Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Pjese nga libri tim, "E megjithate ... jetojme!" - Edmond Shallvari.

Share

Shko tek faqja : Previous  1, 2

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 30th March 2008, 09:31

(Fragmente nga njė shkrim i datės 1.11.1990 qė kanė lidhje me shkrimin e mėsipėrm)
Kaloi njė javė nga shkrimi i fundit. E rilexova atė sot pėrsėri me sy kritik. Hė, ē’do thuash tani? Mos je bėrė pishman pėr ndonjė pjesė, mos diēka do ndryshosh aty? Jo! Do vazhdoj pėrsėri shkrimet e mia, qofshin ato dhe kontradiktore.
Megjithatė, ėshtė ndryshe kur hedh nė letėr efektin e ēastit, opinionin e ēastit, e ndryshe kur kalon njė farė kohe dhe je menduar vėnēe.
Por mua mė pėlqejnė pikėrisht mbresat e ēastit. Ato pėrmbajnė shpėrthime, hutime, zemėrime, pasione tė papėrsėritshme. Pėrmbajnė mbase dhe mosnjohje tė thellė, por pikėrisht kėtu ju qėndron papėrsėritshmėria. Koha qė kalon i sanksionon pastaj tė vėrtetat nga jo tė vėrtetat. Nuk jemi profetė, por ēdo njeri shfaq me ēaste shenja profetizmi.
..... Kur njė figurė e shquar e njė kombi ndėrmerr njė akt kaq tronditės, diēka e ka cėnuar rėndė organizmin e kombit. C’duhet bėrė pėr ta rikthyer gjendjen normale tė organizmit? Kėtu sejcili ka gjykimet e veta e duhet tė shkėputet nga recetat e gatshme teorike qė as tė ngrohin, as tė ftohin. Pikėrisht kėtė u mundova tė realizoj unė nė shkrimin e 25 tetorit. E megjithatė vėrej se aty ka injektime tė jashtme tė atij burimi tė njėjtė, qė i ve nė emėrues tė pėrbashkėt tė pabarazvlershmet.
Por, jam i kėnaqur qė shumė pak jam prekur nga injektime tė tilla. Pse?
Lexoni shtypin e do tė bindeni pėr kėtė.
Si “Zėri i Popullit”, ashtu dhe “Drita”, shkruajnė lajmin me tė njėjtin emėrues tė pėrbashkėt. Mirė “Zėri i Popullit s’kish firmė, po “Drita” pse i bashkonte nė njė firmat e kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve?
Nuk ka asgjė tė keqe qė nė faqet e saj, disa personalitete letrare tė shfaqnin mendimet e tyre pėr ikjen e Kadaresė. Pse nuk u bė kjo gjė? Apo do bėhet mė vonė? Po kush pengoi tė bėhej nė kohė, aq mė tepėr qė populli kėrkon mė shumė se njė lajm i shkurtėr? Menjėherė intelektualėt mė nė zė tė Kosovės e dhanė gjykimin e tyre. Ne s’lemė gjė pa cituar prej Rexhep Qoses, Celės, Krasniqit etj, kur ėshtė fjala pėr shkrimet e thėniet e tyre mbi realitetin kosovar. Drejt apo shtrembėr, gjykimet e tyre nuk janė tė njė diletanti, pra kanė vlerė e pėrmbajnė tė vėrteta, i vjen apo s’i vjen mirė ndonjerit tek ne.
Demokratizimi nuk thotė as tė hapėsh gjithė dyert e kanatat se s’dihet ē’ndodh, por as tė mbyllėsh 99 e 1 ta lesh hapur, atė tėnden. Kjo do tė thotė ta kanalizosh nė njė drejtim demokratizimin. Pse, intelektualėt shqiptarė mos vallė janė nė njė emėrues tė pėrbashkėt mbi konsideratat e vlerėsimet pėr Kadarenė? Kursesi jo! .........
___...___



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 30th March 2008, 09:32

E ndjej qė duhet tė ndėrhyj prapė. Jo nė mes tė shkrimeve tė mėsipėrme, qė dhe pas 15 vjetėve tė tjera s’do mė pendojnė pėr asnjė frazė tė tyren(pra s’ka rinusėrim), por si njė vazhdimėsi kohore e ndonjė mendimi tė sotshėm, qė pėrsėri nuk ndruhem ta shpreh, pėr Kadarenė nė veēanti dhe krijuesit nė pėrgjithėsi.
Tek po i shpjegoja disa pjesė shkrimesh tė kėtij libri, njė tė njohuri kėtu nė Selanik, kur dėgjoi mes tyre emrin e Kadaresė, mė ndali fjalėn dhe mė tha: “Kadareja ėshtė kokė e madhe dhe mund tė mos priten mirė kėto shkrime pėr tė, edhe sikur drejt ta kesh”.
Nė fakt edhe mua po mė ndiqte njė lloj meraku, por jo dileme ama. Ai merak qė kam patur edhe atėhere kur recitoja vjershat apo komentoja librat e Kadaresė nė shkollė. Sepse i mėsoja me gjithė shpirt, i shprehja e shkruaja me pathos, ndaj dhe prisja me merak vlerėsimin e mėsuesit tė letėrsisė.
Jo vetėm unė, por edhe miqtė e mi, jo vetėm miqtė e mi, por sa e sa tė tjerė si ne, u rritėm me kėtė lloj meraku tė sinqertė, qė buron nga veprime po tė sinqerta.
C’faj kam unė, pra, qė po me kėtė lloj meraku vazhdova edhe atėhere, kur tė tjerėt as qė u bėnė merak pėr fatin tim, tėndin, tonin?
Nė kėto shkrime nuk bėj komentin e ndonjė romani apo vėllimi poetik, aq tė reklamuar e lavdėruar nė kohėn shkollore. Ju qėndroj edhe sot besnik komenteve tė atėhershme, qė burojnė nga forma dhe pėrmbajtja e atyre veprave. Ndiqeni pra kėtė tė ri, kėtė nxėnės, kėtė student, kėtė kuadėr, me kėtė lloj meraku dhe ndaluni pėr njė ēast nė fund tė viteve ’80-ė dhe fillimin e viteve ’90-ė. Ashtu si unė, edhe ju qė i jetuat kėto vite, a nuk pamė, a nuk ndjemė, a nuk kuptuam, qė njė fund po i vinte tė shkuarės dhe njė fillim i ri po i trokiste Shqipėrisė sonė? Nėse ne, tė thjeshtit, tė merakosurit e pėrditshėm pėr jetėn tonė, e kuptuam kėtė fund e kėtė fillim, ē’mund tė thuhet pėr ata, merakēinjtė e mėdhenj tė kombit?
Meqenėse nė shkrimet e mėposhtme preken mė shumė kėta “merakēinj”, po kthehem pak nė biseda e mėsipėrme.
“Kujto ato ēaste kur ndodhi ikja e Kadaresė”, fillova shpjegimin tim dhe vazhdova, “A s’po e merte fera uratėn”?
M’u pėrgjigj shkurt: ”Kjo dihet nga tė gjithė”.
“E po unė kėtė ēast pėrshkruaj nė ato shkrime. Opinioni shqiptar nuk kishte nevojė pėr shembuj tė tillė tė “guximshėm”, qė vinin pas tė vjelash”.
“Ashtu ėshtė”.
“Dhe duke vazhduar me kėtė logjikė, arrij deri aty sa tė them: Iku kur duhej tė rrinte dhe ndenji kur duhej tė ikte”.
I njohuri nė fjalė, duke tundur kokėn, tha vetėm kaq: “Nė kėtė drejtim ke tė drejtė, por edhe guxim qė do t’i nxjerrėsh nė libėr kėto shkrime”.
Kur tė shohė nė faqet e librit kėtė bisedė, do kuptojė mė mirė vazhdimėsinė e guximit tim, por ėshtė rasti t’i them, qė mė tepėr se guxim, ėshtė njė obligim i pandalshėm i Mondit tė panjohur, nė kėtė botė kaq tė panjohur e tė njohur njėkohėsisht.
___...___



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 30th March 2008, 09:32

13.11.1990

..........Tani e kam ndėrgjegjen tė trazuar pėr ē’ka po kalon kombi ynė. Sejcili ka pėrgjegjėsinė morale pėr fatin e kombit tė vet, qoftė personalitet i ēdo rangu, qoftė qytetar i thjeshtė.
Dua o bir ta heq krejt mikrocipėn, qė dalngadalė dikush na i veshi fytyrės pėr tė na bėrė dyfytyrėsh. Kujtdo i dukej se kishte fytyrėn e vet, pa vėnė re cipėn, maskėn.
Padjallėzia rinore nuk mund tė kuptonte ironinė e realitetit.
Por unė, o bir, e njoha shpejt realitetin dhe po me atė shpejtėsi shkatėrrova cipėn, sado e vogėl t’ishte ajo.
Unė Donald, kam bindjet e mia tashmė. Ato mė thonė qė e vėrteta duhet parė nė sy, nė do tė jesh i vėrtetė vetė. Ndryshe gėnjen veten me iluzione, ashtu sikurse shkatėrron veten nga deziluzionet.
Bindjet e mia nė fillim rrjedhin si ajo ujvara mahnitėse, por mė pas pėrplasen si nė fundin e saj, shkumbojnė dhe zhurmojnė fort, derisa nė konflikt e polemikė, gjejnė shtratin rrjedhės tė tyre.
Mendimet e mia, o bir, pėrmbajnė frymėzimin adoleshent. (Oh sa tepėr zgjati kjo adoleshencė mendimesh fluturuese!)
Teoria marksiste tė ngjall frymėzimin nė moshėn 15-20 vjeēare. Endėrrat e sė ardhmes tė japin krahė e ti kujton se i tillė bėhet realiteti. Ti vrapon e kujton se po me atė shpejtėsi vrapon dhe realiteti. Ndal pastaj vrapin pėr tė marrė frymė pėr mė tej, por ē’tė shohėsh? Je i vetėm nė universin ku ke arritur. Mos vallė deziluzionohesh pėr ē’ka ke fluturuar nė ide? Jo! Megjithatė, deziluzionohesh. Pėr ēfarė pra? Pėr realitetin qė s’tė ndoqi pas, apo pėr veten qė e ēove aq pėrpara realitetit? Pėr tė dyja bashkė.
Atėhere i rikthehesh realitetit dhe vetvetes. Zbret nga maja e Olimpit, nė tokėn tėnde. Fillon ta shohėsh drejt e nė sy realitetin dhe thua, dhe pyet: “Kush e ka fajin pėr prapambetjen e tij!?
Siē e fillova, aj tė mbaroj. Prandaj boll pėr sot, pėr t’i shprehur mė tė pėrmbledhura mendimet e mia.
C’kusur ti Donald tė merresh me to, atėhere kur s’dihet ēfarė realiteti do jetė. Ndofta do ēuditesh, ndofta do tė tė vijė keq. Vetėm gjyq mos mė bėj, se ty do tė tė marr pėr avokat mbrojtės.
___...___



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 30th March 2008, 09:33

(Fjalim i mbajtur nė Konferencėn e Partisė sė rrethit nė Korēė. Viti 1991)
Tek vendosa pėr tė folur kėtu para jush, m’u kujtua ajo shprehja e famshme shekspiriane: Tė rrosh a tė mos rrosh!
Mė keq se kjo dilemė, ėshtė ajo qė ndjeja unė, mbase dhe shumė tė tjerė si unė: Tė heshtėsh apo tė mos heshtėsh! Tashmė e dimė pozicionin e derisotėm tė mjaft njerėzve, tė tė heshturve dhe tė tė mos’heshturve.
Cudia mė e madhe ishte se ndodhi njė paradoks. Ata qė nuk heshtėn sė trumbetuari fitoret dhe sukseset, marshimet triumfale dhe mė tė lumturėn jetė nė botė, kur kombi u ndodh nė sikletin mė tė madh tė pasluftės, heshtėn tmerrėsisht. Ata qė ēirreshin nėpėr mitingje e parada madhėshtore dhe qė rradhitnin nė gjoks sa e sa medalje e dekorata, kur populli u ndodh nė udhėkryq, u tulatėn, u fshehėn, e ē’ėshtė mė e keqja, me konservatorizmin e dogmatizmin e tyre ekstrem, u bėnė pengesė pėr demokratizimin. Ata qė cilėsitė e anėtarit tė Partisė t’i kėrkonin pėrmendėsh, para se tė tė jepnin teserėn e kuqe dhe stėrbetoheshin pėr besnikėri e vetmohim ndaj idealeve socialiste dhe komuniste, kur ekstremitetet po shfaqeshin dhe po shkaktonin konsekuenca tė papranueshme pėr demokracinė nė Shqipėri, i shkelėn me tė dyja kėmbėt idealet, duke treguar se sa ishin shpėrbėrė dhe tjetėrsuar. Ali Kelmendi e Qemali, Vojua e Perlati, Vasil Shanto e sa e sa militantė tė tjerė dėshmorė, janė tė ofenduar nga kėta pasardhės bastardė, qė u kthyen nė antipod tė fillesės sė tyre.
Tė heshtėsh apo tė mos heshtėsh?!
C’ėshtė kjo dilemė? Frikė apo maturi, taktikė apo djallėzi, pendim apo hipokrizi?
Ju pyes tė gjithėve ju, qė jeni mbledhur nė organizata edhe pėr njė punėtor me tė ashtuquajturėn shfaqje tė huaj, lere pastaj pėr krizėn e kapitalizmit e varfėrinė e madhe tė proletariatit. Ju pyes: Ku vanė botkuptimi e formimi marksist-leninist, kur erdhi ēasti pėr tė gjykuar mbi ekseset qė po tronditnin realitetin tonė? Asnjė gjykim, mendim, pėr ē’ka po ndodhte, ndonėse ato ē’ka po ndodhnin nė vetė veprimtarinė teorike e praktike tė Partisė sė Punės, binin ndesh me tėrė formimin m-l prej dekadash. Me slloganin qesharak e naiv tė pėrshtatjes ndaj kushteve tė reja tė krijuara, ranė dhe katet e fundit tė ndėrtesės teorike qė u ngritėn pas viteve 70-ė. Cudi? Prej mbi njė shekull kjo ndėrtesė s’pyeti pėr ndryshimin e kushteve nė botė dhe ja, tani pa tė keq mund tė bėsh me tė si tė duash brenda vitit e pse jo brenda muajit.
Mos janė gjėra tė reja ato qė po thuhen e bota si paska ditur mė parė?
Do tė ishte kontribut i pamohueshėm i yni, por jo shokė e shoqe, jemi tepėr tė vonuar pėr tė marrė flamurin e vazhduesit e pėrshtatėsit sipas kushteve, tė m-l.
Ka dekada qė bota e njeh ekonominė e tregut, pluralizmin, etj norma, kategori e ligje.
Tė heshtėsh apo tė mos heshtėsh?!
Ja ata qė i shihnim nė fotografi gjigande ditėve festive, ashtu, sup mė sup e mė pas tė veēuar nėpėr godina e institucione, ata pra, ē’u bėnė, ku vanė, kur vendi e populli u ndodh nė pikė tė hallit? Po unė, ti, ne, ju, ku ishim, ē’u bėmė? Vetėm faqja duhet tė na skuqet? Sa turp!
Ngjarjet rrodhėn si ortek i papėrmbajtshėm. Partiakėt tanė shfaqeshin kurdoherė pas tė vjelash. Edhe kur dikush me fanatizmin e tij shfaqej nė mes, ngjante mė tepėr si Don Kishot e bėhej qesharak. Sa turp!
Nuk ėshtė koha e vendi tė teorizoj, as tė replikoj me ndonjė.
Nėqoftėse dikė qė ndroi karike mund ta akuzoni pėr karierist, dikė qė hyn nė PP, pėr tė pėrfituar prej saj, dikė qė shan ēdo gjė, pėr mosmirėnjohės, etj, etj, pėr ēfarė do mė akuzoni mua, qė kur tė tjerėt e bėnė stazhin jashtė shtetit apo nė vendin e tyre tė punės, pra nė kushte komode, morra rrugėn pėr afro tre vjet nė fshatin mė tė skajshėm tė rrethit tonė? Unė, bir luftėtari e punėtori tė ndershėm, qė detyrat e klasės i bėja nė prehėr dhe refren ushqimi kisha pėrsheshin me ēajė(s’ėshtė pėr tė qeshur), paskam patur nevojė tė kalitem, formohem nė majė tė malit, jashtė profilit tė shkollės, me njė barė hallesh familjare, kurse ata, fėmijėt e tyre, qė as nė filma se kanė parė vuajtjen, duhej tė hipnin aeroplanin e tė bridhnin Europės, asaj Europe qė pėr ne ėshtė mė e lėrgėt se Hėna?! Dhe kur unė, pėrsėri me ndershmėrinė time, me besnikėrinė time ndaj idealit, ankohesha e ngrija zėrin nė instanca tė larta pėr shtrembėrime etj, etj, duhej tė ndeshesha me pėrbindėshat burokratė partiakė e shtetėrorė.
Duke treguar kėtė shembull vetiak, nuk dua t’ju ha kohė, pėrkundrazi, dua t’ju tregoj se sa kohė na ėshtė ngrėnė tė gjithėve ne, nga ata qė sot i tremben vetė kohės sė vėrtetė.
Tashmė flitet e shkruhet shumė pėr rinovim tė Partisė. Shumė e thonė e pak e kuptojnė. Dikush kupton se rinovim ėshtė heqja e tė vjetrit dhe vėnia e tė riut. Harron ky se vazhdimisht janė hequr me hir a pahir tė vjetrit e janė vėnė tė rinj, e pėrsėri rinovimi s’ka ndodhur. Janė tė vjetrit e sotėm, tė rinjtė e dikurshėm, qė erdhėn nga baza dhe u tjetėrsuan aq shpejt. Dikush kupton se po ai qė dje thosh-ASHTU-, sot mjafton tė thotė –JO ASHTU- dhe rinovimi u bė. Kėta aktorė dyrolesh pa kurfarė karakteri e dinjiteti, pa kurfarė ideali, kthejnė fletėn sipas erės qė fryn, mjafton tė mos hidhen nė kosh tė plehrave. Jo shokė e shoqe. Rinovimi s’ėshtė proces komod, as kozmetikė qė fytyra e vjetėr bėn pėr t’u dukur e re. Mė tepėr se rinovim, ky proces duhet tė jetė mohim e pohim dialektik. E qė tė bėhet kjo gjė, duhet tė pranojmė dhe dhimbjet qė do ta shoqėrojnė atė. Janė si dhimbjet e lindjes, ndaj tė mos hutohemi, mos trembemi e alarmohemi. Ata po, ata qė mohohen le tė alarmohen. Ata do pėrpiqen ta barazojnė mohimin e tyre me mohimin e historisė e ku ta di unė ē’mund t’ju pjellė fantazia. Por nė kėtė mohim tė dogmave tė bartėsve tė tyre, nė kėtė mohim tė praktikave burokratike qė si merimangė po ja zinin frymėn kombit, kryhet pohimi i tė mirės, i progresit tė vėrtetė e bartėsve tė tij. Ky pohim tashmė s’do jetė mė pjellė e fantazive, subjektivizmave, e egove, utopive, por e nje realiteti nė ndryshim e zhvillim. E vėrteta s’do fshihet mė pas citateve e deklaratave pompoze, pas fasadės prej bukė peshku e tullumbaceve shumėngjyrėse. Populli vetė nuk duron e s’do durojė mė hipnotizime tė tilla. Kohėt me tė vėrtetė kanė ndryshuar. Mė lejoni tė prek dy kohė tė skajshme. Sė pari atė tė pasēlirimit. Populli entusiast u ngrit nė kėmbė pėr rindėrtimin e vendit. Ai besonte sinqerisht nė tė ardhmen, ndaj s’pyeti pėr sakrifica. Kredia qė ai i dha udhėheqjes ishte e pėrligjur. Por ndėrsa populli vazhdoi tė mirėbesojė, udhėheqja ēuditėrisht abuzoi nga ky mirėbesim dhe u ngjit nė majėn e Olimpit. A mund tė fajėsohet populli pėr kėtė mirėbesim? Kursesi. “E meta qė mund tė falet mė lehtė ėshtė mirėbesimi”, ėshtė pėrgjigjur dikur Marksi.
Ja dhe skaji tjetėr, vitet 80-ė me kulminacionet e fundit tė viteve 90-ė. Ndėrsa trumbetimet vazhdonin, disfatat pasonin njera-tjetrėn. E vėrteta fshihej, fasada zbukurohej e na servirej me gjithė mjetet e informacionet. Kėshtu kredia e dhėnė u tejzgjat, aq sa u kthye nė njė borxh tė pashlyeshėm. Partiakėt dhe qeveritarėt e burokratizuar u kthyen nė debitorė kokėfortė dhe sot ata s’kanė kurfarė tė drejte morale tė qėndrojnė nė krye. Atyre nuk ju vjen nė ndihmė as Marksi, as Lenini. Ishin bile kėta qė e bėnė paēavure teorinė e Marksit e tė Leninit.
Kur ekonomia sovjetike nė vitet 20-ė ndodhej nė gjendje tė rėnduar, Lenini jo mė me tonin e dikurshėm theksoi: “Gjatė kėtij viti ne provuam me qartėsinė mė tė madhe se nuk dimė tė drejtojmė ekonominė. Ky ėshtė njė mėsim i madh. Ose nė vitin tjetėr do tė provojmė tė kundėrtėn ose pushteti sovjetik nuk mund tė ekzistojė”.
Por tė “pagabueshmit” tanė tė instancave tė larta partiake e shtetėrore as qė e kanė ndjerė paralajmėrimin e bėrė 70 vjet mė parė. Dhe ndėrsa humbet modestia, pėr tė marrė autorėsinė e ēdo fitoreje a suksesi, nuk stepen pėr ta ndarė atė me ne, kur ėshtė fjala pėr gabime e dėshtime.
Jo, shokė e shoqe! Nuk njeh historia e njerėzimit popuj tė shkrehur, por drejtues tė shkrehur.
Kur gjendja arrin nė caqe tejet tė skajshme, pra kur populli nuk mund tė jetojė mė siē ka jetuar e kur ata qė janė nė krye nuk mund tė drejtojnė mė me mjetet e mėparėshme, dihet konflikti qė ndodh e qė arrin pėrmasat e njė revolucioni. Nėse ky konflikt kthehet nė pėrleshje apo jo, varet nga mjaft faktorė objektivė e subjektivė. Nė rastin tonė, kjo kontradiktė qė pėrmban mohim e pohim, i ka mundėsitė tė zgjidhet nė kahun pozitiv, me njė kusht ama, kur ata qė s’mund tė drejtojnė si mė parė tė tėrhiqen nga skena drejtuese dhe vendin e tyre ta zenė ata qė do bėjnė qė populli tė jetojė me tė vėrtetė ndryshe nga mė parė, ashtu siē i ka hije, si komb nė familjen e kombeve evropiane.
____...____



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 31st March 2008, 14:57

Porsa mbarova sė lexuari kėtė shkrim, as vetė s’e di si mė erdhėn mendimet nė vazhdim tani pas 15 vjetėve, si njė kompensim i ndėrprerjes sė tyre nė atė kohė, nga i vogli Donald dhe Mirushja time. Janė aq adekuate kėto mendime, sa mund tė mos besosh nė firmosjen e tyre nė kohėn e sotme.
Nuk di ē’emėr t’i ve tė njėjtit personalitet, shumė apo pak tė njohur, pėr veprėn e tij krijuese nė dy kohė kaq tė kundėrta me njera-tjetrėn. Kemi metamorfozėn e mėposhtme:
1. Vepėr nė shėrbim tė kombit, bashkė me Vepėr nė shėrbim tė regjimit.
2. Vepėr nė shėrbim tė kombit, bashkė me Vepėr nė injorim tė ish regjimit.
Nuk mundesh, mor zotėri, qė tė mė mėkosh dhe emocionosh njėlloj, me dy vepra diametralisht tė kundėrta nė botkuptim. Mos gėnje as veten dhe as mua me alibinė e autocensurės, e cila kuptohet e ndjehet nė njė vepėr dhe nga mė i thjeshti lexues shqiptar. Pse e them kėtė? Sepse, nė njė formė a tjetėr, edhe ai e ka provuar nė jetėn e tij tė pėrditshme, kėtė lloj autoncesure.
Avash, avash, kjo autocensurė, tek disa u kthye nė bindje, tek disa u bė pjesė e imponueshme nė veprimtarinė e pėrditshme, tek disa shkaktoi strese e tronditje psiqike, tek disa mospėrmbajtje e kundėrshtime, me pasoja deri nė kapitale pėr jetėn e tyre.
Ajo qė unė ngulmoj, si mė parė edhe sot, ėshtė dalja e sė vėrtetės pėr tė persekutuarit e vėrtetė nga ata nė komoditet. Sepse tė dytėt, qė thoni ju, heronj i njohėm atėhere, heronj po shfaqen edhe sot. Ky emėrues i njėjtė, pėr tė kundėrta thelbėsore, ėshtė injorimi mė i paturpshėm qė mund t’i bėhet hapėsirės dhe kohės sė njė vendi, vetė historisė sė tij.
___...___



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 31st March 2008, 14:58

3 qershor 1991

Sot i dorėzova teserėn e anėtarit tė PPSH, sekretarit tė byrosė tė PP tė ndėrmarrjes.
Ishte ky akt, rrjedhojė e zhgėnjimit tė madh qė pėsova nga hendeku i krijuar midis idealeve tė mia dhe veprės sė kėsaj partie. Shpesh thuhet qė s’duhet indentifikuar Partia me bastardėt e saj. Nuk mund ta kuptoj dot objektin pa subjektin nė sferėn politike, sociale, pra nė fushėn e shoqėrisė njerėzore. Nuk pashė kėrkėnd qė nė majė tė piramidės partiake tė ishte komunisti i vėrtetė, siē predikonte vetė lideri i PP. Me llafe tė bukura ky popull u hipnotizua e kaloi nė njė mirėbesim e bindje tė verbėr, qė e ēoi, ja, kėtu ku jemi, pėr faqe tė zezė!
Duke shkruar kėto mendime, nuk kėrkoj, as nuk synoj ndonjė shfajėsim, pėr aq sa militova nė radhėt e PP.
I pamolepsur, i pakomprometuar nė jetė, kur hyra nė Parti ndesha me mė shumė tė molepsur e tė komprometuar. U ēudita vėrtet, unė i padjallėzuari idealist, por isha futur nė valle. E ndjeja se stonoja, se nuk e hidhja dot kėmbėn si tė tjerėt, por kujtoja se do ndikoja unė tek ta e jo ata tek unė. Aq u ndesha, aq u trondita, aq vuajta e pėrsėri mbijetova. Gjithshka e pastėr nė botkuptimin tim, u ndodh pėrballė bastardėve monstruozė, qė po mė gryenin shpirtin. Falė besimit tė vetvetes, qė s’pėsova depresion psiqik.
Thosha se kėta bastardė s’janė e gjithė Partia, e gjithė udhėheqja, por kot iluzionohesha. Maja e piramidės ishte vetė burimi i tė kėqijave. Shpejt u shfaq kjo e keqe. C’thuhej sot, nuk thuhej nesėr e shpejt ndrohej fleta pa kurfarė dinjiteti. Teoria u bė ēorbė. Mendja ime e brumosur me disa koncepte bazė tė teorisė m-l, nuk pranonte budallallėqe tė tilla. I shpreha kėto gjithandej, deri nė njė takim komunistėsh tė disa ndėrmarrjeve. Por gjithshka nė vesh tė shurdhėr.
De facto nuk e quaja veten mė anėtar tė PP, sidomos qysh nė dhjetorin 1990. Vendosa qysh atėhere mos paguaja kuotizacionin.
Por diku dėshiroja tė shprehesha hapur, pėr hir tė atij ideali qė i mbante dhe i mban mjaft njerėz ende nė rradhėt e PP.
Dhe radha erdhi. Kėrkova tė zgjidhesha delegat nė Konferencėn e PP tė rrethit. Me votim fitova.
Pėrgatita nė ēast diskutimin dhe ndonėse skenari i Konferencės ishte i parapėrgatitur, u ngrita e fola. Shumė dėgjuan e pak kuptuan. Isha pėrgatitur pėr fyerje e sharje, nga ata qė me ovacionizmat e tyre ja morrėn frymėn Partisė. Vura re se pėrsėri ata u zgjodhėn nė instancat partiake nė rreth dhe delegatė nė Kongresin e 10-ė tė PP. U zhgėnjeva. Nga njera anė thirrje pėr rinovim, nga ana tjetėr kozmetikra qesharake. Thashė ē’ndjeja, me gjakftohtėsi. Ata qė mė kuptuan e sot e kėsaj dite mė japin dorėn me pėrzemėrsi.
Qysh tė nesėrmen i dėrgova letėr byrosė tė PP nė rreth, ku i kėrkoja tė thirresha para saj. Pėrzemėrsia e sekretarit mbeti me kaq e sot e kėsaj dite vazhdon heshtja. Pra, tė porsazgjedhurit nuk merakosen pėr fatin e njė anėtari tė PP.
Kam krijuar bindjen se PP e ka marrė tatėpjeta, sado rinovime speciale tė bėjė. Ajo i nxorri dhe i shiti lirė idealet, nė mos i fali ato, pėr hir tė rruajtjes sė pushtetit, tė kolltuqeve.
Nė njė Parti, qė s’ka mė kurfarė ideali, a mund tė qėndroja unė ende dhe tė gėnjeja veten? Kursesi jo!
Nė kėtė shkrim, nuk u ndala nė analiza. Dėshiroja vetėm tė hidhja lajmin e largimit tim nga radhėt e PP.
Nė doni tė dini mendimet e mia, lexoni tė paktėn diskutimin tim nė Konferencėn e PP nė rreth dhe letrėn drejtuar Byrosė tė porsazgjedhur.
Duke dalė nga kjo Parti, nuk i kam hedhur sytė nė derėn e ndonjė Partie tjetėr, pavarėsisht nga opinionet qė kam krijuar pėr gjithė partitė opozitare.
E sh t ė m j e r a n a i, q ė p ė r h i r t ė P a r t i s ė n d r o n i d e a l e t dh e i g u x i m sh ė m a i, q ė p ė r h i r t ė i d e a l i t n d r o n P a r t i n ė.
Hė pėr hė, idealet e mia i pėrmbush Partia ime imagjinare. Mė lejoni tė qėndroj besnik i saj. Mė lejoni tė qetėsoj vetveten pas zhgėnjimeve tė tilla, qė i shkaktoi PP ndėrgjegjes sė kombit.
(Shėnim: Cudi ē’koencidencė! Mė 2 qershor 1989 u pranova anėtar i PP e sot mė 3 qershor 1991, pra vetėm njė ditė pas dy vjetėsh, dorėzova teserėn. Ndėrgjegja mė thotė se veprova drejt. Koha le tė gjykojė, por s’besoj se ka mė tė fortė nė qėnien njerėzore se gjyqi i ndėrgjegjes. Ka kohė qė po e bėj atė dhe ja ku mė ēoi ai sot de jure)
___...___



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 31st March 2008, 14:59

8.10.1991

As gjumi s’mė mburret se mė mund, as unė s’i mburrem atij se e mund. Ai u bind se s’mė mposht si gjithė tė tjerėt, sikurse unė jam i bindur se nuk e mposht plotėsisht atė. Kemi rėnė pra, po tė shprehem me gjuhėn e parlamentarėve, nė njė konsensus tė pėrbashkėt. Ai tė mė lerė rehat gjysmėn e natės e unė gjysmėn tjetėr.
Ja tani qė po shkruaj, do dhe pesė minuta tė vejė ora 23.00. Nuk ndjej aspak gjumė, ndaj dhe vendosa t’i hedh kėto mendime nė kėtė libėr-bllok. Eh, si u nisėn e si vazhduan shėnimet e mia, lere pastaj fundin e tyre! Nuk dua tė pėrsėris veten. Cdo shkrim, sado i dobėt qoftė, dua tė jetė i veēantė nė llojin e vet. Lexuesi duhet tė kuptojė se nė ē’gjendje shpirtėrore janė hedhur shėnimet. Ndėrsa shkrimtari, nė pėrgjithėsi krijuesi, ka njė farė komoditeti, qetėsie dhe kushte pėr tė shkruar dhe ulet tė shkruajė i ēliruar nga hallet e ditės, unė ndryshe prėj tij, kam shkruar nė ēaste tė vėshtira e tė rėnda shpirtėrore, ku pėrzjeheshin dhimbja, revolta, fatkeqėsia, tronditja psiqike, etj, etj.
Mendoni ēastin kur nė telefon zėri i kirurges tė thotė lajmin e kobshėm pėr vdekjen e sigurt s’afėrmi tė mamasė. Mendoni pra! Me nxitim ec drejt shtėpisė, drejt asaj qė mė dha jetė, pėr ta parė edhe ca kohė, duke ditur se s’do ta kem mė. E pikėrisht me lot nė sy, nė njė dhomė me tė, ulem e shkruaj me dorė tė dridhur revoltėn time ndaj padrejtėsisė sė jetės. Mendoni pra!
Mė shumė dhimbje se gėzime, shpirti im ka mundur tė shpėrthejė, i shpėrqėndruar nė faqet e bllokut.
E nė kėtė dhimbje familjare, pėr ironi tė fatit, mplekseshin dhimbjet shoqėrore, tronditjet e zhgėnjimet e mėdha.
Mendoni njė djalė tė pasionuar pas filozofisė, qė shfleton pėr ditė e natė Marksin, Engelsin dhe Leninin. Gjen aty mjaft tė vėrteta, i bėn pjesė tė botkuptimit e vjen njė ditė kur gjithshka kthehet nė tė kundėrt.
I sėmuri pėr mend, udhėheqėsi ynė i “madh”, qė na u shfaq e injektoi me njė ideologji tė sajuar e shtrembėruar nė kulm, doli se ishte i prirė nga mania e madhėshtisė, duke e lėnė popullin nė pikė tė hallit. Mendoni pra kėtė tė ri, qė me raste lexonte pėr Hegelin apo Frojdin, si zhgėnjehet njė ditė pėr ata qė ndryshe thanė e ndryshe bėnė.
Kishte tė drejtė i paharuari baba, qė prej kohėsh e kishte kuptuar mashtrimin e pseudokomunistėve, duke mos pranuar kurfarė lidhje me instancat e larta.
Bashkoju kėtyre tronditjeve shpirtėrore, morale, vėshtirėsitė e mėdha ekonomike dhe kuptoni se ē’qėnie njerėzore del para pėrfytyrimit tuaj. E nė kėtė mugėtirė, unė mundohesha tė qetėsoja shpirtin nėpėr fletė. Injektimi kishte bėrė tė vetėn. Nė disa shkrime vazhdoja me moralizime, me politizime e me budallallėqe tė tjera. I lumtė injektuesit! Ideali i tė mirės na kishte zėnė sytė para realitetit tė keq. Ja qė kėshtu u gatuam, ta marrė dreqi! Veēse nė kėtė gatim, veē idealit ishte dhe frika, frika para ēdo rrėshqitje, shkarjeje goje, qė mund tė tė ēonin nė birucė. “Edhe murret kanė veshė”, ishte paralajmėrimi familjar. Dhe flitej me zė tė ulėt pėr padrejtėsitė e jetės. Vetėm duhet thėnė se ai, Zeusi, justifikohej prej nesh, me hallet e shumta qė kishte mbi kokė. I lumtė pra, sa bukur lojti me ne! A nuk ishin veprat e tij nė krye tė bibliotekave e faqeve tė murrit? Mohojeni, po tė doni. Po fotografitė? Ja ata, shoferėt, qė u lindėn e mplakėn mbi tė njėjtėn makinė tė amortizuar, e vinin nė krye tė kabinės atė, liderin e madh. Kudo ai shfaqej si njė perėndi e gjithfuqishme. C’tė zgjatem pėr tė! Glorifikimi i madh do sillte patjetėr tė kundėrtėn e vet, mohimin e madh.
Proletari i Marksit, i zhveshur nga ēdo pronėsi shekullin e shkuar, do tė bėhej i lirė dhe zot i fateve tė veta nė socializėm. C’ndodhi? Kapitalizmi vazhdoi edhe pas Marksit, edhe pas Leninit e Stalinit, vazhdon sot e do vazhdojė s’dihet deri kur, kurse proletari i Marksit duhej tė kishte mbaruar prej kohėsh, po tė shtrydhej. Nė fakt ai ofendohet ta quash proletar, pasi ka dinjitetin e tij nė shoqėri, nuk punon 12 apo 16 orė, nuk ėshtė nė minimumin e jetesės dhe ka se ē’tė hajė, pijė e vishet, ka banesė ku tė jetojė e kėto tė gjitha, jo minimale, por normale. Se ē’ka pronari, i ashtuquajturi shfrytėzues, atij pak i intereson. E kamura e njerit, mund tė jetė nxitje e tjetrit dhe jo rrėmbim shkopi pėr ta goditur atė. Pra, s’kemi ekstremitetet absolute, varfėrinė absolute, por njė varfėri relative, qė s’tė josh nė fushėn e betejave tė pėrgjakshme, tė revolucionit me dhunė. Por ja, tek ne propogandohej kapitalizmi i kalbur dhe jeta jonė e lumtur socialiste. Eh, sikur tė ishte kėshtu me tė vėrtetė pėr ne! Ne ishim e mbetėm proletari i Marksit dhe bota eci pėrpara, pa ēarė kokė pėr pozat tona.
Se sa proletarė ishim ne, e tregon realiteti i sotėm se sa proletarė mbetėm nė fund tė kėtij shekulli. S’kemi asgjė veē krahėve tona, veē mendjes sonė. Po kujt i vlejnė ato sot, kur bota ka ecur kaq shumė nė shkencė e dituri, nė teknollogji, etj, etj.
Ja pra sa zotėr tė vendit e tė vetvetes u bėmė ne, nė tė ashtuquajturin socializėm. Nė fakt ne ishim si ato kaviet laboratorike, qė provuam nė trupin tonė eksperimente nga mė diletantet, tė kryelaborantit Enver.
Dhe ja ku arritėm. Ku jemi, ku do vemė? Horizonti i famshėm ėshtė i pakapshėm. Sa mė shumė i afrohesh, aq mė larg shfaqet ai. C’na dha “socializmi”? Pyesni ndryshe: “C’na la ai nė fakt?” Minuse, qė s’dimė si do t’i kalojmė nė kahun tjetėr.
Dhe ne, mburavecėt, tani i themi kapitalizmit: “Ajde, na ndihmo!”
Sikur tė mbante ai inatin e 46 vjetėve, ē’do bėhej tek ne nė kėtė gjendje qė jemi?
Tani unė shtroj pyetjen: “Mė mirė njė socializėm i kapitalizuar, apo njė kapitalizėm i socializuar?”
Tė ndodhte e dyta, sa mirė. Ne duhet tė bėjmė tė parėn, pėr tė arritur tek e dyta. E shihni ē’rrugė kemi pėr tė bėrė? Aq mė tepėr ne, qė patėm njė socializėm tė ēuditshėm, tė ngatėrruar, tė bastarduar.
Ndaj s’duhet zgjatur. Ndaj sa mė shpejt, me ca dhimbje, ta bėjmė kėtė akt shpėtimtar.
Durojeni kėtė dhimbje o njerėz tė vojtur, se dhe foshnja s’lind pa dhimbje!
___...___



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 31st March 2008, 14:59

EPILOGU I PARADOKSIT NANO – 22 MARS 1992
(Shkrim i botuar nė faqet e shtypit opozitar para zgjedhjeve tė 22 Marsit 1992)
Edhe paradokset paskan lindjen dhe vdekjen e tyre. Nė njė libėr botuar nga ish Instituti m-l, ku ka qenė punėsuar dikur Fatos Nano, kam lexuar pėr paradokset si realitete qė vėrtet pėrjashtojnė njera-tjetrėn, por qė ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė. Dhe merrej si shembull ekzistenca nė kėtė planet e dy sistemeve ekonomiko-shoqėrore, e kapitalizmit dhe e socializmit, me predikimin se ky paradoks do zgjidhej nė favor tė tė dytit.
E ē’bėri se ndodhi e kundėrta e profecisė sė profetėve tanė marksistė-leninistė. “Nė djall sistemi, tė rrojmė ne!”- ėshtė deviza e kėtyre qėnieve tė tjetėrsuara, qė pasi bėnė eksperimentin mė tė gjatė, mė tė pėrbindshėm e mė tė dėshtuar me Shqipėrinė e shqiptarėt, kėrkojnė tė na mbushin mendjen pėr t’ju besuar pėrsėri.
Pėr hir tė shkencės, shkencėtari duhet tė jetė i pamėshirshėm me kaviet e laboratorit. Fatkeqėsi e kombit tonė, qė kjo e vėrtetė e shkencės ju provua mbi kurriz me aq zell vampiri nga “Enveri ynė” dhe dvojniku i tij Ramizi. Por ē’ėshtė kjo pjellė e tretė, qė pasi na u servir pėr kryeministėr kapriēioz, pas njė nate tė errėt bėri ē’pagėzimin e sforcuar nga pushteti dhe pagėzimin e pompuar nga nėna e pabesė Parti?
Nė njė konferencė shtypi, nė mungesė tė argumentit, i treti i “vėrteti” Nano tha se ėshtė koha e paradokseve. Sofizmave qė i kish mėsuar me zell nė Institut, edhe ky sofizėm bajat ju mungonte. Mė i habitur s’kam qėndruar ndonjėherė para televizionit. Ndėrmend mė parakalonin paradokset enveriane, ramiziane, qė e kthyen nė njė paradoks tragjik jetėn tonė fatkeqe.
Dhe kur po ndjenim fundin e paradokseve tė tilla, kuzhina e qelbur e tyre serviri njė Nano, qė si njė djalkė i pabindur pretendon se e ka vendin tek e majta socialiste evropianoperėndimore. Rruajna o Zot nga pseudoteoricienėt! Sa pėr llafollogji, na mėsoi boll shkolla e politizuar.
Anėtarėt e Partisė sė Punės, ata qė pėrbėjnė shumicėn, as qė e dinin se njė ēast do tjetėrsoheshin nė vijė. Kush mė shumė e kush mė pak kish mėsuar nga diktatori pėr tė ashtuquajturin rol pėrēarės, reaksionar, etj, etj si kėto, tė sė majtės evropianoperndimore. Ndaj aty, nė sallėn e Kongresit tė 10-ė tė PP ata u gjendėn para njė Nanoje qė si me marifet prestigjatori ja u ktheu mendjen. Nga t’ja mbanin gjithė ata anėtarė tė befasuar? Milloshi ende s’e kish mprehur si Enveri shpatėn pėr tė sqaruar situatėn. Mjaft anėtarė tė PP pėrfunduan nė ish, duke flakur teserat, por tė tjerė si pėr inerci pranuan paradoksin e ri me emrin Nano, duke kujtuar se fjala “socialista” s’i bėnte mėkatarė. Ndėrsa Nanoja pėr konsum tė jashtėm teorizoi si njė socialist perėndimor, tė brendshmit ndjekės tė tij, qė pak kuptuan nga krahėt majtiste, centriste e djathtiste, si pėr dreq ngatėrroheshin me konceptet e praktikat komuniste, duke i hyrė nė pjesė Milloshit. Milloshi qė fitoi disa ēmime festivali me tekstet allagaligatiane, u paraqit nė skenėn partiake si njė diletant me pretendime profesionisti.
Nanoja ia shtyti vetė njė pjesė tė anėtarėve tė vet, pasi i bindi se komunizmin e tyre s’mund ta gjenin tek PS, por tek PK. Pėr shumicėn dėrmuese tė anėtarėve tė PS, ėshtė njė paradoks ajo ē’ka dinė e kuptojnė ata pėr socializmin, nga ajo ē’ka ju predikon lideri i PS pėr tė majtėn perėndimore. Pra ata nuk dinė se pėr ē’sistem konkret flet Nanoja, i cili pėrsėrit mėrzitshėm rolin e PS si parti e pėrkrahjes sociale. Partia Socialiste nuk ėshtė nėnė Tereza apo shoqatė bamirėse qė vetėm tė jep e s’tė merr kurgjė. Pėrkundrazi, ajo mban e s’lėshon asnjė qindarkė nga pasuria e PP. Pse Nanoja i mėshon kėsaj ane prekėse pėr popullin tonė tė vuajtur? Pėr ta prekur aty ku atij i dhemb mė shumė. Tamam si dikur Enveri, apo Ramizi pas tij. Sa shumė ėshtė abuzuar me mirėbesimin e kėtij populli, qė duroi deri nė dhimbje eksperimentet mė shkatėrrimtare. Zoti Nano! Llagapin paradoks ia ngjite vetė emrit tėnd. Unė s’jam anėtar i ndonjė partie. Ajo qė i ndodhi nė Kongres Agollit, mė ndodhi mua kėtu e njė vit mė parė nė Konferencėn e PP tė rrethit tonė. Po ku ta dinin delegatėt atėhere se ē’do bėnit ju nė Kongresin e 10-ė? Njė pjesė brohoriste ngjirshėm Parti-Enver, dy –tri tė pirė ia merrnin kėngės pėr Enverin, lere ē’skena frymėzuese pėr poetin Hysni Milloshi. Ti u mundove ta mbaje llambėn magjike pėr ta pėrdorur vetė tre herė pėr tė tė ndihmuar. Tre herėt kaluan si kaluan, tani llamba s’tė bindet dhe askush s’tė ndihmon mė. Populli s’ka nevojė thjesht pėr pėrkrahjen sociale qė ti e trumbeton si ēelės magjik tė PS pėr tė thithur votat. Ai do qė tė provojė tashmė atė qė s’e pati dekada tė tėra, lirinė e vėrtetė pėr tė vepruar, punuar e fituar, i bindur se kėto energji ia ndrydhi, ia svetnoi e pėrēudnoi regjimi diktatorial. Kjo liri e vėrtetė i hap rrugėn e suksesit dhe e mėson vetė si tė zbutė, si t’i devijojė dėshtimit. E fituara e shumtė do ta lartėsojė e lumturojė, por edhe nė humbtė ndonjėherė, s’do arrijė kurrė tek e ngrėna e barit! Beso tė paktėn ēerekun e kėsaj tė vėrtete e boll na shurdhove me atė refrenin bajat tė “pėrkrahjes sociale” tė Partisė Socialiste, qė mė ngjan si njė lėmoshė e njė udhėtari pėr lypsarėt.
Ish lideri i PP, kur la postin e sekretarit, u paraqit si i sakrifikuar pėr hir tė interesave tė kombit, duke pranuar postin e presidentit. Ti veprove nė tė kundėrt, duke lėnė postin shtetėror pėr tė zėnė menjėherė postin partiak. Dhe nga tė dy ju i njėjti argument, interesat e popullit?! A nuk janė paradoksale kėto veprime, zoti Nano? Po tė ndjeje sadopak vuajtjet e kėtij populli qė aq shumė e ze nė gojė, diku nė atė punėn tėnde diēka do bėje e nuk do merreshe me Kinėn, gjysmagjelin, mekanizmin ekonomik(lexo anti).
Prandaj, pasi i parakalova nė mendje paradokset e paraardhėsve tė tu dhe tė tuat, krijova bindjen se ato kanė arritur cakun e tyre tė fundit. Ky libėr i tmerrshėm qė tė rrėnqeth shpirtin, kjo dramė tragjike qė u luajt 50 vjet nė 28 mijė km katrorė, tash po afron epilogun e saj pėr t’u mbyllur njėherė e pėrgjithmonė dhe mos u shfaqur kurrė mė.
Nė tė jemi tė gjithė aktorė e spektatorė njėkohėsisht, zoti Nano, por profecia thotė se nė shfaqjen e fundit mė 22 Mars 1992 ju do pėsoni dėshtim tė plotė, si njė mediokėr aktor i skenės politike shqiptare.
Ky do tė jetė fundi i paradoksit Nano, por nėnkuptoni o njerėz fundin e njė epoke kanibalėsh dhe lindjen e njė jete me tė vėrtetė njerėzore, po, po, NJEREZORE!
Korēė Janar-Shkurt 1992
___...___



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 31st March 2008, 15:01

4 Mars 1992
Tė lumtė, shoqja ime e jetės, Mirela!
Na bėre me njė tjetėr djalkė dhe Donaldin e bėre me vėllaēkė. Vazhdove kėshtu rekordin e ēunave, duke i dhuruar babajt e mamasė tėnde, nipin e gjashtė.
Qoftė me jetė tė gjatė e tė ndritur! Na nderoftė e pastė kurdoherė sukses nė jetė!
Zoti bėri ē’ka duhej mė mirė pėr ne. Shėn Maria ku kaluam dhe u falėm, vuri dorė e ndihmoi pėr lehtėsimin e dhimbjeve tė lindjes.
Ringjallja e fesė mė nxit qė djalkės sonė tė dytė t’i ve emrin e babajt tim tė paharruar, Spiro. Ta gėzojė kėtė emėr fėmija tonė! Jam i bindur qė do ta mbajė me nder emrin e gjyshit, qė s’gėzoi ditė tė bardha.
Jam i lumtur, mė duket tamam ringjallje, riēelje e re e jetės.
Vėrtet lindėm e po rritim fėmijė nė kohė tė vėshtira, por ja, nė qarjen e parė tė krijesės sė pastėr, ndjej zėrat e gėzueshme tė jetės sė ardhshme tė lumtur. Fėmijėt tanė do lumturohen e do na lumtėrojnė dhe ne.
Fėmijėt tanė do krenohen me ne, pėr pėrmbysjen e madhe qė i bėmė diktaturės dhe ēeljen e njė jete me tė vėrtetė tė lirė, njerėzore.
Sot ti Mirela ime kalove dy ēaste kulmore, atė tė paralindjes, dhimbjet e sė cilės vetėm seksi femėr i di dhe ēastin final tė lindjes, tė gėzimit tė daljes nė jetė tė fėmijės.
Ajo ėshtė krijesa tonė e shtrenjtė, vazhdimėsia tonė, pavdekėsia tonė.
___...___


Fundi i njė kapitulli pa fund....

As vetė s’e kuptoj, si u vu mes dy lindjesh tė gėzueshme tė djemkave tė mi, njė botė e tėrė timja e dhimbshme dhe e revoltuar.
Ah, sa do desha qė gjithė shkrimet e kėsaj bote, tė kishin dhimbjet e gėzueshme tė lindjes sė njeriut dhe jo dhimbjet e tmerrshme tė jetės sė tij!
Por.....

* * *



Nė vend tė EPILOGUT

I ulur pranė kompjuterit, diēka e ēuditshme po ndodh nė qėnien time. Mendimet janė ndalur pėr njė ēast dhe papritur njė botė e ēuditshme fėminore, po mė kthen nė Mondin e porsalindur. Dhe ashtu me syēkat e mbyllura, me tė folurėn e pakuptueshme tė qarjes, marr lapsin dhe njė fletė dhe pasi shėnoj datėn, 30 Korrik 1957, vazhdoj e vazhdoj tė shkruaj duke qarė, i pėlqen apo s’i pėlqen kėsaj bote tė djallėzuar, ky kod i padjallėzuar fėminor.
Natėn e mirė, miq tė dashur! Apo paska kaluar mesnata? Atėhere, Mirmėngjes!
(Mars 2005 – Janar 2006)
--------------------------------------------------------------------------------------------------------

Fundi i librit
---------------------------------------------------------------------------------------------------------



Shiko profilin e anėtarit


#30

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 2 e 2)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi