Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
zhvillimi i turizmit ne shqiperi

Share

avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 6th January 2008, 04:35

shqiprija ka nji vend qe do te ja ket lakmi shum shtet per turizem ,por eshte punuer si me ngecje duke shikue rivjeren bregdetare qe eka aq sa te larmishme me ujin e detit jone po ashtu edhe adratike ,nese shikojm pjeset everiut jan po ashtu te bukura ku turizmi do ti sjellet fitime te medha shqipris ne kapital .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 18th April 2016, 11:17

Turizmi nė Shqipėri

Dhėrmiu, Riviera shqiptare


Himara


Vlora

Segmentet e turizmit

Turizmi bregdetar

Pėrkatėsisht turizmi pranė detit i pėrqendruar nė perėndim tė vendit dhe veēanėrisht nė VelipojėShėn GjinDurrėsVlorė,Rivierė dhe SarandėKsamili ėshtė mese i frekuentuar. Kėto qytete ofrojnė dhe njė numėr tė madh shėrbimesh, hotele dhe restorante, duke tėrhequr vitet e fundit vėmendjen e turistėve tė huaja.



Turizmi kulturor

Turistet perendimore preferojne kryesisht ate kuluturor, dhe ne vitet e fundit po rritet interesi edhe te vendasit. Parku me i vizitueshem sot per sot mbtetet Butrinti





Turizmi malor


Nė veri ėshtė hapur projekti i 40 haneve me mbėshtetjen financiare tė projektit tė GTZ-se. Nė jug tė vendit ndjehet nevoja e njė mbėshtetje por, gjithsesi, banorė tė jugut kanė hapur shtėpitė e tyre dhe po i shfrytėzojnė pėr qėllime turistike, pavarėsisht se ju mungon asistenca e donatoreve si ajo qė ėshtė dhėnė nė veri tė vendit. Atraktiviteti dhe klima e mbeshtet shume kete strukture por institucionet perkatese bjene shume pak.



Nė momente tė vėshtira klimaterike psh. Reshjet e dėborės ndikojnė pozitivisht nė zhvillimin e turizmit tė bardhė ose malorė pasi bėhen aktivitete si : ski, patinazh etj.





Turizmi shėndetėsor



Ne Shqiperi ka disa llixha si psh ne Diber, Elbasan ne Fushekruje. Pertej keteyre Shqiperia ka ne zona te caktuara nje klime mjaft te shendetshme







Turizmi i gjuetisė

Levrohet shume minimalisht ne yonen e Peshkopise apo ne rastet e llixhave ne Elbasna dhe ne Fushe Kruje



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 18th April 2016, 11:20

Gjithnjė e me shumė turizmi po shndėrrohet nė furnizuesin kryesor tė ekonomisė me tė ardhura. Pėr herė tė parė kėtė vit, turizmi u ngjit nė krye tė klasifikimit pėr sa i pėrket prurjeve valutore nė ekonominė vendase nga jashtė. Vlerat monetare qė u pėrfituan kaluan dėrgesat e emigranteve, tė ardhurat nga eksportet dhe tė ardhurat qė futen nga investimet direkte, duke u shndėrruar nė njė burim madhor tė ardhurash dhe punėsimi. Mirėpo zhvillimi spontan i pambėshtetur me strategji tė qarta dhe cilėsi shėrbimesh, nuk mund tė shndėrrohet nė njė mjet tė qėndrueshėm pėr tė garantuar ritme tė larta rritjeje.

Pėr 9-mujorin, tė ardhurat nga turizmi arritėn nė 754 milionė euro, njė vlere kjo rreth 28 pėr qind mė e larte se vlera e eksporteve tė mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore e tė ardhurave nga turizmi vlerėsohet nė rreth 23 pėr qind. Ritmet e rritjes sė kėtij sektori, nė fakt, rezultojnė tė jenė mė tė larta se nė ēdo sektor tjetėr. Ekspertet shpjegojnė se, hapėsirat pėr njė rritje mė tė larte janė tė mėdha, por parashikueshmėritė e sakta mungojnė. Sipas strategjisė aktuale pėr zhvillimin e turizmit, e cila ėshtė aktualisht nė fuqi, tė ardhurat nga ky sektor deri nė vitin 2012 duhet tė arrijnė nė 464 milionė dollarė. Ndėrkohe jemi tė paktėn pesė vite nė kohe para kėtij parashikimi, ku prurjet nga turizmi nė fund tė vitit 2006 ishin mė shumė se 800 milionė euro. Vetėm nga janari deri nė shtator tė kėtij viti e kanė vizituar vendin tonė 1 milion e 600 mije persona, ndėrsa strategjia parashikon qė deri nė vitin 2012 numri i vizitoreve tė arrinte nė 1 milion e 250 mije persona. Parashikueshmėritė kanė dėshtuar edhe nė shumė tregues tė tjerė, por mungesa e vizionit duket se nė kėtė rast ka shėrbyer pėr mire. Pasi, duke iu referuar traditės, strategjitė janė shumė mė optimiste, nga ajo qė ndodh nė tė vėrtete. Nė rastin e strategjisė sė turizmit parashikimet pėr pritshmeritė ekonomike kanė rezultuar shumė mė tė ulėta se ajo ēfarė ka ndodhur nė realitet.

Organizata Botėrore e Turizmit i sugjeron Shqipėrisė tė ndjeke njė model ndryshe tė zhvillimit tė turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele qė cilėsohen jo fort tė suksesshme nė vijimėsinė e industrisė turistike. Kėshilla vlen nė kuadėr tė sipėrmarrjes sė fundit pėr zhvillimin e turizmit nė zonėn e jugut, e prezantuar pak dite mė parė, e cila pritet tė jetė e para qė do tė marre edhe konsensusin e komunitetit.

Por pa u zgjidhur ēėshtja e pronėsisė nė zonat turistike ka shumė pak shanse pėr t’u ofruar investitore serioze e pėr rrjedhoje pėr tė ofruar nė njė tė ardhme shėrbime konkurruese me vendet e tjera tė rajonit. “Kakomeja” ėshtė tashme njė precedent pėr apel te tė gjitha grupeve tė interesit, qė tė gjejnė zgjidhje emergjente pėr zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.

Turizėm bregdetar

Durrėsi : sot ėshtė qyteti port mė i rėndėsishėm i Shqipėrisė si destinacion turistik. Nė pjesėn jugore ndodhet plazhi i tij, i gjatė mė shumė se 10 km. Gjatė periudhės verore nė Durrės vijnė mė shumė se 150.000 turiste nė ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanė rezistuar kohės dhe janė akoma sot nė njė gjendje tė mire. Durrėsi ėshtė njė destinacion interesant pėr turizmin historik.

Vlora : mė njė popullsi prej 150.000 banoresh ndodhet nė jugperėndim tė Shqipėrisė, nė bregdetin Adriatik. Vlora ėshtė njė qendėr turistike dhe pėrgjatė plazheve tė saj do tė gjeni shumė hotele dhe restorante.

Saranda : qyteti i bukur i Sarandės ofron njė stil dhe atmosfere tė veēante. Panorama e detit, shumėllojshmėria e florės, e favorizuar dhe nga klima e bute, e bėjnė Sarandėn njė qendėr kryesore pushimesh dhe njė qytet tė rėndėsishėm turistik. Saranda ndodhet nė njė gji tė hapur deti, pėrballe ishullit grek tė Korfuzit.

Divjaka : Plazhi i Divjakės, i gjatė rreth 12 km, ėshtė njė nga bukuritė natyrore mė mire tė konservuara nė Shqipėri. Plazhi nė tė shumtėn e rasteve frekuentohet nga banoret vendas ose vizitoret e ardhur nga qyteti i Lushnjes, por edhe nga turiste tė tjerė.

Velipoja : Plazhi i pashfrytėzuar i Velipojės nė qytetin e Shkodrės ofron mundėsi tė reja zhvillimi tė turizmit bregdetar.

Semani : Plazhi i Semanit ėshtė njė prej plazheve mė piktoreske nė Shqipėri. Plazhi ėshtė rreth 3.5 km i gjatė dhe rreth 2 km i gjerė. Dy prej veēorive unike tė kėtij plazhi janė: rėrė e imėt dhe pyjet e bukur me pisha. Deti ėshtė i cekėt dhe shumė i pėrshtashėm pėr pushime familjare e me fėmijė.

Turizmi malor[redakto | redakto tekstin burimor]

Kruja

Berati

Gjirokastra



Turizmi malor


Voskopoja : ndodhet rreth 21 km nga Korēa mbi njė pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit ėshtė ajri i pastėr dhe uji i freskėt dhe kurativ. Gjatė dimrit mund tė praktikohet sporti i skive. Fshati ėshtė njė nga zonat me tėrheqėse nga kėto ane tė Ballkanit.

Razma : Fshati i Razmės ndodhet rreth 41 km nė veri tė Shkodrės ; ėshtė vendi ideal pėr tė praktikuar alpinizmin malor dhe skitė. Fshatrat e tjerė rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli janė unike pėr bukurinė e tyre natyrore. Fshati tė ofron mundėsi akomodimi pėr vizituesit.

Parku Kombėtar i Luginės sė Valbonės : Parku ka njė siperfaqe prej rreth 8.000 hektarėsh dhe ndodhet 25-30 km nė veri tė qytetit tė Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janė tė kombinuara me njė bio-diversitet tė rėndėsisė kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Parku Kombėtar i Thethit : Gjendet nė Alpet shqiptare, pranė Bjeshkėve tė Namuna, 70 km nga Shkodra, ka njė siperfaqe rreth 2.630 hektarė. Njė monument natyror vėrtete interesant ėshtė ujėvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga njė lartėsi prej 30 metėr.

Parku Kombėtar i Malit tė Dajtit : Gjendet nė pjesėn lindore tė kryeqytetit dhe mbulon njė siperfaqe prej 3.300 hektarė. Fauna kėtu ėshtė e njė shumėllojshmėrie tė madhe dhe e njė interesi tė madh. Parku ėshtė njė zonė ku rriten disa gjitare tė mėdhenj, si derri i egėr, ujku, dhelpra, ariu, macja e egėr etj.

Parku Kombėtar i Llogarasė: Gjendet 36 km nga qyteti bregdetar i Vlorės. Eshtė njė park i mbrojtur dhe me njė shumėllojshmėri tė pakrahasueshme bimore dhe shtazore. Restorantet dhe kampet e pushimit janė tė njė cilėsie tė lartė. Ato ofrojnė shumėllojshmėri nė kulinari, duke filluar qė nga prodhimet tradicionale (mishi i Karaburunit, djathi i dhisė, kos fshati, erėza bio dhe mjalt lulesh mali etj) dhe tė gjitha llojet e gatimeve mesdhetare. Monumente kulture janė Pisha Flamur e ruajtur nė vite. Mundesitė pėr kamping dhe aktivitete sportive janė tė panumėrta nė hapsirat bosh tė parkut.



Turizėm historik

Butrinti : me emrin e lashtė Buthrotum shtrihet rreth 18 km nė jug tė Sarandės. Pranė tij ndodhet edhe liqeni me ujė tė kripur me tė njėjtin emėr. Ėshtė njė nga sitet mė interesante arkeologjike nė Shqipėri, ku vlera tė veēanta ka teatri me forme gjysme-rrethi.

Durrėsi : sot ėshtė qyteti port mė i rėndėsishėm i Shqipėrisė. Nė pjesėn jugore ndodhet plazhi i tij i gjatė mė shumė se 10 km. Gjatė periudhės verore nė Durrės vijnė mė shumė se 150.000 turiste nė ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanė rezistuar kohės dhe janė akoma sot nė njė gjendje tė mire. Durrėsi ėshtė njė destinacion interesant pėr turizmin historik.

Kruja : Kalaja e Krujės u ndėrtua gjatė shekujve tė 5-tė dhe 6-te. Ka njė forme eliptike me siperfaqe prej 2.25 hektarėsh. Muret rrethuese janė tė pėrforcuara nga 9 kulla, tė cilat shėrbenin pėr vėzhgim dhe sinjalizim gjatė periudhave tė luftėrave. Brenda mureve tė kalasė gjenden ende disa shtėpi tė banuara.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 18th April 2016, 11:21

Aspekte kritike dhe tendenca aktuale

Berat, the Town of a Thousand and One Windows.


Gjirokastėr, the Town of a Thousand Steps.


Ndryshimi nė infrastrukture ka rritur ndjeshėm interesin pėr tė vazhduar investimet nė kėtė fushė, duke sjellė njė bum ndėrtimesh si nė bregdet ashtu dhe nė pjesėt e tjera tė vendit. Mund tė themi se Shqipėria se shpejti do tė mund tė pėrmirėsojė imazhin e saj me anė tė bukurive qė natyra i ka falė dhe ekonominė me fitimet qė kjo industri sjell pėrditė.



Megjithatė shqiptaret harxhuan nė vitin 2009 222 milionė euro pėr pushime jashtė vendit tė tyre dhe krijuan kėshtu njė deficit prej 20 milionė Euro.[1]



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 18th April 2016, 11:21

Vende me vlera turistike
Shqipėria ka njė potencial nė zhvillim e turizėm.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 18th April 2016, 11:23

Marketingu turistik
Njė pjesė tė kėsaj merite e mbajnė dhe ato media shqiptare online tė cilat kontribuojnė nė njohjen dhe klikimin e destinacioneve shqiptare nga lundruesit e shumtė tė internetit, duke shkurtuar nė kėtė mėnyrė tė paktėn artificialisht, distancėn midis destinacionit nė fjalė dhe turistėve.

Archaeological site of Apollonia


Ancient Amphitheater of Butrint



The Wild Albanian Alps in North Albania




Rozafa Castle in Shkoder



Castle of Kruja, site of the Skanderbeg Museum



Shiko profilin e anėtarit


#7

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi