qytetar i zakonshėm e pėr mė tepėr kur vihesh nė kontakt me shtetin nė gjithė hallkat e tij. Por, le tė vazhdojmė ecjen, se kushedi sa do jenė alarmuar nė shtėpi nga vonesa tonė. U ndava me gjykon dhe arrita nė shtėpine time, duke mos i lėnė rradhė Miras tė shprehte shqetėsimin e merakun e saj.
“S’do ketė bukė nėpėr dyqane e tė gjithė po rendin pėr miell”, mė tha Mira, duke mė treguar nga ballkoni dhjetra njerėz tė ngarkuar me thasė me miell. M’u kujtua shoku me derėn mbi supe, qė e paragjykova ēaste mė parė, por analogjia me miellin s’kish kurfarė lidhjeje nė kėtė pėrpjekje mbijetese. U nisa me Jorgon 9 vjeēar dhe me biēikletėn e dhuruar nga nuna Keti (njė grua greke, pėr tė cilėn do shkruaj mė vonė) drejt fabrikės sė makaronave, nga vinte dhe vala e njerėzve miellmarrės. Kur hymė nė sheshin para fabrikės sė bukės dhe asaj tė makaronave, u ndodhėm mes njė haosi dhe tmerri tė papėrshkruar. Lėvizje kaotike njerėzish e makinash tip veturash, furgonash, nga ku triumfatorėt shkrehnin kuturum armėt, pėr t’ju hapur rrugėn drejt depove. Gėzhojat binin mbi kokat tona dhe kur pashė Jorgaqin tim si mbronte kokėn me duart e tij, e pėrqafova dhe e lashė nė njė kthinė tė sigurt, duke i thėnė tė mė priste pa bėrė as lėvizjen mė tė vogėl. Cava mes turmės dhe pėr ēudi, forca shtytėse e njerėzve mė solli mes thasėve me miell. Ca koklidhur me nga njė shami si kauboj filmash, shponin tavanin me breshėritė e plumbave dhe pasi vunė karocerinė e njė mauneje, pėrlanė dhjetra thasė me miell. Dhjetra njerėz tėrhiqnin thasė duke rėnkuar e thirrur, me fytyra tė zbardhura nga mielli.
Aty ishin gjithė moshat njerėzore, nė njė pėrpjekje tragjikomike pėr kafshatėn e vogėl dhe tė madhe njėkohėsisht. Aty ishte shqiptari i tjetėrsuar, i zhgėnjyer, i ofenduar, i revoltuar, i egėrsuar, me njė instikt tė hiperbolizuar urie e agresiviteti. Pashė plakun tė shkelej mes thasėve dhe shkelsat tė shpėtonin thesin me miell, pashė koklidhurit e armatosur dhe shtetin e pėrshkelur nga shtetarėt e vetė shtetasit. Tė gjithė ishim aty, tė miellosur e dreqosur, pjestarė tė pashmangshėm tė atyre qė “Po vinė” dhe atyre qė “Po iknin”.
Vumė me Jorgaqin thesin mbi biēikletė dhe u kthyem nė shtėpi nxitimthi, duke siguruar kėshtu rezervėn disaditore tė bukės. Fanatik i moscėnimit tė pronės sė tjetrit, e ndjeja veten fajtor dhe borxhli pėr atė thes tė papaguar. ”Do ta paguaj pas ēlirimit”, e thėnė kjo qė shkaktoi pak humor tek Mira, mes atij ankthi dhe dėshpėrimi pėr tė nesėrmen tonė. Por ishte pėr tė qeshur e pėr tė qarė, kur mes njerėzve thasngarkuar pashė dhe nga ata, qė pa ditur vlerėn e funksionimin e mjeteve laboratorike, rrėmbenin aparate analizash, mikropeshore e ku ta di unė se ēfarė. Tė tjerė, ngatėroheshin mes makaronave tė njoma tė varura nė dhomat e tharrjes, duke i tėrhequr e futur nėpėr thasė e qese, tė transformuara nė njė lloj mase brumi si lėmshe gjigante tė deformuara. Mė tė duruarit e specialistė nė zanatin e tyre, ishin zhvidhosėsit e elektromotorave tė makinerive, tė prizave e releve nėpėr murre. Njė boshatisje totale e gjithshkaje, pėr tė mbushur sejcili vetveten sipas mundėsisė, dėshirės, forcės dhe pangopėsisė mė tė paparė njerėzoshtazore.
Korēa e zaptuar kishte marrė ngjyrėn gri, qė mė shkaktonte njė ftohtėsi trupore e shpirtėrore tė paprovuar. Tek ecja me biēikletė drejt qendrės, mė dukej sikur gjithshka kish ndaluar nė kohė dhe ēdo lėvizje mjetesh e njerėzish., sikur ndodhte nė tjetėr hapėsirė tė kozmosit. Mos isha nė njė ėndėr tė mundimshme dhe hapja e syve do mė sillte ngjyrat e gėzueshme tė jetės? Edhe era qė frynte, shpėrndante ngjyrėn gri tė pluhurit, tė plehrave. Edhe kaltėrsia qiellore ishte strukur universit, duke u krijuar njė mjegullnajė grisore mbi qytetin fantazmė. Xhame dyqanesh tė thyera, rafte tė shkulura e boshatisje e gjithshkaje brenda tyre. Qėnie njerėzore, qė kishin marrė formėn e mallit tė rrėmbyer, ēaplenin kėmbėt pėr t’u rikthyer pėrsėri mė tė babėzitur, deri nė shėmtimin mė tė shėmtuar tė personalitetit dhe mjedisit shqiptar. Mė falni, por s’mund tė vazhdoj dot tek kujtoj kėto skena tė shpėrbėrjes tė hapėsirės e kohės tė njė populli, qė po e pėsonte si Sizifi. Ajde tė pimė nga njė gotė, miq tė dashur. E kuptoj padurimin tuaj pėr vazhdimėsinė e shkrimeve tė mia, por gėzuar e me shėndet tė gjithėve, se ato posa filluan e kemi pėrpara njė mal tė tėrė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th March 2008, 09:05

Nė mbrėmjen qė kish filluar para kohe, fytyrat e rrėmbyesve i fshinte maska e zezė e natės. Hije tė deformuara lėviznin qytetit nė format nga mė tė shpėrbėrat, duke devijuar pėrmasat njerėzore nga pesha e mallit tė rrėmbyer. Njė komshi, moshatar me mua, qė deri atė natė lante trupin nė dushin e sajuar me njė qyngj e kazan qė nxente ujin me gaz, siē duket, nga alergjia e kėtij pėrdorimi, ja kishte vėnė syrin dusheve me korent tė dyqanit tė njė turku, aty nė sheshin e 7-ė katshit. Dhe alergjia i kalon pėrmasat e tė zakonshmes, se me sytė e mi pashė tė sillte dy pajisje dushi e siē mė tha vetė, kish marrė e nja dy tė tjera. A thua duhej nga njė dush pėr ēdo pjestar tė familjes! Sejcili, sipas zanatit e mundėsisė, mbushte torbat e thasėt me ē’tė mundte, duke siguruar tė njėjtin mall pėr 1000 vjet jetė. E shoqja e njė tjetri komshiu na solli njė palė pandofla falas, pasi i shoqi kish mbushur thesin me dhjetra palė tė tilla nga Fabrika e kėpucėve.
Tė gjitha kėto rezerva mallrash, ndronin pronarin nė mėnyrėn mė tė skajshme e tė dhunshme tė biznesit ekonomik. Dhe ēdo kapėrcim i tillė i dhunshėm i pronėsisė, si ditėn, ashtu edhe natėn, shoqėrohej nga refreni i ēakėrdisur i krismave.
* * *

Refren qė shkaktoi Tragjedinė e njė ēmendurie.......
Korēa vajtoi banorin e parė tė saj, goditur nga njė plumb, i dalė nga njė armė, e shkrehur nga njė bashkqytetar pa kurfarė armiqėsie apo inati personal. Korēa u skuq nga gjaku i mė tė pafajshmit, i mė tė pambrojturit bir tė saj. Por lotėt e tė zezat e asaj nėne, nuk ndaluan dot tragjedinė e njė ēmendurie, qė po mbyllte shtėpi e shtonte varre, qė ngjallte urrejtje e hapte plagė mes banorėve e fqinjėve. Nė rrugė filluan tė dilnin qindra njerėz, me lot nė sy e thirrje pėr ndalimin e kėsaj tragjedie vetvrasėse. Ecja dhe unė mes tyre, me dėshirėn pėr tė bėrė diēka, por e ndjeja veten tė pafuqishėm para asaj anarshie totale. Rastėsisht takoj Beni Miēinotin, qė mė thotė se do bėhej njė miting paqėsor nė sheshin para theatrit e mė ftoi nė grupin organizues. Entusiast pranova, por vura kushtin qė nė miting tė mos fliste asnjė pėrfaqėsues partish, se njerėzit, mė shumė se politikė, dėshironin ulje armėsh, qetėsi e paqe, harmoni dhe siguri pėr jetėn. Sheshi u mbush me mijra qytetarė, pa pėrgatitje pompoze e parrulla partiake, pa ftesa e imponime interesash materiale e financiare. Si pėr ironi tė asaj situate paqėsore, nė rrjesht tė parė u vunė tanket, qė s’dihej kush i drejtonte, se mbi kullėn e hekurt tė tyre ishin ata me shami nė kokė. Ishim disa veta aty para dyerve tė theatrit e nė shesh njė popull qė thėrriste pėr paqe e vetėm paqe. Foli Beni e njerėzit njėzėri lėshonin tė vetmen fjalė: PAQE!
Zemra sa s’mė ēante gjoksin e sytė mė lotonin, duke u bashkuar me mijra rrahje zemrash e lot dhimbjeje e shprese njėkohėsisht.
Le tė gėnjejnė veten krerėt partiakė kur brohoriten nga turmat, por a kanė ndjerė qoftė dhe njė ēast, tė njėjtėn rrahje zemre, tė njėjtėn dhimbje e gėzim, me mijrat e zemrave e shpirtrave njerėzorė? Ne ishim aty mė anonimėt e anonimėve, qė me mijrat bashkqytetare nuk u futėm skutave tė shtetit pėr tė dalė mė pas nė lojėn hipokrite tė marrjes sė pushtetit.
Zbrita shkallėt e theatrit, kur Beni mė tha tė vija pasdite nė godinėn e Prefekturės, se do mblidhej i ashtuquajturi Komitet i Shpėtimit. Ah, kjo pėrpjekje hipokrite pėr pėrfitim e zaptim situatash nė udhėkryq tė njė populli, me tė njėjtit skenarė uzurpues tė posteve partiake e shtetėrore! Megjithatė, do pranoja tė vija, por kur mė tha dy-tri emra komitetas, nėnqesha dhe morra rrugėn drejt shtėpisė, i ndarė nė dy pjesė ndjenjash, ku ndėrsa ajo e entusiazmit tė para pak ēasteve filloi tė venitej, ajo e zhgėnjimit dhe dėshpėrimit mė tmerronte tmerrėsisht. E pashė nė lajmin televiziv atė Komitet jo Shpėtimi, por Shpartallimi dhe para syve mė dolėn koklidhurit e mauneve, veturave dhe tankeve, qė mes anarkisė e haosit u pasuruan me pronėn e popullit dhe tė shtetit. C’ishin kėto lloj komitetesh shpėtimi, qė na dėgjonin veshėt e po mbinin njeri pas tjetrit nė qytetet jugore tė Shqipėrisė? Ishin vetė protagonistėt e shkatėrrimit, eliminimit tė kundėrshtarėve, por edhe tė ndėrtimit tė parajsės e kupolės sė tyre mafioze. Deri mė sot nuk kam dėgjuar apo lexuar asnjė analizė objektive e shkencore tė kataklizmosė tė 1997-s dhe sigurisht s’mė mbeti mua rradha pėr njė gjė tė tillė. Nėse shpreh atė ēka jetova e pashė, nėse shpreh atė ēka ndjeva e vuajta dhe tė gjitha kėto janė reale ashtu si vetė shkrojtėsi i tyre, s’ka burrė nėne tė mė bindė pėr tė kundėrtėn!
Boll e mėsuam historinė, sipas interesave tė protagonistėve tė saj!
Por, ē’rėndėsi kanė analizat e shkaqeve e pasojave, tė skenave e prapaskenave, qė e katandisėn vendin nė njė barbari dhe anarki totale, pėr atė ēift intelektual tė emigruar nė Greqi, qė njė ditė tė tillė ogurzeze, i vetmi fėmijė i tyre, njė i shkėlqyer nė mėsime, njė e ardhme kaq e domosdoshme pėr kėtė vend, do mbyllte sytė pėrgjithmonė, i goditur nga njė plumb qorr nga bashkqytetari i tij. Ishte duke ecur nė rrugėn e njohur tė spitalit dhe pak hapa mė lart, nga thellėsia e lulishtes pas Pandės, u dėgjua nje krismė, njė rėnkim e thėnie, “Mė vranė!” dhe nė krahėt e xhaxhajt u shojt jeta nė mė tė bukurėn ēast tė saj, e mė tė pafajshmit djalė korēar. Pashė vargun e njerėzve tė lotonin tek pėrcillnin njė jetė tė shuar, pashė atė nėnė zezėveshur tė drobitur e zalizur, pashė atė baba fatkeq tė ulėrinte e tė sulej nė varrin ku po zbriste pėr tė mos u kthyer mė trupi i njomė i djalit. Dhe me lot nė sy e dhimbje nė shpirt, fillova tė shkruaj thirrjen time pėr bashkqytetarėt e mi. Nė atė ēast, televizori lokal jepte direkt qytetarė tė ndryshėm, qė bėnin thirrje pėr ndalimin e tė shtėnave, pėr qetėsi e gjakftohtėsi, ndaj dhe unė vendosa tė shtoj forcėn e kėsaj thirrjeje aq tė dėshiruar, me ato ēka shkrojta pak mė parė. Nga rrugėt e qytetit jeta ishte zhdukur e strukur shtėpive e pallateve. Ecja drejt godinės televizive, sikur shkelja nė njė planet tė akullt, hapa derėn dhe kur thashė qėllimin e vajtjes, mė shoqėruan nė zyrėn e drejtorit. Njė kėrkesė e kuptimtė nga drejtori pėr tė mos patur ngjyra politike ajo ēka do flisja dhe pasi u bind, mė ēuan nė studion e lajmeve. Zėri mė dridhej, jo nga emocioni para kameras, por nga ato ēka po lexoja, duke dashur ta pėrcillja kėtė mesazh dhimbjeje e lutjeje pėr ulje armėsh tek ēdo shikues. Kur mbarova, pashė lot nė sytė e tė gjithėve, dėgjova njė, “Tė lumtė!”, ndjeva shtrėngim tė fortė duarsh dhe njė lehtėsim nė shpirt. Do mbushė njė boshllėk nė kėto shkrime gjetja e asaj thirrjeje, pėr tė kuptuar e ndjerė sot disa tė vėrteta lotėsh tė 1997-s.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th March 2008, 09:07

Dhe kėrkimi nuk zgjati shumė, se sekretarja ime perfekte e bashkėshorte njėkohėsisht, pa udhėzime kodesh e datash, aty mes shkrimeve tė mia, gjeti origjinalin e dėshiruar tė asaj thirrjeje tė paharruar. Nuk ėshtė krijim nė komoditet zyrash redaksish nga ndonjė gazetar apo publicist rrogėtar, ndaj mos e paragjykoni pėr nga stili apo rregullat gazetareske. Nė ato ēaste kur dheu mbulonte trupa njomėtarėsh tė pafajshėm, pena ngjyhej nė gjakun e plagėve dhe nė lotėt e vajtuesve, duke ngritur aktakuzėn mė tė rėndė ndaj shtetit tė ēoroditur e tė vetmohuar. Nė ato ēaste doli dhe njė zė modest nga studioja televizive korēare..........
Korēarė tė dashur!
Ju flet shpirti im i brengosur, i tronditur, nga bataretė e armėve, shpirti im i etur pėr qetėsi e jetesė normale.
Lulet e pranverės u shpuan nga plumbat, por plumbat nuk janė farė e jetės, veēse e tė zezės vdekje.
Nuk mė vjen keq tė vritem pėr njė ideal madhor, por nė u vrafsha sot nga plumbat e vėllezėrve tė mi, kush vallė do mė pėrcjellė nė varr?! Sepse nė banesėn e fundit, unė dua tė mė pėrcillni ju korēarėt e mi, miqtė e mi, e jo vrasėsit e mi.
E nė mbetsha gjallė ndėr tė gjallė,
pyes se si do na vejė hallė,
veē nė paēim ca kurajė,
qė zemra kurrė mė mos na qajė.
Nė paqe ne korēarėve nuk na ka hije ftohtėsia e armėve, por melodia e kitarės. Ku e latė ju djem tė rinj kitarėn e dashurisė? Vajzat presin mesazhet e dashurisė suaj, mos i llahtarisni ato me tmerrin e krismave.
Sa na ka marrė malli pėr serenatat korēare!
Shndroni pra kėmbėzėn e armės nė tel tė kitarės, krismat e nxjerra, nė kėngėn: Nė mes tė natės nė qetėsi, ti nė ballkon mė rrije....dhe unė menjėherė do vrapoj rrugicave, bashkė me ju e do kėndoj mor miq me aq forcė, sa ta lemė Korēėn pa gjumė.
Dhe Korēa do ta pranojė kėtė pagjumėsi, se do jetė pagjumėsia mė e lumtur e saj. E nė rast se ende keni fishekėt e gishtin nė kėmbėz tė armės, prisni ju lutem, se kam njė propozim: Ejani tė gjithė, Korēa e qielli le tė na falin pėr njė ēast. Le tė zbrazim njėherė e mirė lart armėt pėr herė tė fundit, pėr tė fituar kėtė rradhė mbi vetė veten tonė! (Fundi i thirrjes)

Nuk di nėse forca e valėve televizive kish aq fuqi depėrtuese nė eterin e asaj hapėsire tė ngurosur, por di tė nesėrmen pėrqafimin e njė nėne dhe urimin mė nėnėsor, “Hallall qumėshti i nėnės o bir!”
Ah, sikur ta mbanin kėtė hallall qumėshti tė paprishur ata “bij nėnash”, qė vetė ky hallall i ngjiti posteve, por qė e bastarduan dhe e shndruan nė lot e gjak, nė arratisje e syrgjynosje tė qindramijė shqiptarėve!
I vetmuar ecja qytetit dhe veē bekimit tė asaj nėne, asnjė rreze shprese nuk ma ngrohte shpirtin. Qyteti sikur po mė largohej nga kėmbėt dhe mė krijonte udhėkryqe rrugėsh e mendimesh. I ndalur nė njė udhėkryq tė tillė, e ndjeva veten pėr njė ēast nė vargun e atyre qė “Po iknin”. Ja vlen tė vazhdoj shprehjen e ēasteve tė tilla, me vargjet e krijuara pas tre vjetėsh nė poezinė me titull:
Mars 1997
Dita natės i lutej:
Mė jep pak errėsirė!
Dielli nė vetvete strukej
Mes zjarrllėkut tė ngrirė.

Ktheja kokėn prapa
Kish filluar shpėrbėrja
Pas mbetej hiēi
I ndjekur nga asgjėja.

Fund invazioni
Asgjėja u pushtua.
Vetveten ndiqja pas
Apo vetvetja mua?!
Maj 2000 Selanik

E ndėrsa kėto vargje u krijuan nė kushte komode e largėsi kohore 3vjeēare nga ngjarjet e 1997-s, them tė paraqes mė poshtė poezinė “Pa titull”, tė shkruar pikėrisht nė njė nga ato ditė marsi, ashtu nxitimthi e drithshėm, pa pretendime rregullash poetike, por frymėzuar ama nga vargjet e njohura, “Shqipėrinė e morri turku i vu zjarr...” etj,etj.

Shqipėrinė e “morri” shqiptari i vu zjarr
Shqipėtar, mos vrit, por duku atdhetar!
Mjaft luftove shqipėtarin, mor fatzi
Lufto djallin dhe fut ėngjėllin nė gji!

Hapi sytė dhe shiko si po shton varet
Nėna qan birin e vrarė, qajnė dhe malet
Hidhe poshtė mor i shkretė, atė armė tė mallkuar
Ndryshe ēfarė do tė mbetet, kur kombi tė jet’ shuar!?

O moj Shqipėri e mjerė, ē’tė zuri kjo lėngatė
Armikun s’ke nė derė dhe ti lyer me gjakė
Si s’plas kjo zemra ime e shpirti i lėnduar
Largohem kokėulur, kush vallė mė ka “dėbuar!?”
Mars 1997

* * *



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th March 2008, 19:42

Ta kenė tė qartė tė njohurit e tė panjohurit, me ēdo lloj aftėsie mendore njohėse e gjykuese, se ē’ishte ajo IKJE MASIVE e 1997-s, qė shpesh u paragjykua sipas interesave e pozicioneve egoiste tė njerėzve, tė thjeshtė apo tė graduar nė shoqėri. Tė mos e zgjat pastaj, me njė pjesė tė ikurish qė u vetetiketuan pėr tė fituar mė lehtė nė konsolidimin e tyre aty ku shkuan. Sepse nuk do mund tė dal dot nga labirinthi i analizave kontradiktore, qė pėrmban gjithė procedura vlerėsuese e kėsaj kategorie tė ikurish. Nga vetė rrėfimet e ardhshme, do kuptohen mė thjesht tė panjohurat dhe enigmat e mjaft ngjarjeve e fenomeneve. Sa pėr mua, pjestar familjarisht nė atė IKJE, paragjykimet dhe etiketimet e tipit EMIGRANT, I ARRATISUR POLITIK, etj, etj, janė pjesė propagandistike mediokre e njė sistemi mediokėr politiko-ekonomik shqiptar.
Unė, miq tė dashur, ashtu si mijra bashkqytetarė tė mi, pashė e ndjeva me sy e me gjithė qėnien time, KATAKLIZMONE nė vendin tim. I tmerruar dhe pėr tė shpėtuar veten e familjen prej TIJ, hymė dhe ne nė anijen e NOES, duke ikur drejt tė panjohurės, por me shpresėn e mbijetesės. Nė atė anije ishim mijra, nga tė lindurit e tė palindurit ende, me ėndrra e shpresa tė vrara, tė vdekura e tė ringjallura njėkohėsisht. Nuk i futa unė mijrat e tė ikurve nė atė anije NOEANE, prandaj ėshtė e kotė ēdo nxjerrje apriori e tyre nga kushdo qoftė. Nuk di nėse nė ato ēaste paranisjeje, ishim ne qė numuronim zbrazėsinė e ditėve tė fundit korēare, apo ishin ato ditė qė numuronin zbrazėsinė njerėzore tė qytetit.
Nė njė nga kėto ditė, dola rrugėve tė qytetit me aparatin fotografik nė dorė, si pėr tė shkulur nga realja shkatėrimin barbar e rikthyer normalitetin. Guxova tė merrja me vete Jorgaqin dhe Pirushin e vogėl e tė tre pėr dore, si tė zbritur nga planeti i padjallėzisė, morrėm pamjet filmike mė ironike tė fatit tė tokėsorėve korēarė. Dyqane tė shkatėrruara, por tė veshura me arne dėrrasash e llamarinash, qė dhe piktori mė abstraksionist do t’i ketė zili. Njė tank para Bankės sė gurtė, me tytėn drejt Hotelit 9-ė katėsh, qė do ēuditė ēdo strateg ushtarak tė NATO-s dhe Pentagonit amerikan! Nė tė ashtuquajturin trekėndėshi (mos e ngatėroni me tė Bermudės), ku ndahet rruga nė dy kahe, atė tė spitalit dhe tė varreve, njė tjetėr tank me tytėn si ēibuk tė varur anash dhe nė mbrojtje tė tij dy policė! No koment!
Hipa Pirushin mbi tank dhe shkrepa aparatin, duke krijuar kėshtu fotografinė me kodin mė enigmatik.
E ndėrsa tanket mundoheshin tė krijonin ditėn idenė e rojes sė hekurt tė qytetit, ide e gėnjeshtėrt e qesharake njėkohėsisht, errėsira e natės i pėrpinte nė tė zezėn e saj sunduese. Dhe atėhere, copra tė errėta lėvizėse merrnin formėn e qėnieve dykėmbėshe, qė me tmerrin e krismave shurdhuese vrisnin ēdo natė ėndėrrash njerėzore.
Komshiu nė pallatin pėrballė gjeti njė copė letėr hedhur poshtė derės, ku i kėrkoheshin qindramijra lek, ndryshe ato qėnie dykėmbėshe do t’ja coptonin jetėn. Dhe atėhere komshiu, qė s’i kish parė as nė ėndėr ato lek, jo t’i kish prekur me dorė, u pėrgjigj me gjuhėn e armės, duke shtėnė ēdo natė nga ballkoni, ashtu kuturum, deri nė ēastin e skadimit tė afatit ultimativ. Ai ēast na shtriu rrafsh me dyshemenė tė gjithėve, duke detyruar Jorgon dhe Pirushin tė zinin veshėt me dorė nga breshėritė shurdhuese tė armėve. Nuk pati tė vrarė nga kjo betejė, por i stėrvrarė mbeti gjumi e shpirti i njerėzve tė mėhallės sonė. Dhe ky gjumė e shpirt do tė rivritej pėrsėri pak kohė mė vonė, por qė ėshtė rasti ta pėrshkruaj tani. Ndodhi kur kish hyrė nė zbatim plani i shpėrnguljes sime nė Greqi, kurse Mirushja ime me dy djemkat, tė pėrjashtuar nga ky plan absurd, pėrjetonin ende tmerret pambarim tė krismave. Rradhėn e kishte pallati tonė, me protagonist mbrojtės Peron e katit tė tretė nė hyrjen tjetėr. I vetmi “krim” i Peros, ishte pronėsia e njė veture qė e mbante nė garazhdin tek sheshi para pallatit. Veē ta shikoje si kujdesej pėr tė, do kuptoje sakrifikimin e jetės sė tij atė natė, kur ndjevi se dikush desh t’ja vidhte. Ishin mė shumė se dy veta qė po mundoheshin tė shkallmonin derėn e garazhdit dhe Peroja ju thirri tė largoheshin me tė mirė.
“Nuk kemi punė me ty”, u pėrgjigj njė zė i pasuar nga njė tjetėr mė i fortė, ”Na lerė tė marrim veturėn dhe s’do pėsosh gjė”, duke vazhduar tė godisnin derėn e kyēur tė garazhdit.
“Po ajo ėshtė jeta ime morre plehra!”, thirri sa mundi Peroja dhe shtiu nė ajėr pėr t’i trembur. Kaq ishte vendi i fjalėve, se tė nisi njė kryqėzim krismash nga tė dy palėt, qė zgjoi mėhallėn e fqinjėt e saj. Peroja i shtrirė nė ballkon shtinte nė drejtim tė garazhdit, kurse hajdutėt e kriminalizuar pėrgjigjeshin me breshėri drejt pallatit nga ku dėgjoheshin ulurimat e familjarėve. Dikush, apo vetė krismat, zgjuan policinė gjysmake e krejt amatore, qė u shfaq kur plumbat mbaruan dhe hajdutėt u zhdukėn mes errėsirės. Peroja i mbytur nė gjak mbante sytė me dorė dhe nga tė qarrat e grave u mendua mos ishte plagosur pėr vdekje. Por shyqyr Zotit ishte jashtė rrezikut dhe plumbi kaluar tangent ballit, kish hapur njė plagė, ndofta tė rrezikshme pėr syrrin. Ende pa u gdhirė mirė, me pėrpjekje shokėsh e miqsh, u nis pėr mjekim nė spitalin e Follorinės.
Njė mėngjes marsi, hipa nė autobusin urban tė linjės Korēė-Maliq, pėr tė parė gjėndjen e Fabrikės pėr ushqim blektorie, qė e kisha nė pronėsi bashkė me njė djalė nga Maliqi, tė thirrur shkurt Xhevo.
Nė degėzimin e rrugės nė Libonik, autobuzi nuk mund tė merrte majtas pėr nė qytet, se maliqarėt kishin vėnė barrikadė nė tėrė gjerėsinė e asfaltit njė autobuz tė vjetėr, pėr t’u mbrojtur nga ēdo sulm i jashtėm korēar. Detyrimisht vazhduam rrugės drejt, pėr tė hyrė nga zona e ish NRGJ-sė. Pa arritur tek urra, shoferi ndaloi autobuzin i detyruar nga njė postbllok njerėzish tė armatosur me automatikė. Njėri nga rrojet u afrua dhe tha, ”Na vjen keq, por kėtu duhet tė zbrisni dhe tė vazhdoni mė kėmbė. Urbani nuk lejohet tė hyjė nė Maliq”.
Kur zbrita dhe njoha Malon, njė djalė trupmadh nė kufijtė e njėqindkilshit, morra frymė disi normalisht, se me tė ishim ulur dhjetra herė kafeneve tė Maliqit. Me pamjen e njė kaēaku babaxhan, hapi krahėt, dhe duke mė pėrqafuar mė tha fjalėt mė luftarake pe triumfatori, ”Mos ki merak, se fabrikėn e kemi rruajtur me Xhevon me tank”.
Gjėndja brenda nė qytet nuk ngjasonte me Korēėn. Mbase vogėlsia e qytetit dhe lidhjet fisnore e shoqėrore, kishin shmangur shkatėrrimet e vjedhjet.
Por, nuk kish ndodhur kėshtu me stallat e derrave tė Zervosit nė tė djathtė tė rrugės nacionale, as njė kilometėr larg Libonikut. Maniakė ziliqarė, tė varfėr nė shpirt, nuk e ndalėn barbarizmin as para atyre kafshėve tė pafajshme mishdhėnėse pėr tryezėn njerėzore, qė u masakruan nga plumbat e kallashnikovėve. Dhe bashkė me derrat e pushkatuar, u zhduk si me magji gjithė kompleksi i stallave. Dhe bashkė me atė kompleks kohor, u ndėrpre prodhimi cilėsor i linjės sė sallamit e shitja e mishit tė freskėt. Dhe bashkė me atė.........Sa “bashkė” tė tilla ka arshivuar inventari i ekonomisė shqiptare dhe i memories njerėzore!?
Vajta nė shtėpinė e Xhevos dhe ai mė tregoi se si kish kaluar ditė e netė nė fabrikė dhe se si njė tank bėnte rroje nė anėn e rrugės pėr Lozhan, nė gjithė gjatėsinė e Kombinatit tė Sheqerit. Pėr tė rruajtur veten e familjen, shpesh rrinte natėn nė tarracėn e shtėpisė me armė nė dorė. Kur i thashė vendimin tim pėr t’u larguar nga Shqipėria, mė tha i prekur se tė njėjtėn gjė kish vendosur dhe ai. Dhe bashkė me ikjen tonė, ikte dhe njė aktivitet modest prodhimi ushqimi pėr blektori. Dhe bashkė me kėto “IKJE” tė pandalshme njerėzish, aktivitetesh, profesionesh, talentesh, mjeshtrish, ikte njė pjesė e shenjtė e tė shkuarės, tė tashmes dhe tė ardhmes sė Shqipėrisė.
E megjithatė, miq tė dashur, jeta pėrsėri triumfonte e vazhdonte, qoftė me paradokset e saj, me tė qarat e tė qeshurat e saj. Doni njė nga ēudirat e atyre ditėve tė asaj jete? Keni dėgjuar pėr kohėrat kur pa dalė ende paraja, njerėzit shkėmbenin prodhimet e sendet e ndryshme sipas nevojave qė kishin? Mė jep njė dele, tė tė jap njė qyp, etj,etj kėmbime nga mė tė ndryshmet.
Maliqarėt 1997-a i bėri pronarė tankesh, falė repartit tankist nė zonėn e tyre. Njė grup i tmerrshėm korēar, i njohur pėr vjedhje e krime te rėnda, 1997-a i bėri pronarė mallrash elektroshtėpiake (veē mijra te tjerave), falė dyqaneve dhe supermarketit tė vetėm nė qytetin e tyre. Tė dy grupvjedhėsit korēaromaliqar, realizuan shkėmbimin mė tė ēuditshėm tė tė gjitha kohėrave, tė vjetra apo moderne qofshin.
Nga grupi korēar: ”Mirdita. Si venė punėt?”
Nga grupi maliqar: ”Bereqaves. Jo aq sa juve ama”.
Nga grupi korēar: ”Mos u qani. Nga armėt jeni mė mirė se ne”.
Nga grupi maliqar: ”C’i duam vetėm armėt. Ju keni tėrė dyqanet nė dorė.”
Nga grupi korėar: ”Ha, ha, ha! Po pse jemi kėtu, tė merremi vesh me njėri-tjetrin. Troē muhabeti! Duam njė tank!”
Nga grupi maliqar: ”Njė e dy po tė doni, ju ēfarė na jepni nga ato tuajat?”
Nga grupi korēar: ”C’tė doni. Pranoni nja dhjetė video e ndonjė televizor pėr njė tank?”
Nga grupi maliqar: ”E thėnė e bėrė!”
Shtrėngim duarsh dhe nė prezencė tė dy grupeve, realizohet kėmbimi i mėsipėrm. No koment!
* * *



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th March 2008, 19:43

Dhe ja ku arrita nė tė dielėn e 30 marsit 1997.....
Dimri korēar vazhdonte dufin e zbardhjes sė ēdo gjėje, qė nga mali i Moravės e kodrat pėrreth, deri nė rrugiēat me kalldrėm e asfaltet e bulevardeve. Ndėrsa bardhėsia rruante pastėrtinė e saj lartėsive, brenda nė qytet shėmtohej nė formėn e llucės tė baltuar asfalteve e tė akullit tė nxirrė e tė gunguar nga shtrembėrimet e kalldrėmeve tė rrugicave. Mes qėnies sime dhe asaj natyre minusgradėshe, ishte krijuar njė dualitet i ankthshėm dhe i mornicshėm, qė do mė ndiqte pas edhe pėrtej kufijve, nė tė 180 ditėt e vetmisė mė tė vetmuar tė jetės sime. Nė tė ashtuquajturin vendin “nė kolltukėt”, njė kafenio nė vargun e klubeve karshi hotel nėntėkatshit, u vendos nisja ime pas drekės, me tė njohurin Dhorin e Opit. Gjithshka ishte gati, qė nga dokumentat pėr kalimin e kufirit, deri nė plaēkat personale. Ato ēaste puthjesh e pėrqafimesh me djemkat e Mirushen time (siē do ta quaja mė pas nė letrat e mia gruan time tė dashur), mė kanė mbetur ashtu tė prekshme, tė mallėngjyeshme e tė njomėshme nga lotėt nė kujtesėn time. Nė ēdo situatė mundimesh e tė papriturash, nė ēdo ndodhje udhėkryqesh e tundimesh, ato ēaste do mė jepnin dorėn e ndihmės e tė kurajės, forcėn e durimit dhe pėrballimit tė presioneve e reagimeve tendecioze.
Benci i bardhė i Dhorit, s’desh t’ja dinte nga pengesat qė krijonin llucrat dhe kurthet e gropave, tė fshehura nėn borėn e baltosur. Tek kalonim me rradhė fshatrat nė tė majtė e tė djathtė tė rrugės, munda tė shkrepja aparatin fotografik dhe tė fiksoja pamjen e fundit mė ironike e tragjikomike tė vendit qė po lija pas, njė tank tė braktisur, tė anuar nga rruga, qė dukej sikur na lutej ta merrnim pas nė ikjen tonė pėrtej kufirit. Ankthi i procedurės sė marrjes sė vulės nė doganėn greke nuk zgjati shumė dhe nė ēastin kur Dhori i dha gaz bencit me thėnien, ”Na vaftė mbarė rruga!”, bėra kryqin i lehtėsuar, duke ju lutur zotit tė mė ndihmonte nė kėtė lloj aventure tė imponuar.
Kisha lėnė pas botėn time 40 vjeēare, tė vėrtetė e tė mashtruar njėkohėsisht, tė gėzueshme e tė lėndueshme nė padjallėzinė e sinqeritetin e saj. Kisha marrė me vete botėn time 40 vjeēare, tė ndėrprerė nė kohė e hapėsirė, tė kryqėzuar nė udhėn e njė realiteti tė irealizuar e tjetėrsuar nė ekzistencėn e vet. Por, kisha lėnė dhe marrė njėkohėsisht nė botėn time 40 vjeēare, mė tė pastrėn botė tė lumturisė e gėzimit, tė ekzistencės e triumfit tė vazhdimėsisė, Mirushen me dy djemkat tanė, Pirushin dhe Jorgushin.
Ishte koha kur ndarjet e imponuara nuk pėrmbanin vetėm vulėn pėrgjegjėsore tė mekanizmit tė shkurdisur shtetėror, por edhe tė qėnieve tė veēanta njerėzore, produkte tė njė trashėgimie e formimi mangėsor gjenetikoshoqėror. Shpjegimi i njė konkluzioni tė tillė do dalė nė vazhdim, pėrmes fragmenteve jetėsore nė 180 ditėshin odiseor thesalonikas.

* * *



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th March 2008, 19:46

Kapitulli i Letrave tė mia
(prill-shtator 1997)
I vetmi ngushėllim e lehtėsim shpirti, e vetmja hapėsirė e lirė shprehjeje dufi e gėzimi, e vetmja mėnyrė komunikimi shpirtėror me Mirushen e djemkat, e vetmja rrugė pėr tė filozofuar, dialoguar e monologuar, ishin minutat e orėt e shkrimit tė letrave. Ato ēaste shkrimi, vetmia arratisej, distanca arrinte nė zero dhe nuk merrej vesh nėse isha unė nė Selanik apo Selaniku ishte korēarizuar, duke mė sjellė nė krahėt e mia gėzimin e familjes sė munguar. Kam kėtu njė dosje tė mbushur me dhjetra e dhjetra letra, qė tek i shfletoj dhe lexoj nxitimthi, mė shfaqet njė vetvete e shkuar, qė mė ngjall nostalgji pėrzjerė me njė lloj zhelozie ndaj saj. Ndėrsa sot, kur shkruaj pėr njė ndodhi tė asaj kohe, e gjej kollaj shkakun, pasi pasoja tashmė ėshtė nė tė shkuarėn e saj, nė ato letra gjithshka ishte pasqyrim e gjykim i ēastit, pa ditur surprizat e tė mėpasshmes. Prandaj e quaj mė tė arsyeshme, qė mė poshtė tė paraqes pjesė letrash me origjinalitetin e tyre, si dėshmi e tė vėrtetave, tė hidhura apo tė ėmbla qofshin.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 27th March 2008, 07:20

4 prill 1997
Mira ime e dashur!
Vogėlushėt e mi tė shtrenjtė!
Mirė i thonė, qė kur s’ke oreks, sado tė ta shtrojnė tavolinėn, asgjė s’tė hyn nė sy. Nė kėtė gjendje ndodhem unė kėtu nė Selanik, ku asgjė s’mė hyn nė sy pa ju patur dhe ju pranė. Mė shikon 10% e syve, mė gėzon 1% e shpirtit dhe ēdo ditė qė kalon po mė bėn mė tė menduar e tė merakosur. Mungesa e krismave jo vetėm s’mė qetėson, por mė bėn t’i ndjej dhe ditėn. Mos vallė dua t’ju jap zemėr kot se vetė jam nė tė tjera pozita? Pėrkundrazi. Unė kam nevojė tė mė jepni ju zemėr, qė t’i rrezistoj ēdo vėshtirėsie tė kėtushme pėr tė arritur sė bashku atė qė dėshirojmė..........
A mund ta konceptoj unė veten time tė qetė pa qetėsinė tuaj, tė gėzuar pa gėzimin tuaj, tė lumtur pa lumturinė tuaj?
Vetėm kur tė jemi bashkė do ndjejmė njėlloj gjithshka, ashtu sikurse tani ndjejmė tė njėjtėn gjė. Dhimbja dhe prekja e shpirtit tim janė dyfishi i tuajės, pasi veē pėrjetimeve reale qė pata aty, kėtu nė ēdo hap qė hedh, nė ēdo e ngrėnė apo shlodhje, ndjej tė mė mblidhet lėmshi nė gjoks. Pse? Sepse mungon prania juaj, sepse ju ende jetoni atė realitet tė qelbur e plot ankth dhe se unė dua qė sa mė parė tė jetoni realitetin e kėtushėm................
Pėr ne ēdo lloj vėshtirėsie e kėtushme ėshtė aq e pranueshme, sa ē’u bė e papranueshme ai realitet aty......Le t’i japim pra zemėr njeri-tjetrit e mos dėgjojmė “kėshillat”, vėrejtjet e gjithė atyre qė gjoja na qajnė hallin. E kush mė dashka mua mė tepėr se ty, apo ty mė tepėr se ē’tė dua unė? Kush mė do mua mė pranė e kush ju do ju mė pranė?.......A mund t’ju imponohemi ne njerėzve pėr tė vepruar siē dėshirojmė ne? Edhe tė drejtė tė kemi, s’mund tė imponojmė, pasi gjithsejcili e shikon tė drejtėn sipas koncepteve tė veta. Aq mė tepėr me tė afėrmit, unė dua tė jem i sinqertė dhe ashtu sikurse e bėj pėr ta ēdo gjė me zemėr, dua qė dhe ata kėshtu ta bėjnė pėr ne. Mjafton tė ekzistojė dėshira e mirė, se pengesat kapėrcehen..........
Tė dashur gjyshi Niko e nėnė Areti, po dhe tė dashurit Neljan e Nikolin (nipėrit e Miras). S’ju mjaftojnė letrat nga Cikagoja, po na dhe nga Selaniku....S’dua t’ju mallėngjej, se boll lot na shkaktoi ky vit ters pėr gjithė Shqipėrinė. Sa lot kam derdhur kėtė vit, se mban gjithė jeta ime. E qenka e shkruar qė ende bara, dhimbja, shqetėsimi mė i madh tė bien mbi prindėrit, sikur borxhi i tyre ndaj fėmijėve tė jetė deri nė fund tė jetės. Dhe ne sado tė duam, nuk mund t’ja u shpėrblejmė sa e si duhet. Jo vetėm s’ja u shpėrblejmė, por ndodh qė ju shtojmė dhimbjet mė shumė. Veēse dijeni se kjo bėhet pa dashjen tonė. Mua mė vjen tė pėlcas kur shoh se ndėrsa dėshiroja t’ju shpėrbleja gjithshka keni bėrė pėr ne, ju shtoj dhimbjen e largimit tė vajzės e nipėrve tuaj. Nė kėto ēaste unė e ndjej forcėn e kėsaj dhimbjeje se po e provoj vetė, por ē’faj duhet tė na rėndojė vallė qė ndahemi sė gjalli?!......................Piro e Donald qė po ju kujtoj ēdo ēast. Babi ju puth ēdo ditė e mezi pret t’ju ketė pranė bashkė me mamin. Ju pret Fiona, Niko, Eva. Eva qė ka mė shumė llafka se trup thotė :”Siē rrinė Fiona me Nikon, do rri unė me Jorgon”....................



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 27th March 2008, 07:20

Mira, Mira, Miiiiraaaa!!! Tė dashur Piro e Jorgo!
Ju kėnaq apo jo, unė pėrsėri po ju shkruaj, se zemra ma thotė e dora s’mė pėrton. Ende s’kam marrė letrat tuaja pėr tė shprehur ndikimin e tyre, megjithatė e marr me mend se me sa dashuri e mall i keni shkruar. Koha qė po kalon qysh nga ardhja ime e ajo qė do vazhdojė duke na lėnė ende larg njeri-tjetrit, do jetė dėshmi jo vetėm e forcės sė dashurisė sonė, por edhe e kulmit tė durimit. Kjo kohė po ve nė provė shumė gjėra, prandaj ne duhet tė rezistojmė pėr hir tė mbijetesės sonė. Cdo hap i nxituar nė kėtė drejtim, do na verė nė pozita aq tė vėshtira, sa do jetė mė e pamundur marrja e vetes e rimėkėmbja. Pėr hir tė sė ardhmes mė tė sigurt, duhet sakrifikuar e sotmja. Realitetet duhen jetuar e kuptuar, qė tė mund t’i gjykosh drejt. Tė kam thėnė e dashur qė shpesh marrėdhėniet mes njerėzve varen nė fije peri e pėr ta kėputur atė s’do shumė forcė. Unė vėrtet s’dua tė rruaj marrėdhėnie formale me burim interesi, se do zhgėnjehesha shumė, por ama pse tė bėhem unė shkaktari i hollimit deri nė kėputje i lidhjes? Njerėzit, e pėr mė tepėr tė afėrmit, duhen kuptuar thellė e pastaj tė gjykohen. Sepse sejcili nė pozitat e tij i jep vetes tė drejtė dhe askush s’tėrhiqet nga pozicioni i vet. Duhet kuptuar thelbi e jo tė merremi me ca llafe apo zėnka qė s’dihet ku ēojnė. Unė jam i bindur qė nė thellėsi tė shpirtit tė Mondas ėshtė dėshira pėr tė na rregulluar dhe parė sa mė mirė. Dhe nė fjalėt e saj dhe nė kulmin e ndonjė revolte me tone tė larta, unė arrij tė zbuloj kėtė dėshirė, se po mos isha i bindur pėr kėtė gjė sot do isha aty pranė jush. Pra nuk po mė mban thjesht interesi im, por edhe dėshira e kujdesi i Mondas dhe Koēos........
Nuk dua e dashur tė kalojmė nė dy ekstreme. Nė atė tė euforisė, tė arritjes lehtė tė tė mirave, apo nė atė tė fatalizmit, tė mosbesimit. Kur tė shkruaj pėr tė mirat e vėshtirėsitė e kėtushme, dua tė mė kuptosh e jo tė biesh herė nė njerin apo herė nė tjetrin ekstrem. Unė shpreh realitetet qė ti t’ju hysh shpirtėrisht e logjikisht dhe pasi t’i vlerėsosh drejt ato, tė mė qėndrosh nė krah se kam nevojė pėr ty.
Kėtu jetesa ka njė rrjedhė me aq kthesa sa ēuditesh. Ndodh qė nė kthesa tė dobtit pėrplasen e dalin jashtė, ka tė tjerė qė vazhdojnė, por qė nė ndonjė kthesė tjetėr mė tė madhe dalin jashtė loje. Por ama rrjedha vazhdon dhe ai qė reziston e pėrballon atė me sukses. Dikush preferon njė pellg tė vogėl e aty thotė jam mirė, por dikush tjetėr do qė tė dalė nė det se aty ėshtė hapėsira e suksesit. Mund tė thuash se pavarėsisht nga kėto, ē’janė kėtu jetojnė e kjo tregoka se ja vesh kot. Jo e dashur. Se pėr tė jetuar ka vend kudo dhe nė baltė, varet pėr ē’jetė ėshtė fjala. Kuptohet qė minimumi i jetesės kėtu ėshtė shumė mė lart se e ashtuquajtura normale aty, por fjala ėshtė se si arrihet ky minimum dhe a duhet preferuar gjithmonė ai?...............Mos numuro ditėt e javėt, ato ikin, por mendo pėrkohshmėrinė e atjeshme dhe tė ardhmen e kėtushme. Le ta pėrgatitim kėtė tė ardhme sa mė mirė, me lezet, qė nesėr mos pendohemi...........Dje u morra si shumė me filozofirat e jetės sė kėtushme. Megjithatė s’besoj se tė kam bezdisur. Diēka ke kuptuar mbi mekanizmin e kėtushėm, ndonėse shpjegimi im prek shumė pak pėr tė. Kryesorja ėshtė qė gjithė familjet shqiptare kėtu kanė mundur tė pėrshtaten e kush mė shumė e kush mė pak jetojnė dhe shpresojnė pėr mė mirė.
Po u more me krahasime s’fiton gjė, se herė entusiazmohesh, herė mėrzitesh, prandaj duhet shikuar vetja, variantet e punės dhe atėhere mund tė ndjesh tė mirat......E dashura ime! Ke thėnė se si s’kam shkruar vjersha pėr ty. Vjershat, katėr apo tre strofa kanė, po kėto letra ku treēereku janė dedikim i dashurisė sime pėr ty, ēfarė tregojnė? Unė e hedh 1 mijė herė poshtė thėnien: “Larg syve, larg zemrės”. S’ėshtė aspak e vėrtetė! Unė jam aq i marrosur pas teje, sa them mos po e teproj, mos dėmtoj forcėn tėnde tė dashurisė ndaj meje. Them, qė jam i lumtur ta kesh sa gjysma ime kėtė forcė. Dikush mund tė thotė se e kam nga malli. Ky ėshtė njė faktor ndikues. Sepse unė s’ndjej vetėm mallin e zakonshėm, qė shkakton distanca, por njė grumbullim energjish tė brendshme, njė rrahje tė fuqishme zemre, njė hipnotizim ndjenjash, qė i kalojnė pėrmasat e mallit. Kjo ėshtė forca e dashurisė qė ndonėse ka mbi supe 10 vjet, mbijeton nė pėrmasa mė tė fuqishme. Se ka tė tjerė qė thonė se burri apo gruaja tė bėhen si motra apo vėllai dhe ndjenjat bien. Thonė ata qė s’e kanė patur aq pėr zemėr nė kompeksitet tė dashurin apo tė dashurėn. Sa pėr mua edhe ky mendim s’ekziston dhe hidhet poshtė si kur ishim pranė, ashtu dhe tani qė jemi larg njeri-tjetrit. PER MUA TI JE GJITHMONE RASTI I PARE, MISTERI I PARE, KENAQESIA E PARE E KJO KA PER TE QENE GJITHMONE E PANDRYSHUAR. Gjithshka fantazoj, gjithshka krijoj e shtoj nė pėrfytyrim e variante, ėshtė nė funksion tė kėnaqėsisė qė dua tė tė dhuroj ty dhe vetes....................
Mendoj e dashur ta mbyll, ndonėse s’i dihet, po erdhi letra mund tė ngacmohem e tė vazhdoj. Megjithate pėr sot: Mbyll pak sytė, afromė buzėt, ja kėshtu realizohet puthja nga tė dy. Joti Edi...........



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 27th March 2008, 14:36

E ēuditshme ikja me revan e ditėve dhe javėve dhe nuk tė besohej mbyllja e muajit, fillimi dhe afrimi pėrsėri i mbylljes sė muajit pasardhės. Kur si papritur dhe me njė shkop magjik nė dorė, trokiti dhe shkėlqeu Selanikun dhjetori i 1997-s. Tė shohėsh nė veēanti netėt dhjetoriane selanikase dhe ta ēosh njė ēast shikimin mendor nė ato netė zeziane shqiptare tė 1997-s, ndjen veten tė dyzuar nė njė botė po tė dyzuar nė skajin mė infinit tė padrejtėsisė shoqėrore. Mbushja e shpirtit tim me kėtė realitet dyqėnėsor, tė trishtimit tė tejskahshėm dhe kėnaqėsisė sė dhimbshme, do shprehej mė vonė nė vargjet e mėposhtme:
S a d u a!
Oh sa dua t’i ngjaj Prometheut
Natės selanikase t’i rrėmbej pak ndriēim
I marrosur ta shpėrndaj rrugėve tė Atdheut
Unė Marathonomaku nė mėrgim!

Se s’duroj dot tė tmerrshmen errėsirė
Tė netėve e tė shpirtrave tė munduar
Se s’duroj dot ta shoh Shqipėrinė
Tė endet si Diogjeni me kandil nė duar!
Selanik 2000

Ecnim trotuareve nė rrugėn Egnatia e mė pas Cimiski, duke parė vitrinat e llamburitshme tė dyqaneve, qė si tė vėna nė garė me njera-tjetrėn, paraqesnin afrimin e Krishtlindjes me njė origjinalitet e specifikė tė veēantė dimėrore, me tė vėrtetė mahnitėse e pėrrallore. Se mos mbetej njė qoshe, njė kthinė, njė mikrodyqan, pa domethėnien e kėsaj feste shpresdhėnėse e nostalgjike njėkohėsisht. Mė shumė se nė ēdo muaj tjetėr, nata me tė drejtė kishte kohėn e mburrjes para ēdo dite diellore qoftė. Dhe me siguri kėtė muaj, dita do ndjehej xheloze ndaj natės, qė nė vend tė qetėsisė gjumore tė njerėzve, gjallėrohej nga zėrat e jetės deri nė orėt e fundit tė saj. Kulminacioni i zbukurimit e ka emrin e njohur tė Aristotelit, qė i ėshtė vėnė sheshit aq tė veēantė e tė njohur mu nė zemėr tė qytetit. Simbolika e anijes sė lashtė greke e pranė saj njė bredh gjigand, pikturoheshin nga gjerdani i qindra e mijra llambave tė bardha. Po aty afėr, imitimi i mjedisit tė lindjes sė Krishtit, qė tėrhiqte pa rreshtur vizitorė me kamera e aparate fotogrfikė, kompletonte njė botė me tė vėrtetė fantastike e magjepėse, qė tė vinte keq ta jetoje kaq pak kohė tė fundvitit.
Dikush me rroben simbolike tė Agjio Vasilit tėrhiqte kureshtjen e fėmijėve, duke vėnė nė punė menjėherė fotografin e kudondodhur. Dikush mbante fijet e dhjetra tullumbaceve me figura tėrheqėse pėr syrin e fėmijėve, kurse prindėrit kėrkonin nėpėr xhepa dhrahmitė, pėr tė plotėsuar dėshirat fėminore. Mė tėrhiqte kjo lloj pėrzjerje feste, argėtimi, reklamimi e tregtimi qė zbuste sadopak sikletet njerėzore, duke i veshur me petkun e njė shkėlqimi e gėzimi mė tė hiperbolizuar nga e zakonshmja e jetesės sė pėrditshme. Aty, nė atė shesh, nė qendėr e periferi tė tij, ndodhte ēuditėrisht harmonizimi i kontrasteve tė tejskahshme njerėzore.
Tė dukej sikur njė dorė magjike regjizoriale kishte bėrė vendosjen, lėvizjen, reagimin dhe finalen e veprimeve tė personazheve kaq tė larmishme e tipike nė atė shesh-skenė gjigande tė Aristotelit tė famshėm. Ndėrsa dikush paguante fotografin, tullumbacmbajtėsin, etj, etj, njė zė operistik aty nė trotuar tė ndalte hapat e dukej sikur tė thosh se mjaftonin dhe pesėdhjet dhrahmi pėr tė shijuar Verdin apo Shtrausin, apo.....Me fisarmonikė apo violinė, pa mikrofon e veshje skenike, ato zėra talentesh tė evropianolindoreve tė magjepsnin e njėkohėsisht tė dėshpėronin pėr tjetėrsimin e pėsuar nė karierėn profesionale.
Bashkudhėtar me fatin e tyre, e ndjeja veten dhe bashkautor tė aktakuzės mė masive e tė rėndė tė popujve ndaj sistemit mė pseudosocialist qė ka njohur historia njerėzore deri mė sot. Dhrahmitė mbushnin kutinė e operistėve tė trotuarit, xhepat e fotografėve, tullumbacmbajtėsve, tė lodrashitėsve, tė misėrpjekėsve, tė..., duke realizuar kėshtu njė cikėl spontan tregu mbase tė kėnaqshėm pėr tė dy palėt pjesėmarrėse. Pra diēka nė favor tė festimit, tė gėzimit tė jetės, tė kėnaqėsisė shpirtėrore e materiale, tė shpresės pėr njė tė nesėrme mė tė mirė, sillnin ato netė dhjetoriane selanikase. Aty pak mė larg, pėrtej kufirit, ku netėt korēarizohen, si pėr ironi tė fatit tė mbrapshtė, netėzohet Korēa, duke mos patur as pakėz diēka nga kjo diēka e fqinjit grek. Mes kėsaj pėrzjerjeje kaotike ngjyrash, zhurmash, melodish e mendimesh, qė mė tėrhiqnin me njė forcė tė papėrballueshme, dėgjoja kumbueshėm zėrat njerėzorė tė dy anėve tė kufirit, qė bashkė me zėrin tim, para obskurantizmit modern lindor, thėrrisnin fuqishėm: “E megjithatė... jetojmė!”
* * *



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 27th March 2008, 14:38

* * *

E megjithatė...
Ngrysje ditėsh dhe gdhirje netėsh pėr ne, tė jetuarit. Dhe ashtu gradualisht, pa u vėnė re, njė ngushtim hapėsire nė biseda familjare, nė takimet e vizitat e tė afėrmve dhe miqve. S’ka nevojė pėr datė konkrete, dialogu i pėrditshėm grua-burrė.
Burri: ”Hė si dole, u lodhe?”
Gruaja: ”Si zakonisht. Morra pluhurat, pastaj fshiva dhe lava dyshemetė, banjėn, ballkonet. Bėra dhe drekėn. Pėr sot deshėn piperka tė mbushura me oriz”.
Burri: ”Dhe tė doli koha pėr tė gjitha?”
Gruaja: ”Tė tė them qė dhe hekurosa ca rroba, do besosh?”
Burri tund kokėn dhe pėr njė ēast harron, ose bėn sikur harron, ē’dėgjoi nga gruaja dhe vazhdon, ”C’kemi sot pėr drekė?” Tani e ka rradhėn gruaja tė tundė kokėn dhe duke shtruar drekėn, qė njė zot e di kur e gatoi, pyet burrin, ”Po ti, kishe shumė punė sot?”
Burri: ”C’e pyet? Edhe roje tė rrish lodhesh, jo pastaj tė vėrtitesh e punosh tėrė ditėn nė kėmbė”.
Gruaja: ”Ke tė drejtė. Po dhe ti mos u sforco shumė pėr t’i bėrė te gjitha. Kėshtu punojnė tė tjerėt?”
Burri: ”Ah, moj zemėr. S’kanė rėndėsi tė tjerėt, por ne qė s’jemi kėtu si tė tjerėt”.
Gruaja: ”Sikur tė shtrihemi ca tė shlodhemi, si thua? Kam njė mal me punė pėr tė bėrė, por tani s’kam fuqi”.
Dhe tė dy, pas kėtij dialogu tė lodhur, shtrihen nė krevat shoqėruar me njė “Aaah, sa mirė! S’ka si krevati!” Pak rėndėsi ka nė e tha gruaja, apo burri, apo tė dy bashkė.
Kur kthehet burri nga gruaja dhe sheh trupin gjysmė tė zbuluar tė saj, fillon tė ngacmohet dhe zgjat dorėn ta prekė. Ledhaton supin dhe vazhdon mė poshtė tek beli. Pastaj avancon nė bardhėsinė e lėmuar tė kėmbės, duke pėrfituar nga kthimi i kurrizit tė gruas dhe ndalet aty ku i shtohet epshi mė shumė.
Deri kėtu e di qė mė aprovojnė shumica e ēifteve. Por meqė unė dua dhe pėr nė vazhdim aprovimin e kėsaj shumice, jam i detyruar tė ndjek dy alternativat e mundshme tė asaj qė ndodh mė pas.
Alternativa e parė.
Fillon tė zbresė avash-avash dorėn nė rrumbullakėsinė e kofshės, duke tentuar me gishta tė largojė anash mbulesėn e hollė dhe elastike, por nė ēast trupi i gruas lėviz e kthehet drejt, me njė murmuritje pėrgjumėsh, ”Eeeh, mė fliiiheet. E lemė pėr nė darkė?” Dhe pasi kap ēarēafin mbulohet, duke shuar para kohe njė flakė epshi tė burrit.
Alternativa e dytė.
Shikoni fillimin e tė parės deri nė presja e dytė dhe vazhdoni mė poshtė:
, i ndihmuar nė kėtė veprim ndezės nga njė lėvizje e volitshme e kėmbėve tė gruas me tendencė hapjeje. Eshtė me tė vėrtetė eksituese kjo ftesė femėrore, qė i thotė gjumit tė largohet pak ēaste, pėr ta pritur mė me kėnaqėsi mė pas. Atėhere fillon ta puthė duke filluar nga supet dhe vazhduar me njė zbritje tė shpejtė nė pjesėn e porsazbuluar nga gishtat trazovaēė. Reagimi i gruas ndjehet nė lėkundshmėrinė e trupit dhe nė marrjen e pozicionit mė tė volitshem, pėr tė shijuar gjithshka nga ky veprim i avancuar i buzėve tė burrit. Eshtė njė kontakt ndjesor tepėr drithėrues, qė kėrkon patjetėr njė finalizim orgazme, me aktin e bashkimit tė dy trupave, sipas ritit tė njohur seksual mijravjeēar.
Mė pas, gjithshka e ndodhur nė kėtė fuqishmėri magjike erotike, kthehet nė njė normalitet qėndrimi ēiftor, ku sejcili rehaton trupin sipas volisė pėr gjumė.
Meqė jeni kuriozė tė dini se ē’alternative i pėrkas, mjafton t’ju them qė s’e mbaj mend mirė nėse kam qėnė njė herė apo dy herė rob i tė parės. Sepse pėr mua, miq tė dashur, s’ka mė keq se dorėzimi i trupit nė prehėrin e lodhjes sė pėrditshme, ashtu sikurse s’ka mė mirė se dorėzimi i trupit nė prehėrin e erotikės shlodhėse.
Pėr tė dalė disi nga monotonia e sė pėrditshmes, ashtu, nė mėnyrė spontane, bėhen organizime tė vogla lėvizjesh, herė si ēift, herė familjarisht e herė mes ēiftesh dhe familjesh. Kjo sikur e bėn mė tė larmishme atė hapėsirė tė ngushtuar tė kohės sė lirė, tė imponuar nga zėnia me punė e njerėzve. Mjafton njė telefonatė e tipit standart, ”Alo, ē’kemi? Jeni nė mbrėmje nė shtėpi, apo keni ndonjė plan tjetėr? Tė vimė apo doni tė vini?” Pas tė thėnit, ”Nė shtėpi do jemi, ju presim”, fillon me kėnaqėsi ndrimi i veshjes, qė largon deri nė harresė idenė e punės dhe krijon njė gjendje shpirtėrore mė afėr gėzimit njerėzor. Fėmijėt janė mė tė lumturuarit dhe fillojnė tė tregojnė tė rejat e lojrave nė kompjuter. Pak mė tė rriturit kėmbejnė ndonjė sekret njohjeje me shok apo shoqe nė shkollė, apo takime festash tė ndryshme. Zhurma e krijuar nga lojrat, zėrat e lartė, muzika sipas shijeve tė tyre, i jep gjallėri gjithė ambientit dhe sikur i tund ca tė rriturit nga rėndesa e njė serioziteti tė tepruar.
E di qė nė njė shkrim tėrheq konkretja dhe jo pėrgjithėsimi i saj. Po ē’tė bėsh kur nė kėtė realitet tė pėrsėritur vajtje-ardhjesh, ndodh vetvetiu pėrgjithėsimi i konkretes, apo mė mirė tė them, konkretizimi i tė pėrgjithshmes. Eshtė art mė vete tė mbushėsh faqet me fantazira dialogėsh tė personazheve imagjinarė apo realė qofshin, por kur arrin nė fund tė tyre dhe e ndjen veten si nė fillim, tė rroftė ky lloj arti pa art. Do guxoj mė poshtė tė shkėpus nga kujtesa ecurinė e njė takimi mė tė gjėrė ndėrfamiljar e shoqėror bashkė, falė festimit tė emrit tė njė kushėriri.
“Alo, byrazer, Edi jam. Sot do takohemi nė Dioni se ka emrin. Gjithė Dionisėt festojnė sot”.
Meraku i dhuratės mė ndjek gjithė ditėn nė dyqan. Vėrtitem nė raftet e kėrkoj diēka qė t’i shkojė ambientit tė shtėpisė. Atėhere kuptoj sikletin e klientėve qė thonė shpesh se e kanė vėshtirė tė zgjedhin dhuratėn e duhur. Pra janė nė pozitėn time, prandaj dhe unė duke e vėnė veten nė pozitėn e tyre, mundohem t’i lehtėsoj duke ju paraqitur larmishmėri dhuratash me durim dhe bindje njėkohėsisht. Kur arrij nė zgjidhjen e pranueshme, ndjej njė lehtėsim dhe pasi i bėj kontrollin e duhur, filloj paketimin me kėnaqėsinė e suksesit.
Me fantazinė e orendive dhe tė ngjyrave tė sallonit, kėrkoj tė mė bjerė nė sy dhurata e pėrshtatshme dhe e pėlqyeshme. Ngacmimi m’u dha dhe besoj se ja arrita qėllimit.
“Mirėmbrėma dhe nga mot gėzuar! Qenkemi tė parėt?”
Takojmė tė parėn Tomkėn (tė shoqen), pastaj Dionin, ēupėn dhe djalin e vogėl. E ēel Tomka duke shprehur mirseardhjen dhe falenderimin pėr urimet tona, shoqėruar nga kushua, qė duke mė rėnė nė sup, na drejton nė ndenjėset e sallonit. Katėr fėmijėt futen nė dhomėn e tyre mes botės sė pėrzjerė tė lodrave, kompjuterit, muzikės, etj. Si zakonisht, prologu standart i pyetjeve, prezent nė ēdo vizitė, por qė mė pas specifikohet nga lloji i punės sė bashkbiseduesve. Njė pozicionim i njohur mė vete i burrave dhe grave, qė kushedi nga ē’thellėsi kohe vazhdon ritin e vet tė pandryshuar.
Pyes kushon, ”C’thonė motorat? Vazhdoni tė shisni?”
Mė pėrgjigjet, ”Nė pėrgjithėsi ka rėnė shitja. Vazhdojmė tė marrim nga Azia tė pėrdorur, ku me servisin qė ju bėjmė s’kanė ndryshim nga tė rinjtė, por siē duket tregu dashka mė shumė tė rinj nga fabrika. Mė duket se afendikoj kėtė zgjidhje do bėjė”.
“Po u bė kjo, ju mekanikėt me se do merreni?”
“Vazhdojmė me tė pėrdorurit se plot e kemi magazinėn. Po kėshtu bėjmė dhe riparime tė motorave tė shitur. Mė vonė as vetė s’e di ē’do bėhet me mua”.
Ah, kjo e thėnė ankthuese pėr fatin e mėvonshėm, na qėndron tė gjithėve mbi kokė si shpata e Demokleut (mos ka krahasim mė tė saktė se ky?). Doni diēka mė origjinale tė dalė nga shpirti im, por qė besoj se ka dhimbjen e mijra shpirtrave tė rrezikuar nga i njėjti fat?

ANKTHI

Sot e di se ē’hap hodha
Nesėr s’di se ē’hap do hedh
Qysh kur arratin’ e morra
Ankth’ i nesėrm pas mė ndjek.

Sot e ngrysa dhe njė ditė
Nesėr s’di nė do ta gdhi
Sepse ankthi tė ze pritė
Dhe s’tu ndaka nė arrati!
Selanik 2000



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 27th March 2008, 14:40

Ishte pak paradoksale pėr mua nė dyqan, tė qėnit nė tė njėjtėn kohė ekzistent si njeri e mosekzistent si shtetas shqiptar. Nuk e kam fjalėn pėr afendikojtė, as pėr tė punėsuarit e shkuar e ata nė vazhdim, qė deshėn s’deshėn, s’mund tė mė ndanin nė dy ekzistenca tė ndryshme. Mbase pėr ta, vetėm ēastet e para tė njohjes, mund tė pėrmbanin doza tė vogla opinionesh negative pėr shqiptarėt. Po kaq ishte edhe pėr mua sikleti i parė i prezantimit. Sepse isha i bindur qė nė vazhdim gjithshka do precipitonte, duke kthjelltėsuar pėr mirė opinionet e tyre. Mė pėlqen ky proces njohjeje, ballafaqim mendimesh e aftėsish me njeri-tjetrin, ku sejcili pavarėsisht nga shkalla e dijeve, paraqet mė qartė vetveten dhe arrin tė qartėsojė mjegullnajėn qė shpėrndan propaganda dashakeqėse e kujtdo pale qoftė. Nė rastin konkret, kuptohet se kė zapton kjo mjegullnajė, qė ndonėse vende-vende ėshtė shpėrndarė, turbullon shikimin dhe deformon opinionet e njerėzve pėr shqiptarėt. Nuk flas kuturum, miq tė mi, as dal nga tema e shkrimeve tė mėsipėrme, pėr mbresat e lėna nga koleget nė dyqan. Pėrkundrazi! Vetė metėmorfoza e marrėdhėnieve me to dhe me Dhimitrin, mė shkaktuan vetvetiu mendimet nė vazhdim. Sepse ato nuk erdhėn nė dyqan nga ndonjė planet ideal, por nga njė realitet qė s’i shpėton kollaj rrezes sė kėsaj mjegullnaje.
Pėr mua ka qenė dhe mbetet tė jetė tronditės fakti i tė thėnės, sė pari nga koleget, lere pastaj nga sa e sa klientė, “Esi dhen miazis kathollu me alvanoz.(Ti nuk ngjet fare me shqiptar)!” Kanė borxh tė tė bėjnė dhe tė tė pranojnė nga ēdo qoshe tjetėr e globit e tė mos i ēuditėsh aspak, vetėm alvanoz me kėtė prezencė fizike e mendore, sipas tyre,
“apokliete na ise(e pamundur tė jesh)!”
Si pėr inerci tė pyetjes sė njė klienteje nėse isha italian, erdhi pėrgjigja pohuese e afendikeshės.
“E kuptova nga e foluara dhe nga pamja”, tha me kėnaqėsinė e gjetjes apriori kjo zonjė dhe mė hodhi nja dy llafe italisht. Duke vazhduar lojėn e afendikeshės thashė vetėm, “skuzi sinjora!”(nga pesė fjalė italisht qė di) dhe bėrra sikur kisha punė nė magazinė. Kjo ka ndodhur nė vitin e parė tė punės nė dyqan, por mos kujtoni qė mė pas ju shpėtova kombėsive tė tjera evropiane. Jo mė nga inercia e afendikojve, por nga pyetjet dhe supozimet nga mė fantastiket tė klientėve. Ja disa prej tyre, bashkė me reagimet e mia tė ēastit.
“Sigurisht qė je gjerman. Kam punuar nė Gjermani dhe di ti dalloj mirė”.
“Nuk e gjete. Zbrit ca mė poshtė”.
“Atėhere austriak. Ngjasin me gjermanėt”.
“Akoma, akoma mė poshtė”.
“Italian?”
“Mė afėr”.
“Serb?”
Ti i thua mė afėr, ai i bie rreth e qark Shqipėrisė, pa e zėnė nė gojė as kur mbaron me fqinjėt e tjerė tė Greqisė.
Njė tjetėr madamė, tek i shpjegoja pėr llojin e dhuratės qė mund tė merrte, kthen kokėn nga unė dhe mė pyet.
“Apo pu ise(Nga je)?”
“Nga kjo Tokė, zonjė”.
“Tė gjithė jemi nga kjo Tokė, alla esi dhen miazis me elines(por ti nuk ngjet me grek)”.
“C’rėndėsi ka me kė ngjas, pėrderisa jemi tė gjithė njerėz tė kėsaj Toke?”
I devijova saktėsisė sė pėrgjigjes, vetėm e vetėm se s’mė pėlqeu lėshimi i pyetjes pa kurrfarė lidhjeje me ēka po i shpjegoja nė ato ēaste. Kur po e shoqėroja deri nė dalje tė dyqanit, ju kthye afendikojt duke i thėnė, “Nuk mė tha djali se nga ėshtė”. Qesha dhe pa i dhėnė kohė afendikojt, ja ktheva, “Fqinjė jemi. Nga Korēa e Shqipėrisė jam”.
“Aaa, vorioepiriot! Dhikomas ise(toni qėnke)! Ajde, jasas(aj njatjeta)!”
Hapi derėn dhe iku, duke ma lėnė nė mes fjalėn. “Ase Andrea, mi tis dhinis simasia(Lere Andrea, mos i jep rėndėsi)!”, ndėrhyri nė ēast afendikoi e kėshtu u ndalėn hapat e mia pėr mė tej.
Kohė mė vonė, nė njė ditė fillim vjeshte, u shfaq njė zonjė si e parė dikur. Pėrshėndeti dhe m’u drejtua mua, “Si i kalove pushimet? Vajte nė Milano?”
“C’Milano zonjė? Nė njė plazh tė Kalkidhikisė vajta me familjen”.
“Pėrderisa je italian, thashė mos vajte aty pėr pushime”.
Ngrita i hutuar supet duke thėnė, “Unė italian? E ke gabim zonjė!”
Edhe ajo pamjen e hutuar morri dhe nuk e zgjati mė.
Pak me vonesė, por e kujtova atė kohė, kur kjo zonjė ishte ajo qė mė njohu pėr italian. Nejse.
Lere pastaj ca tipa tė tjerė, qė nė vend tė pyetjes, “Nga je?”, hedhin si pėr provė nga njė fjalė tė huaj, herė anglisht, herė gjermanisht, herė frengjisht e aty-kėtu edhe rusisht. Presin t’ju pėrgjigjem me tė njėjtėn gjuhė e kėshtu tė marrin vesh kombėsinė time.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 29th March 2008, 07:07

Sa ka tė bėjė kontaktimi me njerėzit, sidomos pėr ne ku etiketimi alvanoz nuk pėrmban kurrfarė shenjė respekti si pėr tė huajt e tjerė. Pas kontaktit tė parė prezantues, qė me gjithė mend na sikletos, ėshtė mė lehtė mė pas largimi nga ky siklet, pasi ekziston mundėsia e shfaqjes sė botės tėnde mendore e shpirtėrore, qė ėshtė po aq njerėzore e normale, sa i bėn qesharakė etiketuesit dashakeqė tė tipit racist. Ku janė e ku shfaqen kėta tipa? Nuk do mė rėndonte shumė, ndonėse s’do mė vinte mirė, po qe se nė mijra njerėz indifirentė ndaj njė pėrēmimi tė tillė, do shfaqesin vetėm disa, dikush nė punė, dikush nė pallatin ku banon e dikush nė shkollė. Sepse nė ēdo vend tė botės, ka pak tė keqe nga gjithė tė kėqijat. Por si tė mos shqetėsohem e tronditem, si tė mos revoltohem e ndjej keqardhje njėkohėsisht, kur kjo e keqe institucionalizohet dhe e shpėrndan vrerin e saj gjithandej, nga ndonjė kanal televiziv grek?! Doni tė shprehem mė konkretisht? Askush s’mė ndalon, ashtu sikurse dhe unė s’mund ta ndaloj dot kėtė “askush”. Kujton njeriu i gjorė, qė po pati ca pare mend nė kokė, po pati ca aftėsi oratorie dhe elokuence e po mbushi ca qindra faqe libėr me to, ka zaptuar majėn e Olimpit!
Si ka mundėsi tė ēirret njeriu para kameras pėr popullin dhe pėr Zotin dhe njėkohėsisht tė injorojė, ofendojė e kėrcėnojė tej kufijve tė etikės e normalitetit njerėzor ata persona, faji i vetėm i tė cilėve ėshtė se s’janė tė atij populli, qė ai kujton se pėrfaqėson!? Unė s’kam pse ti lutem zotit Konstandinidhi t’ju hedhė njė sy kėtyre shkrimeve dhe as qė e fantazoj tė begenisė ta shohė me sy e jo mė ta prekė me dorė kėtė libėr. Vetėm dua tė dijė njė gjė, qė e ndjek nė programin televiziv, “I ORA TU LAU”, mė shumė se mjaft prej atyre qė ai kujton se e ndjekin nė ekran, kam simpatitė e mia pėr disa obsione tė tij, mė shumė se mjaft prej atyre qė i thurrin elozhe dhe i ngrenė kultin kot sė koti, por ama dhe tronditem, prekem e ofendohem nga fjalėt e tij pa doganė pėr alvanozėt, mė shumė se sa mund tė preket ai pėr grekėt.
Sado retushe e zbutje qė mundohet t’ju bėjė fjalėve pėr tė huajt, nuk mundet kursesi tė qetėsojė shpirtin e asaj alvanozes, qė pa tė keq i telefonoi dhe pa arritur tė mbarojė mendimin e saj, u ndodh para njė fjalori bajat ofendues, qė nuk i shkon njė njeriu me gravatė, lere pastaj njė gazetari, qė pretendon se lufton dhe sakrifikon pėr popullin. Nėse s’ėshtė shfaqje racizmi e thirrura me pėrēmim, “vromostomi(gojėqelbur)!” dhe kėrkesa dashakeqe pėr gjetjen e numurit tė telefonit tė alvanozes, po ja le nė dorė zotit Konstandinidhi tė gjejė fjalėn mė tė saktė.
Njė shembull i keq i njė intelektuali, ėshtė mė i rrezikshėm se dhjetra shembuj tė liq nga njerėz tė thjeshtė.
Gjithmonė kam ditur dhe di faktin e thjeshtė, pa nevojė vėrtetimi, qė nė popullin e admiruar grek, ka dhe njė masė tė vogėl grekėsh tė liq, ashtu sikurse di faktin e thjeshtė, po pa nevojė vėrtetimi, qė ėshtė shpirtngushtėsi dhe injorim i personalitetit tė njė kombi, tė lesh tė kuptohet, qė nė masėn qindramijėshe tė shqiptarėve nė Greqi, paska dhe disa alvanozė tė mirė! No koment!
* * *



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 29th March 2008, 07:08

Le t’i lemė, miq tė dashur, tė mirėt e tė liqtė imagjinarė, nė botėn e llafollogjisė televizive. Cdo e folur e tillė, duket sikur kėnaq dėgjuesin, ashtu sikurse ēdo e dėgjuar e saj, duket sikur kėnaq folėsin.
Le tė prekim realitetin e fjalėve dhe mos stresohemi nga fjalėt e realiteteve tė sajuara e hiperbolizuara pėr keq. Sepse, bursa e fjalėve tė tilla ėshtė kaq e fuqishme, sa jo vetėm ja kalon, por edhe mund t’i ndrojė kursin, bursės sė aksioneve.
S’ka mė lirė se shitja dhe blerja e fjalėve, por s’ka mė fatkeqėsi se abuzimi me to. Sepse vjen ēasti i krizės sė fjalėve, kur shitėsi s’ka mė ētė shesė dhe blerėsi mbetet me gisht nė gojė. Dhe atėhere....
Tamam si me piramidat nė Shqipėri dhe me hrimatistirion(bursėn) nė Greqi.
Eshtė s’ėshtė vendi, mė doli vetvetiu kjo temė, qė s’ka pse ta le pėr mė vonė. A nuk ėshtė vetė jeta jonė e mbarsur me sa e sa vetvetira, sa s’merret vesh, ku dhe kur fillon njera e ku dhe kur mbaron tjetra?
Dy fqinjėt e pėrjetshėm, me rrėnjė kaq tė thella nė Ballkan e tė pėrzjera me njera-tjetrėn, sa zor t’i seleksionosh nė disa raste pėr efekt identiteti, do pėsonin sipas mėnyrės sė vet tė njėjtin fat humbės tė parave, labirintheve tė lojės sė ndyrė tė burspiramidave apo hrimapiramidave.
Pėr humbėsit pak rėndėsi ka komoditeti apo primitiviteti i kėsaj loje, kur duart e futura nė xhepa nuk gjejnė as njė kacidhe veē zbrazėsisė sė tyre. Ndryshimi nė kohė nė kufijtė e dy shekujve dhe mosbėrja e analogjive tė pėrafėrta mes piramidės shqiptare dhe hrimatistirios greke, jo vetėm qė sēndalėn pėrsėritjen e historisė sė krizave tė tilla financiare, por janė njė dėshmi e pashmangėsisė sė ekstremitetit polarizues tė shoqėrisė sė sotme. Nė rast se nė Shqipėri u shkaktua njė 1997-ė, qė s’bėri gjė tjetėr veē ndroi me dhunė portat e protagonistėve, por jo vetė ata, nė Greqi, sofistikimi i mekanizmit ekonomiko-financiar shmangu njė tragjedi tė tillė. Por ama nuk mund tė shmangte kursesi tragjedinė e pėrditėshme, tė pabujshme, tė qindra e mijra njerėzve, qė e pėsuan me gjithė mend si Sizifi.
E pėsoi shqiptari nė vitet e fundit tė shekullit tė njėzetė, qė sa filloi tė ngopte pak sytė me njė pronė e ca para, ja zhdukėn si me magji, mumjet e ringjallura tė piramidave.
E pėsoi greku nė fillim tė shekullit tė ri, qė kur kujtoi se paradiso(parajsa) mund tė provohet edhe nė kėtė jetė, ja shtynė pėr nė botėn tjetėr, tė stėrngopurit e pangopur afendikoj tė hrimatistirios e ēdo ēelėsi tjetėr tė ekonomisė greke.
Ca miliona dhrahmi, qė kishin vėnė njė jetė tė tėrė Dhimitri me babanė, i shndėrruan nė aksione imagjinare, me shpresėn e shtimit tė tyre nė pėrqindje mė tė madhe se ajo e bankės.
Sikur tė hipnotizon kjo aparencė verbuese e shumėfishimit tė parave jo vetėm pa djersirė, por thjesht me njė shėtitje apo telefonatė zyrave tė hrimatistirios. Ikin ditėt e javėt dhe paratė e hedhura, sikur t’i kishte mbarsur ndonjė makineri ēudibėrėse parash, fillojnė e shtohen, bile nė rastin baba-Dhimitėr u dyfishuan. Atėhere, nė vend tė njė operacioni tė menjėhershėm pėr tėrheqjen e tyre, lindin tė tjera plane jetese qė jo vetėm ndalin kėtė operacion, por kush ka tė tjera dhrahmi i kthen pėrsėri nė aksione. E kur s’ka para tė thata, merr kredi, e kur s’merr kredi, shet ndonjė pronė, e kur s’ka pronė shet shtėpinė e kėshtu kjo joshje drejt parajsės tė ėndėrruar, rrezikon ta ēojė drejt kolasit(ferrit) tė vėrtetė. Sepse vepron ai, efekti joshės i tabelės sugjestionuse tė hrimatistirios, qė tė thotė se shuma e sotme nesėr do rritet, pasnesėr akoma mė shumė. Edhe ai qė i dyfishoi dhe i tėrhoqi, i hodhi pėrsėri pėr trefishimin apo katėrfishimin e tyre.
Po udhėtoja me makinėn e afendikojt tė madh dhe erdhi biseda pėr hrimatistirion.
Mė thotė: “E shikon Andrea si ju dyfishuan dhrahmitė Dhimitrit? Po tė kishim hedhur dhe ne, mund tė fitonim mė shumė. Tani janė shtrenjtuar aksionet dhe s’ja vlen tė blesh”.
“Ndonėse s’ėshtė njėlloj me piramidat e Shqipėrisė, mė duket se e njėjta gjė po ndodh dhe kėtu. Si mund tė dyfishohen e trefishohen paratė kaq shpejt, kur ekonomia s’ecėn me kaq rritėm? Pėrkohėsisht mund tė fitohet, ndryshe po vazhdove humbet e humbet vėnēe. Pėr mendimin tim, tani nuk duhet hedhur asnjė dhrahmi”.
“Jo, jo! Ndonėse djali do qė tė blerė aksione nė njė ndėrmarrje qė po ecėn mirė”.
“Ju e dini. Mbaj mend kur babai i Mirelas, pasi fitoi ca para nė fillim, vajti prapė pėr t’i hedhur. Nuk e merr me mend sa ishte rradha. E kur ka rradhė nga ata qė hedhin, vazhdon loja edhe nė rradhėn e marrjes me fitim. Megjithatė, ndėrsa veprimet e arkėtimit tė parave bėheshin pa pengesė, nuk po ndodhte e njėjta gjė me dhėnien e tyre. Jo ajde mė vonė, jo tani e mbyllim, jo ka ndryshuar koha e tėrheqjes, etj, etj, justifikime tė tilla. Pra diēka po ēalonte e pėr mua ky ishte njė sinjal jo i mirė. Vajta shpejt me biēikletė dhe i thashė vjehrit tė dilte nga rradha. Me gjitha ngulmimin tim, ai pranoi vetėm mos i hidhte tė tėrra. Gjysma e tė keqes”.
“E pėsuat nga piramidat e Berishės, hė?”
“Tjetėr emėr kanė pėr mua ato piramida, por nejse. Nuk ėshtė vendi tani pėr analiza tė tilla”.
Pas pak ditėsh, tek rrinin atė e bir nė pjesėn e sipėrme tė dyqanit, i pashė tė dėgjonin nė radio tė dhėnat e hrimatistirios me njė pėrqėndrim jo tė zakonshėm. Pra dhe ata nuk mundėn t’i shpėtonin rrezes joshėse tė saj. Brenda saj po dukej mė i kollajshėm dhe mė i shpejtė shtimi i parave, se sa nga pėrpjekjet e pėrditshme nė biznesin e dyqanit.
Por, aq ishte fuqishmėria pasqyruese e tabelės sė hrimatistirios, pasi duar tė padukshme, jo vetėm ndalėn butonat e dyfishimit, trefishimit, nė mos dhe dhjetfishimit tė vlerės sė aksioneve, por me njė buton shkatėrrues i zhvlerėsuan ato, sa hap e mbyll sytė. Dhe si nė pėrrallėn e cironkės sė artė, qindra e mijra njerėz u kthyen nė govatėn e tyre tė drunjtė!
Edhe kėtu nuk munguan etiketimet si nė Shqipėri, qė pėr mua shprehin pafuqishmėrinė depėrtuese tė njerėzve nė rrėnjėt e fenomeneve tė tilla polarizuese tė parave. Nuk ka, jo, miq tė mi, as piramida tė Berishės, as hrimatistirio tė Simitit, as bursa tė Klintonit, Bushit, Blerit, Shirakut e ndonjė japonezi, qė s’po ja kujtoj dot emrin. Janė pjesė e domosdoshme e mekanizmit ekonomik e financiar tė sistemit, me oshilacionet e tyre tė pashmangshme, qė nė ēaste kohe ē’akordimi, shndrohen nė njė lloj xhunami katastrofik pėr njerėzit.
Ka ndodhur e do ndodhė si mė poshtė:
Unė ble
Ti ble
Ai shet
.
Refreni
Unė humbas
Ti humbet
Ai fiton!

Unė shes
Ti shet
Ai ble.

Refreni
Unė humbas
Ti humbet
Ai fiton!
Fund

Nėse disa qindra grekė u mblodhėn tė revoltuar para Hrimatistirios greke, nėse disa tė falimentuar lajthitėn dhe ja kėputėn vetes, nėse disa gazetarė patėn me se tė mbushin faqet e gazetave dhe ekranet televizive, kjo jo vetėm nuk ktheu paratė e humbura, jetėt e vrara, apo ėndėrrat e venitura, por pėrkundrazi, refreni i mėsipėrm vazhdoi dhe vazhdon avazin e vet.
* * *



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 29th March 2008, 07:09

Le t’i lemė, miq tė dashur, tė mirėt e tė liqtė imagjinarė, nė botėn e llafollogjisė televizive. Cdo e folur e tillė, duket sikur kėnaq dėgjuesin, ashtu sikurse ēdo e dėgjuar e saj, duket sikur kėnaq folėsin.
Le tė prekim realitetin e fjalėve dhe mos stresohemi nga fjalėt e realiteteve tė sajuara e hiperbolizuara pėr keq. Sepse, bursa e fjalėve tė tilla ėshtė kaq e fuqishme, sa jo vetėm ja kalon, por edhe mund t’i ndrojė kursin, bursės sė aksioneve.
S’ka mė lirė se shitja dhe blerja e fjalėve, por s’ka mė fatkeqėsi se abuzimi me to. Sepse vjen ēasti i krizės sė fjalėve, kur shitėsi s’ka mė ētė shesė dhe blerėsi mbetet me gisht nė gojė. Dhe atėhere....
Tamam si me piramidat nė Shqipėri dhe me hrimatistirion(bursėn) nė Greqi.
Eshtė s’ėshtė vendi, mė doli vetvetiu kjo temė, qė s’ka pse ta le pėr mė vonė. A nuk ėshtė vetė jeta jonė e mbarsur me sa e sa vetvetira, sa s’merret vesh, ku dhe kur fillon njera e ku dhe kur mbaron tjetra?
Dy fqinjėt e pėrjetshėm, me rrėnjė kaq tė thella nė Ballkan e tė pėrzjera me njera-tjetrėn, sa zor t’i seleksionosh nė disa raste pėr efekt identiteti, do pėsonin sipas mėnyrės sė vet tė njėjtin fat humbės tė parave, labirintheve tė lojės sė ndyrė tė burspiramidave apo hrimapiramidave.
Pėr humbėsit pak rėndėsi ka komoditeti apo primitiviteti i kėsaj loje, kur duart e futura nė xhepa nuk gjejnė as njė kacidhe veē zbrazėsisė sė tyre. Ndryshimi nė kohė nė kufijtė e dy shekujve dhe mosbėrja e analogjive tė pėrafėrta mes piramidės shqiptare dhe hrimatistirios greke, jo vetėm qė sēndalėn pėrsėritjen e historisė sė krizave tė tilla financiare, por janė njė dėshmi e pashmangėsisė sė ekstremitetit polarizues tė shoqėrisė sė sotme. Nė rast se nė Shqipėri u shkaktua njė 1997-ė, qė s’bėri gjė tjetėr veē ndroi me dhunė portat e protagonistėve, por jo vetė ata, nė Greqi, sofistikimi i mekanizmit ekonomiko-financiar shmangu njė tragjedi tė tillė. Por ama nuk mund tė shmangte kursesi tragjedinė e pėrditėshme, tė pabujshme, tė qindra e mijra njerėzve, qė e pėsuan me gjithė mend si Sizifi.
E pėsoi shqiptari nė vitet e fundit tė shekullit tė njėzetė, qė sa filloi tė ngopte pak sytė me njė pronė e ca para, ja zhdukėn si me magji, mumjet e ringjallura tė piramidave.
E pėsoi greku nė fillim tė shekullit tė ri, qė kur kujtoi se paradiso(parajsa) mund tė provohet edhe nė kėtė jetė, ja shtynė pėr nė botėn tjetėr, tė stėrngopurit e pangopur afendikoj tė hrimatistirios e ēdo ēelėsi tjetėr tė ekonomisė greke.
Ca miliona dhrahmi, qė kishin vėnė njė jetė tė tėrė Dhimitri me babanė, i shndėrruan nė aksione imagjinare, me shpresėn e shtimit tė tyre nė pėrqindje mė tė madhe se ajo e bankės.
Sikur tė hipnotizon kjo aparencė verbuese e shumėfishimit tė parave jo vetėm pa djersirė, por thjesht me njė shėtitje apo telefonatė zyrave tė hrimatistirios. Ikin ditėt e javėt dhe paratė e hedhura, sikur t’i kishte mbarsur ndonjė makineri ēudibėrėse parash, fillojnė e shtohen, bile nė rastin baba-Dhimitėr u dyfishuan. Atėhere, nė vend tė njė operacioni tė menjėhershėm pėr tėrheqjen e tyre, lindin tė tjera plane jetese qė jo vetėm ndalin kėtė operacion, por kush ka tė tjera dhrahmi i kthen pėrsėri nė aksione. E kur s’ka para tė thata, merr kredi, e kur s’merr kredi, shet ndonjė pronė, e kur s’ka pronė shet shtėpinė e kėshtu kjo joshje drejt parajsės tė ėndėrruar, rrezikon ta ēojė drejt kolasit(ferrit) tė vėrtetė. Sepse vepron ai, efekti joshės i tabelės sugjestionuse tė hrimatistirios, qė tė thotė se shuma e sotme nesėr do rritet, pasnesėr akoma mė shumė. Edhe ai qė i dyfishoi dhe i tėrhoqi, i hodhi pėrsėri pėr trefishimin apo katėrfishimin e tyre.
Po udhėtoja me makinėn e afendikojt tė madh dhe erdhi biseda pėr hrimatistirion.
Mė thotė: “E shikon Andrea si ju dyfishuan dhrahmitė Dhimitrit? Po tė kishim hedhur dhe ne, mund tė fitonim mė shumė. Tani janė shtrenjtuar aksionet dhe s’ja vlen tė blesh”.
“Ndonėse s’ėshtė njėlloj me piramidat e Shqipėrisė, mė duket se e njėjta gjė po ndodh dhe kėtu. Si mund tė dyfishohen e trefishohen paratė kaq shpejt, kur ekonomia s’ecėn me kaq rritėm? Pėrkohėsisht mund tė fitohet, ndryshe po vazhdove humbet e humbet vėnēe. Pėr mendimin tim, tani nuk duhet hedhur asnjė dhrahmi”.
“Jo, jo! Ndonėse djali do qė tė blerė aksione nė njė ndėrmarrje qė po ecėn mirė”.
“Ju e dini. Mbaj mend kur babai i Mirelas, pasi fitoi ca para nė fillim, vajti prapė pėr t’i hedhur. Nuk e merr me mend sa ishte rradha. E kur ka rradhė nga ata qė hedhin, vazhdon loja edhe nė rradhėn e marrjes me fitim. Megjithatė, ndėrsa veprimet e arkėtimit tė parave bėheshin pa pengesė, nuk po ndodhte e njėjta gjė me dhėnien e tyre. Jo ajde mė vonė, jo tani e mbyllim, jo ka ndryshuar koha e tėrheqjes, etj, etj, justifikime tė tilla. Pra diēka po ēalonte e pėr mua ky ishte njė sinjal jo i mirė. Vajta shpejt me biēikletė dhe i thashė vjehrit tė dilte nga rradha. Me gjitha ngulmimin tim, ai pranoi vetėm mos i hidhte tė tėrra. Gjysma e tė keqes”.
“E pėsuat nga piramidat e Berishės, hė?”
“Tjetėr emėr kanė pėr mua ato piramida, por nejse. Nuk ėshtė vendi tani pėr analiza tė tilla”.
Pas pak ditėsh, tek rrinin atė e bir nė pjesėn e sipėrme tė dyqanit, i pashė tė dėgjonin nė radio tė dhėnat e hrimatistirios me njė pėrqėndrim jo tė zakonshėm. Pra dhe ata nuk mundėn t’i shpėtonin rrezes joshėse tė saj. Brenda saj po dukej mė i kollajshėm dhe mė i shpejtė shtimi i parave, se sa nga pėrpjekjet e pėrditshme nė biznesin e dyqanit.
Por, aq ishte fuqishmėria pasqyruese e tabelės sė hrimatistirios, pasi duar tė padukshme, jo vetėm ndalėn butonat e dyfishimit, trefishimit, nė mos dhe dhjetfishimit tė vlerės sė aksioneve, por me njė buton shkatėrrues i zhvlerėsuan ato, sa hap e mbyll sytė. Dhe si nė pėrrallėn e cironkės sė artė, qindra e mijra njerėz u kthyen nė govatėn e tyre tė drunjtė!
Edhe kėtu nuk munguan etiketimet si nė Shqipėri, qė pėr mua shprehin pafuqishmėrinė depėrtuese tė njerėzve nė rrėnjėt e fenomeneve tė tilla polarizuese tė parave. Nuk ka, jo, miq tė mi, as piramida tė Berishės, as hrimatistirio tė Simitit, as bursa tė Klintonit, Bushit, Blerit, Shirakut e ndonjė japonezi, qė s’po ja kujtoj dot emrin. Janė pjesė e domosdoshme e mekanizmit ekonomik e financiar tė sistemit, me oshilacionet e tyre tė pashmangshme, qė nė ēaste kohe ē’akordimi, shndrohen nė njė lloj xhunami katastrofik pėr njerėzit.
Ka ndodhur e do ndodhė si mė poshtė:
Unė ble
Ti ble
Ai shet
.
Refreni
Unė humbas
Ti humbet
Ai fiton!

Unė shes
Ti shet
Ai ble.

Refreni
Unė humbas
Ti humbet
Ai fiton!
Fund

Nėse disa qindra grekė u mblodhėn tė revoltuar para Hrimatistirios greke, nėse disa tė falimentuar lajthitėn dhe ja kėputėn vetes, nėse disa gazetarė patėn me se tė mbushin faqet e gazetave dhe ekranet televizive, kjo jo vetėm nuk ktheu paratė e humbura, jetėt e vrara, apo ėndėrrat e venitura, por pėrkundrazi, refreni i mėsipėrm vazhdoi dhe vazhdon avazin e vet.
* * *



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 29th March 2008, 19:52

Nuk di me se ta krahasoj forcėn e rezistencės njerėzore, ndaj kontradiktave deri nė ekstremale tė jetės. Sikur tė njėjtat kontradikta tė konvertoheshin nė minuset e tė ftohtės dhe pluset e tė ngrohtės qė veprojnė nė kėtė tokė, me siguri dhe shkėmbi mė rezistent, do ishte shpėrbėrė nė copra tė vogla guriēkash. Pėr krijesėn njerėzore nuk ka cikėl stinėsh nė jetesėn e pėrditėshme, pėrkundrazi, ka njė paradoks tė tyre kaq tė ēuditshėm, forcėn shfaqėse tė sė cilės s’ka formulė qė ta llogarisė. Mes paradokseve tė tilla tė pashmangshme, vepron me njė energji prapė tė pamatėshme, pėrpjekja e stėrmundimshme njerėzore pėr tė jetuar. E nė kėtė pėrpjekje, ndodh si me magji ekzistenca dhe shtytja nė tė njėjtėn kohė e tė kundėrtave si brenda vetvetes, ashtu dhe midis saj e tė tjerave.
Qė mos hy mė thellė nė logjikra tė tilla, qė s’dihet se nė ē’breg konkluzionesh mund tė mė nxjerrin, a s’ėshtė mė mirė tė pėrdor ndihmėn e vargjeve tė mėposhtme, qė e kanė pėrfunduar me kohė udhėtimin e tyre?

PARADOKS
Nė kam atė qė s’kisha
Nuk kam atė qė dua
Nė linda qė tė vdisja
Mos rroj qė veē tė vuaj!?

Kur hapin hedh pėrpara
Kush prapa mė tėrheq?
Moj jetė plot andralla
Vall’ s’ditkam tė tė ndreq!?

Kur prek rrezen e diellit
Kush shpirtin tin e ngrin?
Nė linda tė shkoj ferrit
O Zot mė mos mė lind!
__ .__
Selanik 2000


PERPJEKJE
Kur qaj, shpirti mė qesh
Kur qesh, syt’ mė lotojnė
Kėrkoj pak antistres
Mes stresit qė jetojmė.

Kur s’flas, shpirti mė flet
Kur shoh, syt’ mė rrin’ mbyllur
Se dua pak tė drejt’
Mes drejtėsis’ sė shtirur.

Kur rri, koha mė ikėn
Kur ec, kohėn e ndal
Se dua tė zgjat ditėn
Mes netėve me djaj.
__.__
Selanik 2000

Nuk di, nėse mund tė ketė pas kėsaj jete, ferr mė tė keq dhe parajsė mė tė mirė, nga ē’ka provon nė kėtė jetė krijesa njerėzore. Nuk di, nėse arshiva e ferrit dhe parajsės imagjinare mund tė ketė mė shumė djaj e ėngjėj, nga ē’ka djaj tė kthyer nė njerėz dhe njerėz tė shfaqur si ėngjėj, arshiva pa mbarim e realitetit njerėzor.
Por di ama, qė ndryshe nga ē’thuhet pėr mėvetėsinė e ferrit dhe parajsės imagjinare, nė tė gjallė tonė ka njė mpleksje kaq tė koklavitur mes tyre, sa dhe Zoti vetė ėshtė tėrhequr dhe na i ka lėnė ne nė dorė t’ja dalim mbanė.
“Ama kėshtu qenka?”, ka menduar gjithmonė krijesa njerėzore dhe qysh nė hapat e para tė shoqėrisė e deri mė sot, s’ka bėrė gjė tjetėr, veēse ka krijuar jetė parajsore me mjetet e ferrit dhe jetė ferri me mjetet e parasjės. Nuk ėshtė aspak e zorshme ta ndjesh, ta shohėsh dhe ta provosh, nė forma e reaksione tė ndryshme, kėtė tė vėrtetė mijravjeēare, qoftė dhe nė ēaste tė zakonshme tė jetesės.

* * *



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 29th March 2008, 19:53

Njė krijues i talentuar mund tė shkruante libra tė tėrė mė vete, me ē’ka hedh unė nė kėto shkrime.
Do aksion policesk, kėtu e ka copėn e brumit pėr ta gatuar.
Apo e kėnaq mė shumė njė libėr i zjarrtė erotik, fare lehtė gjendet kėtu.
Kush pėlqen historira familjesh e fisesh me skena e prapaskena nga mė tė pabesueshmet, pak shfletim i mjafton, pėr ta gjetur fabulėn e duhur.
Mos qenka dhe komedist? Aspak mundim, sepse dhe aty ku shpreh njė dhimbje tė jetės, shfaqet shpesh dhe komedia e saj. Sa pėr ndonjė analist ngjarjesh e pikpamjesh tė ndryshme politike, filozofike apo ekonomike, dua s’dua unė, nuk mund t’ju shmangem dot tė dy kaheve reaguese, falė pozicionimit tė tij nė shoqėri.
Nė kėto shkrime jam unė dhe jo ndonjė hero romanesh, ėshtė jeta ime dhe jo jetė tė kėrkuara fantazive krijuese, ėshtė bota time mendore dhe shpirtėrore dhe jo ajo e maskuar dhe karnavalizuar sipas interesave egoiste tė disave.
Eshtė pra, tė dashur miq, zėri im, qė nė korin e madh tė zėrave njerėzorė, uroj me gjithė shpirt tė mos stonojė, por tė ndihmojė sadopak nė harmoninė e zėrave tė vėrtetė, nė hymnin e madh tė njė jete tė vėrtetė.
Zėri im
Tė kem shpejtėsinė
e zėrit tim
Nė di se nga del
tė di ku arrin.


Nė di se ēfar’ them
Si kuptohet, ta di
Dhe gjallė tė mos jem
Tė jetė Zėri tim!
__.__
Selanik 2000

“Tė bėhem e njėherė nuse, pa di si tė nusėroj”.
Nuk e di, por pėr herė tė parė nė jetėn time po mė ndodh, tė mos e marr pėr absolute njė shprehje popullore. Eshtė ky njė devijim i ēastit nga tė vėrtetat e pėrvojės popullore, apo mbase diēka ndonjėherė bėn pėrjashtim nga kjo pėrvojė? Hė pėr hė merreni si tė doni, se nė vazhdim me siguri s’ka pėr t’ju ndodhur kjo dilemė.
Atė qė nuk arrijnė dot praktikisht njerėzit pėr t’u bėrė dhe njėherė “nuse”, e arrin forca e mendjes nėpėrmjet tė njohurės retrospektivė tė kohės. Kush ndjen pishmanllėqe pėr veprimet e tė shkuarės, rėnkon cazė dhe menjėherė thotė shprehjen e mėsipėrme. Harron qė dhe po tė kishte atėhere mendjen e sotme, kur tė ndodhej nė mendjen e ardhshme do ndjente tė njėtin pishmanllėk. C’kėnaqėsi e ē’kuptim do kishte jeta njerėzore me rinusėrimet e saj?
Le t’ja le moshės nė vazhdim, mendjen nė vazhdim, ashtu sikurse moshės sė shkuar, mendjen e shkuar.
Cudia mė e madhe, por edhe hipokrizia mė e madhe ndodh nė politikė dhe fushėn e letrave. Aty, tė dashur miq, zor tė gjesh pishmanllėkun, pendimin, rrėfimin e sinqertė, tė autorėve tė tjetėrsuar.
Nė rast se mor zotni, cikli jetėsor s’ta jep kėnaqėsinė e “rinusėrimit” pėr tė mohuar pohimet e tė shkuarės, pse nuk e bėn kėtė lloj katharsisi tė vetvetes, nė atė pjesė cikli qė ndodhesh? Nejse! Eshtė e kotė t’i bie kėsaj kėmbane, nė kėtė pjesė bote tė shurdhėruar prej kohėsh. Sepse, ose s’ka pishmanllėk, pra as dėshirė pėr rinusėrim, ose s’ka burrėri e kurajo, pra as pėrpjekje pėr rrėfim e katharsis. Ndėrsa tė parėt mbeten kokėfortė nė fanatizmin e tyre dhe kuptohen mė lehtė nga opinioni, tė dytėt ndonėse veprojnė, flasin e shkruajnė nė pėrshtatje me kohėn, ose shfaqen si tė censuruarit apo tė persekutuarit e sistemit tė shkuar, ose e anashkalojnė njė pjesė tė veprės sė asaj kohe, por kursesi ama ta hedhin poshtė atė, pėr nga skemat dhe idetė diametralisht tė kundėrta me tė sotmet. Kurse sa pėr opinionin, mbase ju vjen nė ndihmė mishmashi politik, ekonomik dhe shoqėror i krijuar, qė ēorodit dhe mjegullon mendjet e njerėzve.
Harrojnė, ose bėjnė sikur harrojnė kėta njerėz tė politikės dhe penės, qė breznitė njerėzore kurdoherė rrėmojnė nė tė shkuarėn, pėr tė ditur nga vinė. Nė rastin e breznive shqiptare, ėshtė shumė afėr ajo brezni, qė ka pėr ta kryer me objektivitet kėtė akt, me tė vėrtetė madhor e tė denjė pėr kombin.
E di qė pas mendimeve tė mėsipėrme, mund tė mė thoni: “Shiko mė mirė veten tėnde dhe mos u merr me kokat se asgjė s’ke pėr tė arritur, bile mund ta pėsosh!”
Atė po bėj, veten time po shikoj dhe zėrin tim nė kohė po gjurmoj, por ē’tė bėj qė nė kėtė shikim e gjurmim, pikėrisht atėhere kur duhej tė shikoja me gjithė mend veten time, shoh qė ato koka u morrėn vėnēe me mua, me ty, me ju, me tė gjithė ne. Na venitėn shikimin dhe na dirigjuan e artikuluan zėrin nė notat mė tė larta tė thirrjeve e brohoritjeve, pikėrisht pėr vetė ato koka. Propagandė mė tė kompletuar, pėr tė ashtuquajturėn madhėshti tė socializmit shqiptar, zor tė gjesh nė analet e historisė botėrore. Njė alternim i pandalshėm politiko-artistik i propagandės, mbushte ēdo ēast hapėsirėn jetėsore tė njerėzve, aq sa kur njėēikė mangėsi tė shfaqte njera anė, menjėherė ingranohej ana tjetėr dhe anasjelltas. Askush sēmund tė mohojė kėtė autorėsi tė dyfishtė tė saj, tė firmosur nga ish kupola politike allakomuniste dhe ish Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve.
Mos kėrkoni kuturum, ju qė prekeni nga kėto shkrime, tė gjeni diēka qė stonon nė rradhitjen e tyre. Do kuptoni pse-nė e njė vazhdimėsie tė tillė, nėse nė ndonjė ēast, qoftė dhe pak tė penduar tė jetės suaj, ja keni bėrė vetes kėtė pyetje.

“Dhe gjallė tė mos jem
Tė jetė Zėri tim!”
Tamam ashtu siē ka qenė, njė ditė mė parė, njė muaj mė parė, njė vit mė parė, dhjetė apo njėzet vjet mė parė, njėzet apo tridhjet vjet mė parė, mor po dhe deri atėhere, kur quhesha fatos apo pionier me shallin e kuq nė qafė. Sepse ishte zėri mė i padjallėzuar i botės, sa naiv aq dhe i sinqertė, sa realist aq dhe idealist.
Nuk kam guximin e hipokrizisė sė hipokritėve tė guximshėm tė sotshėm, qė tė them se nė rininė time, ndryshe mendoja e ndryshe veproja, ndryshe fantazoja e ndryshe flisja e shkruaja. Sepse jetoja nė njė realitet tė ujdisur nė kompleksitetin e tij, pėrtej tė cilit nuk mund tė ēante dot asnjė lloj fantazie qoftė.
Nuk ndjej dobėsi, nuk mė vjen turp, nuk dua ta fsheh nė asnjė rrokje, zėrin tim, as para vetes time, as para gruas e djemve tė mi, as para shoqėrisė sime, as para gjithė njerėzve qė me dashje apo rastėsisht e kanė dėgjuar atė. Nėse ka metamorfozėn e vet ky zė, nėse diku ndalet, rrėfehet dhe bėn katharsis, nuk e bėn pėr sytė e botės, por pėr sytė e vetvetes.
I fillova kėto shkrime me 1997-n dhe fare thjesht tani mund tė shėnoj njė “Fund”, sikur ’97-a me kataklizmonė e saj mbaroi dhe varka e Noes na nxorri nė njė botė tė re.
Jo, miq tė dashur! Kataklizmoja shqiptar nuk ėshtė njė legjendė, apo njė fantazi e hiperbolizuar e kohės, qė mund tė rrėfehet si njė pėrrallė shtesė, e njėmijė e njė netėve. Disa zėra tė trembur, do ishin tė lumtur me njė epilogji tė tillė. Pėr ta mė mirė kataklizmoja e ’97-s me heronj dhe fajtorė “tė rinj”, se kataklizmotė para saj, me gjynahe e mėkate qė si lajnė dot gjithė ujrat e Tokės.
Nė pafuqishmėri pėr t’i bindur tė pabindurit e botės shqiptare pėr tė “rinusėruar” tė shkuarėn e tyre, pėr tė riakorduar sadopak zėrin e ēakorduar tė sė shkuarės sė tyre, po merrem me “nusėrimin’ tim tė vėrtetė dhe po aq me vėrtetėsinė e zėrit tim nė kohė, qė siē e shpreh nė vargjet e mia, “Nė di se nga del, si kuptohet ta di”.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 30th March 2008, 09:29

Mbase bėhem pak i pakuptueshėm nė kėto ēaste, kur ndėrsa flas pėr halle e tronditje shoqėrore, e ndal zėrin tim nė mė intimin moment tė jetės bashkėshortore, nė lindjen e fėmijės. Vetėm pak durim, ju lutem tė kini, nė kėtė udhėtim kohor me protagonistin e kėtyre shkrimeve dhe jam i bindur, se ashtu sikurse unė dhe ju do ta kėrkoni mė shumė kėtė intimitet magjepės tė jetės, por...
Jemi bashkė tashmė nė kėtė udhėtim, itinerari i tė cilit, ndėrsa pėr ju mbase ėshtė njė kuriozitet mė tepėr nė botėn e njohjes, pėr mua ėshtė vetnjohja dhe e vetjetuara e shkuar dhe e papėrsėritshme e kėsaj bote.

Kapitulli i Shkrimeve e Reflektimeve tė mia
(1 Maj 1988 – 4 Mars 1992)

1 MAJ 1988
Do ta mbash mend mirė kėtė datė, bir i dashur.
Cdo vit me gėzim do ta festojmė ditėn e lindjes tėnde, ditėn e shenjtė qė unė e ndjeva veten baba.
Eshtė e djela qė ēeli majin e kėtij viti, kur ti bir i dashur kėrkove tė dalėsh nė jetė. Dhe dole. Jeta triumfoi madhėrishėm. I faleminderit jetės, pėrjetė!
Kam njė lodhje tė gėzueshme, bir i dashur. As vetė s’e kuptoj se ē’forcė mė dhe sot, qysh kur nėna jote tė ndjeu e kuptoi se dėshiroje tė dilje. Afro 9 muaj me radhė tė kemi ndjekur si po lindje, se si po rriteshe dhe gėzoheshim si fėmijė.
Kur njė ditė tė dish tė lexosh, do mėsosh fillesėn e daljes nė kėtė jetė.
Ishte e shtunė mbrėma e 30 prillit. Ja, kėtu nė kuzhinėn e vogėl, por tė kėndshme tė gjyshes tėnde, ishim mbledhur rreth televizorit, unė, mamaja, gjyshja, vėllaj im me tė shoqen, motra ime me tė shoqin. Fionėn e vogėl e kishin vėnė nė gjumė nė shtėpinė e tyre. Gjyshja e merakosur vendosi tė shkonte, por mami tėnd i tha tė rrinte. Unė u ēudita me kėmbėnguljen e mamit, por s’kuptova shkakun nė ēast. Gjyshja iku. Ne shikonim televizor. Mami tėnd tha, “Natėn e mirė” dhe iku nga dhoma.
Por, rreth orės 24, kur ndaheshin dy muajt, hyra nė dhomė. Ti bir i dashur, e kishe lėnė pa gjumė mamin. Ti po pėrgatiteshe pėr tė dalė e s’kish forcė tė tė ndalte. U gėzova, por dhe njė drithėrimė mė pėrshkoi trupin. Fillova dhe unė tė ndjeja sikletet, merakun e mamit tėnd.
Kėshtu mė nė fund vendosėm. Rreth orės 2 tė natės sė 1 majit, unė, mami dhe gjyshja u nisėm drejt shtėpisė sė lindjes. Ta dish ti si dridhej mami. Por mami ka zemėr tė fortė. Gjithė natėn nuk fjetėm.
Lindi dita e re e 1 majit. Koha pak e ftohtė dhe e vrenjtur. Orėt kalonin. Sa po na mundoje or qerata!
Kur, rreth orės 3 tė drekės, si pėr ēudi dielli ngrohte e ndriēonte qartė, ti dole nė jetė.
Sa mė gėzove, bir i dashur. Edhe mamin sa shumė e ke gėzuar. Tė gjithėve, me gjyshe e gjyshin, me dajo e teze.
Tani qė po shkruaj kėto rrjeshta, ėshtė mbrėmja mė e veēantė e jetės sime. Sa ēudi, i dashur bir. Ndonėse tepėr i lodhur fizikisht dhe i emocionuar, ti mė jep forcė tė shkruaj. Kėtė kujtim nuk po e shkruaj aq bukur artistikisht, por s’ka mė bukur se thjeshtėsia. Pėr mua ti je krijesa mė e dashur, mė e pazėvendėsueshme. Kuptoje kėtė thėnie e mos e harro tėrė jetėn.
Tani unė me mamin, me dhembshurinė e dashurinė prindėrore, nisim hapa tė rinj nė jetė pėr tė tė rritur ty tė shėndetshėm e tė zgjuar.
Dhe kemi besim se gjaku ynė, krijesa jonė mė e lartė, ti bir i dashur, do tė jesh me tė vėrtetė vazhdues i denjė i prindėrve tė tu, do tė dish tė hipėsh e qėndrosh fort mbi shpatullat tona, pėr tė parė mė lart e mė larg.
Vetėm kėshtu ne do tė krenohemi me ty.
Natėn e mirė dhe bėfsh gjumin mė tė ėmbėl tė botės, biri im i dashur, bashkė me mamin tėnd tė shtrenjtė!
E diel 1 Maj 1988 ora 23’00
___...___



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 30th March 2008, 09:30

8.10.1989
E djela e dytė pa nėnėn tonė. S’ish ėndėrr e tmerrshme e njė nate tė zezė, qė zgjimi tutje do ta flakte. Ish e vėrtetė e hidhur e jetės, qė tash veē nė ėndėrr mund tė sjellė ēmalljen me mėmėn tonė. Kėshtu e paska kjo jetė, qė kur hodhi farėn e saj nė kėtė botė e ne s’kemi ē’bėjmė para dialektikės sė saj. Por na dha sy qė tė shikojmė e veshė qė tė dėgjojmė, njė organizėm tė tėrė tė ndėrlikuar qė mbart njė botė tė tėrė shpirtėrore.
Gėzohemi e hidhėrohemi, qeshim e qajmė, mėrzitemi e ēiltėrsohemi. Kudo ky dualitet tė kundėrtash na ndjek hap pas hapi. Ai pėrbėn vetė zhvillimin shpirtėror, emocional.
Lindje, rritje, plakje dhe vdekje. Kush ka lindur, patjetėr do tė vdesė. S’ka nevojė pėr argumenta. Eshtė njė aksiomė universale tė cilės i nėnshtrohemi tė gjithė. Veēse nė kėtė rrugė pohimi e mohimi, jemi ne tė ndėrgjegjshmit njerėz, qė ashtu sikurse gėzohemi pėr lindjen e njė fėmije, hidhėrohemi pėr vdekjen e njė njeriu. S’ėshtė thjesht njė ndjenjė instiktive, njė ēast ndjesor i thjeshtė. Eshtė njė psiqikė e tėrė qė vepron, qė na lehtėson e na mundon, sipas vetė ecurisė sė jetės.
E ndėrsa e dimė fundin, mos do tė thotė se s’na vjen keq pėr kėtė fund? Aq mė tepėr kur ai pėrshpejtohet nga shkaqe qė e ardhmja me siguri do t’i zgjidhė me sukses. E ardhmja!? Kurse sot njerėzimi ėshtė i destinuar tė jetė i pafuqishėm para shkaqeve tė tilla fatkeqe.
Mėma jonė iku shpejt nga ne e nga kjo jetė. Pafuqishmėria e mjekėsisė sė sotme e la nė mėshirė tė mikrobit tė vdekjes. Sepse vdekja ka mikrobet e saj tė shumta, qė e kanė emrin sėmundje tė “pashėrueshme”. Pėr sot, po, tė pashėrueshme. Pėr nesėr? Lum kush tė rrojė!
Vetėm mikrobit tė pleqėrisė, qė natyrshėm do e ndajė njeriun nga jeta, s’ka pėr t’ja gjetur askush ilaēin. Pleqėria mund tė shtyhet, ashtu sikurse do zgjatet vetė mosha e njeriut, kurse pėrfundimi ėshtė i pashmangshėm. Dhe kjo s’ka nevojė pėr diskutim. Ne s’kemi si tė kėrkojmė atė qė s’kemi patur para lindjes sonė. Pafundėsia e jetės duhet tė kishte pafundėsinė e vetė fillesės sė saj.
E pėrsėri njeriu do tė ketė dhimbje pėr atė, qė sado i plakur, do tė vdesė njė ditė.
Por a mund tė krahasohet ajo dhimbje me dhimbjet e sotme, kur i ndodhur ende nė rrugėn e jetės, pėrtej mesit tė saj, tė ndahesh prej saj?
Kėshtu na iku mėma jonė, pa pėrfunduar udhėn e jetės sė saj, ndaj ne qajmė dhe na vjen tė thėrrasim fort pėr kėtė padrejtėsi tė kohės. Ditėt ikin e na largojnė prej mėmės sonė. Eshtė njė ikje pa kthim, pa ēmallje, qė do ta ndjejmė tė rėndė sa tė jemi dhe ne gjallė.
S’dua tė kujtoj tė djelėn e fundit, kur e kishim ende mes nesh mamanė.
Por, s’do t’i harroj kurrė ato rrahje tė fuqishme tė zemrės sė saj tė fortė. Ato i dėgjoj e do t’i dėgjoj tėrė jetėn time. Janė trokitjet e njė jete tė tėrė qė po ndahej prej nesh, janė amanete e kėshilla, dhimbja e dashuria e njė mėme qė po linte pas fėmijėt e saj, nipėrit e mbesat e saj.
Ato dy pika lot qė rrodhėn nė rrahjet e fundit tė zemrės, janė vetė dhimbja e dhimbshuria e nėnės, qė vdekja po e largonte nga mė tė dashurit e tė shtrenjtit e zemrės.
Ato rrahje zemre, ato pika loti, do mė jenė bashkudhėtare nė jetėn time, nė ndėrgjegjen time.
___...___



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 30th March 2008, 09:30

25.10.1990
Njė lajm tronditės nga axhensitė e huaja tė lajmeve: Shkrimtari Ismail Kadare kėrkon strehim politik nė Francė.
Ai qė nė krijimet e tij solli lashtėsinė e madhėshtinė e kombit shqiptar, largohet nga vendlindja sot, kur ajo ka mė tepėr se kurrė nevojė pėr bijtė e saj.
Asnjė lloj motivacioni nuk e justifikon ikjen e Kadaresė. Cfardo presioni censure apo kėrcėnimi tė ketė patur apo ndjerė nė krijimtarinė e tij, nuk mund tė zgjidhej, kapėrcehej, duke lėnė vendin e vet. Ai i kapėrceu pengesat atėhere kur pretendon se ia shkatėrruan qelizat pararojė tė trurit. Ai vazhdoi tė shkruajė e tė lavdėrohet brenda e jashtė vendit.
Por, nė veprat e tij Kadareja shprehej me nėnkuptime, bėnte aluzione. Mos e mundonte diēka? Patjetėr! Pra ai kishte frikė tė shprehtė hapur ē’mendonte. Kjo tashmė kuptohet nga intervistat e dhėna, ku i mėshon shumė kufizimeve tė administratės dhe kalimit nė autocensurė. Dhe ai talentin e tij e futi kah nėnkuptimėsisė. Frikė dhe taktikė bashkė. Mė pas, kėtė vit, u shpreh mė hapur dhe lėshoi kritika tė ashpra ndaj mediokėrve, burokratėve, duke bėrė aluzion pėr instancat mė tė larta tė udhėheqjes.
Nuk di ē’ndodhi nė ndėrgjegjen e Kadaresė mė tej. Duket qė synimet e tij ishin mė tė avancuara, qė demokratizimi tė ishte kompleks dhe mė i thellė. Duket qė midis kėrkesave e pikėsynimeve tė tij nga njera anė dhe masave tė marra, ekzistonte njė hendek qė s’po ngushtohej e s’po kapėrcehej dot. Ky konflikt, kjo ndeshje e brendshme dhe e jashtme e ndėrgjegjes sė Kadaresė, nuk po zgjidhej nė favor tė tij.
Deri kėtu ai e quajti tė pamundur vazhdimin, rrugėzgjidhjen, brenda realitetit shqiptar.
Mbase nė vetvete u bind qė s’mund tė shprehej hapur, sepse do kishte konsekuenca tė paparashikuara e tė pandreqshme pėr tė.
Dhe nė kėtė ndeshje ndėrgjegjeje, Kadareja lėshon frontin shqiptar ku qėndroi mbi tre dekada si krijues dhe u hodh tjetėrkund, nė anėn tjetėr tė frontit.
Kadareja shprehet se pamundėsia e legalitetit tė njė organizate tė pavarur nga Partia, ku mund tė vetvepronte pa dorashka e maska, e detyroi tė largohet nga Shqipėria. Ai shpreh tronditjen pėr aktin e kryer dhe askujt s’ja udhėzon veprimin e vet. Bota e Kadaresė ėshtė kontradiktore. Ajo shpreh pafuqishmėrinė pėr tė rezistuar brenda vendit tė vet, ashtu sikurse shpreh fuqishmėrinė e ndėrmarrjes sė njė akti ekstrem.
Ai shpreson se populli, intelektualėt, do tė thellojnė procesin, bile kėshillon tė shtohen pėrpjekjet pėr kėtė prej tyre, nė vendin qė ai braktisi. A nuk ėshtė tepėr kontradiktor Kadareja, qė dhe nė krijimet e tij i ka pėr stil kontrastet? Pra, tė tjerėt tė vazhdojnė tė guxojnė, tė jenė trima, kurse ai ta shohė dramėn shqiptare e konfliktet e saj, as nga salla, por nga larg, aty nė ndonjė vilė pariziane, nga ekrani i televizorit e lajmet e AFP-sė. Dhe pasi tė jetė kryer akti pėrfundimtar, ai premton se do kthehet pėrsėri nė vendin e vet.
Po si mendon ai tė kthehet? Si triumfator? Ai mbase e lidh ikjen e tij me njė akt qė do nxitė shqiptarėt pėr tė ndėrmarrė veprime mė tė thella e tė guximshme pėr ndryshimin e gjendjes. Ndaj dhe kthimin nė tė ardhmen mund ta quajė triumf e veten e vet ndofta ēlirimtar. Por jo. Kadareja nuk ėshtė si puna e atij udhėheqėsit revolucionar qė detyrohet tė lerė vendin e vet e ta drejtojė luftėn nga jashtė. Nė fundshekullin e njėzetė, kopimet e heronjve tė shkuar stonojnė. Kadareja, nėqoftėse qenka kaq optimist pėr kombin shqiptar, qė do zerė vendin qė meriton nė familjen evropiane, s’kish pse ta bėnte kėtė akt ikjeje. Cfardo pasoje qė do t’i ndodhte kėtu! Ai, me forcėn e fjalės le tė vazhdonte t’i shėrbente kombit, i cili do kuptonte tė vėrtetėn nga gėnjeshtra. Edhe sikur dikush ta frenonte e ta keqtrajtonte deri nė diskreditim, dikushi do humbiste e Kadareja do fitonte, do nderohej e respektohej si njė hero i vėrtetė.
Vėrtet thotė se Shqipėria i pėrket familjes sė madhe evropiane, nė tė cilėn ajo duhet tė marrė pjesė denjėsisht, por nuk drejtohet familja e vet nga dhoma e komshiut, ndonėse e ke ndihmė atė pėr ēdo ēast.
Ndaj le tė rrinte Kadareja nė familjen e vogėl shqiptare, e cila s’ka ndėrmend tė humbė identitetin e vet nė ēfardo lloj mase e forme tė inkuadrohet nė bashkėsinė evropiane. Vetė identiteti evropian s’mund tė konceptohet si njė masė amorfe, por si njė kompleks i harmonizuar identitetesh kombėtare.
Nėse Kadareja u bind qė masat e marra s’premtonin pėr realizimin e synimeve tė tij e nuk shihte ndonjė perspektivė nė kėtė drejtim, atėhere tė mos shprehė deklaratėn me besimin se gjendja do ndryshojė e ai me kėtė akt ndryshimi do kthehet.
Po qe se ky akt do ndodhė s’afėrmi, atėhere Kadareja qė paska duruar e shpresuar kaq gjatė, le tė duronte edhe pak kohė. Ndryshe kot i shpreh optimizmat dhe ai me pesimizėm pėr kohė tė afėrt ndryshimi, preferoi tė kalojė pjesėn tjetėr tė jetės nė vendin e preferuar, nė Francė.
Mbase Kadareja synon tė mos heshtė e presė, por tė jetė nė aktivitet pėr ēka dėshiron tė ndodhė nė Shqipėri. Koha do ta tregojė masėn e preokupimit tė tij.
Sot lajmi pėr Kadarenė na tronditi thellė. Ai ndodhi nė njė kohė kur hapat e thellimit tė demokratizimit duket sikur po shpejtohen. Nėqoftėse dikush do tė na mashtrojė e tė na krijojė imazhin e ndryshimeve, pa bėrė nė fakt hapa konkretė, do gabojė rėndė.
Ne besojmė, unė besoj se diēka po lėviz. Jam disi kontradiktor se shoh jo aq intrasigjencė nė rrugėn e nisur, ndjej njė dorė frenuese, qė mundohet tė gryejė rrotėn e historisė, ta ngadalėsojė e pse jo, ta ndalė atė. Por, shoh dhe dorėn tjetėr tė kahut pozitiv, qė kėrkon ta ēojė atė pėrpara.
Tashmė populli po ndėrgjegjėsohet mė shumė se disa drejtuesa nė Parti e qeveri. Si nuk e kuptojnė kėta drejtuesa se po bėhen qesharakė si Don Kishoti? Ende mendojnė se mund tė qėndrojnė hipur, kur koha s’i pranon as zbritur?
Kėtu Kadare, do deshnim ta ktheje fjalėn nė vepra, nėqoftėse ndjeshmėria tėnde tė shkakton dhimbjen pėr fatin e popullit, por edhe optimizmin pėr tė ardhmen mė tė mirė tė tij.
Por ti ike e disi na hutove, na trondite. Nuk e prisnim kėtė akt prej teje. Nuk mund tė na ngrojė fjala jote duke kaluar eterin e mbushur plot zhurmė lajmesh, sensacionesh, britmash, lutjesh, krismash, qarjesh e qeshjesh histerike.
Kėto ēaste s’jam as me ty atje, as me ata kėtu, qė frenojnė demokratizimin e veprojnė sa pėr sy e faqe. Por, jam me atė, jam me ata, qė me guxim e vetmohim do t’ja ngrenė lart prestigjin kombit tonė, qė shumė ka hequr e pak ka gėzuar. Tani ne e meritojmė qė pak tė heqim e mė shumė tė gėzojmė, kėtu nė trojet tona.
Tani ti Kadare je aty, ndofta nė vilėn pariziane dhe ose shkruan diēka, ose fle. Por unė e di. Ti s’po fle i qetė, as po shkruan qetė.
Sado tė mundohesh ta qetėsosh ndėrgjegjen me forcėn e mendjes tėnde, ajo ka njė pjesė qė tė atakon e trondit. Dhe unė s’kam gjumė, por jo nė pozitat e tua. Shpirtin e kam dhe unė tė trazuar, e pėrsėri jo si nė gjendjen tėnde.
Cfardo parapėrgatitje tė kesh bėrė pėr ta bindur e pastaj qetėsuar ndėrgjegjen, ai ēast kur e shpalle aktin tėnd, tė ka krijuar tjetėr gjendje shpirtėrore. Ti qė shpesh shkrojte pėr ėndėrrat, iracionalen, fantastiken, tani ke hyrė plotėsisht botės sė tyre tronditėse. Sa herė tė pėrpiqesh pėr t’u shkėputur prej kėsaj bote torturė, aq mė fort do tėrhiqesh prej saj.
Koha do ta tregojė fatin tėnd tė ardhshėm. ......
Koha le tė mė gjykojė dhe mua, nė rast se ēka shpreha mė sipėr, padrejtėsisht ėshtė rėnduar.
___...___



Shiko profilin e anėtarit


#21

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 2)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi